Close
Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 138
  1. #11
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Kurthi i socialistėve pėr Edi Ramėn

    Nga Mero Baze

    Ka pasur shumė debate mbi suksesin apo dėshtimin e mundshėm tė Komisionit Anti-Rama. Thelbi i debatit ka qenė politik dhe nė qendėr tė tij ngrihej pyetja nėse Komisioni do tė heroizonte Ramėn dhe do ta impononte atė si figurė brenda socialistėve, apo do tė dobėsonte popullaritetin e tij. Opozita u tregua gjakftohtė nė atė fazė tė debatit dhe pranoi nė heshtje "kritikat" mbi rritjen e mundshme tė popullaritetit tė Edi Ramės nga ky Komision. Duket se kėtė arsyetim, mė shumė se kushdo tjetėr, e besuan vetė socialistėt qė morėn pjesė nė Komisionin Anti-Rama. Pėr gati njė muaj nga dita e ngritjes sė kėtij Komisioni, pėrveē karagjozllėqeve me bizhgat e Bashkisė, edhe pėr shkak tė nivelit tė tyre tė intelektual, jo vetėm qė nuk janė marrė seriozisht me mbrojtjen e mundshme tė Edi Ramės, por as kanė denjuar tė besojnė shkresat qė gjenden nė sirtaret e tij pėr kėto abuzime. Ata janė mjaftuar me gėzimin e njeriut inferior duke pirė ndonjė kafe me Edi Ramėn dhe tregimin e ndonjė barcalete pėr Brojkėn apo Sali Kelmendin.

    Por ēfarė po ndodh nė tė vėrtetė?

    Nė seancėn e djeshme u pa qartė se opozita ka punuar me seriozitet pėr t'i verifikuar abuzimet e Edi Ramės. Shfletimi i dy dosjeve tė para, tė cilat janė mė tė voglat e abuzimeve tė Ramės, tė bind pėr shkelje tė tmerrshme. Nė pėrgjigje tė kėtyre fakteve kokėforta, deputetėt socialistė tundin disa letra tė zverdhura tė Sali Kelmendit dhe Albert Brojkės. Karakteri politik i debatit nė kohėn qė u ngrit Komsioni, duket se dėmtoi rėndė pikėrisht mbrojtjen e Edi Ramės duke e vendosur parametra tė gabuar nė mėnyrėn se si do tė mbrohej ai. Edi Rama, pikė sė pari, do tė mbrohej duke studjuar dosjet e Edi Ramės. Deputetėt socialistė janė krejt tė papėrgatitur tani pėr ta mbrojtur atė, pasi ata nuk janė marrė me Ramėn, por me paraardhėsit e Ramės duke shpresuar se dhe nė kėtė rast do tė funksionojė teoria e krahasimit me vitin 1938. Nėse socialistėt vėrtet kanė ndėrmend tė mbrojnė Ramėn duke sharė Kelmendin dhe Brojkėn, ėshtė e sigurt se ata, ose kanė zgjedhur tė shesin Ramėn me takt, ose nuk kanė ndėrmend ta mbrojnė dhe hiqen sikur bėjnė zhurmė.

    Qetėsia me tė cilėn Olldashi mori periudhėn fillestare tė Komisionit dhe serioziteti me tė cilin ai ka pėrpiluar relacionet e abuzimeve pėr ēdo dosje, tani janė njė minė me sahat nga e cila nuk mund tė shpėtosh duke qėlluar me kapsolla. Edi Rama pėrpiqet qė edhe mbi akuzat pėr vjedhje, tė operojė me tė njėjtin model duke u krahasuar me paraardhėsit e vet. Unė nuk di nėse ėshtė apo jo abuzues Brojka dhe Kelmendi, por di qė ata nuk i janė trembur ballafaqimit gjyqėsor dhe publik pėr pėrgjegjėsitė e tyre. Edi Rama po. Ai bėri ē'kishte nė dorė ta sabotonte kėtė Komision, por nuk ia arriti. Tani qė erdhi ora e gjykimit, ai mendon se do tė shpėtojė sipas modelit, qė kush ka bėrė punė mė shumė i takon, pėr tė vjedhur mė shumė.



    Copyright © Media Enter 2003

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Orku..ku jane ato shkrime tjera te Altin Xhaferit?

    Vertet ai djal shkruan bukur.

    Suksese atij ne demaskimin e Hajdutve.

    Nuk di ne se PD ka vendos ke do kandidoje ne Bashki dhe nuk di si e mendon PD kryetarin e ardhshem te Bashkise.

    Tirana eshte qytet ( per mendimin tim) qe e ka mbaruar ose e ka konsumuar teper procesin e zgjerimit.

    Ne tirane duhet bere stop gratacielave.
    Tirana ska as det as nje lum si Buna ose Vjosa per tja hedhur tonelatat me m-ut diku.

    Lana qe ka 60 vjet qe eshte vec nje prrua qe con m-ut ne Det e qe nuk ka fuqi te dergoje me as shu-rren e Nanos e jo me dhe te Kuksiano-Tepelenasve qe e kan dyfishuar.
    Qe ne vitet 60 duhej ndaluar ndertimi ne Tirane dhe ajo qe ish te ri-ndertohej e modernizohej.

    Shqiperia nuk ka nevoje per zgjerim Qytetesh sepse asnje qytet nuk i ka ato mundesi.
    Qytetet Shqiptare jane fshatra te cilat u ben fshatra para 100- 200 vjetesh dhe nji fshat nuk behet dot qytet sepse ska fuqi as teknik Shqiperia te konceptoje e ndertoje qytete.
    Ne Shqiperi jane bere ARNIME e jo konstruktime moderne.
    Pamvaresisht se nje grataciel e sotme ne Tirane duket moderne por kablli elektrik qe ushqen ate eshte i konceptuar per barake aksionesh. Tubat e m-utit jane te konceptuara per lagje Bombeji.
    Shkurt asgje qe mund ti thuhet RRJET INXHINIERIK nuk ka as TIRANA e as nji qytet tjeter.

    Duhet nji konceptim i ri ne Shqiperi qofte per qytetin e fshatin qofte per administrimin e TOKES..




    Dalim tek TOKAT.

    Toka bujqesore po shkaterrohet nga ndertimet e boseve fshatare te DROGES te cilet ne fushat me pjellore qe duhet te prodhojne buk e qumesht per sot e per neser ndertojne vilat e tyre beton arme 3-e 4 katshe.

    Kjo eshte padrejtesi sepse keta fshatare hajdute nuk e meritojne ate TOKE.
    TOKA bujqesore eshte PASURI KOMBETARE dhe duhet drejtuar e organizuar mbi te PRODHIMI bujqesor blegtoral i udhehequr nga Shkencetaret tane Agro-veterinar.

    Shqiperia nuk ka TOKE si RUSIA qe te mbjelle vilen e tije motell-Bordell ku te doje nje hajdut qaflesh i llojit te Gezim Celave e Lul Berishave e sorrollop.
    JOOOO

    TOKA BUJQESORE ka dy ZOTER.

    Zotin- NATYRE qe e krijoi dhe ZOTIN- NJERI qe punoi mbi te me shkence e pasion nji jete te tere.

    Ky zoti- njeri eshte jo ai fshatari qe sot rastesisht e pa merite gjendet mbi ato toka te bekuara por eshte SHTETI SHQIPTAR i cili qe me 1920 dergoi jashte djemte e tij dhe i beri agranome e Veterinere e ata punuan keto 80 vjet e pergatiten kuadrot e tjere shkencore dhe e bene Token Shqiptare kte qe eshte.

    Ata jetojne ne kate te treta pallatesh te qelbura qytetesh dhe duke ju dridhur dora blejne nje tuf majdanoz sa frangu pulen te nje zorraxhi matrapaz fshati.

    TOKA duhet RREGULLUAR qe te jete SIGURIA per buke e nji populli sot e MOT.

    Ruset le ti ndajne tokat....ata kane hapsira pa fund.

    Neve na duhet nji rruge tjeter.

    ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 18-05-2003 mė 03:45

  3. #13
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Brari me pare ato shkrime kane qene ne ish webin e Temes. Do te mundohem ti gjej dhe nese arrij do t'i postoj te dyja.

  4. #14
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Faji i Edit

    Nga apartamenti i tij ne kate te 12 fatos nano mund te shikoje se cndodh poshte ne Tirane. Ndoshta do te kopjoje dicka nga kryetari i bashkise piktor, ose ndoshta jo. "Pjesa tjeter e Shqiperise", eshte duke pritur vazhdimin e historise.

    nga Luigi Lusenti

    "Tirana dhe pjesa tjeter", ku pjesa tjeter eshte i gjithe vendi. Keshtu e mendojne shqiptaret dhe vezhguesit e huaj nuk mund te bejne gje tjeter vecse te bien dakord. Tirana eshte ne mes te reformave te nxitura nga kryebashkiaku piroteknik i saj, Edi Rama. Inteligjenca e do, qytetaret e mesem duken indiferente. Kjo ndoshta sepse shumica e nderhyrjeve te kryebashkiakut piktor kane si skene vetem qendren e kryeqytetit.

    "Downtown", u pelqen ta quajne te entuziazmuar fansat e Rames, duke perkufizuar keshtu nje nga lagjet me shtate apo tete pallate, qe te kenaqin syrin nga ana estetike e me njezete apo me shume kate, me vetrata te medha e tarraca te bukura. Ne katet e poshtme lokale te modes, dyqane luksi, pika interneti dhe shume, vileza te blinduara ku jane strehuar ambasada, konsullata, agjenci nderkombetare dhe banka. Cdo vile ekspozon flamurin e vet, targat e saj, fuoristradat dhe njerezit e vet te armatosur.

    "Downtown" tashme e ka shpergulur qendren e vjeter te kryeqytetit, sheshin "Skenderbej". Sheshi i heroit kombetar, zgjerimi ne fund te bulevardit te madh, imazhi qe kane fiksuar te gjitha televizionet e botes gjate trazirave te vitit '97, tashme eshte ne nje gjendje te braktisur. Dy pallate te epokes fashiste kane nisur te degradojne me te shpejte ne mes plehrave, lypsave apo kafsheve rrugace. Edhe Hotel Tirana, nje paralelopiped xhami dhe cimentoje, i ndertuar ne vitet '80 nga nje sipermarrje italo - shqiptare, qe mblidhte deri para pak viteve politikanet dhe biznesmenet, xhambazet e zote dhe trafikantet e vegjel, nuk eshte me ai i njehere e nje kohe. Kete e kane vene re edhe shitsesit ambulante me ngjyre qe me nje zgjuarsi si prej afaristesh kane nisur te spostohen drejt "4 yjeve" te Downtown.

    Por pjesa tjeter, Shqiperia tjeter, nuk eshte jashte Tiranes. Ajo lind pikerisht ne qender, ne rruget e gjata qe shtrihen drejt periferise, drejt pjeses se jashtme te kryeqytetit. Ketu Edi Rama ka lyer me boje te verdhe, limoni dhe te kuqe te ndezur fasadat e shumices se shtepive dhe asgje me teper. Kur te degjojne te thuash emrin e kryebashkiaut, banoret e periferise ecin me tutje pa u ndalur per te bere komente. Kane nje tjeter problem per te zgjidhur, problemin e mbijeteses. Dhe atij i kushtohen me dinjitet.

    Por nje gje duhet thene: qe ne ndryshim nga pjeset e tjera vendit, vetem ne Tirane mund te shihen gjurmet e ndihmes nderkombetare te dhene per kete vend. Sepse pjesa tjeter e kesaj ndihme nuk ka mjaftuar te ndricoje Shqiperine e cila eshte e detyruar akoma te jetoje edhe pa tete ore drita ne dite?

    Po kush eshte konkluzioni atehere: Mos kemi te bejme me nje kryetar bashkie te mire dhe me nje qeverisje te keqe?

    Eshte shpejt per ta thene, pasi zgjedhjet e tetorit ku do te zgjidhet qytetari i pare i kryeqytetit mund te rezervojne ndonje surprize. Kryebashkiaku piktor eshte i dyshuar per korrupsion. Nje komision parlamentar eshte duke hetuar, nese kryetari i tanishem i bashkise do te akuzohej, atehere rikandidimi i tij do te vihej ne loje. Korrekte apo jo, loja e Ballkanit nuk eshte e re dhe identifikohet me cdokend qe merret me politike. Faji i Edi Rames eshte se ka qendruar larg luftes se zoterinjve te pushtetit qe prej nje dhjetevjecari po mbajne peng Shqiperine: Sali Berishes, lider i Partise Demokratike dhe i veriut te vendit dhe Fatos Nanos, kryeministrit socialist zot i pjeses tjeter.

    Fatos Nano, kryeministri fuqiplote, ka blere si rezidence private dy katet e fundit te njerit prej pallateve me te larte te Tiranes. Pothuajse nga te gjitha pjeset e qytetit, banoret qe japin voten, mund te ngrejne kokat drejt vetratave te medha gjithnje te ndricuara. Edhe Fatos Nano mund t'i hedhe syte poshte. Ndoshta do te kopjoje dicka nga kryetari i bashkise piktor, ose ndoshta jo. "Pjesa tjeter e Shqiperise", eshte duke pritur vazhdimin e historise.
    PAUCA SED MATURA

  5. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Prangat presin Ramėn pėr 80 milionėt e "ALBA TV"


    Komisioni hetimor ka bėrė publike dje dosjen e "ALBA TV", e cila provon njė tjetėr skandal tė kryebashkiakut Rama gjatė periudhės qė ka qenė ministėr Kulture. Edhe publikimi i kėsaj dosjeje ėshtė shoqėruar me dabate tė shumta nė komision hetimor. Komisionerėt socialistė herė pas here kanė kėrcėnuar me faktin se dosjet e tyre do t'i ēojnė nė prokurori pėr tė kėrkuar fillimin e ndjekjes penale ndaj ish-drejtuesve tė bashkisė sė Tiranės, por kur deklarimi i tyre ėshtė pėrshėndetur nga kreu i komisionit hetimor ata kanė dėgjuar nė heshtje dosjen nė fjalė. Ajo hedh dritė mbi abuzimet financiare dhe ligjore tė Edvin Ramės. Si rezultat i kėtyre abuzimeve shtetit i ėshtė shkaktuar njė humbje prej 13. 653. 093 lekė, pėrfshi kėtu edhe 7% tė shumės qė i ėshtė paguar Pėrmbarimit pėr ekzekutimin e vendimit tė gjykatės, e cila me vendim tė formės sė prerė detyron "ALBA TV" tė shlyejė detyrimet ndaj shtetit.



    Marrėveshja e paligjshme mes Edvin Ramės dhe “Alva-TV”

    Duke iu referuar dosjes sė bėrė publike nė komisionin hetimor nė datėn 15 gusht tė vitit 2000 me nr.2771 prot., ėshtė nėnshkruar njė kontratė mes zonjės Irena Dule, e cila pėrfaqėsonte ministrinė e Kulturės me autorizim tė Edvin Ramės, dhe Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės, e cila i fal nė mėnyrė tė paligjshme "ALBA TV" njė detyrim prej 7. 999. 755 lekėsh, qė ky televizion i kishte QNK-sė nė formė qiraje pėr ambientet qė kishte zėnė. Nė total "ALBA TV" i detyrohej shtetit njė shumė prej 15.9 milion lekė, ndėrsa nga kjo shumė Rama i ka falur kėtij televizioni shumėn prej 80 milionė lekėsh, ndėrsa rreth 27 milionė lekė tė tjera ALBA do t'ia shlyente shtetit duke transmetuar disa spote publicitare, tė cilat pėrfshihen nė marrėveshjen e nėnshkruar. Shuma prej 80 milionė lekėsh, nė bazė tė vendimit tė formės sė prerė tė gjyqėsorit shqiptar duhej tė derdhej nė buxhetin e shtetit nga "ALBA TV", ndėrkohė qė ajo ėshtė falur nga akt-marrėveshja e mėsipėrme. Duke iu referuar deklaratave tė bėra nga zonja Dule, deklarime qė pėrfshihen nė dosjen e komisionit, si dhe pėrfaqėsuesit tė QNK-sė, tė dy nėnshkruesit e kontratės janė thirrur nė zyrė nga ish-ministri Rama, i cili u ka kėrkuar atyre hartimin e njė marrėveshjeje, sipas tė cilės "ALBA TV" do tė shpėtonte nga falimentimi. Sipas deklarimeve tė bėra nga nėnshkruesit e kontratės, kjo marrėveshje ėshtė mbikėq_yrur dhe aprovuar nga titullari i MKRS-sė Edvin Rama. Nė dosje thuhet se nė akt-marrėveshjen e 15 gushtit 2000 vlera prej 15. 904. 840 lekėsh qė "ALBA TV" i detyrohet MKRS-sė dhe QNK-sė, konsiderohet si objekt, ndėrkohė qė nė asnjė rast nuk pėrcaktohet vlera e falur dhe vlera e negociueshme. Nga analiza qė i ėshtė bėrė akt-marrėveshjes nga kontrollet e njėpasnjėshme, Edvin Rama i ka falur pa kushte dhe pa asnjė qėllim fondin prej rreth 80 milionė lekėsh "ALBA TV", si dhe ėshtė vendosur fondi prej 2.709 milionė lekėsh pėr blerjen e 753 spoteve tek ALBA me nga 25 $ pėr spot, spote kėto tė patra_nsmetuara dhe tė pafaturuara, gjė qė vėr_tetohet edhe nga shkresa e shefes tė financės sė MKRS-sė. Nė total si rezultat i marrėveshjes shteti shqiptar nuk ka arkėtuar fondin prej 13.4 milion lekėsh, ndėrsa akt-marrėveshja e mėsipėrme ėshtė kėrkuar tė prishet nga ish-ministrja e Kulturės Uruēi, nė njė kohė kur nė 25 nėntor 2002 MKRS-ja i ka kėrkuar gjykatės sė Tiranės zgjidhjen e kontratės nė fjalė si tė pabazuar ligjėrisht.




    --------------------------------------------------------------------------------

    Kontrata Rama-Kokėdhima nuk ėshtė shoqėruar me bilanc tė ekspertėve tė liēensuar, nuk ėshtė shoqėruar me proēes-verbal tė dorėzimit tė pasurisė, ēka do tė thotė se ajo i ėshtė falur Koēo Kokėdhimės pa inventar. Si rezultat i shkeljeve ligjore tė lidhjes sė kontratės, dėmi ekonomik i shkaktuar llogaritet nė 30 milion lekė

    Kokėdhima, pronar i paligjshėm i "Sportit Shqiptar"

    Komisioni hetimor parlamentar pėr hetimin e bashkisė sė Tiranės dhe Ministrisė sė Kulturės, ka filluar dje publikimin e dosjeve qė janė hetuar nga ky komision. Kreu i komisionit hetimor, deputeti Sokol Olldashi, ka paraqitur para komisionerėve dy nga dosjet, qė i pėrkasin kohės kur Edvin Rama ka qenė ministėr kulture, dhe pėrkatėsisht kontratave apo marrėveshjeve qė ai ka lidhur nė atė kohė me Koēo Kokėdhimėn pėr gazetėn "Sporti Popullor", e cila aktualisht menaxhohet nga sh.a. "Spektėr", njė nga shoqėritė e Kokėdhimės. Publikimi i dosjes nė fjalė, e cila pasqyron shkeljet financiare dhe ligjore tė ish-ministrit Rama ka shkaktuar debate tė shumta nė komision dhe pothuajse gjatė gjithė kohės komisionerėt socialistė kanė humbur totalisht kontrollin. Pėr minuta tė tėra komisionerėt e PS-sė, pėrveēse janė shfaqur avoketėr tė Edvin Ramės, kanė krijuar tensione nė komision dhe kanė tentuar tė prishin mbledhjen, me synimin e vetėm, mospublikimin e dosjeve nė fjalė. Ndonėse kjo dosje cilėsohet si ndėr mė tė voglat pėrsa u takon shkeljeve dhe abuzimeve, ajo nxjerr nė pah sesi ka vepruar kreu aktual i bashkisė, pėr kohėn kur ka qenė ministėr kulture, dhe sesi ka vepruar ai nė kundėrshtim me ligjet dhe aktet nėnligjore. Komisionerėt e PS-sė kanė kėrkuar mospublikimin e dosjeve nėn preteksin se ata nuk i kishin parė ato dhe nuk mund tė dėgjonin konkluzionet, tė cilat jepeshin nga komisionerėt e opozitės. Gjithsesi kjo nuk ka penguar kryekomisionerin Olldashi qė, me gjithė zhurmėn e krijuar nė komision, tė bėnte publike dosjen si dhe abuzimin financiar prej qindra milionė lekėsh.



    Marrėveshja Kokėdhima-Rama pėr "Sportin"

    Duke iu referuar dosjes, - e etiketuar "Gazeta Sporti", e cila ka qenė nėn varėsinė e ministrisė sė Kulturės deri nė vitin 1999, - ministri i atėhershėm i Kulturės, Edvin Rama, ia dha tė drejtėn e menazhimit pėr kėtė gazetė, shoqėrisė anonime "Botimet Periodike Spektėr", pronė e Koēo Kokėdhimės. Dosja hedh dritė mbi veprimet e paligjshme tė Edvin Ramės si dhe favorizimet qė i ka bėrė Kokėdhimės pėr marrėveshjen nė fjalė, si dhe dėmin pasuror prej 30 milion lekėsh qė i ėshtė shkaktuar shtetit dhe ndėrmarrjes qė menaxhonte gazetėn 'Sporti' pėrpara se ajo tė bėhej pronė e Kokėdhimės. Paligjshmėria e kontratės Kokėdhima-Rama vėrtetohet edhe nė faktin se nė vitin 2002, datė 19 dhjetor, ministria e Kulturės ka kėrkuar nga Gjykata e Tiranės prishjen e kontratės pėr gazetėn "Sporti", duke e argumentuar kėtė kėrkesė padi me paligjshmėrinė e kontratės sė lidhur nga Rama.

    Mė konkretisht, nė dosje thuhet se nė 24 mars 1999 mes Edvin Ramės dhe Koēo Kokėdhimės ėshtė nėnshkruar njė kontratė menazhimi nė lidhje me gazetėn "Sporti Popullor", sipas tė cilės sha Spektėr merrte pėrsipėr tė shlyente borxhin prej 1.3 milion lekėsh qė gazeta "Sporti" i kishte shtypshkronjės Demokracia, si dhe merrte pėrsipėr vazhdimėsinė e kėsaj gazete nėn pėrgjegjėsinė financiare dhe me mjetet e saj financiare. Kontrata Rama-Kokėdhima pėrveēse bie nė kundėrshtim me ligjin 7582 "Pėr ndėrmarrjet Shtetėrore", ėshtė lidhur pa marrė miratimin e Kėshillit Drejtues tė gazetės "Sporti", i cili ka qenė i vetmi organ administrativ i kėsaj ndėrmarrjeje. Sipas dosjes nė fjalė e cila u bė publike nga komisioni hetimor, kontrata Rama-Kokėdhima nuk ėshtė shoqėruar me bilanc tė ekspertėve tė liēensuar, nuk ėshtė shoqėruar me proēes-verbal tė dorėzimit tė pasurisė, ēka do tė thotė se ajo i ėshtė falur Koēo Kokėdhimės pa inventar. Dosja pėrmban shkresat qė administrata e shtypshkronjės "Demokracia" provon se Kokėdhima nuk ka derdhur asnjė qindarkė pėr llogari tė gazetės "Sporti", duke krijuar njė detyrim tė gazetės ndaj shtypshkronjės nė masėn e rreth 1.5 milion lekėve. Sipas dokumentave qė shoqėrojnė kėtė dosje Ministria e Kulturės nuk ka asnjė informacion zyrtar mbi zbatimin e kontratės sė lidhur 4 vjet mė parė apo mbi veprimtarinė e redaksisė sė gazetės "Sporti" pas nėnshkrimit tė kontratės. Kontrata Kokėdhima-Rama ėshtė cilėsuar nė kundėrshtim tė plotė me ligjin edhe nga KLSH-ja, kontestimet e sė cilės pėrfshihen nė raportin pėrfundimtar pėr periudhėn janar '99- dhjetor 2000. Sipas dokumentave zyrtare qė pėrfshihen nė dosje KLSH-ja nė kontrollin e kryer ka verifikuar se kontrata e firmosur nga Rama dhe Kokėdhima ėshtė pa sigėl dhe se ajo nuk ėshtė hartuar nga sektori juridik i Ministrisė sė Kulturės.

    Duke iu referuar dokumentave tė dosjes "Sporti Shqiptar", pėrgjegjėsja e zyrės juridike nė ministrinė e Kulturės, Nikolina Gjordeni, sqaron se nuk ka pasur asnjė dijeni pėr kėtė kontratė dhe kushtet e saj. Gjordeni nė sqarimin e saj thotė se pėr kėtė kontratė ėshtė vėnė nė dijeni nga akti i verifikimit tė inspektorėve tė KLSH-sė dhe fakti qė kontrata nuk ka sigėl tregon se ajo ėshtė redaktuar jashtė sektorit juridik.



    Ēfarė pėrmban kontrata?

    Kontrata e nėnshkruar mė 24 mars 1999 pėrbėhet nga katėr pika tė saj dhe ajo ėshtė firmosur nga ish-ministri i Kulturės Edvin Rama dhe presidenti i sh.a. "Spektėr" Koēo Kokėdhima. Nė pikėn 1 tė saj, thuhet se Ministria e Kulturės ka nė varėsi tė saj redaksinė e gazetės "Sporti Shqiptar", e cila ka marrė statusin e njė ndėrmarrjeje shtetėrore me vetėfinancim dhe funksionon nė bazė tė ligjit 7582. Sipas kėsaj pike, gazeta ėshtė nė gjendje financiare tė dėshtuar dhe ka njė borxh mė tė madh se 1. 3 milion lekė qė rezulton nga kontrolli i MKRS, pra aktualisht aftėsi paguese. Nė pikėn 2 dhe 3 tė marrėveshjes Rama-Kokėdhima thuhet se sh.a. "Botimet periodike Spektėr", merr pėrsipėr detyrimin e sigurimit tė vazhdimėsisė sė botimit tė kėsaj gazete nėn pėrgjegjėsinė e saj me mjetet financiare, si dhe sh.a. "Spektėr" merr pėrsipėr likujdimin e shumės 1.3 milion lekė ndaj tė tretėve.



    Gazeta TemA

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,315
    Postimet nė Bllog
    22
    Interesant per mua ne kete debat eshte papergjegjshmeria si shtetas te denje shqiptare e nje pjese te madhe te shqiptareve. Per shume nga ju debati shtrohet:

    Duhet te hetohet Edi Rama apo jo?

    duke anashkaluar ate me esenciale qe prek direkt interesin e cdo shtetasi shqiptar qe jeton ne Tirane. Pyetja qe cdo shtetas shqiptar duhet te ngreje eshte:

    Ka abuzuar Edi Rama dhe administrata e tij me taksat dhe pushtetin e votebesuar nga zgjedhesit si kryetar bashkie apo jo?

    Ato miliona me te cilat luan Rama, jane taksat qe paguajne mesuesit, shoferet, banoret e Tiranes, biznesmenet e vegjel e te medhenj, shitesit ambulante e kushdo qe jeton e punon ne Tirane. Pra jane parate tuaja te dashur shqiptare, nuk jane "parate e mjerkut shtet". Ju e mbushni arken e shtetit dhe arken e Edi Rames. Nese Rama dhe njerezit e administrates abuzojne dhe vjedhin, nuk vjedhin parate e opozites por te shqiptareve.

    Argumenti i dyte qesharak, qe eshte bere tashme mentalitet i pergjithshem i shume prej jush qe shkruani ne forum, eshte se: "Te gjithe vjedhin, por ne duhet ta falim Edin pasi Edi beri dy gjera per Tiranen". Pra per keta bashkekombas te mi, paska hajdute te mire dhe hajdute te keqinj. Pra ligji duhet perthyer qe te akomodoje hajdutin e mire Rama, dhe te ndeshkoje vetem hajdutin e keq qe vetem vjedh dhe nuk ben gje per popullin e thjeshte. Ky lloj te menduari eshte thelbi i fatkeqesise se vertete te shqiptareve, eshte kjo arsyeja perse prokuroret nuk hetojne, qe kriminelet dhe mafiozet e shtojne pushtetin e tyre nga dita ne dite, pasi populli hesht dhe e pranon realitetin e shthyrrur qe jeton.

    Argumenti i trete qe une dua te ngreh ne kete debat, eshte argumenti i injorances se shoqerise shqiptare. Duke qene se kemi ngelur rreth 50 vjet mbara ne mentalitet, e kemi patur paksa te veshtire qe te kapim mentalitetin perendimor ne lidhje me rrugen se si zhvillohet shoqeria shqiptare. Une ne forum apo ne jeten e perditshme lexoj shpesh njerez qe pasi kthehen nga Shqiperia, gezohen me pallatet shumekateshe, me hotelet me 5 yje te Sarandes, me kartodromet madheshtore te Lundres dhe hidherohen kur mesojne se njerezit e aferm te tyre qe gjithe jeten kane qene me rroga buxhetore, kthen me ato 150 000 leket qe marrin rroge ne muaj qe nuk dalin per te blere as ushqimet e muajit. Teksa ju gezoheni per te tilla "vepra madheshtore", dhe mundoheni ta krahasoni zhvillimin e Shqiperise me keto "vepra", une ligeshtohem pasi e di qe ata qe i ndertojne keto jane ata qe shesin drogen, armet, femrat e deri femijet shqiptare dhe me ato leke "mahnisin" shqiptaret. Teksa keta krijojne monopole, ne rruget shqiptare krijohen tragjedi ku njerezit qe nuk e perballojne dot me jeten kalojne ne depresion te thelle derisa marrin edhe jeten e tyre.

    Per ta mbyllur ne fund me nje perfundim timin qe kam thene shpesh ne kete forum. Ne Shqiperi nuk behet politike pasi po te behej problemet e shoqerise shqiptare nuk do te shtoheshin por do te gjenin zgjidhje, dhe me shume se sa "problemi Rama", ky eshte nje krize e thele morali per gjithe shoqerine shqiptare. Nuk behet me fjale nese Tirana dhe mbare Shqiperia duhet te kete nje kryebashkiak demokrat apo socialist, behet fjale nese do te vazhdohet me moralin e rruges apo me moralin njerezor qe e cmon dhe vlereson cdo popull njesoj.

    Nese Tirana ka nje kryebashkiak qe shkel ligjin, abuzon pushtetin dhe perdor nje fjalor rruge, ai nuk eshte turp vetem per socialistet por per gjithe Tiranen dhe mbare Shqiperine. Tirana nuk eshte kryeqytet vetem i atyre qe banojne ne Tirane, por i mbare Shqiperise.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #17
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Shkrimi i Altinit eshte shume i arritur nga ana artistike. Nese do me duhej ta vlersoja artistikisht ai meriton graden A+.
    A eshte sjelle ky shkrim ketu per te na treguar sa bukur shkruan Altini apo per te na thene se Edi Rama nuk punon mire. Per kete te dyten Altini meriton R.
    A mundet ndokush te me shpjegoje pse ky "Altini" nuk shkruajti kur Tirana po shkaterrohej por po shkruan tash qe ajo po rregullohet? E gjitha eshte tifozllek politik. A me verte ju nuk e kuptoni apo ju vjen per shtat dhe e perkrahni.
    Altini i drejtohet madje dhe me termin Idhull i humbur per te na e bere sa me te besueshme ate qe thote se gjoja ai na e paska pasur idhull Edin por tani qe ai s'po punon mire qenka bere ish idhull, idhull i shembur etj. Idhulli i vertete i Altinit eshte Berisha dhe doktrina e tij. Nese ke idhull Edin nuk mund te punosh tek Tema o Altin.
    A ka shkruar ndonjehere ky Altini kur e drejtonte Tiranen Kelmendi me Brojken? As qe e ve ne dyshim qe jo. Pse? Sepse ateher Tirana ishte me uje e drita? Sepse ishte e paster? Sepse....? Jo mor jo arsyeja e vetme eshte se atehere qeverisnin ata qe Altini i kishte per zemer ndersa sot ata qe ia i quan "armiq". Nese nuk eshte keshtu a mund te ma shpjegoje ndokush qe di me shume persene?
    Do kisha deshire te rishkruaje ne Tetor Altin. Te lexojme se si ju Altineve ju eshte "vjedhur vota"
    Ah mer Altin edhe une kam nje te mete te perafert me tenden. Behem gjithmone tifoz me ate qe humb por jo ne politike por ne Sport. Politika eshte interes dhe cilido behet me ate qe i perputhen interesat. Fatkeqsisht ata qe "Altinet" perkrahin permbushin interesat e minorances dhe si rrjedhoje jane ne minorance.
    Altin mos peshty larte se te kthehet peshtyma e te bie ne surrat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Henri Anderson : 20-05-2003 mė 13:30
    Henri Anderson was here.

  8. #18
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Henri Anderson

    A me verte ju nuk e kuptoni apo ju vjen per shtat dhe e perkrahni.

    E ty te vjen per shtat te mos e perkrahesh Henri. A nuk po ben dhe ti tifozllek politik???

    Cfaredo qe te ndodhe me zgjedhjet lokale, nuk ka me bukur se kjo qe po ndodh keto kohe, qe Edi Rames po i dalin te palarat nje nga nje. E per kete komisioni qe po punon do te mbetet i nderuar para qytetareve te Tiranes e atyre te krejt Shqiperise.

  9. #19
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Dita!
    Me sa me kujtohet mua ne nuk njihemi me njeri-tjetrin, apo jo?

    Nuk e di nese e keni lexuar ate qe une shkrova apo i keni hedhur nje sy. Me siguri kjo e dyta do jete. Te lutem riktheju dhe nje here asaj qe une kam shkruar me lart dhe rilexoje. RI-lexoje mire te lutem dhe cito ku eshte tifozlliku im.
    Mundesh?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Henri Anderson : 20-05-2003 mė 14:45
    Henri Anderson was here.

  10. #20
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Ah dhe dicke Dita.
    Nese keni kohe pergjigjuni pyetjeve te mia ne ate post. Do te ishte interesante se si ju do te argumentonit.
    Henri Anderson was here.

Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bosnja Dhe Serbia (Lufta)
    Nga forum126 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-12-2015, 10:30
  2. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42
  3. Ngrihet komisioni parlamentar hetimor pėr KESH
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2004, 02:56
  4. Spartaku, i vetem perball KGB-se socialiste.
    Nga erzeni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 15:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •