Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 57
  1. #21
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    USHQYERJA ME GJI PAS MUAJIT TE DYTE
    Pas mbushjes se muajit te dyte femija zhvillohet me mire. Atij i shtohet gjeresia e stomakut dhe e organeve te tjera dhe rritet mundesia per nje tretje te mire te ushqimit.
    Per keto arsye nga fillimi i muajit te trete deri ne muajin e peste ose te gjashte, pushimi mes nje kuarje dhe tjetres mund te zgjatet.
    Zakonisht ne kete moshe gjiri jepet cdo tre ore e gjysem gjate dites, me nje pushim prej gjashte oresh e gjysem gjate nates. Pra femija pi 6 here ne 24 ore. Ne rast se kuarjen e pare ia japim femijes ne oren 6 te mengjesit orarin e vazhdojme keshtu:
    Ne oren 6, ne 9.30, ne 13, ne 16.30, ne 20, ne 23.30. Ne rastet kur femija eshte i zhvilluar mund ta zgjasim orarin cdo 4 ore gjate dites. Pushimi i nates mund te zgjatet deri ne 8 ore. Ne keto raste femija mbahet me 5 kuarje ne 24 ore. Ky eshte orari i zakonshem.

    USHQYERJA PAS MUAJIT TE PESTE
    Duke filluar nga fundi i muajit te peste, mga fillimi i muajit te gjashte, foshnjes, pervec gjirit fillojme t'i japim edhe ushqime te tjera. Keto ushqime i shtojme pak e nga pak. Ne fillim te muajit te gjashte dhe deri ne fund te vitit, femija ushqehet cdo 4 ore gjate dites me nje pushim prej 8 oresh gjate nates. Pra ushqehet 5 here ne 24 ore. Ne rast se kuarjen e pare femijes ia japim ne oren 6 te mengjesit vazhdojme ne kete menyre: Ne 6, ne 10, ne 14, ne 18, ne 22. Nga kjo ore e deri ne mengjes, femija dhe nena flene pa nderprerje.

    SI MESON FEMIJA TE PIJE ME ORAR
    Femija mesohet te pije me orar neqoftese nena e ve ne jete kete rregull qe ne ditet e para pas lindjes. Femijet pershtaten shpejt dhe e pelqejne ushqyerjen me orar. Ne rast se femijen nuk e veme ne gji me orar, ai do te mesohet te pije ne menyre te crregullt, kohe pa kohe dhe qumeshti do te zere qumeshtin ende pa tretur ne stomakun e tij. Keta femije nuk jane te qete dhe qajne shpesh pa arsye te dukshme. Nena perpiqet ta qetesoje ate duke e vendosur perseri ne gji.
    Kjo menyre te ushqyeri i sjell deme femijes. Ushqyerja e crregullt, pa boshatisje te plote te gjirit, behet shkak per pakesimin e ndjeshem te qumeshtit. Ushqyerja e crregullt pengon ritmin e pershtatshem te jetes se nenes, gjumin e pushimin e saj.
    Oraret e ushqyerjes se femijes me gji ndryshojne me moshen e femijes, me peshen dhe me gjendjen shendetesore.

    SI VIHET FENIJA NE GJI
    Venia e femijes ne njerin apo ne dy gjinjte ndryshon sipas sasise se qumeshtit dhe kerkesave te foshnjes. Kur nena ka qumesht te mjaftueshem, eshte me mire qe femija ne nje kuarje te vendoset vetem ne njerin gji. Ne kuarjen e mevonshme, ne gjirin tjeter. Kjo menyre jep mundesin e boshatisjes se plote te gjirit dhe rrjedhjen normale te qumeshtit. Gjithashtu ruan gjinjte nga carjet. Nese femija nuk ngopet atehere e vendosim ne te dy gjinjte. Ne kete rast duhet qe patjeter te zbrazet plotesisht njeri gji e me pas te vendoset ne gjirin tjeter. Ne kuarjen e ardheshme i jepet se pari gjiri me te cilin femija eshte ushqyer per se dyti.

    SA MINUTA MBAHET FOSHNJA NE GJI
    Eshte vertetuar se foshnja e shendoshe pi sasine kryesore te qumeshtit brenda 5-10 minuta. Prandaj femija nuk duhet ta zgjase pirjen me shume se 10 deri ne 20 minuta. Eshte e rendesishme qe nena ta mesoje femijen te pije me gjalleri, pa lejuar qe ai gjate kesaj kohe te fleje, te luaje ose te largoje vemendjen nga gjiri. Kohezgjatja e dhenies se gjirit ne me shume se 20 minuta nuk e shton sasine e qumeshtit qe jep gjiri. Zgjatja e tepert e pirjes i humb mjaft kohe nenes dhe demton gjinjte e saj. Pikerisht ne keto raste verehen carje te gjinjve. Kur femija eshte me peshe te vogel mund te zgjase dhenia e gjirit deri ne 30 minuta.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  2. #22
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    SASIA E QUMESHTIT QE I NEVOJITET FEMIJES
    Nga dita e 7-10-te femijes i nevojitet 400-500 gr kulloshter. Nga fundi muajit te pare femija ka nevoje per 600-650 gr qumesht. Nga muaji i dyte deri ne muajin e peste ose te gjashte sasia rritet deri ne 850-950 gr.
    Mosha Sasia ditore
    Fundi i muajit te pare 600-650 gr
    fundi i muajit te dyte 700-750 gr
    fundi i muajit te trete 750-800 gr
    fundi i muajit te katert 800-850 gr
    fundi i muajit te peste 850-900 gr
    fundi i muajit te gjashte 900-950 gr

    TE QARAT E FEMIJES NUK TREGOJNE GJITHNJE SE AI NUK PI SA DUHET
    Femija mund te grindet e te qaje kur ndjen nevoje per te pire por ai mund te grindet edhe per arsye te tjera.
    Femija qan kur eshte i lagur, i ndotur, kur ka te ftohte ose te nxehte, kur eshte shume i shtrenguar ose kur ka ngacmime te forta te jatshme si zhurme e drite te tepert.
    Femija qan e shtrengohet kur ka dhimbje barku nga formimi i gazrave ne zorre. Ai qan kur ka temperature te larte, kur eshte i semure.
    Femijet qe nuk kane ritem te rregullt jete, qe nuk nderrohen e pastrohen rregullisht, qajne shpesh, behen grindavece, nevrike, flene pak, dobesohen, shqetesojne veten dhe prinderit e tyre.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #23
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    A KA NEVOJE FEMIJA NEN 6 MUAJ PER SHTESE USHQIMI
    Foshnja nen 6 muaj, kur nena ka gji mjaftueshem dhe shtesa ne peshe eshte e pelqyeshme, nuk ka nevoje per ushqim shtese. Duhet theksuar se edhe nen kete moshe femija ka nevoje per lengje frutash dhe vitamine D.
    Po per uje ka nevoje?
    Qumeshti i gjirit ka sasi te mjaftueshme uji per te plotesuar nevojat e femijes. Ne stinet e nxehta ose kur femija eshte i shqetesuar dhe jep shenja etje eshte e nevojshme t'i jepet nje sasi uji te zier. Uji jepet me luge derisa te shuhet etja e foshnjes.

    LENGJET E FRUTAVE
    Kur nena ushqehet mire ne sasi dhe cilesi, ne qumeshtin e saj kalon nje sasi e mjaftueshme e vitamines C. Vitamina C gjendet ne frutat e fresketa, ne perime; domate, sallate, karota etj. Ne rast se nena i merr keto ushqime ne menyre te rregullt, foshnja nuk i shfaq keto mungesa te vitamines C. Megjithate keshillohet qe foshnjes t'i japim lengje frutash ose perimesh duke filluar nga muaji i 2-te ose i 3-te. Pervec vitamines C keto lengje permbajne edhe lende te tjera te domosdoshme per femijen. Keto lengje jepen ne sasi te kufizuar dhe rregullisht. Sasia e tepert nuk sjell dobi. Femijes mund t'i jepet lengu i limonit, portokallit, mandarines, i sheges, i molles, i pjeshkes, i rrushit, i domateve, i karotes etj.
    Keto lengje jepen larg kuarjeve. Ato jepen me luge dhe ndoshta pak te holluara me uje ose te paholluara. Ne rast se jane te tharta dhe nuk pelqehen nga femija mund t'i shtohet pak sheqer. Ne pergjithesi nevojat plotesohen duke i dhene gjate nje dite 3-8 luge caji ne dite. Nga muaji i katert, ne vend te lengjeve, femijes mund t'i jepet molle e grire, e kaluar ne nje site, ne trajte qulli.
    Nese femija eshte me ushqyerje artificiale, rritet nevoja per lengje frutash e perimesh. Nese nuk plotesohet kjo kerkese, femija nuk zhvillohet mire.

    NEVOJAT E FOSHNJES PER VITAMINE D
    Femija ka nevoje per nje sasi ditore vitamine D. Kjo vitamine e mbron femijen nga shfaqja e rakitit ose e dobesise se kockave. Vitamina D nuk gjendet ne sasi te mjaftueshme ne gjirin e nenes apo ne ushqimet e tjera qe mund te marre femija. Per kete arsye keshillohet dhenia e kesaj vitamine. Vitamina D fillohet nga java e trete e jetes. Sasia e nevojshme e kesaj vitamine shkon nga 800-1200 njesi ne dite. Sasia e nevojshme e vitamines D permbahet ne dy pika. Organizmi i femijes nuk ka nevoje per te marre vitamine D gjate veres, ne rast se mbahet i zhveshur nen rrezet e diellit per disa minuta, rregullisht cdo dite.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #24
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    NE CILAT RASTE DUHET T'I SHTOJME USHQIMIN FOSHNJES NE GJI
    Shtesat ne ushqim kur foshnja eshte ne gji, duhet t'i bejme ne rastet kur qumeshti i nenes eshte i pamjaftueshem dhe femija nuk shton ne peshe sa duhet. Se pari behen perpjekje per te shtuar sasine e qumeshtit te gjirit duke permiresuar ushqyerjen e nenes dhe rregullat ne dhenien e gjirit.
    Nese nuk shtohet sasia e qumeshtit edhe pas ketyre tentativave, atehere mund te fillojme shtesat ne ushqimin e foshnjes. Dhenia e lengut te orizit, te pelteve apo lengut te frutave nuk e zevendesojne qumeshtin por gjithsesi plotesojne nevojat e foshnjes per ushqim.

    GROMESITJA E FEMIJES
    Mjaft femije kane gromesitje pas dhenies se gjirit. Gromesitja eshte rrjedhim i gelltitjes se ajrit gjate kohes qe femija thith qumeshtin e gjirit. Disa femije gelltisin me shume ajer dhe jane ata qe ne menyre te vazhdueshme thithin papushim. Ajri i gelltitur grumbullohet ne stomak dhe nje pjese e tij kalon ne zorre. Kur femija gromesin mund te nxjerre bashke me ajrin edhe nje sasi qumeshti te patretur. Per te nxjerre ajrin me gromesime, keshillohet qe pas pirjes femija te mbahet ne qendrim pingul, i mbeshtetur ne gjoksin e nenes per 10-15 minuta, derisa te dale gromesima.
    Ajri i gelltitur qe kalon nga stomaku ne zorre, shpesh behet shkak per dhimbje te forta barku. Ne keto raste femija nuk eshte i qete. Ai qan dhe shtrengohet derisa te nxjerre gazrat.

    TE DALURAT JASHTE TE FOSHNJES QE USHQEHET ME QUMESHT GJIRI
    Te dalurat jashte te foshnjes qe ushqehet me gji kane ngjyre te verdhe te ngjashme te verdhen e vezes se rrahur. Ato jane gjysem te buta dhe nuk permbajne copa te patretura.. Kane ere pak te tharte, jo te rende. Pasi jane nxjerre, te dalurat jashte, mund te marrin ngjyre te gjelbert.
    Te dalurat jashte ndryshojne nga njeri femije tek tjetri. Ka femije krejt te shendoshe qe dalin 3-5 here ne dite. Ka te tjere qe nuk dalin cdo dite. Nese jashteqitja eshte normale dhe shendeti i femijes shkon mire, nuk duhet te shqetesohemi per faktin qe femija po del jashte shpesh ose rralle.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #25
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    ME SE MUND TE USHQEHET NENA ME FEMIJE NE GJI
    Nena pergjithesisht ha cdo ushqim te zakonshem; buken, mishin, qumeshtin, makaronat, orizin, peshkun, djathin, vezet, gjalpin etj. Shume te vlefshme jane perimet e ndryshme dhe frutat e fresketa. Lengjet e mjaftueshme sigurohen nepermjet suprave, qumeshtit, perimeve te njoma, frutave etj. Nena duhet te pije uje aq sa i duhet per te shuar etjen. Duhet qe ushqimi qe ajo perdor te jete i shijshem dhe te merret me rregull.

    A KA BARNA OSE USHQIME QE SHTOJNE SASINE E QUMESHTIT
    Nuk ka te tilla. As barnat dhe as ushqime te vecanta nuk e shtojne sasine e qumeshtit. Eshte mire qe nena te konsumoje shume qumesht dhe fruta.

    USHQIME E BARNA TE DEMSHEM
    Eshte mire qe ushqimi i nenes te mos permbaje sasi te medha te disa ushqimeve qe nderrojne shijen e qumeshtit. Kryesisht permendim hudhrat dhe qepet. Keto jo se demtojne nenen ose femijen por bejne qumeshtin te papelqyer nga femija. Ne rastin e nje terapie te domosdoshme, eshte mire qe nena te keshillohet perpara me mjekun. Disa medikamente e pakesojne sasine e qumeshtit, ndersa te tjera kalojne ne qumesht dhe jane te demshem per femijen.
    Nuk duhen marre lende me purgativ, vecanerisht kriperat si dhe opium, belladon, hormone etj. Antibiotiket dhe sulfamidiket jepen vetem me rekomandimin e mjekut.
    Nena nuk duhet te pije duhan pasi demton foshnjen.

    JETA E NENES
    Dalja dhe qendrimet ne ajer te paster jane te dobishme. Puna e zakonshme dhe jo e lodhshme nuk behet pengese per rrjedhjen e qumeshtit nese ajo siguron nderkohe ushqyerjen e femijes me gji cdo 3 ore. Puna e panderprere prej 6-7 oresh mund te behet shkak per pakesimin e qumeshtit dhe humbjen e tij. Gjumi, qetesia shpirterore, pushimi i mjaftueshem e ndihmojne ate te kete rrjedhje normale te qumeshtit.
    Ardhja e menstruacioneve nuk behet pengese per te ushqyer femijen ne gji.
    Ne rast shtatzanie te re ajo mund ta ushqeje femijen se paku per 3-4 muajt e pare te shtatzanise.

    PENGESA PER USHQYERJEN NE GJI NE RASTE SEMUNDJESH
    Keto raste jane te rralla e te kufizuara.
    Nenes qe vuan nga tuberkulozi i hapet ose i pastabilizuar nuk i lejohet te ushqeje femijen ne gji. Ne kete rast femija largohet menjehre nga nena dhe vaksinihet me vaksinen BCG. Nena vazhdon terapine ne spital. Kur burimi i semundjes eshte ne ambjentin e shtepise, femija duhet mbajtur jashte ketij ambjenti.
    Ne rast se nena vuan nga semundje te renda te zemres, veshkave, melcise dhe sistemit nervor ajo nuk duhet te ushqeje femijen me gji. Ne ratet e semundjeve ngjitese si gripi, te ftohurit, bronkiti etj, nena vazhdon ta mbaje femijen ne gji duke perdorur maska mbrojtese kur e ushqen ate. Kur semundjet ngjitese jane te renda dhe rrezikojne edhe nenen edhe femijen nderpritet ushqyerja me gji. Nderkohe duhet bere zbrazja e gjirit me pompe. Ky veprim lejon rrjedhjen e gjirit i cili pasi nena te jete permiresuar, mund te vazhdoje te ushqeje femijen.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #26
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    PENGESAT E FEMIJEVE NE USHQYERJEN ME GJI
    gjendja e femijes e ben te veshtire ose te pamundur ushqyerjen me gji. Foshnjet e lindura me peshe shume te vogel mund te mos kene fuqi per te thithur gjirin. Keto veshtiresi i paraqesin foshnjat e lindura me asfiksi ose demtime, vecanerisht ne koke. Keta femije ushqehen pothuaj si femijet e lindur me peshe shume te vogel.
    Ne raste te rralla femijet lindin me carje te buzeve e te qiellzes ose me hunde plotesisht te mbyllura. Keta femije ushqehen me luge, me sonde, dhe pjeserisht duke u vene ne gji derisa te behet e mundur nderhyrja kirurgjikale.
    Foshnja qe i ka hundet te zena nga gripi stinor ose te ftohurit ka veshtiresi ne terheqjen e gjirit. Ne kete rast perdoren medikamente mjekesore per te zhbllokuar hundet.

    USHQYERJA E FEMIJES DUKE FILLUAR NGA MUAJI I GJASHTE
    Kur femija hyn ne muajin e gjashte te jetes, qumeshti i gjirit nuk eshte i mjaftueshem per rritje dhe zhvillim te plote te tij. Ne kete moshe organizmi i femijes ka nevoje per sasi me te medha ushqimi, per proteina, kripera te hekurit etj.
    Aparati tretes dhe gjithe organizmi jane ne gjendje te tresin me mire ushqimin. Kuptohet qe keto ushqime duhen perpunuar e pergatitur me shume kujdes. Zevendesimi i qumeshtit te gjirit me ushqime shtese, behet pak nga pak, shkalle-shkalle, per te mesuar femijen me to. Periudhen e zevendesimit te qumeshtit te gjirit, qe vazhdon zakonisht per gjashte muajt e dyte te vitit te pare te jetes, e quajme periudhe e zvjerdhjes.
    kete periudhe femijes i hiqet nje kuarje me gji dhe zevendesohet me nje vakt ushqyerje te pershtatshme.

    CILI USHQIM ESHTE I PERSHTATSHEM PER TE ZEVENDESUAR NJE KUARJE NE GJI
    Ky ushqim mund te jete nje pure ose ne muhalebi e perbere nga qumesht lope, miell e sheqer. Ne disa raste qumeshtin e zevendesojme me kos. Mund t'i japim gjithashtu edhe pure te holle te perbere nga patate ose perzierje perimesh, me qumesht, gjalpe dhe pak kripe.
    Me e drejte eshte te fillohet me purene dhe duhet te perpiqemi ta mesojme femijen me shijen e kripur te saj, megjthse muhalebia eshte me e pelqyeshme nga femijet ne pergjithesi. Pureja i jep organizmit te femijes lende te reja per te cilat ai ka nevoje.

    SI I JEPET USHQIMI I RI FEMIJES
    Ushqimi i ri i jepet femijes ne sasi te vogel prej pak lugesh ne ditet e para derisa te mesohet me te. Sasia e ushqimit shtohet cdo dite nga pak derisa te plotesohet nje kuarje e rregullt. Nje kuarje permban 160-180 gram. Kuarja e plote zakonisht permbushet brenda 10 ose 14 diteve. Gjate kohes qe femijes po i mesojme ushqimin e ri, pakesojme gradualisht gjirin. Dhenia e gjirit per kete vakt shkurtohet nga pak cdo dite derisa ne fund, pas 10-14 ditesh hiqet plotesisht. Ushqimi i ri zakonisht jepet ne vaktin e drekes. Nena duhet te vereje me kujdes se si e merr dhe si e tret femija ushqimin e ri, duke e shpejtuar ose ngadalesuar dhenien e tij. Gjate muajit te gjashte femija merr 4 here gji dhe nje here ushqim te huaj. Ushqimi mund te sistemohet keshtu;
    ora 6 gji
    ora 10 gji
    ora 14 pure ose muahlebi
    ora 18 gji
    ora 22 gji
    Gjate muajit te gjashte, vec ushqyerjes se huaj mund t'i japim femijes pure frutash te grira mire dhe te kaluara ne site. Kjo sasi duhet te jete rreth 100 gram. Qullin e frutave mund t'ia japim njeheresh ose ne dy here.

    USHQYERJA E FEMIJES GJATE MUAJIT TE 7-TE DHE TE 8-TE
    Gjate muajit te 7-te dhe te 8-te, femija mund te ushqehet me tre kuarje gji dhe dy te tjera ushqim te huaj. Njeri nga keto dy ushqime duhet te permbaje pure me patate ose perime te ndryshme. Ne vend te purese mund t'i japim edhe nje supe me perime, miell gruri, gjalpe ose vaj, pak leng mishi dhe kripe. Ushqimi tjeter perbehet nga nje muhalebi me e trashe. Ne kete moshe femijes i shtohet edhe nje gjysem i verdhi veze ne dite.
    Veza i shtohet purese, supes ose muhalebise ne fund te gatuarjes se tyre. Ajo perzihet me keto ushqime. Frutat jepen leng ose qull.
    Sasia e ushqimit qe merr femija ne cdo kuarje eshte 220 gram. Si jepet ushqimi;
    ora 6 gji
    ora 10 muhalebi
    ora 14 gji
    ora 18 pure ose supe me gjysem te verdhe veze
    ora 22 gji
    Sipas shijes se femijes, pureja ose supa mund te jepen ne oren 10 dhe muhalebia ne oren 18.

    USHQYERJA E FEMIJES GJATE MUAJIT TE 9-TE DHE TE 10-TE
    Gjate muajit te 9-te dhe te 10-te femija zakonisht mbahet me dy kuarje te plota ne gji. gjiri mund te jepet ne oren 6 dhe ne oren 22 ose ne nje orar tjeter te pershtatshem per nenen. Ushqimi rregullohet ne kete menyre; ne oren 6 gji, ne oren 10 muhalebi te trashe me gjysem ose nje te verdhe veze, ne oren 14 supe me leng mishi ose me leng kockash, te ciles i shtohet miell gruri ose buke e thekur e therrmuar si dhe gjalpe ose vaj, dhe kripe. supa mund te pasurohet me perime ose duke i shtuar nje sasi mishi ose melcie prej 10-20 gramesh. Mishi eshte plotesisht i tretshem ne kete moshe me kusht qe te jete zier mire dhe i grire shume imet sa te marre trajten e purese.
    Ne oren 18 pureja mund te behet me perime te ciles i shtohen rreth 10 gram djathe. Ne oren 22 jepet gji.
    Frutat e grira jepen ne sasine 100-150 gramesh. Eshte e domosdoshme qe gjiri te jepet ne dy kuarje pothuajse te plota perndryshe rrjedhja e qumeshtit pakesohet deri ne humbje.

  7. #27

  8. #28
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    USHQYERJA E FEMIJES GJATE MUAJIT TE 11-TE DHE 12-TE
    Ne keto muaj femijes mund t'i vazhdohen dy kuarje ne gji nese nena ka qumesht te mjaftueshem. Kuarjet ne gji eshte mire te vazhdohen vecanerisht ne stinene e nxehte ose kur femija ka kaluar semundje me heqje barku. Ushqimi, qofte si orar apo permbajtje, eshte i perafert me ate qe i jepet femijes ne moshen 9 dhe 10 muajsh. Sasia e ushqimit per cdo kuarje eshte ne sasi prej 220-250 gramesh. Ushqimet pergatiten te trasha , me permbajtje me te madhe gjalpi ose vaji. Mishi dhe melcia jepen ne sasi 20-30 gram ne dite. Ne vend te muhalebise mund te jepet syltiac ose qumesht me biskota ose me buke te thekur, te grire. Supes i shtohen me shume perime si dhe pak oriz ose makarona. te imta. Sasia e djathit shtohet ne 20 gram. Frutat jepen te grira ne sasi rreth 150-200 gramesh. Ne rast se jane te buta, te pjekura mire mund te jepen te pagrira. Kur nena nuk ka gji femija mund te vihet ne 4 ushqyerje ashtu sic veprohet ne fillim te vitit te dyte. Ne rast se femija kerkon edhe ushqyerjen e 5-te kjo mund te perbehet kryesisht nga fruta qe jepen ne sasi me te madhe te perziera me biskota.

    ORARI I USHQYERJES
    Ne pergjithesi kuarja e pare i japet femijes ne oren 6 te mengjesit. Ky orar mund te ndryshoje sipas stines, punes e nevojave te nenes. Pra ushqimi i pare mund te jepet me shpejt ose me vone. Rendesi vendimtare ka ruajtja e pushimit, e kohes midis dy vakteve. Kjo hapsire kohore nuk duhet te jete me e shkurter se 4 ore ne kete moshe te femijes. Shkelja e orarit i sjell deme femijes ne tretjen e ushqimeve. Ne mes te dy ushqyerjeve, femijes nuk duhet t'i jepet asnje lloj ushqimi tjeter si cokollata, embelsira etj. Keto ushqime shkaktojne crregullime te ndryshme, pakesojne oreksin dhe nuk lejojne qe femija te mesohet me ushqime te kripura.
    Ne mes te dy ushqyerjeve femijes mund t'i jepet leng frutash, fruta te grira dhe pak uje, vecanerisht gjate stines se nxehte. Gjate nates femija nuk duhet te mesohet te thithe gjirin kohe e pa kohe.

    MENYRA E TE USHQYERIT
    Ushqimi i jepet femijes brenda nje kohe te caktuar qe nuka duhet t'i kaloje 20 minutat. Me perjashtim te rasteve te rralla kur mund te jepet edhe per 30 minuta. Kur femija ushqehet, prane tij mund te qendroje vetem nena, kujdestarja ose personi qe e ushqen. Rreth tij duhet te kete qetesi.
    Femija demtohet dhe merr vese kur gjate ushqyerjes mesohet te luaje, te perkedhelet, te drejtoje vemendjen tjeterkund etj. Gjate ushqyerjes femija mbahet ne preherin e personit qe e ushqen, ne qendrim ndenjur ose gjysem ndejur. Ushqimet vihen perpara tij ne tryeze. Kur ai eshte ne gjendje te qendroje vete ndenjur mund ta ulim ne nje karrige te vogel me mbeshtetese ne shpine, perpara nje tryeze me ushqimin e pergatitur. Femija eshte mire qe nga muaji i 6-te te marre ushqimin me luge ose filxhan. Njekohesisht ai duhet te mesohet sa me heret te pertype gjellet. Kemi permendur qe vakti i pare i ushqyerjes se femijes me gji eshte ne oren 6 te mengjesit. Zakonisht ne kete kohe gjiri ka qumesht ne sasi te madhe. Ne rast se gjiri, ne kuarjen e nates fillon te pakesohet dhe gjendemi ne stinen e veres, eshte e mundur ta veme femijen ne gji ne oren 6, ne oren 22 dhe nje here tjeter gjate dites. Duke u terhequr tre here ne dite, qumeshti mund te vije ne sasi me te madhe. Te gjitha ushqimet qe fillohen per here te pare, duhet t'i jepen femijes ne sasi te paket.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mina : 28-05-2003 më 17:31
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #29
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    LLOJI I USHQIMEVE
    Qumeshti i lopes nga muaji i 6-te deri ne muajin e 12-te, perdoret per te pergatitur muhalebine, purene, persheshin, syltiacin. Qumeshti nuk eshte mire t'i jepet si pirje e thjeshte. Kur femija eshte ne gji, sasia e qumeshtit te lopes nuk duhet t'i kaloje 400-700 gram ne dite. Ushqimet pergatiten lehte dhe kane shije te mire kur perdoret qumeshti, por ne disa raste perdorim kosin. Kosi perdoret ne ato raste kur kushtet e ruajtjes se qumeshtit nuk jane te pershtatshme. Qumeshti ruhet me veshtiresi gjate stines se nxehte. Kosi mund te ndihmoje femijen kur ky ka heqje barku. Pergatitjet me kos behen ne menyre te vecante. Bejme vec pergatitjen dhe zierjen e ushqimeve te tjera dhe me pas shtojme kosin. E verdha e vezes tretet mire nga muaji i 7-te ndonjehere edhe nga muaji i 6-te. Ne fillim jepet nje sasi shume e paket qe shtohet cdo dite nga pak derisa te arrije gjysem e verdhe veze ose nje e verdhe e plote. Veza e plote, se bashku me te bardhen jepet pasi femija te kete mbushur vitin.
    Perimet fillohen nga fundi i muajit te 5-te ose nga muaji i 6-te. Ato ne fillim punohen si pure, pastaj si supe.
    Suprat me leng mishi ose kockash jepen nga muaji i 7-te.
    Mishi i zier, i grire ne trajte qulli ose melcia e trute perdoren zakonisht nga muaji i 10-te ose edhe pak me perpara.

    KUR HIQET FEMIJA PLOTESISHT NGA GJIRI
    Ne rast se femija eshte i zhvilluar mire dhe tret pa veshtiresi ushqimet e ndryshme, mund te hiqet nga gjiri qe nga muaji i 10-te. Kur nena ka qumesht mjaftueshem mund te qendroje ne gji deri ne muajin e 12-te.
    Vecanerisht kur koha e heqjes se gjirit rastis ne vere ose kur femija ka crregullime te tretjes, dhenia e gjirit, krahas ushqimeve te tjera, mund te vazhdohet edhe pak me gjate.

    USHQYERJA E HUAJ OSE ARTIFICIALE
    Flasim per ushqyerje te huaj ose artificiale kur femija nuk ushqehet me gji perpara muajit te 5-te ose te 6-te te jetes. Qumeshti i gjirit mund te mungoje qe gjate muajit te pare ose ne muajt e mevonshem.

    NE CFAR RASTESH E VEME FEMIJEN NE USHQIM TE HUAJ
    Femijen e veme ne ushqim te huaj ne ato raste kur nenes i mungon plotesisht qumeshti i gjirit.
    Qumeshti i gjirit mund te mungoje kur nena ka semundje te renda, te zgjatura ose ngjitese.
    Qumeshti i gjirit mund te mungoje gjithashtu kur nena ka infeksion te rende te te dy gjinjve.
    Qumeshti i gjirit ndonjehere mund te mungoje ose te humbase kur behen gabime ne venien ne gji gjate diteve e javeve te para te jetes se femijes.

    KUSH VENDOS PER VENIEN E FEMIJES NE USHQIM TE HUAJ
    Perpara se te vihet femija ne ushqim te huaj duhet te bindemi qe nena nuk ka qumesht.
    Kjo detyre i bie personelit te Maternitetit ose konsultoreve te femijes, kryesisht mjekut. Mjeku eshte ne gjendje te vendose mbi mundesine ose pamundesine e ushqyerjes se femijes me gji.

    CFAR USHQIMI I JEPET FEMIJES KUR ESHTE ME USHQYERJE TE HUAJ
    Ne rast se gjate 5-6 muajve te pare te jetes femija nuk ushqehet me qumesht gjiri, jemi te detyruar ta ushqejme me ushqime qe kane baze qumeshtin e lopes. Qumeshti i lopes eshte me i pershtatshem per femijen se qumeshti i bagetive te tjera. Ne mungese te tij perdorim qumeshtin pluhur. Rralle perdoret qumeshti i dhise.
    Paluzet, peltet, lengu i orizit, nuk mund te jene zevendesues te qumeshtit.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  10. #30
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    PERPUNIMI I QUMESHTIT TE LOPES
    Qumeshti i lopes nuk mund t'i jepet femijes pa iu nenshtruar perpunimit. e para gje eshte zierja qe e sterilizon ate dhe shmang kalimin e mikrobeve te demshme tek femija, te cilat mund te japin pasoja te renda.
    Qumeshti i lopes duhet holluar me lengje, i duhet shtuar sheqer dhe miell. Ky perpunim e pasuron qumeshtin dhe e ben me te tretshem. Qumeshtit te lopes nuk i duhet hequr ajka dhe nuk duhet skremuar, kur perdoren ne femije te vegjel. Keshillohet vetem hollimi i tij, jo skremimi sepse i ul vlerat ushqyese dhe eshte ushqim i varfer per femijen.

    SHTESAT E VITAMINAVE
    Ne ushqyerjen e huaj si qumeshti ashtu edhe lendet e tjera i nenshtrohen zierjes por zierja, pakeson ose zhduk disa vitamina, kryesisht vitaminen C. Per kete arsye, kur femija eshte me ushqim te huaj, lengjet e frutave fillohen shpejt dhe ne sasi me te madhe sesa kur femija eshte me gji.
    Sasia e vitamines C te domosdoshme shkon nga 25-50 miligram ne dite. Ne rast mungese te lengjeve te frutave ose kur femija nuk i pranon keto, vitamina C jepet ne forme tablete.
    Vitamina D eshte e nevojshme per femijen me ushqyerje te huaj. Ajo jepet ne ate menyre dhe sasi si dhe vitamina C.

    USHQYERJA E HUAJ GJATE MUAJIT TE PARE TE JETES
    Foshnja e vogel, gjate m uajit te pare te jetes, ka nevoje te pashmangshme per qumesht gjiri, sic eshte theksuar edhe me pare. Ne rast se mungon zevendesohet me qumesht lope te holluar me leng orizi. Duhen perzier ne raportin 1:1 dmth sa qumesht lope aq leng orizi. Perzierjes i shtojme 5% sheqer dmth per cdo 100 gr perzierje shtojme 5 gr sheqer. Nje luge caji rrafsh permban 4-5 gr sheqer, ndersa gjysem gote uji permban rreth 90-100 gr.
    Sasia ditore e nevojshme e qumeshtit per foshnjen gjate muajit te pare te jetes eshte ne rritje nga 200-300 gram, edhe lengu i orizit po keshtu shtohet nga 200-300 grame.
    Sasia e sheqerit rritet nga 20-30 gr. Foshnja ushqehet 7 here ne 24 oret, cdo 3 ore duke ruajtur pushimin prej 6 oresh nga mesnata deri ne mengjes. Sasia e perzierjes se qumeshtit per cdo kuarje shkon nga 60-90 gram.
    Lengu i frutave jepet rregullisht ne sasi prej rreth 20 gramesh ne dite. Lengu i frutave hollohet me uje dhe kur nuk eshte i embel shtohet pak sheqer. Ai jepet midis kuarjeve. Ne mungese te lengut te frutave ose kur nuk pelqehet nga femija, duhet t'i japim gjysem tablete vitamine C.
    Vitamina D fillohet qe nga java e dyte e jetes.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këshilla Estetike/Në kushte shtëpiake
    Nga Mina në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 226
    Postimi i Fundit: 26-07-2024, 03:27
  2. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 05:13
  3. Këshilla dhe udhëzime rreth provimeve shkollore
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:44
  4. Këshilla për femrat!
    Nga Kërçovare1 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 05:14
  5. T`u kerkojme keshilla Femrave?
    Nga Dito në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 05-01-2005, 20:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •