Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Sa e ndihmon bukuria fizike realizimin e objektivave te individit ne jete?

    Mendoni se bukuria fizike e ndihmon nje femer te arrije objektivat e saj ne jete? Gjithashtu dhe nje mashkull?

    P.sh. per femra kemi raste plot... kur nje femer qe mund te jete yll e bukur fiton nje vend pune edhe kur ka kandidate me te afta se ajo qe konkurrojne.

    Por gjithashtu edhe per meshkuj mund te permend se si John Kennedy fitoi zgjedhjet presidenciale ne Ameriken e atyre viteve pasi konkurroi me kundershtarin e tij Lindon (ne mos gabohem), dhe per here te pare zgjedhjet u ndoqen ne televizion. Edhe ne lenden e historise amerikane ne kolegj, profesorja na tha se nje nga arsyet qe Kenedi i fitoi ato zgjedhje ishte dhe sharmi i tij para kameras, pasi dukej si nje nga ata modelet e GAP... sic u shpreh profesorja ironikisht. Ne te njejten menyre edhe Bill Klintoni del ne skene dhe ne periudhe zgjedhjesh fillon t'i bjere saksofonit, pra arrin te perdore reklamimin e sharmit te tij me se miri per avantazhe profesionale.

    Le te kalojme tek femrat, qe me intereson dhe mua me shume...

    A s'eshte e vertete qe kur nje femer ka nje bukuri modeleje... asaj cdo gje i vjen me kollaj? Gjeja e vetme qe duhet te beje eshte te shpalose bukurine dhe embelsine e fytyres apo te zerit te saj.... dhe mund te fitoje me shume fuqi sesa nje njeri me paraqitje normale mund te fitoje duke punuar per nje jete te tere. Perse njerezit idealizojne kaq shume pamjen e jashtme, dhe kur shohin nje njeri tejet te bukur, fillojne thurrin endrra apo imagjinata ne koken e tyre dhe ja veshin ketij njeriu?

    Pse njerezit i veshin cilesi ideale ne subkonshiencen e tyre nje njeriu qe thjesht nga paraqitja mund te jete i bukur? Deri ku mund te arrije fuqia e nje paraqitjeje marramendese? Dhe a eshte e drejte?
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #2
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Postime
    418
    Hmmmm:
    John Kannedy mbase vertet fitoi nga ato arsye....por nuk gezoi per shume....!
    Bill Clinton,dhe ky vertet po ishte ca pusht....pagoi ca miliona $ dhe gjeja e coi moralin ne vend...!
    Permenda keta te dy qe ke permendur ti sepse doja te thoja se nuk eshte bukuria ajo qe luan rolin kryesor per te arritur atje ku do apo ne majat me te larta te botes.....(Hidhu nje sy yjeve te NBA....mos jan te bukur yjet e saj...?)
    Ne radhe te pare varet nga pozicioni se ku kerkon te behesh dikush....dihet qe dhe bukuria e jashtme shifet...por nqs eshte yll nje femer apo mashkull po ne kok ka lidhje te shkurter.....per c'fare do te duhet apo si lule per ne vitrin...?
    Nese do te arrish diku duhet shume pune ne te gjitha drejtimet...
    Po te shofesh me vemendje te gjithe kengetaret,aktoret,politikanet e me radhe....te tjere kan qene nga pamja e jashtme dhe te tjere jan sot(flas per shumicen)
    Nuk e di por une ne plan te pare do te vija gjera te tjera qe mund te ket nje person,dhe pastaj pamjen e jashtme.....(mendimi im)

    Bledi!
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

  3. #3
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Ne shume pika jam dakord me ty dhe une Bledi. Dhe faleminderit per pergjigjen.

    Por merrni nje shembull, t'i bie shkurt muhabetit ku dua te dal edhe une. Eshte nje djale inteligjent, i matur, i pjekur, i respektueshem, me mendje te hapur, modern(ne karakter dhe mendime e kam fjalen) etj si keto. Kur vjen puna ai shkon e bie ne dashuri me nje vajze shume me te papjekur se ai, bile edhe disi te re ne vite per mentalitetin e tij do te thesha. Dhe ai e ben kete duke pasur alternativa te tjera... vajza me inteligjente qe ju perputhen mendimet apo karakteret me te tijin. Keto te tjerat nga pamja jane ok, mire mbi mesataren do te thesha, por jo aq yje me pamje modeleje sa ajo tjetra, vajza me e re qe po permend me siper.

    Mos me keqkuptoni se kjo bukuria me siper s'eshte e keqe, thjesht disi e papjekur, xhentile dhe e ndjeshme, me sharm femeror, dmth. ajo eshte nje kukull e embel, por jo ne nivelin intelektual apo te pjekurise te ketij djali. Por njehere perpelit qepallat ajo, dhe gjithe kete djale madheshtor e sheh ne gjunje para saj pa arritur te hapesh e mbyllesh syte. Ne nje rast te tille mua do me dukej sikur ai djale i tille do shkonte kot. .... Ahhh..., po se harrova, kjo vajza eshte dhe nje cike mendjemadhe dhe egocentrike per ate qe i ka fal natyra, dhe e ben kete djale te vuaje si te doje kur ja do qejfi, por ky prape vdes per te. I duket sikur s'do jete i zoti te doje asnje pervec saj. E ka kycur mendjen kokefortesisht tek ajo dhe s'do qe s'do ta leshoje... shume kokeforte do te thesha dhe me nje kembengulje te llahtarisur per t'ja fituar zemren kesaj... se te shohesh nje djale 2 m te gjate ne gjunje te nje mendje femije, te vjen t'ja besh puf...

    U sqarova me mire tani? ... jo po thashe se mos po i bija shume rrotull dhe une

    Kini ndonje koment per nje situate te tille qe eshte e bazuar ne nje histori te vertete? Dhe nuk jam aspak jashte teme, pasi te arrish te jesh me njeriun qe do, eshte dhe kjo nje nga objektivat me te rendesishme te jetes, apo jo? Mirepres gjithe komentet ose mendimet tuaja... Dhe po me duket sikur njerezit me nje bukuri perrallore jane ata qe vendosin. Gjithshka qe ju duhet te bejne eshte te buzeqeshin dhe te jene cute... dhe jeta i perkedhel pa rezerva, sidomos ne aspektin qe permenda ne kete post.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 18-05-2003 mė 03:11
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #4
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Ku e di ti qe djali eshte 2m i gjate?

    hmmm...

  5. #5
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Varet se si e koncepton bukurine dhe te jesh e bukur nuk do te thote qe te ndihesh fizikisht e tille. Kjo lloj bukurie vlen vetem per nje moment. Per te arritur objektiva, krahas bukurise, te duhet edhe intelekti.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Vleresimi i bukurise varet shume nga njerzit qe e vleresojne dhe ata te cilet e zoterojne. Duke qene se vete njerzit ndryshojne midis tyre atehere dhe impakti i bukurise mbi ta ndryshon. Bukuria fizike mund te te coje deri diku ashtu si dhe mund te te frenoje per arsye te ndryshme. Shume njerez ndihen inferiore ndaj nje njeriu te bukur dhe ka raste kur pikerisht ajo bukuri prish pune dhe per vleresimin e cilesive te tjera te njeriut. Por gjithashtu duhet patur parasysh nje njeri thjesht i bukur ka kufijte e tij/saj te triumfit. Thjesht bukuria mund te te jape titullin doktor por asnjehere nuk mund te te jape mundesine e nje karriere ne mjeksi (arsyet jane te kuptueshme).

    Njeriu meson te jetoje nen lekuren e tij si i bukur ashtu dhe i shemtuar. Une jam plotesisht me faktin se bukuria e nje njeriu vjen nga brendesia e tij. Ne fund te fundit trupi i njeriut i bukur dhe i komplikuar, mbetet gjithmone thjesht nje cope mish i gjalle.


    p.s. Angeldust me pelqejne tematikat qe zgjedh per diskutim.

  7. #7
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    As mish as peshk, si gjithnje pergjigjet e njerzve me komplekse, qe s'duan te "ofendojne" sedren e tyre.

    Nashti qe thu ti Angel-dust, pyetja jote eshte pak e haperdame. Njeriu s'lind me objektiva te parafabrikuara.
    Ka njerez qe i vene vetes qellim te fitojne Lloton.
    A ka lidhje bukuria e personit ne kete qellim. Patjeter, lidhjet edhe po te mos jene direkte, mund ti krijojme me imagjinate siē vepron arti, ose sondazh siē vepron shkenca.
    Pra dalim ne konkluzion qe nje njeri i bukur (femer qe e gjuajne meshkujt, ose mashkull qe e gjuajne femrat) nuk luan ne lloto, se ka objektiv, ketu s'marr parasysh rastet e rralla, besoj kupton.
    Sepse lind pyetja per ēfare ti nevojitet paraja nje te bukuri. Une them paraja eshte objektiv i te shemtutve, keta kujtojne se nepermjet saj behen te bukur. Nuk di sa ndjek.

    Kjo do te thote qe: NJEREZIT SIPAS BUKURISE SE TYRE, VENDOSIN DHE OBJEKTIVAT.
    Prandaj thashe qe pyetja tende ne ate forme qe e ke shtruar ti, s'ka zgjidhje (pergjigje te sakte), ngaqe te tjera jane objektivat e nje njeriu te bukur dhe te tjera ato te nje njeriu te shemtut.

    Rekapitulativ;
    Po jap nje shembull: ne nje film romantik (ose perralle), e bukura e dheut behet gjithmone gruja e mbretit, ndersa shtriga (e shemtuta e dheut) si njohese e madhe e lendeve-organike, lyen majen e shtizes me helm per ta vrare mbretin.
    Nashti siē mund ta shohesh vete, e bukura por gjithashtu e shemtuta i realizojne lehtesisht objektivat e tyre diametralisht te kunderta.
    Per te bukuren, pyetja tende eshte njesoj si me pyt; sa e ndihmon dita te verberin per te pa. Ndersa per te shemtuten pyetja tende eshte si me pyt; sa e pengon nata te verberin per te mos pa.
    A kupton? Dmth s'ka fare ose asfare LIDHJE.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ornament : 18-05-2003 mė 14:15

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Po eshte shume e vertete Angeldust. bILES PER KETE dhe nje emision para ca ditesh dhe kjo qe te vertetonte kete ndodhi.
    Pra moren dy vajza dhe dy djem ku njeri ishte shume i bukur tjetri jo simpatik por me te zgjuar dhe me me experience dhe i cuan ne te njetet pune per aplikim me camera te fshehura. Ato te bukurit i moren qe te nesermen ne pune kurse te tjeret u thane se do ti merrnin ne telefon brenda 30-60 dite.
    Kjo me ka ndodhur dhe ne jete reale, pra sa me shume te lyhesh te perdridhesh dhe te vish bukur mundesisht me te shkurta aq me shpejt te marrin pune.

  9. #9
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Ne mos 2 m i gjate, atje afer ke 1.92-shi...

    Edhe une jam me Fiorin dhe Minen, por do me vinte shume inat nqs. do te shihja nje rast si ai me siper, bile hajt se s'po pyes per veten time, sinqerisht, por qe te shikoj djem te tille te ikin ashtu, nuk e di por me duket padrejtesi e Zotit, dhe per dreq s'rroj dot kollaj me padrejtesite, edhe pse thjesht per faktin se jane padrejtesi.

    Faleminderit per pergjigjen te gjitheve. Por ahhh... sa do desha qe disa djem te komentonin ate rastin specifik te postimit nr. 3 .

    P.S.: Per kush ta kuptoje
    "Tu bofte teta ty qe te dogji tema"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 18-05-2003 mė 17:46
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  10. #10
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Postuar mė parė nga ornament
    Nashti qe thu ti Angel-dust, pyetja jote eshte pak e haperdame. Njeriu s'lind me objektiva te parafabrikuara.
    Ka njerez qe i vene vetes qellim te fitojne Lloton.
    A ka lidhje bukuria e personit ne kete qellim. Patjeter, lidhjet edhe po te mos jene direkte, mund ti krijojme me imagjinate siē vepron arti, ose sondazh siē vepron shkenca.
    Pra dalim ne konkluzion qe nje njeri i bukur (femer qe e gjuajne meshkujt, ose mashkull qe e gjuajne femrat) nuk luan ne lloto, se ka objektiv, ketu s'marr parasysh rastet e rralla, besoj kupton.
    Sepse lind pyetja per ēfare ti nevojitet paraja nje te bukuri. Une them paraja eshte objektiv i te shemtutve, keta kujtojne se nepermjet saj behen te bukur. Nuk di sa ndjek.

    Kjo do te thote qe: NJEREZIT SIPAS BUKURISE SE TYRE, VENDOSIN DHE OBJEKTIVAT.
    Prandaj thashe qe pyetja tende ne ate forme qe e ke shtruar ti, s'ka zgjidhje (pergjigje te sakte), ngaqe te tjera jane objektivat e nje njeriu te bukur dhe te tjera ato te nje njeriu te shemtut.

    Rekapitulativ;
    Po jap nje shembull: ne nje film romantik (ose perralle), e bukura e dheut behet gjithmone gruja e mbretit, ndersa shtriga (e shemtuta e dheut) si njohese e madhe e lendeve-organike, lyen majen e shtizes me helm per ta vrare mbretin.
    Nashti siē mund ta shohesh vete, e bukura por gjithashtu e shemtuta i realizojne lehtesisht objektivat e tyre diametralisht te kunderta.
    Per te bukuren, pyetja tende eshte njesoj si me pyt; sa e ndihmon dita te verberin per te pa. Ndersa per te shemtuten pyetja tende eshte si me pyt; sa e pengon nata te verberin per te mos pa.
    A kupton? Dmth s'ka fare ose asfare LIDHJE.
    Ah ornament, ornament... une vertet e nisa pyetjen pak te haperdame... por edhe gjer ketej nga na i haperdave ti... vaj hallit t'ja gjejme fundin kesaj pyetjeje... lol

    Sa per parane ajo ju nevojitet si te bukurve si te shemtuarve, te gjithe kemi billa t'i paguajme. Por sic po e shtron ti ketu, mua me duket se po thua qe nqs. ke lindur yll i bukur qellimi tend duhet te jete patjeter te behesh model, dhe po te kesh lindur i shemtuar qellimi yt duhet te jete te behesh drejtues i ndonje korporate te madhe e te besh miliona. A eshte keshtu valle? Kaq e ndare prerazi eshte bota? S'besoj se eshte e vertete. Njerezit e shemtuar jane shtiga e shtrigj dhe njerezit e bukur jane zana te mira perrallash? Nuk e di...

    Po perseris kete qe the...

    "Kjo do te thote qe: NJEREZIT SIPAS BUKURISE SE TYRE, VENDOSIN DHE OBJEKTIVAT.
    Prandaj thashe qe pyetja tende ne ate forme qe e ke shtruar ti, s'ka zgjidhje (pergjigje te sakte), ngaqe te tjera jane objektivat e nje njeriu te bukur dhe te tjera ato te nje njeriu te shemtut.


    Dmth. eshte e vertete qe njerezit turbullohen aq shume nga pamja e jashtme, sa te mos shohin pertej lekures se njeriut? Eshte e vertete se njeriu i shemtuar perfundon ligsht nga karakteri kur ai arrin e piqet, dhe i bukuri perfundon mire? A eshte bukuria fizike aq e fuqishme sa te kete ne dore ceshtje kaq radikale ne bote, dhe a eshte e drejte kjo?

    Per te bukuren, pyetja tende eshte njesoj si me pyt; sa e ndihmon dita te verberin per te pa. Ndersa per te shemtuten pyetja tende eshte si me pyt; sa e pengon nata te verberin per te mos pa.
    A kupton? Dmth s'ka fare ose asfare LIDHJE.


    Po me haperdan pak me duket. Dmth. ti e pranon qe njeriu i bukur nga pamja e jashtme eshte drite, ndersa i shemtuari eshte erresire? Dhe nqs. ky djali qe permend une eshte i verbri tek tregimi jot... une po them qe nuk ehte i verber hic, eshte djale tamam me mend ne koke ne shume fusha te jetes. Por a eshte e drejte te kete fuqi drita e te bukurit t'ja hape syte kaq shume nje njeriu, sa ai te dehet me driten, edhe pse ne ate ambient mund te mos kete shume substance apo sende per te pare... por thjesht shume drite?

    ---------------------------------------------------------------------

    Mona edhe ty faleminderit per kontributin tend.

    Dhe vecanerisht Fiori, me behet shume qejfi qe te pelqen tema.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Suplement veror: Bukuria femėrore nė sytė e njė mashkulli
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 06-05-2008, 13:20
  2. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  3. Kico Blushi, usta ne demagogji..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 12:45
  4. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •