Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 48
  1. #21

    Re: Sa e ndihmon bukuria fizike realizimin e objektivave te individit ne jete?

    Postuar mė parė nga angeldust
    Mendoni se bukuria fizike e ndihmon nje femer te arrije objektivat e saj ne jete? Gjithashtu dhe nje mashkull?
    Kam bindje qe ne te shumten e rasteve po!

  2. #22
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    Dhe une jam me mendimin e Stterolles.
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Postuar mė parė nga ornament
    Oj Estelle; BUKURIA FIZIKE (e ka fjalen Angelika) e jo PAMJA E JASHTEME, s'eshte e njejta gje. Prandaj shembulli yt si perket temes, kur je e bukur Fizikisht (model mode psh) ēfaredo te veshesh, NUK shemtohesh. Pamja e jashteme mbetet kurdohere e kendeshme. Prandaj revistat e modes kerkojne modele me KARAKTERISTIKA FIZIKE SPECIALE.

    O Ornament me Angeldustin e kisha kethy temen mbare e prape. Me ate shembull kam dashur te sjell ne pah perceptimin qe i beri nje X nje Y. Kjo ka te beje me ate qe tha Fiori. Per cdo sy ka bukuri, dhe secili nga ne e percepton ndryshe bukurine e nje femre.

    Une e theksova edhe me lart. Pamjen fizike te nje femre e krahasoj me nje cope dipllome. Diplloma eshte ajo qe te jep mundesi te fusesh kemben ne dere kurse aftesite 9kjo per sa i perket profilit te punes) e nje femre te bejne te sukseshme. E njejta gje edhe me pamjen e jashtme. Te ndihmon per hapin me pare po sa e zonja je te kryesh punen eshte dicka krejt tjeter.

  4. #24
    Po, vajzat e kane shume te lehte te veshin te shkurtra (tregojne kembet) ose tregojne cleavage, it's done... Flas nga eksperienca...lol
    Keep it REAL!!!

  5. #25
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Disa permbledhje mendimesh...

    E pra, kjo eshte realiteti. Pamja e jashtme ka te beje shume. Ma merr mendja cdo femer ka eksperimentuar me gjera te tilla. Si te manipuloje mendjen e nje personi tjeter. Disa e bejne me bukurine e tyre, disa me veshjen, disa me nje pale syze, disa te tjere me nje shikim. Kjo eshte nje realitet qe ne perballemi dhe nuk besoj se ka ndonje rrugezgjidhje, dhe as nuk eshte e drejte. Gjithsesi, nuk mendoj se do te ndryshoje ndonjehere.

    --------------------------------------------------------------

    Jo GJITHMONE bukuria fizike eshte ĒELESI i suksesit. Varet nga situata, sa lart ne e vendosim barren e kercimit, pra qellimin tone.
    Ndersa BUKURIA MENDORE (veti e rralle kjo) eshte e SIGURT qe e garanton SUKSESIN, pra qellimin tone.
    Pesha trupore (mungesa e bukurise fizike sipas normave tona sociale) nuk ndikon per keq tek KENGA.

    --------------------------------------------------------------

    Qellimi i saj lidhet me bukurine sepse kompenson disa mungesa. Nese nuk ndihesh mire me tekstin e kenges apo kompozimin te pakten nuk zhgenjehesh nga pamja.

    --------------------------------------------------------------

    Per mua pamjen e jashtme e shikojn ata qe nuk kan pamje te brendeshme dhe nuk ja din vleren kesaj te fundit!
    Jan te vertet shembujt qe keni dhene ju ketu,por gjithsesi kur te marin ne pune apo ne ndonje detyr tjeter nqs nuk ploteson normat e aplikimit dhe te kalosh testin ai nuk te mer.

    ------------------------------------------------------------

    Ok, tani kemi Bledin qe nuk beson tek fuqia absolute e bukurise, vecanerisht ne raste aplikimi ne pune.

    Kemi Minen qe na sjell rastin e Myfarete Lazes, femres qe arrin gjithcka me talent te mirefillte dhe pa ndikimin e joshjes fizike. Ne kete kategori mund te futim dhe N. Bonapartin e Aryan-SS.

    Kemi ornamentin qe nuk e di se c'behet ne koken e tij kur kendon Qerreti, dhe e justifikon te gjoren me shtrengimin e te brendshmeve te saj. Qellimi paresor ne dukje i Qerretit eshte patjeter kenga, por kur kjo nuk behet... atehere perdoren arme dhe metoda dinake per te arritur objektivin... per te pasur vemendjen e shikuesve.

    M. Monroe qellimin e saj e ka te veteshpallur... qellimi eshte shpalosja e bukurise nepermjet aktrimit. Qellimi i Monrose eshte ndjellja e epsheve nepermjet aktrimit. Dhe ajo ja arrin pa rruge te perdredhura si Qerreti.

    Apo ndoshta s'eshte kenga qellimi i Qerretit? Po sikur qellimi i Qerretit te jete thjesht shpalosja e bukurise se saj fizike? (qe meqe ra fjala ornament... bukuria fizike eshte thjesht shkalla siperore e pamjes se jashtme per mendimin tim, nuk jane aq te ndaa me thike).

    E pra, nga e dime ne se c'shkon ne mendjen e Qerretit? A perdorin femrat si Qerreti 1. kengen si nje rast per te dale ne publik ne forme ekzibicioniste per te shpalosur bukurine, apo 2. perdorin bukurine per te theksuar e amplifikuar kengen? Fundja ku e dime ne qellimin e saj? Flas qellimin e saj jo si mund te duket ne pamje te pare, por qellimin qe me te vertete e motivon qenien e saj nga brenda... E nese Qerreti do te kishte njerin prej ketyre qellimeve, une mendoj se tek i pari ajo eshte me teper e realizuar.

    Te kthehemi tek femrat teper te bukura qe fitojne zemren e djemve. Cila eshte rruga qe keto realizojne qellimin, fitimin e zemres se djalit pra, 1. te perdorin bukurine per te vene me teper ne dukje cilesite e tyre te brendshme, apo 2. thjesht shfrytezojne vetine e mendjeve te djemve kur keta verberisht shoqerojne bukurine fizike me cilesi inherente te karakterit te njeriut, pra perdorin mendjet naive te djemve per te ekzibicionuar e reklamuar bukurine e tyre.

    Per mendimin tim rruga e pare do te ishte pak me jo e pandershme... po nqs. kjo vajza ka kapacitetin per te perdorur vetem rrugen e dyte, atehere i rrofte bukuria... pra ne rastin e dyte nuk eshte fare e drejte qe kjo te arrije objektivin...
    (sigurisht kjo vlen dhe per meshkuj e femra anasjelltas)

    Stterolla dhe kushdo tjeter... e dime qe bukuria e jashtme jua ben njerezve mendjet corap, po puna eshte a eshte e drejte kjo...?

    Dhe une mendoj pikerisht si Estella qe edhe pse nuk eshte absolutisht e drejte... bota eshte e veshtire qe te ndryshoje... ose duhen njerez me nje thellesi te vertete dhe force te vertete karakteri qe te jene te zotet t'i bejne keto ndarje te tilla dhe te dine ku e ka vendin si bukuria ashtu dhe karakteri. Njerez te tille jane te rrale, pasi bota per mendimin tim eshte e mbushur me mediokritet.

    Pra pak a shume e zgjidhem ceshtjen se megjithese varet nga njeriu, bukuria ne shumicen e rasteve ndihmon arritjen e objektivave. Por a eshte e drejte kjo?
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #26

    Re: Disa permbledhje mendimesh...

    Postuar mė parė nga angeldust
    Stterolla dhe kushdo tjeter... e dime qe bukuria e jashtme jua ben njerezve mendjet corap, po puna eshte a eshte e drejte kjo...?
    Por a eshte e drejte kjo?



    E drejta gjithmone ka dy ane. Varet nga cila ane e shef ti te drejten. Per mua te dish te shrfytezosh bukurine fizike per te arritur synimet ne jete eshte zotesi. Po s'dite ta shrytezosh vete bukurine tende atehere ta shryftezojne tjeret me te zotet se ty. Tani kjo eshte e drejte.(?!) (Po). Me te zgjuar dhe fitojne!! Keto jane ligje te natyres. Ne cdo rast specifik luan rol dhe fati.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Pyetja ve ne peshore Bukurine dhe Jeten. Problemi eshte se kush hyn tek jeta, gjetja e nje pune te mire ne profesion vetem se ai qe te intervistoi mendoi se ti ishe joshese e seksi? Hyrja ne nje restorant apo klub pa qene nevoja qe te presesh apo te paguash sepse bukuria e juaj i le njerezit me goje hapur?

    Apo e keni fjalen per jeten shoqerore dhe sa te veshtire e kane njerezit e bukur te krijojne nje shoqeri te sinqerte, apo te njohin dike qe i dashuron vertet, apo te njohin dike qe nuk i thote fjalet e bukura sa per te mashtruar apo perfituar prej teje?

    Apo e keni fjalen per veshtiresine qe njerezit e pashem hasin per ti bere njerezit e tjere te kuptojne se nuk nuk eshte vetem bukuria fizike ajo qe ata vleresojne ne jete?

    "Vashat e bukura i vret bukuria e vet!", do ti drejtohej nje poet nga Kosova Kosoves. Bukuria fizike vjen e iken me vitet, ajo qe ngelet eshte vetem bukuria shpirterore qe eshte si ajo vera qe embelsohet me vitet.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #28
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    uhhhh... faleminderit Sterolla dhe Albo per keto dy postet e fundit qe te qartesojne pak, se nga ato ujerat me shkembij nga notoj une, hajde te dal po ma mbajti...

    M'u be koka dhalle.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 20-05-2003 mė 01:28
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #29
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Mina nuk e kuptova ēfare deshe me thene me: " Qellimi i saj lidhet me bukurine sepse kompenson disa mungesa. Nese nuk ndihesh mire me tekstin e kenges apo kompozimin te pakten nuk zhgenjehesh nga pamja."
    -------------------------
    Ornament, qellimi i Bleones eshte te beje kolpo ne skene. Kenget e saj nuk jane ne nivel dhe nepermjet veshjeve ose zhveshjeve ajo e arrin qellimin.
    ---------------------------------------------

    Po ta kesh nga zhelozia per te, me fal, kjo s'me perket.
    ---------------------------------------------
    Xhelozi nuk kam sepse di ta dua veten dhe te pranoj te metat fizike. Nuk dua te jem ne qender per shkak te pamjes. Cfar vleresojne te tjeret tek une;
    kalimtaret-pamjen, bashkeshorti-genin, te afermit-disponibilitetin, miqte-perkushtimin, te njohurit-sensibilizimin, te tjeret-shpirtin. Une tek te tjeret vleresoj sensin. E moret vesh se kush te vlereson nga pamja?
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  10. #30
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    U ne kisha shkruajtur te kjo teme .Ku eshte postimi im ?
    ...niente che amassi di piu'...

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Suplement veror: Bukuria femėrore nė sytė e njė mashkulli
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 06-05-2008, 13:20
  2. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  3. Kico Blushi, usta ne demagogji..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 12:45
  4. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •