Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Grabiten pasagjerët e autobuzit të Prishtinës

    Grabiten pasagjerët e autobuzit të Prishtinës

    Persona të armatosur dhe të maskuar i kanë bërë pritë autobuzit të linjës Tiranë- Prishtinë

    PUKË- Persona të armatosur dhe të maskuar, kanë terrorizuar pasagjerët e linjës Tiranë-Prishtinë, në mesnatën e së enjtës, dhe më pas i kanë grabitur ata. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kthesa
    e Fierzës, ku kryqëzohen rrugët për në Bajram-Curri e Kukës. Ndërkohë mësohet se njëri nga pjesëtarët e bandës ka mbetur i plagosur si pasojë e hapjes zjarr me qëllim për të trembur udhëtarët. Burime të policisë
    së Pukës pohuan për gazetën se në polici janë shoqëruar 5 persona të dyshuar si autorë të mundshëm të këtij krimi, ndërkohë që dhjetëra uniforma blu kanë ndërmarrë një operacion në fshatrat Lajthizë, Qafë-Mali, Kryezi, Flet e Kulumri, nga ku dyshohet se mund të jenë fshehur autorët e kësaj ngjarjeje. Po sipas burimeve të policisë së Pukës, autorët e kësaj grabitjeje thuajse janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në vendin ku është stacionuar një postbllok policie i forcave të
    komisariatit të Pukës, ndërkohë që në ndihmë të forcave të kësaj policië janë vënë dhe ato të
    komisariatit të Kukësit. Zyrtarë të kësaj policie thanë se gjatë gjithë natës, forca të policisë kriminale dhe të grupeve të gatshme të Kukësit kanë ushtruar kontrolle duke ngritur postblloqe në segmentin rrugor Kukës-Qafë-Shllak, që i përket territorit që mbulon ky komisariat.

    Ngjarja
    Në mesnatë, rreth orës 24:00, duke u gdhirë e premte, 5-6 persona të armatosur me kallashnikov dhe të maskuar i kanë zënë pritë autobusit të linjës Tiranë-Prishtinë, i cili ishte nisur nga Tirana në orën 18:00, për të udhëtuar drejt Prishtinës. Në fillim maskat kanë hapur zjarr në ajër dhe më pas i kanë bërë shenjë drejtuesit të autobusit që të ndalojë. Ky i fundit, është urdhëruar nga banditët për të hapur derën e autobusit. Me të hapur derën, grabitësit janë futur brenda, ndërsa njëri prej tyre nën kërcënimin e armës që i kishte vendosur në kokë drejtuesit të mjetit, e ka urdhëruar këtë të fundit që të ndryshojë drejtimin e lëvizjes së tij drejt Bajram-Currit. Nuk kanë kaluar veçse 200-300 metra dhe grabitësit kanë urdhëruar ndaljen e autobusit për të filluar ritualin e grabitjes. Po ashtu mësohet se grabitësit janë larguar shpejt nga vendngjarja, pasi njëri prej banditëve ishte i plagosur. Viktimat e kësaj grabitjeje kanë njoftuar policinë e cila ka ardhur pas 20-30 minutash në vendngjarje, por pa mundur të kapë autorët. Grabitja ka ndodhur pikërisht në prag të fillimit të sezonit të ri turistik në Shqipëri. Mijëra turistë nga Kosova llogaritet që edhe këtë vit të kalojnë pushimet në bregdetin e Shqipërisë, por për të arritur deri atje duhet kaluar në segmentin e rrugës Kukës-Fushë-Arrës. Një ngjarje e tillë, me skenar të marrjes peng të autobusit ka ndodhur edhe vitin e kaluar, pikërisht në të njëjtën kohë në Qafë-Shtamë të Kukësit. Asokohe policia e Kukësit arrestoi për një kohë rekord autorët e grabitjes.
    B.Shala & A. Dushi

    Ky akt i shemtuar,mbyll dyert e turizmit ne vendin tone.Tani qe eshte dhe sesizoni i veres,ku shume emigrant deshirojn ti kalojn pushimet ne vendin e tyre,ju fut panik atyre,dhe ju pret rregen per te ardhur ne Shqiperi.Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Policia ashtu siç i arreston ne kohe rekord, ashtu dhe i leshon
    ne kohe rekord Alba.
    Ironik eshte dhe fakti qe para ca ditesh filluan punimet e
    rruges Durres-Prishtine!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nga ai kombinimi qe i ben RoniSotiri me fillimin e punimeve te rruges Durres-Prishtine ngjan sikur eshte e kurdisur.
    Eshte e vertete qe do te kishte nje rol shume negativ per turizmin.

    RoniSotiri,

    kisha nje pyetje ne lidhje me rrugen lidhes Durres-Prishtine.
    A di ndonje faqe ne internet qe do te mund te jepte informacion te gjere mbi projektin, kush e ka bere, financimin etj.?

  4. #4
    Kjo nuk eshte asgje tjeter vetem nje futje frige nder shqiptaret jasht trojeve etnik...koha e turizmit po fillone dhe me mija dollar priten te derdhen ne bregdetin Shqiptar nga turistat!

    Si duket nje pjes te exremizmteve shqiptare nuk ju shko perqefi qe bregdeti Shqiptare te mbushet me turist...per disa aq me e varfer eshte Shqiperia aq me shume do knaqen ata...duhet te kemi te parasysh se Shqiptaret jasht Shqiperis jo qe nuk kan mundesi te shkojn ne ndonji bregdet tjeter por duan qe paret e tyre ti derdhin ne Shqiperi...Ulqini mbas termetit u ndertu nga Shqiptaret jasht trojeve etnik...Kur ne kemi nenen e fort edhe ne jemi te fort...

    Sa do ndikoj kjo plaqkiteje mbetem te shofim...por do ishte mekat qe te dorzohemi para ca extremistave...kemi perjetu humbje edhe me te medha e vjedhje edhe me te medha...prandaj le te shofim kete rast si nje rast i izoluar...

    Tung

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne se kosovaret kan Euro me tepric le ti japin familjeve te varfra ne Kosove ose atyre familjeve te cilave u jan vrare burrat e djemte e nanat e tyre e grate ndoshta skan buk per fmijet e vegjel.
    Gjithashtu Kosovaret qe kane euro per Pllazh te kujtohen pak per borxhin qe kane ndaj mijra familjeve te varfera Shqiptare te Shqiperise qe i strehuan gjat luftes pa ju marre asnji dojc mark.

    Ehh ne se u teprojn mbas ksaj ndoj euro le ta harxhojn per rregullimin e Shkollave , spitaleve e Kopshteve.

    I mesoi keq TITO e nuk rrin disa pa shkue ne PLLAZH.

    Sa per Euro-Dollaret qe kinse (gjoja) i fiton turizmi Shqiperise ato nuk i shkojn popullit por nje grushti hajdutesh te cilet ato Dollare i cojne ne bankat e Selanikut e Qipros.

    Hajt vllazen kosovare trusni be..et qaty ku jeni e mos provoni kallashat e katunarve te Shqipnise te lidhur me policat e Luan Ram - Metes.

    Koco Kodhimat e ed ramat e Ben hasanat e Gon Dukat kan miljonat ku i fitojn..

    ..qashtu..


    ...

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Brar,

    desha me te pyet dicka.
    C'lidhje ka sa ke shkruar me lart me faktin qe pasagjeret i grabiten?

    Me pjesen e pare them se nuk ben mire qe ke shkruar ashtu.


    Me tej. Perfitimi ka qene me i madh se ai qe shpreh ti ne kete pjese qe kam cituar.



    Sa per Euro-Dollaret qe kinse (gjoja) i fiton turizmi Shqiperise ato nuk i shkojn popullit por nje grushti hajdutesh te cilet ato Dollare i cojne ne bankat e Selanikut e Qipros.

    Hajt vllazen kosovare trusni be..et qaty ku jeni e mos provoni kallashat e katunarve te Shqipnise te lidhur me policat e Luan Ram - Metes.

    Koco Kodhimat e ed ramat e Ben hasanat e Gon Dukat kan miljonat ku i fitojn..

    ..qashtu..



    se perfitues jane dhe bizneset e vogla, restorantet e lokalet e vogla si shembull me i thjeshte.

    A ke qene ne plazh te Durresit vjet?

    A e di ti qe tani ngjan sikur Durresi zgjatet e permban dhe plazhin si pjese te vet. Kaq shume jane dendesuar ndertesat ne plazh. Ngjan si qytet megjithese i mungon infrastruktura.

    E ne te gjitha ndertesat jepen dhoma e apartamente me qira. Dhe keto ndertesa nuk i kane te gjitha ata qe permend me lart tek pjesa qe kam cituar. Ka njerez te thjeshte qe i zoterojne ato.

    Ndaj dhe demi nese ndodh ne radhe te pare eshte per keta njerez Brar.


    Ata qe jane milionere nuk i gjen gje se per nje sezon erdhen me pak turista se c'kishte vjet. Kane vend tjeter ku t'i sigurojne te ardhurat e te fryjne pasurine.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 27-05-2003 më 13:53

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    28.05.2003
    Për turistët kosovarë, mafian dhe policinë shqiptare

    Nga kryeqyteti i bërllokut

    NASER MIFTARI
    Para disa kohësh kur isha në Tiranë, në një emision televiziv, Agron Llakaj, humoristi që merr nëpër gojë çdokënd e gjithçka, prej Papës e poshtë, po thoshte se ballot me maska nuk organizohen më në Shqipëri, qysh prej trazirave. Mbase, thoshte ai, organizohen ende por vetëm andej nga veriu, me kosovarë. Ishte ky humor i zi që Llakaj e përdor vazhdimisht në batutat e tij. Por në këtë kontekst ai potenconte atë që në Shqipëri edhe në Kosovë e dinë të gjithë e që u bënë kaq kohë që mbetet problem i rëndë që i rëndon jashtë mase shumë raportet kosovaro-shqiptare. “Krimi i rrugës sfidon sërish shtetin”, ishte titulli i artikullit që ka mbërritur në redaksi të hënën e që fliste sesi maskat në rrethin e Pukës kanë rrëmbyer një autobus me 13 udhëtarë kosovarë e i kanë plaçkitur, duke paralajmëruar kështu një sezonë të frikshme për të gjithë ata që mendojnë të shkojnë me pushime në shtetin amë. Reagimet e para që kanë mbërritur prej matanë kufirit kanë potencuar elemente, të cilat lënë të besohet se krimi i rrugës sponsorizohet prej vendeve të rajonit e që nuk duan të shohin turistë në Shqipëri. Se sa ka të vërtetë në këtë mbetet të shihet. Pala shqiptare ka këmbëngulur se elementët, të cilët janë duke ndërmarrë veprime të tilla janë njerëz, të cilët punojnë për interesat e vendeve fqinje, Maqedoni, Mali i Zi... duke pasur për qëllim frikësimin e kosovarëve me cak final shtrëngimin e tyre në një vendim që të mos verojnë sivjet në Shqipëri. Policia shqiptare në këtë mes është përmendur si dikush që është vënë në angazhim maksimal për t’i kapur maskat dhe për t’i shpëtuar kosovarët prej banditëve. Por personalisht në këtë punë nuk do të kisha bërë benë, kurrë. Herën e fundit që kam bërë rrugën Prishtinë-Kukës-Durrës me autobus policia është e vërtetë që ka përcjellë autobusin deri në afërsi të Rubikut. Shoferi më thoshte se këtë punë policia shqiptare e rrugëve e bën vazhdimisht. Për aq sa u entuziazmova kur pashë policët që prisnin ulur me kalashnikovë në duar, në tavolinën e një mejhaneje të veriut për t’i bërë guidën autobusit shqiptar, sapo autobusi kishte hyrë rreth 30 kilometra në thellësi të territorit shqiptar, u tmerrova kur mora vesh se ata i ofronin sigurinë autobusit kundruall një pagese të caktuar nga ana e pronarit, shoferit të autobusit. Ajo që i ka ndodhur autobusit me kosovarë para katër ditësh pra, zor të besoj se i ka ardhur vetvetiu nga banditët me maska. Më parë do të thosha se i ka ardhur pasi që nuk ka marrë eskortë të policisë. Nuk ka paguar. E kushdo që ka parë filma të stilit Al Kapone e di sesi funksionon kjo gjë. E paguan sigurinë, nuk të ndodh gjë, nuk e paguan dhe shpejt do të dalin telashe aq të mëdha saqë do të bëhesh kail që të paguash edhe dyfishin e asaj që të kërkohet vetëm e vëtëm të shpëtosh kokën e të mbërrish në destinacion në një copë. Në rrethana normale bregdeti shqiptar sivjet mund të presë tre-katërqind mijë turistë kosovarë. Kjo do të thotë se të paktën gjysma e kësaj mase të turistëve do të shkojnë atje me autobusë. Një matematikë e thjeshtë e imja më thotë se do të duhen diku rreth 4.000 autobusë për t’i çuar këta njerëz. Ose vetëm një agjenci e fortë që ka në dispozicion 10-20 autobusë. Ajo agjenci që paguan për sigurinë e udhëtarëve do t’i ketë çuar kosovarët në një copë në Durrës. Ajo që nuk paguan do t’i lërë diku nëpër pyjet e Malësisë. Ky realitet sado i hidhur, në rrethana të funksionimit normal të ligjit, duhet të ishte thirrje për ato që u thonë forca të rendit në të dyja anët e kufirit, por mendja ma thotë se ka për të shkuar vera dhe zor që diçka të ndërrojë. Duke i thënë të gjitha këto mendoj se është e qartë për të gjithë se kush është autobusi, kush është policia, kush janë maskat dhe kush është mafia. Ju uroj verime të këndshme në bregdetin shqiptar!

    koha ditore
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mir po flet Naseri..

    Dita...ti mir e ke..por derisa te gjej qeverria maskat mund ti shkoj koka ndoj familjeje Kosovare dhe i rroft Plazhi pastaj..
    Prandaj une jam kunder turizmit kte vere.
    Kosovaret le te freskohen neper bahcet e tyne e ne se i kan Eurot me tepric le ti bajn Shkolla e kopshte e Shpija per Fukarenjte edhe te filloj viti Shkollor ma i bukur..

    Me mire ti marri EUROT nje nan deshmori qe ka mbet pa buk me ata fmi te vegjel qe ja la i biri se sa matrapazat e Durresit Vlores e Sarandes...
    Kur te bindem une se BREGU i DETIT eshte ndare Demokratikisht e qe cdo familje Shqiptare ( nga ato qe kane respektuar Ligjin gjithmone) te kete ne ate Breg nje Cop ku te vej mullaqet ose te bej pak biznes athere do i ftoj KOSOVARET ne PLLAZH..

    Kush e ka kapur Bregun e Detit?

    Disa te privilegjuar Demo-Socialista te kohes Bashkim Koplik -Rulave e te METO-Nano Gjinushave...
    Asnji Familje atdhetare e qe ka derdh djers per ate vend ska pas shanc te kete nje biznes sado minimal ne Bregun e detit nga VELIPOJA ne BUTRINT.
    Krejt ata qe kane bere bizneset ne Breg Det jane gango e bandite te kuq e katundaro-blu te 99 -tave..
    Populli vazhdon te shtypet autobusave ditve te diela e mezi gjejne nje cop leshterik me u ul me kalamajte e tyre e me hanger nji cop buk me domate..

    Njerez qe kane punuar nji JETE per Shtetin Shqiptar shkojne ndoj her ne PLAZH dhe sa ulen diku ne ran..vjen gangsteri dhe i thote..COHUUUUUUUUUUU..se eshte pjesa jon kjo ose pagoje nje shezlong plastik tonin e lere ktu kuleten..ose pirdhuuuu..
    E ata njerzit e ndershem ikin kokulur si te ishin te zgjebosur te Bangladeshit..
    E gangsterit i shkelqen mercedesi aty nen hije te Pishes e Ai atdhetari iken me bisht nder shale me kalamajte qe i qajne per nje pik uje..

    Kush ka bere Biznese ne PLAZH??

    Ka bere ministrja e Nanos dhe ish prefektja Natasha..4 grataciela te vetat mu ne ILIRIA..
    Ben Hasani kelyshi Koplikiut e i ilir Metes ka Pisten dhe kompleksin e ish kampeve..
    Nga Velipoja e deri ne KSAMIL.. bregu eshte ndare mes Gaz Demave e Moz Rucave e tak Brahove e Marsel skendo Kokdhimave..e Kusuri mes Tutorve qe sejcili i kane nga nji batalion me goca ne Semaforet e Milanos ..e mes Skafistave qe kan cuar ne goj te peshkaqenit mijra Shqiptar..

    Bregu jone duhet ti jepet POPULLIT..pik..
    Enveri e perdori per Bllokmene e marksista te botes ajken e Plazhit..Saliu ja dha Gangove e PS ja dha Boseve Roze..

    qashtu...


    ...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sezoni turistik në Shqipëri
    Shqipëria merr masa
    për krijimin e një klime
    mikpritëse për turistët
    Ministri i Rendit Publik, Luan Rama, tha për KosovaLive se është angazhuar personalisht
    për mbarëvajtjen dhe sigurimin e qetësisë së udhëtimeve të turistëve
    që do vijnë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, trojet tjera, diaspora dhe bota



    Tiranë, 29 maj - Në kuadër të sezonit turistik
    2003 është shtuar numri i forcave
    policore që mbikëqyrin qetësinë dhe
    rendin, duke filluar nga pikat kufitare në
    drejtim të qyteteteve bregdetare, kanë
    thënë të mërkurën në Ministrinë e Rendit
    Publik të Shqipërisë.
    Ministri i Rendit Publik, Luan Rama, tha
    për KosovaLive se është angazhuar personalisht
    për mbarëvajtjen dhe sigurimin e
    qetësisë së udhëtimeve të turistëve që do
    vijnë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,
    trojet tjera, diaspora dhe bota.
    "Kam dhënë urdhëra tek vartësit e mi që të
    marrin masa të rrepta për të gjithë ata individë
    apo persona të cilët do të tentojnë të përbaltin imazhin e shtetit dhe mikpritjen e
    popullit shqiptar gjatë sezonit të verës", tha
    Rama.
    Rama tha se janë duke u marrë masa përsa
    i përket lehtësimit të procedurave për hyrjen
    e turistëve nga Kosova e trojet tjera, në
    mënyrë që të mos ketë asnjë vështirësi në
    pikat e kufirit.
    "Masat konsistojnë në krijimin e klimës
    mikpritëse, në mënyrë që turistët të ndjehen
    të sigurtë dhe të mbrojtur në të gjithë
    territorin e Republikës së Shqipërisë" tha
    ai.
    Për këtë arsye në të gjitha akset rrugore
    janë hapur më shumë pika të lëvizshme të
    forcave policore, ku të gjithë qytetarët të
    cilët do të ndjehen të rrezikuar apo prezentë
    të ndonjë situate të papëlqyer mund të
    komunikojnë drejtpërdrejt me "spartanët e
    rendit".
    "Në Durrës, Vlorë, Sarandë, Shëngjin,
    Pogradec e Divjakë, formacionet policore
    do të mbikëqyrin pareshtur gjatë 24 orëve",
    thotë ministri Rama.
    Ai tha se në kuadër të realizimit të një
    sezoni sa më të suksesshëm turistik, e gjithë
    qeveria shqiptare është angazhuar seriozisht
    në përmirësimin e kushteve, sidomos
    në qendrat kryesore të vendit dhe në
    zonat bregdetare.
    Kështu janë marrë masa për rritjen e
    furnizimit me energji elektrike, përmirësimin
    e infrastrukturës rrugore, furnizimin
    me ujë gjatë 24 orëve, elemente këto
    që, sipas tij, i kanë munguar sezonit veror
    të një viti më parë. (KosovaLive)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shqipëri
    Siguria do të rrisë numrin e turistëve kosovarë

    Kukës, maj - Nuk ka turizëm pa siguri dhe përmirësim në
    infrastructure.
    Kjo ishte ideja e shprehur dje gjatë një takimi të përfaqësuesve
    të Odës Ekonomike të Kosovës me kryebashkiakun
    e Kukësit, Ylber Zeneli.
    "Do të ketë më shumë turistë sikur të jetë e garantuar siguria",
    është shprehur nënkryetari i Odës Ekonomike të
    Kosovës, z. Mustafa Ibrahimi. Duke nënvizuar se sezoni i
    pushimeve verore ka trokitur, ai ka tërhequr vëmendjen e
    institucioneve që ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës,
    si dhe në rritjen e sigurisë. Ndërkohë, drejtoresha e
    shoqatës së bankave dhe sigurimeve në Kosovë, Zineta
    Daci, është shprehur se: "qëllimi delegacionit tonë është të
    verifikojmë gjendjen dhe mundësitë e bregdetit
    shqiptar, duke paraparë takime me autoritetet më të larta
    të qeverisë shqiptare, që kujdesen për sigurinë e lëvizjes,
    transportin dhe atë të turizmit në përgjithësi, për të krijuar
    kushte optimale në thithjen e turistëve nga Kosova në këtë
    sezon". Mësohet se delegacioni në fjalë është shoqëruar
    nga forcat e policies, që nga dogana e Morinit e deri në
    kryeqytet, fakt ky që ka forcuar bindjen e pasigurisë së
    lëvizjes së lirë të kosovarëve.
    "Gjatë këtij sezoni, shumë qytetarë kosovarë kanë shprehur
    dëshirën për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar,
    por ajo çfarë i shqetëson maksimalisht është mungesa e
    sigurisë. Vitin e kaluar kanë ndodhur shumë grabitje në
    akset rrugore drejt Tiranës", thotë për "Koha Jonë", Isni
    Shala nga Mushtishti, i cili ishte dje në Kukës. Delegacioni
    i Odës Ekonomike të Kosovës, i kryesuar nga Mustafa
    Ibrahimi, pritet që të zhvilloje disa takime me ministra të
    qeverisë shqiptare. Gjatë verës së vitit të kaluar në
    bregdetin shqiptar, kanë pushuar mbi 650 mijë kosovarë.
    Ndërkaq, sivjet prite, që numri i tyre të rritet me rritjen e
    sigurisë së lëvizjes së tyre. (kj)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kosova me kod të ri ndërkombëtar postar
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 07:40
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-01-2005, 09:58
  3. Projektvizionet për qendrën e Prishtinës
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-08-2003, 05:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •