pse aq te bukur i paske prinderit ti ela?
pse aq te bukur i paske prinderit ti ela?
Eshte shume e vertete qe ndikon faktori gjenetik.Sigurisht eshte pune propabiliteti i dashur Olsen,asgje nuk eshte e mberthyer me gozhde.
Sa per punen e palestres, nuk e ve ne dyshim qe levizja fizike ndihmon ne renien e peshes,por ka njerez te cilet ashtu si te ka bere ty zoti shume sportiv, ata nuk arrijne dot as te ecin shpejt, ose te notojne ne det, ose te rrijne per nje kohe te gjate ne kembe pa u ulur.Dhe cuditerisht nder ta shumica jane te dobet.Ne pergjithesi njerezit e shendoshe jane shume me enrgjike sesa te dobtit.Nuk flas per supraponderalet.
Une vete nuk jam e dobet por as e shendoshe nuk mund te them.Kam bere te gjitha analizat e mundshme dhe me dalin mire.Nga atehere vijne kilet ne plus?
E kam te trasheguar ne rradhe te pare, ne rradhe te dyte kam pak hipotiroidism i cili influencon ne kete drejtim.Qe te dobesohem duhet te marr nje trajtim me hormone gje te cilen nuk e bej.Atehere mbaj regjim ,nuk shkoj ne salle sepse nuk kam kohe.
Sa per gjendjen fizijke time, ose pertacine, ne gjimnaz isha e para ne 50-metersh,100-metersh, luaja volej, notoja tere veres se jam durrsake dhe e kaperceja kalucin e kaluar kalucit.Pra ,nese une nuk jam dobesuar me tere kete veprimtari,do te thote qe e keqja qendron ne menyren e te gatuarit te brumit.Pra ne gjene dhe ne ADN.
Kam nje shoqe te ngushte e cila ha ne nje vakt sa ha une tere diten dhe shqyen syte kur me sheh se sa pak ha une:"Une do vdisja po te detyrohesha te haja aq pak,-thote" Dhe perseri eshte elegantja eleganteve dhe per me teper do te shendoshet.
Pra seicili me problemet e tij.Per mendimin tim me e rendesishmja eshte shendeti,se je me pak a me shume i shendoshe nuk ka eshe aq rendesi.
Per sa kohe kilet ne plus influencojne vetem pamjen fizike nuk ka asnje problem.Shendet dhe asgje tjeter.
Laguna Blu
po ore sigurisht cfare kujto ti
Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same
un skam bere kurre ne jeten time dieta por nje shoqja ime qe beri nje diet nga nje revist shtoj 2 kg
ilacet jan shum te demshme ne nje revist lexova qe nje vajz ju deshte te hiqte nje veshk sepse i ishte se di si thuhet .. nuk i funksiononte me nga keto ilace qe merte per tu dobesuar po e gjeta do ta shkruaj artikullin...
Fiskultura dhe te shikosh se cfare ha rregullisht eshte dieta me e mire.
Be yourself and you will always be in fashion.
Nuk besoj ne asnje diete
dietat ste bejne mire per shendetin sidomos ato qe jane teper strikte dieta me e mire eshte sporti fiskultura edhe sikur nje ecje ne mengjes dhe ushqimi pak i kontrolluar duke hequr yndyrat dhe sheqernat
Gjithcka varet nga organizmi i njeriut.
Ka persona qe nuk mbajne diete fare dhe nuk shendoshen..disa te tjere lodhen me dieta dhe kur vjen fundi asnje rezultat.
Une nuk kam mbajtur diete asnjehere keshtu qe nuk i besoj...
Sa per te dhene mendimin tim:
Une nuk besoj ne dietat,prandaj dhe nuk kam praktikuar ndonjeren prej tyre(fatmiresiht nuk kam patur nevoje).
Se dyti,mbeshtes mendimin qe sporti dhe kujdesi qe duhet bere ne zgjedhjen e ushqimit ,te sigurojne shendet normal dhe eviton mbipeshen.
sinqerisht
hope31
Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
:^proton
Diete ne revista e TV qe dalin e bejn reklama e thojn e perdori J-Lo e Jennifer Aniston e kto me duken kot...te githa ato qe i perdorin ne moshen 45 e siper kan pasoja dhe life threats.
Ne diet mund te ve veten nje person qe eshte shum i shendosh dhe nuk ndihet mir fizikisht me gjith ate peshe.Por jo te sharroj veten e te mari anexoria thjesht te kujdeset e cfar ha dhe pin.Ndonjeher dhe fiskultur sado veshtir mund ta ken.
Kurse per sidomos adoleshntet qe jan nje peshe perfekte dhe duan te dobsohen sepse i pelqen trupi i Birtney Spears & Cameron Diaz mendoj se kan ikur nga trut.
Thjesht do japin vetes pasoja dhe do perfundojn ne anexoria sepse nuk shofin dot se chajn vetem rrin pa ngren se mendojn se eshte me shpejt dhe pergjigja ne ulje peshe.
Gjithashtu shum goca ofendohen nga cunat per peshen e tyre, thjesht jap mendim qe po msove te mos i degjosh cte thojn tjeret do jesh shum e gezuar me veten tende. Ai qe ste pranon se ti je 60kg dhe shoqja tj eshte 50kg e ty te tall nuk te mendon shoqe troc nuk eshte shok qe te respekton.
What we do does not define who we are. What defines who we are, is how we rise when we fall!!
Ok, s'po i lexoj te gjitha postimet por mendimi im mbi dietat eshte ky:
Njerezit kane metabolizme te ndryshme prandaj dhe nuk reagojne njesoj ndaj dietave te ndryshme.
Une per veten time nuk besoj tek ato dieta qe i shoh te publikuara neper revista per shume aresye:
1) Me pelqen ti shijoj gjerat e mira ne jete dhe ushqimi eshte nje prej tyre. Pse duhet ta ngordh veten vec me gjethe sallate kur ne te njejten kohe gjithe qenia ime eshte ne demostrate?
2) Pse duhet ta stresoj veten aq shume dhe te kaloj ne ndonje semundje tjeter psiqike (duke u bere manjake per numrin e grameve te cdo lloj ushqimi). S'i duroj dot ata njerez qe nuk fusin dot gje ne goje pa kontrolluar sa kolesterol e sa proteina ka nje ushqim i caktuar.
3) Te gjithe thone qe kolesteroli eshte i keq; kolesteroli te vdes. E vertete, po mos harrojme se kolesteroli eshte ai qe formon te gjitha membranat e qelizave tona; kolesteroli eshte ai qe formon hormonet e gjendres adrenale (aldosterone, cortisol). E hormoni eshte pika e nisjes per formimin e testosterone, estrogen, dihydrotestosterone. Ku do ishim ne pa kolesterolin?
Teoria ime eshte kjo:
1) Ha shume here ne dite dhe nga pak.
2) Gjithmone ngrihu nga tavolina i pangopur mire (lere ate kafshaten e fundit qe e di qe do te te mbylle porten e stomakut dhe do te beje te flesh 2 ore me pas)
3) Ha shume fruta
4) Elemino ushqimet e konservuara ose ushqimet e restoranteve. Dmth, hani ushqim te gatuar ne shtepi.
5) Eleminoni junk food (pop corn etj)
6) Hani me sasi te vogla karramele, cokollata, embelsira sepse trupi ka nevoje dhe per keto. Po jo ne ate shkalle qe keto te behen ushqimi kryesor.
7) Merruni me ushtrime fizike dhe ecje.
Cdo njeri e di vete kur mendon se ajo qe ka ngrene eshte mbi normen e tij. Prandaj dieta e cdo njeriu eshte relative.
Tani, keto keshilla qe dhashe jane nga eksperienca ime personale. Gjithe jeten keshtu kam ngrene dhe s'kam ndryshuar ne peshe prej 10 vjetesh. Oh, stresi ndikon shume keq tek ca njerez qe duan te ulin ne peshe.
Megjithate, bukuria e kesaj bote eshte se cdo njeri eshte ndryshe nga tjetri. Dmth. ca jane te shendoshe, ca jane mesatare, ca te dobet, e ca duke vdekur ne kembeDhe s'ka asgje te keqe per mendimin tim me asnjerin prej ketyre grupeve. Vecse sot me duket se shoqeria i ka vene femrat e ketij universi ne nje maratone te semure dhe ai qe del i fundit do ti pritet koka ne gijotine. E prandaj femrat mundohen te behen sa me te dobeta qe t'ia kalojne shoqes anash
![]()
Shijojeni jeten vajza!
Ndryshuar për herë të fundit nga BRADYKININ : 08-01-2004 më 01:13
If I Only Could....
Krijoni Kontakt