Kėshilli i IS-sė e ka marrė dje vendimin nė San Paolo tė Brazilit
PS pranohet nė Internacionalen Socialiste
D.T.
TIRANĖ Kėshilli i Internacionales Socialiste, i cili ėshtė mbledhur dje rreth orės 15.30 me orėn lokale tė San Paolos, nė Brazil ka miratuar vendimin pėr ti kaluar Kongresit XXII tė Internacionales pranimin me tė drejta tė plota tė PS-sė nė kėtė organizatė tė sė majtės botėrore. Ky vendim do tė bėhet i njohur sot, nė ditėn e parė tė punimeve tė Kongresit, bėjnė tė ditur burime pranė delegacionit shqiptar atje. Nė mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm Drejtues kanė marrė pjesė edhe drejtues tė lartė tė sė majtės evropiane si Shrėder, Toni Bler etj. Vendimin pėr pranimin si anėtare me tė drejta tė plota tė PS-sė e ka pėrshėndetur edhe nėnkryetari i PSD-sė, Gaqo Apostoli, i cili pėrfaqson PSD-nė nė kėtė Kongres qė do tė zhvillohet pėr tre ditė me radhė. Ndėrsa Partia Socialiste Shqiptare nė kėtė kongres pėrfaqėsohet nga vetė kryetari dhe kryeministri Fatos Nano, i cili gjatė ditėve tė punimeve do tė mbajė edhe njė fjalė. Ky kongres do ti zhvillojė punimet nė datat 27-29 tetor nė San Paolo tė Brazilit dhe Partia Socialdemokrate Shqiptare ėshtė anėtare me tė drejta tė plota, ndėrsa PS pret anėtarėsimin e plotė nė kėto dy ditė. Punimet e Kongresit do tė pėrqendrohen nė lėvizjen botėrore socialdemokrate, socialiste e laburiste pėr zhvillime tė tilla si integrimet rajonale dhe programet zhvilluese pėr kėtė qėllim, lėvizjen pėr paqe dhe zgjidhjen e konflikteve, luftėn kundėr varfėrisė, pėrfshirjen e gruas nė politikė, forcimin e institucioneve demokratike dhe shoqėrisė civile, etj. Gjatė punimeve tė kongresit pritet qė kryetari i PSSH-sė, Fatos Nano dhe nėnkryetari i PSD-sė, Apostoli, tė kenė takime tė veēanta me personalitete tė sė majtės botėrore. Nė Kongresin XXII tė Internacionales nuk ka marrė pjesė vetė kryetari i PSD-sė, Skėnder Gjinushi, pėr tė shmangur njė takim tė mundshėm me kryetarin socialist Fatos Nano, pas akuzave qė ky i fundit bėri pėr pėrfshirje nė organizimin e 14 shtatorit. Ndėrsa Nano ka lėnė jashtė delegacionit socialist sekretarin ndėrkombėtar Ilir Zela pėr arsye se ai votoi kundėr dy ministrave nė Kuvend.
Krijoni Kontakt