Mediat Shqiptare per mendimin tim jane shume joprofesionale. Para nje muaji disa persona arrestohen nga policia per gjobvenje. Dy nga te dyshuarit ishin police te RENEA. Botohen fotot e tyre me emer dhe mbiemer!
Para nje jave ne gazeten e pavarur "Panorama", del nje artikull rreth kesaj historie.
Po e postoj ketu. Ju lutem shprehni mendimet tuaja.
Faqe 10 - Koment
20Tetor 2003
Ligji, gazetaria dhe e drejta e akuzės
Mė 23 shtator, Policia Kriminale e Tiranės arrestoi katėr persona si tė implikuar nė njė dallavere gjobash. Normale, policia ka dyshime, ndalon sipas ligjit tė dyshuarit, i trajton sipas ligjit, dhe kėtu mbaron detyra dhe e drejta e saj. Sikur ta dija qė policia ka dyshime pėr mua, paraqitem personalisht nė komisariat dhe vihem nė dispozicion! Ēdo person ėshtė i pafajshem deri nė provė tė kundėrt, provė qė duhet tė jetė sipėr ēdo dyshimi tė arsyeshėm e tė pranueshem! Por ka persona, qė kjo u duket diēka tepėr e parėndėsishme, veprojnė sikur tė kenė tė drejtėn pėr tė dhėnė patenta qytetėrimi me njė mėnyrė sjelljeje tė dikujt qė ėshtė sipėr ēdo Ligji tė Zotit apo tė Njeriut, tendencė qė nganjėherė ėshtė sėmundje profesionale, e nganjeherė profesionalizėm i sėmurė.
Rrallėherė kam parė paqytetėrim dhe papėrgjegjėsi nė punėn e gazetarit, sa nė disa media shqiptare qė kanė trajtuar ēėshtjen e Xhavarės dhe Elezit. Kam patur nderin dhe privilegjin qė tė njoh nga afėr RENEA-n. Qė RENEA punon me zemėr, nuk ėshtė teori e imja, por opinion i disa prej ekspertėve mė tė mėdhenj tė botės pėr antiterrorizmin e konsulentė tė Qeverive Amerikane, Franceze e Spanjolle. Si tė bėj qė ta di unė? Thjesht, para se tė flas, informohem! Pas shumė pėrpjekjesh, kam arritur ti njoh personalisht, tė pi njė kafe dhe nė vend qė tė bėj diskutime Rambosh me ta, kam biseduar pėr familje, kosto jetese, sa vėshtirė ėshtė qė tė shkosh nė operacion nė mes tė natės, nė shi e nė borė, kur lė fėmijėn kėrthi me temperaturė 40 e nuk e di se a kthehesh gjallė nė shtėpi. Diskutime mėse serioze, me njerez mėse seriozė.
Janė fajtorė Xhavari e Elezi?
Nuk e di! Nuk kam tė drejtė tė flas! Pasi Republika e Shqipėrisė, si shtet demokratik dhe i sė drejtės, ka organe gjyqėsore tė pavarura, qė gjykojnė personat e pandehur, e i gjykojnė nė bazė tė parimit tė pafajsisė deri nė provė tė kundėrt, kur ėshtė akuza qė duhet tė provojė fajėsinė e tė pandehurit, dhe jo i pandehuri qė duhet tė provojė pafajėsinė e tij.
Nė 2001, Alban Xhavara mė ka thėnė njė fjalė tė veēantė, kur e pyeta se, ēdo tė thotė tė jesh polic i RENEA-s. Mė tha qė ėshtė interesante, por mos harro se na kanė vdekur shokėt nė krahė! Sinqerisht, nuk dua tė besoj qė tė jetė kriminel njė njeri qė arrin tė kristalizojė e tė shprehė njė ngarkesė tė tillė emocionale me kaq sinqeritet, qė i ka dhėnė shumė vendit dhe shoqėrisė nė 13 vjet shėrbim. Mendimi im personal, ėshtė se janė tė pafajshėm! Pasi nė rradhė tė parė, pėrjashtoj mundėsinė e implikimit nė aktivitete tė paligjshme tė elementėve mė tė besuar tė policisė, qė bėjnė punėn mė tė rėndė e tė rrezikshme tė policisė! Sikur tė jenė fajtorė? Tė dėnohen pa mėshirė! Por duke respektuar Ligjin! Besoj se personat qė kanė botuar fotografitė e Elezit dhe Xhavarės, e kanė tė qartė tipin e operacioneve qė kėta shtetas kanė kryer nė emėr tė Ligjit! Pėr fat tė mirė qė gazetat nuk kanė botuar fotografitė e fėmijėve tė tyre dhe shkollat ku mėsojnė, ushqimoret dhe parrukeritė qė zonjat e tyre frekuentojnė, trungun familjar, oraret dhe klubet ku baballarėt e tyre shkojnė tė luajnė domino me pensionistėt e lagjes! Pasi edhe adresėn e shtėpisė e kanė dhėnė, dhe kush nuk di ta gjejė, edhe njė lokal tė njohur si pikė referimi! Edhe nė qoftėse kėta shtetas do tė rezultonin fajtorė, qė jam i sigurtė qė nuk do jetė kėshtu, mediat kanė detyrėn qytetare dhe ligjore, qė tė mos dekonspirojnė identitetin e kėtyre njerėzve! Pasi, vėnė nė rrezik jetėn e familjeve tė tyre!
Sayaret Matkal!
Nga ky moment qė po shkruaj kėtė fjalė, nuk kam tė drejtė tė shkel nė Izrael, sepse nė bazė tė ligjeve tė shtetit izraelit, kush boton kėtė fjalė, dėnohet penalisht sapo tė hyjė nė Izrael! Ėshtė ekuivalenti i RENEA-s pėr shtetin e Izraelit! Njė vend qė e kupton rėndėsinė e institucioneve dhe i mbėshtet ato, qė nuk i shet!
Para do kohėsh, njė gjykatė angleze dėnoi pėr njė krim ordiner, njė ish-anėtar tė SAS, kjo njėsia antiterroriste e Britanisė sė Madhe. Edhe pse ky person ishte nė lirim nga 1978, gazetat angleze, tė demokracisė mė tė lashtė nė botė, nuk guxuan tė pėrmendin emrin e tij, nuk dhanė informacione pėr ēėshtjen gjyqėsore qė mund tė ēonin nė identifikimin e tij. Sikur dikush tė guxonte tė botonte foton e tij, do tė dėnohej me burg tė rėndė pėr atentat ndaj sigurisė kombėtare! Po sikur Xhavari dhe Elezi tė jenė tė pafajshėm? Ashtu si unė personalisht, nė tė drejtėn time si qytetar i lirė tė kem opinione, jam i bindur qė janė! Ēguxim kanė personat e papėrgjegjshėm qė botojnė fotografitė me emėr dhe mbiemėr tė anėtarėve tė njė njėsie antiterroriste tė njė shteti tė dalin nė rrugė tė madhe? Si ka shteti shqiptar kurajon morale t“i kėrkojė qytetarit tė thjeshtė respektimin e Ligjit, dhe pastaj tė lejojė njė shkelje kaq flagrante tė Ligjit dhe Sigurisė Kombėtare? Padyshim nė rang ndėrkombėtar, botimi i kėtyre fotografive me emėr dhe mbiemėr, do tė konsiderohet si njė shkelje flagrante e krahasueshme me njė akt terrorist! Emrat e kėtyre personave mbeten sekret nė shtete me dhjetėra milion banorė, ku mundėsitė e identifikimit janė pothuaj joekzistuese! RENEA ėshtė njė strukturė qė ka kushtuar shumė kapitale njerėzore, monetare, sakrifica e shumė e shumė punė! Nuk besoj qė ėshtė e dobishme pėr shoqėrinė qė ta asgjėsojmė moralisht! Pasi, tė jemi objektivė, RENEA ėshtė nė krah e nė shėrbim tė qytetarit. Duhet ta kemi tė qartė se nė kuadrin e luftės kundėr terrorizmit, nga e cila shpresojme tė fitojme ndonje pikė si vend, kartvizita dhe fytyra e prezantueshme e Shqipėrisė ėshtė ajo qė profesionistėt amerikanė quajnė APCTU, Albanian Police Counter-Terrorist Unit, njėsia antiterroriste e Policisė Shqiptare, d.m.th. RENEA, dhe jo kalemxhinj qė nuk kanė as kurajon morale tė firmosin artikujt e tyre demigrues. Kushedi pse amerikanėt kanė atė sifatin e keq tė shikojnė veprat, rezultatet dhe jo lloqe kavaje, ushtrime gazetarie diletante tė njė gustoje shumė tė dyshimtė! Asnjė shtet nė botė, dhe sidomos Shqipėria, nuk mund t“i lejojė vetes luksin qė tė ketė njė njėsi antiterrorizmi tė demotivuar, tė fyer, qė ndihet e kėrcėnuar fizikisht e moralisht nga shoqėria! Kryesisht, gjuha e pėrdorur nga mediat pėr tė pėrshkruar punėn e Policisė, edhe para zhurmės pėr Xhavarin dhe Elezin, ėshtė tepėr jokorrekte, joprofesionale dhe larg sė vėrtetės! Njė gjuhė prej nazi-marksistėsh qė nė artikujt e tyre shprehen RENEA ekzekuton, RENEA eliminon, Policia vret, operacione tė RENEA-s tė pėrfunduara me vrasjen e kriminelėve? Ku e kanė mėsuar gjuhėn shqipe dhe terminologjinė profesionale, nė manualet pėr torturat e Sigurimit tė Shtetit, apo nga njė linguist i Gestapos? Mė ētė drejtė morale shoqėria shqiptare kėrkon impenjim nga polici, kur lejon qė jeta e fėmijėve tė tyre tė ekspozohet nė mėnyre kaq kriminale, qė tė fyhet me njė terminologji qė zakonisht, u rezervohet horrave tė Arkanit? A e dinė kėta zotėrinj se elementi kryesor nė strategjinė e RENEA-s ėshtė Negocimi, d.m.th. pėrpjekja deri nė maksimum pėr tė zgjedhur problemin pa konflikt e gjakderdhje? Asnjė anėtar i RENEA-s nuk dėshiron konflikt tė armatosur, pasi pėr tė do tė thonte tė jetė kandidat pėr tė lėnė rrashtėn! Nuk duhet tė jesh ekspert botėror i balistikės ligjore pėr tė kuptuar se njė konflikt i armatosur nuk bėhet me fjalorė dhe traktate juridike, por me armė zjarri, tė cilat kanė vetinė t“i shpojnė lėkurėn tė mirit dhe tė keqit! Me ētė drejtė pėrdoret njė terminologji, qė krahason njė strukturė tė njė shteti demokratik, mė tė impenjuarėn kundėr krimit dhe terrorizmit, me skuadronet e vdekjes! Mos vallė akuzojnė indirekt shtetin shqiptar pėr strategji tensioni, karta bianke pėr pushkatime pa gjyq, apo terrorizėm shtetėror? Kur nuk e respektojmė ne shtetin dhe strukturat e tij, sa respekt mund tė ketė bota, si pėr ne, si pėr shtetin tonė? Njė gazetar korrekt dhe profesionist do tė shkruante, gjatė njė konflikti tė armatosur me RENEA-n, humb jetėn njė i kėrkuar! Ėshtė tjetėr tė shkruash qė nė njė konflikt tė armatosur me Policinė dikush humb jetėn, tjetėr qė Policia ekzekuton, vret, eliminon, qėron nga faqja e dheut! Tė shkruash u vra, u ekzekutua nga Policia, nėnkupton paramendim, vullnet tė saj pėr konflikt dhe gjakderdhje, gjė qė nuk pėrkon me tė vėrtetėn! Pasi i kėrkuari ka bėrė njė zgjedhje, atė tė kundėrshtojė me armė Policinė! Konfliktin kryesisht, e provokon ai qė ka dalė jashtė normave tė Ligjit, jo kush pėrpiqet tė mbrojė Ligjin! Anėtarėt e Policisė, e sė pari, RENEA-s, janė gati tė rrezikojnė jetėn pėr tė izoluar personat me rrezikshmėri shoqėrore. E kėtu, qėndron superioriteti i tyre moral, te gadishmėria pėr tė dhėnė jetėn pėr shoqėrinė! Mjafton njė llogari e thjeshtė, janė disa herė mė tė shumtė policėt e vrarė nga kriminelėt, se kriminelėt e vrarė nga Policia.
Pse nuk pėrpiqemi tė kuptojmė qė puna e kėtyre burrave ėshtė mbi tė gjitha, vetėdije dhe ekuilibėr psiko-emotiv i jashtzakonshėm e sakrificė? Qė tė bėsh punėn qė bėjnė ata, muskujt janė gjėja e fundit. Ėshtė mendja e zemra qė ēojnė peshė nė profesione tė caktuara! Ne nderojmė atė qė ėshtė gati tė lėrė kokėn pėr vėllain e tij, pse nuk respektojmė ata qė janė gati tė lėnė kokėn pėr Atdheun?
Si mund tė flitet pėr degjenerim tė reputacionit tė RENEA-s nga disa gazetarė, tė cilėt as nuk firmosin artikujt e tyre? D.m.th. fletė-rrufe dhe letra anonime si nė kohė tė Dullės! Pastaj ish-punonjėsit e RENEA-s Xhavara dhe Elezi! Kush i bėri ish-punonjės, pėrderisa rezulton qė kėta zotėrinj janė anėtarė me titull tė plotė, tė nderuar e tė respektuar tė RENEA-s, pėrderisa nuk ka asnjė vendim tė organeve kompetente qė i largon nga puna, ashtu siē nuk ka vendim fajėsie nga Gjykata! D.m.th. po bėhemi edhe shefa kuadri tė Ministrisė sė Rendit Publik? Komplimente, goxha karrierė!!!
Nė kėtė kontekst, nuk ēon peshė fajėsia apo pafajėsia e Xhavarės dhe Elezit! Edhe pse jam i bindur nė pafajėsinė e tyre dhe nė pastėrtinė e njė institucioni tė nderuar siē ėshtė RENEA. Kėtu janė kryer dy shkelje shumė tė rėnda tė Ligjit, duke botuar fotografitė e tyre, duke konsideruar si fajtorė, shtetas qė Gjykata nuk i ka shpallur fajtorė, duke shkelur kėshtu njė nga tė drejtat themelore tė qenies njerėzore nė Shqipėri e nė gjithė botėn e lirė, atė tė prezumimit tė pafajsisė! Janė shkelje qė dėnohen nga Kodi Penal! Ta lėmė mėnjanė terminologjinė prej killerash qė pėrdorin disa gazetarė nė punėn e tyre!
Kush janė kėta Bin Ladenė tė penės, qė bėjne mė shumė dėm se Bin Ladeni, qė nuk respektojnė Ligjin, qė nuk presin njė vendim tė Gjykatės, vendim qė as Presidenti i Republikes nuk ka tė drejte tė kontestoje? Dhe kjo mendėsi shpėrfillėse ndaj sė Drejtės dhe tė drejtave njerėzore nuk kufizohet vetem me Policinė, por ėshtė njė katakteristikė e mjaft mediave. Ku jo rrallė, elementi kryesor dallues i tyre ėshtė mungesa e respektit pėr tė vėrtetėn, pėr tė drejtat elementare tė personit pėr tė cilin shkruajnė! Pa e patur problem se mbase dikujt i shkatėrrojnė jetėn! Pa njohur etikė morale e profesionale! Pėr ndjenjė qytetarie e pergjegjėsie tė mos flasim fare! Asnjė gazetė nė botė nuk shkruan emrin e minorenėve tė arrestuar apo tė dėnuar pėr ēfarėdo vepėr penale, asnjė gazetė nė botė nuk shkruan emrin e njė tė dyshuari pėr pedofili e krime tepėr tė neveritshėm, pasi akuza mund tė jetė e padrejtė! Vetėm nė mediat tona takon shkelje kaq tė rėnda.
Kam respekt tė pakufishėm pėr gazetarėt e mirėfilltė e tė ndershem, qoftė intelektualisht, qoftė personalisht, tė cilėt duhet tė bėhen flamur i informacionit korrekt dhe mbi tė gjitha respektues e t“i diskreditojnė personazhet e padenjė e abuzues tė asaj qė ėshtė fryma e vėrtetė e shtypit tė lirė! Frymė qė e do gazetarin si dėshmitar e jo si protagonist, si pėrcjellės tė sė vėrtetės e jo si manipulues tė saj! Nė mos duan qė edhe emri i tyre i nderuar, tė njolloset pėr faj tė kėtyre personazheve. Tė atyre qė mbulojnė pendėn me turp! Duke injoruar Ligjin dhe normat mė elementare tė bashkėjetesės dhe rregullave tė njė shoqėrie tė qytetėruar! Gjakun dhe djersėn a atyre tė pakėve qė diēka bėjnė pėr kėtė Shtet!
© 2003 Gazeta Panorama
Krijoni Kontakt