Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 107
  1. #21
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Shpresoj që ky materjal t'u ketë hyrë në punë. Kërkoj ndjesë nëse pjesë të tij janë të vjetërsuar. Dëshiroj që nëse mund të keni ndonjë materjal që i është shtuar ose rinovuar kushtetutës, ta postoni në ktë temë.

    Nderimet e mija, dhe "RROFTË DREJTËSIA"
    drini.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Ke bere nje pune te admirueshme, Drini.
    Sikur keto qe jane shkruar te zbatoheshin nga te gjithe+permiresimet e vazhdueshme qe i behen ketij dokumenti,kushedi se si do te ishim ne dhe vendi yne.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    me ne fund mbaroi.nuk na hyn ne pune ne kushtetuta o drini sepse asnjeri nuk i zbaton dhe i respekton ligjet e saj,fus ketu te gjithe politikanet.

  4. #24
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Olsen, ata që duan të ngelen injorant le të ngelen. Nëse e shohim shishen gjysëm të zbrazët at'herë s'do ta mboshim dot sepse do t'na duket i kot mundimi. Por po ta shohim gjysëm të mbushur na jep më shumë shpresë për të bërë ndryshime, dhe për të ndihmuar në çdo anë që ligjen të zbatohen dhe të respektohen. Çdokush po të shohi shishen gjysëm të mbushur at'herë do të di se me pak mundim dhe vullnet shishja mund të mbushet. Psh unë u mundova dhe e postova kushtetutën gati të plotë, sepse kjo e mësipërmja nuk përmban ndryshimet, por ama ata që duan ta dinë mund të informohen dhe të gjykojnë politikanët kur i shkelin ligjet.

    Varet gjithnjë nga vullneti qytetarë i qytetarëve në rradhë të parë për të respekutar ligjet, dhe më pas ajo e politikanëve. Psh Shqipëria është vëndi në Evropë me më pak punësi, ndërsa është poprap vëndi në Evropë me më pak protestash sindakale në Evropë. Gjykoje vetë Olsen.

    Çelsi i ndryshimit varet gjithnjë në zgjidhjet e qytetarëve, sesa më shumë e politikanëve, sepse po të ishim të gjithë të ndërgjegjshëm Shqipëria do të rregullohesh më shpejt, por edhe Bashkimi do të ishte më afër. Por ja që shumë qytetarë shqiptarë ja lënë në dorë politikanëve fatin, dhe ja heqin të drejtën vetes në shumë raste për të patur pëgjegjësi.

    Gjithësesi, mendoj se çdokush duhet ta di Kushtetutën, të paktën gjërat themelore të saj.

    Përshëndetje
    drini.

  5. #25
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    O Drin, po karakteristkat kulturore (kombet, fete, gjuhet) e Shqiperise te kush nen permenden? Po minoritetet?

    Urime per temen!

  6. #26
    e panjohura Maska e *Ema*
    Anëtarësuar
    17-08-2003
    Vendndodhja
    rruga e pyllit
    Postime
    111
    Per fene ke tek parimet themelore, Neni 3 dhe 10. Aty duhet te gjesh edhe karakteristikat e tjera.

    Neni 10
    1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.
    2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.
    3. Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare.
    4. Shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë në mënyrë të ndërsjelltë pavarësinë e njëri-tjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve.
    5. Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend.
    6. Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për sa nuk cenohen interesat e të tretëve.

    *****~*****~*****~*****~*****~*****~******~*****

    Une i dhash nje sy gjithe dokumentit por nuk gjej dicka, ka ndogje te dhene per organizatat jo qeveritare?

    thanx
    Encompassed in a love so profound,
    incomparable to all he has known.
    Propelled into this wondrous whirlwind,
    his heart understands she is his alone.

  7. #27
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    kjo kushtetute do te mbetet ne historine shqiptare si kushtetuta e pare demokratike e republikes se Shqiperise.urime te gjitheve atyre qe kane punuar mbi ndertimin e ketij projekti kaq te rendesishem per kombin shqiptar
    .........................

  8. #28
    Kushtetuta shqiptare eshte me te vertet moderne dhe aktuale. Nese nuk gabohem, eshte shkruar nga nje grup ekspertesh nderkombetar dhe, nese respektohet, atehere demokracia e shteti, mund te ket nje dinjitet me te vertet te larte.
    Por jam teper skeptik mbi kulturen demokratike te politikaneve aktual. Me ngjajne si fantazma te nje kohe te vjeter qe po heqin oksigjenin popullit. Kemi nevoje per te rinj, per modernitet, per nje ere te re, qe, sipas mendimit tim, mund te vije vetem nga jashte. Nuk kam paragjykime per intelektualet e rinj te forumar ne universitetin shqiptar, por kam dyshimin qe niveli i tyre eshte me do e mos influencuar nga "fantazmat te pavdekshem" te politikes aktuale.
    "Pushtimi fillon nga syte." I. Kadare.

  9. #29
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Kjo kushtetute eshte aq moderne saqe edhe populli nuk arrin dot t'a zbatoje...mund te futet ne librin e rekordeve boterore per nga shumica e rasteve qe eshte shkelur.
    As qe du me dit!

  10. #30
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga miko
    kjo kushtetute do te mbetet ne historine shqiptare si kushtetuta e pare demokratike e republikes se Shqiperise.urime te gjitheve atyre qe kane punuar mbi ndertimin e ketij projekti kaq te rendesishem per kombin shqiptar
    Kushtetutat e zogut ne leter ishin po aq demokratike sa kjo Italiania qe kemi adoptuar ne pa i levizur presjen,nga baballaret e kushtetutes Arben Imami dhe Sabri Godo,te cilet per fat te keq s'ishin bere as nje liberth jurisprudence apo qofte politik...

    Fatkeqesia eshte se kjo kushtetute eshte e semure dhe jashte cdo lloj pershtatjeje ndaj historise dhe kultures shqiptare sidomos tek pjesa instituzionale se te drejtat e njeriut i ka pasur pjeserisht edhe kanuni pa llogaritur qe i ka pasur ne leter edhe e Enver Hoxhes...
    Kushtetuta eshte per popullin dhe jo jashte popullit...propagandimi i te drejtave te njeriut nuk eshte pjesa thelbesore e kushtetave moderne,por pjesa institucionale...

    Republike parlamentare per nje popull si shqiptaret e ne momentin historik kur bashkimi eshte imperativi kategorik do te thote injorance totale...U mor nga Italia ku ne itali diskutohej dhe diskutohet edhe tani per ndryshime thelbesore...

    Momenti historik kerkon nje kushtetute te forte me ndarje te prera te pushteteve,stili amerikan apo francez i De Golit..Dora e forte edhe ne ekonomi eshte e domosdoshme per ringritje te shpejte ekonomike,e ka treguar gjeresisht historia, laisez-fair(shpresoj te mos e kem shtremberuar shume) i sotem eshte paradoksal dhe deri diku antiprodhues si ne kenveshtrimin afatshkurter edhe ne ate afatgjate,funksionon vetem ne kendveshtrimin superafatgjate ..dhe kete e kemi perpara syve te gjithe,16 vjet e pa uje e drita,si dhe te varur plotesisht nga emigracioni...nje gje e papare ne analet historike,do hyjme ne Guiness me siguri...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •