Per mendimin tim fatkeqesia kryesore e Shqiperise nuk eshte ndarja e hajduteve ne te mire dhe te keqinj, por fakti se askush prej pozitareve nuk i ndahet dot trashegimise sone vdekjeprurese per t'i bere ndere miqve edhe kur vete mbetet pa gje. Sepse kjo ben qe, sikurse thote edhe ai "Altin Xhaferri", stili i te cilit i ngjan shume analistit titullar te gazetes "Tema", edhe idhujt te kthehen ne djaj me t'u ulur ne kolltuk. Nese tre hallkat e pushtetit shqiptar do te cliroheshin se pari nga ky VES GJENETIK, atehere do te ishte edhe shume me e thjeshte per te nxjerre zbuluar "peshqit e medhenj", korrupsioni dhe lidhjet e te cileve me krimin e organizuar jane absolutisht shume me te rrezikshem sesa banalitetet apo arroganca e nje kryetari bashkie, qofte kjo edhe bashkia qendrore e vendit. Persa i perket ketij te fundit, s'besoj se shumica e shqiptareve te Tiranes ia vene fajin Edi Rames per cilesine e ajrit qe thithin, per togjet e plehrave poshte pallateve, apo s,mbaj mend cfare tjeter permend ai i "Temes". Qe nga viti 1992, ata s'kane pare ndonje investim per t'u mbajtur mend, pervec mbipopullimit te kryeqytetit dhe te drejtorive urbane nga bashkekrahinore te Berishes e te Metes gjate sundimit te tyre. Dhe Meta, e ca me pak Berisha, nuk jane lakuar kushedi cfare per hajdutlleqe ne publikun shqiptar. Por akuzat ndaj tyre, shume prej te cilave sot nuk ekzistojne me per merite te Rames, jane gjendjet e mjerueshme ne te cilat lane rruget kryesore si Unazen, ate te Durresit apo te Elbasanit. Apo Lanen e kioskat anektodike te parkut Rinia. Duke anashkaluar keto, personazhe si ai Xhaferri me bejne te besoj se me deklaraten e tij ai i mohon Edi Rames nje vote qe ky i fundit kurre nuk e ka pasur...
Krijoni Kontakt