BURRIT TE MADH
Kosoven or mik, vëlla e burrë
E njoha dhe e deshta prej Teje.
Shkrova mijera kenge e s'do pushoj kurr
Ato burojnë nga shpirti...prej meje.
Tani unë TY nuk të kam gjallë
dhe ndoshta as nuk do vij të të përcjell
do vajtoj fshehurazi...do mbytem në mallë
dhe do ngrohem në këtë acar, duke vjedhur pak djell!
Dielli që TI or mik, shok e vëlla
rrezatonte nga mirësija jote...
Vdekja YTE të pikëlluar më la.
Nuk mundem as të koregjoj padrejtsitë e kësaj bote!
E di se shpejt do agoj një ditë, ma ndjen zemra
Kur Kosova YTE do të bëhet Republikë
ashtu siç bëhet realitet Endrra
dhe unë do të rinis poezitë
Krijoni Kontakt