Komisioni bėn publike dosjen e rikonstruksionit tė rrugės Punėtorėt e Rilindjes
Tenderat e Bashkisė: 47 pėrqind e fondit shpėrdorohet nga Rama
Sipas relacionit nga kontrolli qė i ėshtė bėrė dosjes rezulton se nga 69.227.355 lekė qė ėshtė vlera e paguar vetėm 36.675.944 lekė, janė derdhur nė vepėr
Komisioni hetimor parlamentar ka bėrė dje publike dosjen e rikonstruksionit tė Rrugės "Punėtorėt e Rilindjes", si dhe rikonstruksionin e "Trotuaret e Lanės plus Nyja tek kėndi i lojrave". Sipas relacionit abuzimi pėr tė dyja rikonstruksionet arrin nė rreth 47 pėrqind tė fondit total tė pėrcaktuar ose rreth 32.551.411 lekė. Nė relacion thuhet se prokurimi pėr objektin e mėsipėrm filloi me urdhrin e prokurimit Nr. 279, dt 17. 04. 2001, me procedurė prokurimi tender i hapur me afat tė pėrshpejtuar jo mė pak se dhjetė ditė, ndėrsa fondi limit i pėrcaktuar ka qenė 99.673.000 lekė. Sipas relacionit nga kontrolli qė i ėshtė bėrė dosjes nė fjalė rezulton se nė vepėr janė derdhur vetėm 36.675.944 lekė, ose 53 % e tė gjithė fondit. "Firma fituese u paraqit me ofertėn 83.647.251 lekė. Kontrata me tė u lidh mė 23. 05. 2001, ēka vė nė dyshim pėrshpejtimin e procedurės sė prokurimit, gjė qė vėrehet nė shumė prokurime me vlera tė mėdha nė Bashkinė e Tiranės. Vlera e fituar, sipas preventivit, ndahet pėr ēdo objekt mė vete", thuhet nė relacionin e paraqitur nga komisioni. Sipas relacionit oferta fituese ka parashikuar njė fitim prej 3 pėrqind, ndėrkohė qė ēmimet janė rritur ndjeshėm ndaj ēmimeve tė preventivuara tė Bashkisė, ėshtė likujduar 100 pėr qind nė fund tė punimeve.
"Po tė krahasosh zėrat e punimeve nė preventiv me ato nė situacion, ndryshimet janė drastike, jo vetėm nė vėllimin e zėrave tė planifikuar, por edhe nė shtesėn e punimeve tė reja, me ēmime tė pavendosura nė ofertėn fituese. Nė situacionin pėrfundimtar, i cili nga kėqyrja nė vend, rezulton tė jetė nė njė masė tė madhe fiktiv, ėshtė paguar i gjithė fondi i parashikuar nė preventiv, me ndryshime nė objektet pėrbėrėse tė kėtij prokurimi, qė kompensojnė njera-tjetrėn", thuhet nė relacionin e komisionit.
Relacioni pėr Rrugėn "Punėtorėt e Rilindjes"
Vlera e paguar Vlera Reale Vjedhja
43.628.110 18.059.991 25.568.119
100% 41.4% 58.6%
Relacioni pėr " Trotuaret e Lanės + Nyja tek kėndi i lojrave"
Vlera e paguar Vlera Reale Vjedhja
25.599245 18.615.953 6.983.292
100% 72.7% 27.3%
Relacioni pėrfundimtar
Vlera e Paguar Vlera reale Vjedhja
69.227.355 36.675.944 32.551.411
100% 53% 47%
Krijoni Kontakt