Close
Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 138
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Xhaketėzinjtė e Ramės dhunojnė parlamentin

    Xhaketėzinjtė e Ramės dhunojnė parlamentin

    Katėr zyrtarė tė bashkisė sė Tiranės, tė veshur me xhaketė ta zeza, provokojnė mbledhjen e komisionit hetimor, ndėrsa kryekomisioneri detyrohet tė mbyllė mbledhjen pasi vartėsit e Edvinit nuk pranojnė tė dalin nga salla. Kryekomisioneri e ka cilėsuar kėtė veprim si anti-ligjor dhe demostrim force, jo vetėm nga ana e tyre, por edhe nga komisionerėt socialistė

    Olldashi tha se me kompetencat qė i jep ligji nuk do tė tolerojė nė asnjė moment veprime tė tilla qė janė shkelje flagrante tė ligjit

    Komisionerėt socialistė dhe katėr zyrtarė tė Bashkisė sė Tiranės, mes tė cilėve edhe drejtori i shėrbimeve publike, Dritan Agolli, kanė provokuar dje mbledhjen e komisionit hetimor anti-Rama, duke shkelur totalisht ligjet dhe rregulloren e komisionit. Katėr vartėsit e Ramės, - tė cilėt cilėsohen, qoftė nė relacionet e komisionit, ashtu edhe nė raportin sekret tė KLSH-sė, si individėt qė kanė shkelur dhe abuzuar me ligjet nė ēdo procedurė tenderi, - kanė hyrė nė sallėn ku po zhvillohej mbledhja, pa u miratuar mė parė nė komision njė pjesėmarrje e tillė. Shfaqja e katėr zyrtarėve tė bashkisė me nga njė kompjuter lap-top nė duar dhe me dosje ka krijuar njė konfuzion nė sallė, duke ndėrprerė edhe mbledhjen. Kreu i komisionit hetimor Sokol Olldashi ka kėrkuar sė pari nga vartėsit e Ramės tė thonė se me ēfarė cilėsie janė paraqitur nė komision dhe kush i ka thirrur ata. Por ka qenė njė ndėrhyrje e komisionerėve socialistė, kryesisht e deputetit Braēe dhe sekretarit Xhafaj, sipas tė cilėve kanė qenė ata qė kanė organizuar njė pjesėmarrje tė tillė. Replikat e shpėrthyera nė komision mes komisionerėve dhe mosbindja e katėr vartėsve tė Ramės pėr tė respektuar ligjet mbi organizimin dhe funksionimin e Kuvendit tė Shqipėrisė, ka bėrė qė kreu i komisionit hetimor tė ndėrpresė mbledhjen. Pėrpara marrjes sė kėtij vendimi kreu i komisionit u kėrkoi disa herė pėrfaqėsuesve tė bashkisė, qė tė dalin nga salla, derisa komisioni tė merrte njė vendim tė ndėrmjetėm, me anė tė tė cilit tė vendosej nėse vartėsve tė Ramės do u lejohej pjesėmarrja nė mbledhjen e komisionit, ose jo. "Nėse ju keni ardhur si vizitorė dhe vetėm do tė dėgjoni, atėherė duhet tė zhvendoseni nė fund tė sallės. Por nėse keni ardhur si dėshmitarė, atėherė duhet tė dilni, pasi nuk ka asnjė vendim tė komisionit qė ju tė thirreni tani si dėshmitarė. Ju jeni dėshmitarė, por do tė vini kur t'ju thėrrasim ne", u shpreh Olldashi. Por kjo kėrkesė e tij ėshtė kundėrshtuar nė heshtje nga bashkiakėt, tė cilėt, tė shtyrė edhe nga komisionerėt socialistė, kanė rezistuar pa lėvizuar nga vendi vetėm pėr 10 minuta, por nuk kanė pranuar tė dalin jashtė sallės.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Olldashi: Banda e Ramės dhunoi parlamentin

    Kryetari i komisionit hetimor parlamentar anti-Rama ka deklaruar nė njė konferencė pėr shtyp, menjėherė pas mbylljes sė mbledhjes sė komisiomit, se njė bandė xhaketėzinjsh, dhunuan parlamentin dhe provokuan komisionin duke shkelur tė gjitha ligjet e shtetit. Olldashi e ka cilėsuar kėtė veprim si njė demonstrim force nga ana e socialistėve dhe e vartėsve tė Ramės me synimin e vetėm pėr tė tensionuar dhe prishur mbledhjen e komisionit hetimor. Olldashi tha se me kompetencat qė i jep ligji, nuk do tė tolerojė nė asnjė moment veprime tė tilla qė janė shkelje flagrante tė ligjit. "Nuk ka asnjė vendim tė komisionit hetimor pėr tė thirrur si pjesėmarrės nė mbledhjen e komisionit, njerėz tė paftuar. Nėse ata do tė paraqiteshin nė komision si dėshmitarė, atėherė komisioni duhet tė merrte njė vendim tė ndėrmjetėm. Komisioni nuk ka marrė asnjė vendim tė tillė dhe pėr aq kohė sa nuk ka njė vendim, atėherė askush nuk mund tė paraqitet nė komision me cilėsinė e dėshmitarit", u shpreh Olldashi.

    Mė tej ai ka denoncuar veprimin e katėr vartėsve tė Edvin Ramės, njėri nga tė cilėt, Dritan Agolli, ėshtė kėrkuar tė ndiqet penalisht nga ana e komisionit hetimor pėr falsifikim dokumentash zyrtare, duke e cilėsuar shfaqjen e tyre nė mbledhjen e komisionit si tėrėsisht nė kundėrshtim me ligjet. Nė lidhje me vazhdimin e mbledhjes nga ana e komisionerėve socialistė, Olldashi tha se ajo nuk ėshtė mbledhje e komisionit, por thjesht njė mbledhje e grupit tė PS-sė me disa zyrtarė tė bashkisė. "Mbledhja ėshtė e paligjshme, pasi nė bazė tė rregullores dhe ligjeve mbi funksionimin e komisioneve parlamentare, mbledhjet e kėtyre komisioneve zhvillohen vetėm nėn drejtimin e kryetarit tė komisionit dhe mbyllen po nga kryetari i komisionit", tha Olldashi.


    --------------------------------------------------------------------------------
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Mediat ikin, vartėsit e Ramės flasin si Braēja

    Mediat ikin, vartėsit e Ramės flasin si Braēja

    Megjithėse mbledhja e komisionit hetimor u deklarua e mbyllur nga ana e kryekomisionerit Olldashi, komisionerėt socialistė kanė vazhduar formalisht mbledhjen duke u drejtuar disa pyetjeve vartėsve tė Ramės me xhaketa tė zeza. Pyetjet, kryesisht katėr vartėsve tė kryetarit tė bashkisė, u janė drejtuar nga deputeti Braēe, ndėrsa pėrgjigjet e tyre kanė qenė krejtėsisht formale. Pa mbajtur absolutisht asnjė shėnim, vartėsit e Ramės, tė veshur me xhaketa tė zeza dhe tė pajisur me nga njė kompjuter lap-tob, kanė ripėrsėritur nė kor deklarimet e bėra gjatė mbledhjeve tė komisionit tė komisionerėve socialistė. Pa asnjė ndryshim nė thelb ata kanė deklaruar tė njėjtat gjėra qė vazhdimisht deklarojnė nė komision komisionerėt socialistė.

    Ajo qė ka rėnė nė sy nė seancėn e pyetjes sė katėr vartėsve tė Ramės ka qenė largimi i tė gjitha mediave nga salla e komisionit, gjė qė ka shkaktuar edhe irritimin e disa drej anėtarėve tė komisionit. Ka qenė fillimisht njė reagim i deputetit Ēukaj dhe mė pas edhe i sekretarit Xhafaj, tė cilėt janė shprehur se largimi i mediave tregon edhe pavarėsinė e tyre. Ndėrsa nėnkryetari i komisionit Agasi pėr disa minuta ka qenė i shokuar nga largimi i mediave, tė cilat preferuan tė ndjekin njė konferencė pėr shtyp tė kryekomisionerit Olldashi, sesa tė dėgjojnė pėrgjigjet e pėrgatitura tė pyetjeve qė iu drejtuan vartėsve tė Ramės.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #63
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    Exclamation Skandali III/ Dosja e KRRT-sė nė vitin 1995

    Shtesė pallati pėr punonjėsit e PD-sė
    Si u sistemuan njerėzit e ish-partisė nė pushtet


    ----------------------------------------------------------------

    TIRANĖ - 26 Maj, 2003.

    Njė tjetėr leje ndėrtimi e KRRT-sė sė 1995-s ėshtė dhėnė nė funksion tė Partisė Demokratike. Nė bazė tė vendimit tė datės 12.10.1995, anėtarėt miratuan lejen e ndėrtimit pėr shtesė anėsore mbas Ambasadės amerikane pėr punonjėsit e Partisė Demokratike, kėrkuar nga firma e ndėrtimit tė z.M.S. Sipas dosjeve tė Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit, njė sėrė vendimesh qė lidhen me vitin 1995 kanė tė bėjnė me sistemimin e njerėzve tė ish-partisė nė pushtet dhe kėrkesave qė lidhen me to. Ky ėshtė skandali i tretė i KRRT-sė brenda njė viti, ku tė tre vendimet lidhen me shėrbimin ndaj partisė. Nė fillim skandali u hap me rrėmbimin e pronave dy familjeve, Mano dhe Pasko. Kėto troje iu morėn pronarėve tė ligjshėm pėr tė ndėrtuar dy pallate 6-katėshe pėr shoqėruesit e presidentit, nė atė kohė Sali Berisha, dhe pėr punonjėsit e Drejtorisė sė Shėrbimeve Qeveritare. Me njė vendim pėr tė cilin pronarėt ende s'janė njohur, ėshtė shpallur edhe kompensimi i tyre "pėr interes publik". Po brenda vitit 1995 Partia Demoktarike kėrkon nga KRRT-ja qė tė ndėrtojė dy kioska nė lulishten pranė Bankės sė Shqipėrisė dhe "Rognerit", ndėrkohė qė nė ligjin "Pėr Urbanistikėn" quhet e jashtėligjshme zėnia e hapėsirave publike. Po nė kėtė mbledhje tė Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit qė numėrohet e 13-a pėr vitin 1995, u miratua dhe ndėrtimi i njė shtese anėsore pas Ambasadės amerikane pėr punonjėsit e Partisė Demokratike. Vendimi i KRRT-sė ėshtė miratuar nga kryetari i Kėshillit tė Rregullimit dhe kryebashkiaku i asaj kohe, Sali Kelmendi

    (marrė nga Balkanweb)
    ---------------------------
    Nė anėn tjetėr Berisha kėrkon kryqėzimin e Ramės pėr korrupsion. Kėrkohet Drejtėsi, dhe nėse ėshtė veēse drejtėsia qė kėrkojmė, at'herė Berisha dhe PD-ja duhet t'i pėrgjigjet mė parė tė palarave tė saj.

    Prokuroria duhet tė sundoj me ligjin, dhe jo komisionet paralamentare, sepse po nė ato komisione ka njerėz tė inkriminuar. S'mund tė sillet drejtėsia me njerėz tė inkriminuar!

    Ju ēmendoni pėr kėtė ēėshtje, dhe nė lidhje tė kėrkesave tė Berishės pėr drejtėsi. A ėshtė pėr t'ju besuar?

    drini.

  4. #64
    human
    Anėtarėsuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Megjithese ne hierarkine e pushtetit dhe vendimmarrjes ne te Forumit pergjithesisht jemi hiēa, kjo s'do te thote te mos flasim per qeverisjen. Por keta qe merren me Edi Ramen sot, kane te drejte te flasin kunder tij vetem nese:
    1 - nuk kane jetuar ne shqiperi qe nga 1992 e ketej
    2 - me ardhjen ne pushtet te socialisteve humben privilegjet
    3 - me ardhjen ne pushtet te Edi Rames humben privilegjet
    4 - e kane origjinen diku afer Berishes ose b/punetoreve te tij
    5 - nuk ia kane haberit vleres se lirise se shprehjes
    6 - ia dine shume mire vleren asaj, por jane mjeshtra te abuzimit
    ....... Ne Shqiperi ka aq shume korrupsion ne te gjitha sektoret buxhetore, dhe Edi Rama nuk ka sesi te mbetet jashte. Ne fakt edhe ne qofte krejt i lare, gje qe eshte shume e pabesueshme, rrokopuja e mitmarrjes nuk ka sesi te mos e perfshije dhe nuk ka sesi te mos e beje publikun ta tregoje me gisht. Por ne fund te fundit, gjithnje duke ruajtur me kujdes balancen mes te drejtes per t'u shprehur dhe te drejtes se te akuzuarit per te qene i pafajshem deri ne vendimin perfundimtar te gjyqit, Edi Rama ka bere per Tiranen ndoshta me shume se te gjithe kryetaret e komitetet ekzekutiv te Enverit dhe kryetaret e bashkise te Berishes te marre bashke. Le te llogarisim ketu edhe periudhen qe ai administron fondet e saj. Prandaj mendoj se ata qe akuzojne Edi Ramen duke marre per baze vetem artikujt e nje gazete me qendrim te hapur politik si "Tema", nuk i kane pare ndryshimet e kryeqytetit ne vitet e fundit, ose nuk duan t'i shohin prej nje nga shkaqeve qe une kam rreshtuar me lart. Egersine prej opozitari te thekur, edhe ne mos qofshin nga bjeshket "demokrate" te malesise, le t'i ruajne per ata qe, si tek ajo barcaleta e ures, te gjitha fondet qe duhet te perdorin per qytetaret, i harxhojne per vila, pushime, party, per te paguar prostitutat apo qofte edhe per te pergatitur mercenare te cilet i mbajne per luftra imagjinare civile ne Shqiperi. ....
    jetoj jeten time, vetem sot

  5. #65
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    PS-PD, kompromis per Komisionin "Rama"

    Me ndermjetesimin e Kryetarit te Kuvendit, Servet Pellumbi, deputetet e mazhorances dhe opozites arrijne te miratojne kalendarin e punes per dy javet e fundit te mandatit. Ne mbledhjen e djeshme, mungojne akuzat dhe ofendimet, ndersa shqyrtohen gjashte dosje te grumbulluara. Edi Rama ne komision me 3 qershor

    Ergys GJENCAJ

    Komisioni parlamentar hetimor "Rama", ka gjetur qetesine, pas kompromisit te arritur ndermjet komisionereve te opozites dhe atyre te pozites. Kryetari i Kuvendit, Servet Pellumbi, ka qene personi qe ka zbehur ritmin e sherreve, duke bere te mundur arritjen e perpilimit dhe te miratimit nga palet, te nje kalendari, ne te cilin do te trajtohen te gjitha ceshtjet e mbetura, per periudhen deri ne perfundim te mandatit. Kryetari i Pellumbi eshte detyruar te nderhyrje pas nje serie seancash te nervozuara, qe degraduan deri ne sharje dhe ofendime mes deputeteve. Ai ka bere te ditur gjate mbledhjes se Byrose parlamentare, se kjo ceshtje eshte e nje rendesie te vecante per ecurine e hetimit. Sipas tij, "arsyeja qe komisioni nuk vepron, eshte mosrespektimi i rendit te dites". Pellumbi beri thirrje, qe institucioni i ngritur nga Parlamenti per hetimin e veprimtarise se Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve dhe Bashkise se Tiranes, "duhet te jete unik dhe duhet te zbatoje strukturat dhe ligjet ne fuqi". Kryeparlamentari thirri ne nje mbledhje kryetarin e komisionit dhe perfaqesuesin e opozites, Sokol Olldashi dhe nenkryetarin e perfaqesuesin e pozites, Bardhyl Agasi, per te diskutuar mbi mbarevajtjen e punimeve te komisionit, per kohen qe ka mbetur. Me pas, kalendari eshte nenshkruar nga komisioneri socialist Fatmir Xhafaj dhe ai demokrat Sokol Olldashi. Socialistet mesohet se kane prezantuar dy projekte gjate paradites se djeshme.

    Kompromisi i arritur u duk qarte ne zhvillimin e mbledhjes se djeshme, ne te cilen ndryshe nga heret e tjera nuk u pane sherret, akuzat dhe kunderakuzat e hereve te tjera. Duke respektuar rendin e dites, qe u njoftua qe ne fillim te mbledhjes, Olldashi prezantoi dy dosje, ate te "Ekspo Hanover 2000" dhe ate te shtrimit te nje segmenti te "Rruges se "Kavajes". Sipas tij, ne te dy rastet shihen qarte abuzime, shkelje dhe shperdorim ose vjedhje, te fondeve te dhena per keto vepra. Nga ana e tjeter, perfaqesuesi socialist, Erion Brace, ka shqyrtuar kater dosjet e paraqitura ne nje seance te meparshme nga opozita. Per dosjen "Zhan Dark", ate te rruges "Bajram Curri", "Kembanes se Paqes" dhe ate qe kishte te bente me "blerjen e pajisjeve per policine bashkiake", Brace u perpoq te hidhte poshte pretendimet e opozites per shkelje, shperdorime dhe vjedhje, duke cituar disa here raportin e Kontrollit te Larte te Shtetit. Sipas Braces, ne raport thuhet se per rruget "Zhan Dark" dhe "Bajram Curri", "ka pasur shkelje ne procedura, por pa sjellur dem ekonomik". Sipas tij, keto hedhin poshte pretendimet e opozites per vjedhje e shperdorime nga ana e kryebashkiakut Edi Rama.

    Marreveshja e arritur dje duket se do t'u krijoje mundesi deputeteve-hetues te punojne per rreth 15 dite mbi dosjet e grumbulluar ne te shumeperfolurin Komisioni "Rama". Ne perdorim te te cilit duhet te dale nje raport mbi veprimtarine e Ministrise se Kultures dhe Bashkise se Tiranes ne 10 vitet e fundit.

    Kalendari i Komisionit "Rama"

    26 maj - 3 qershor, prezantimi nga komisioneret i dosjeve te shqyrtuara

    26 maj - 5 qershor, paraqitja dhe realizimi i kerkesave per akt-ekspertiza te kerkuara nga komisioneret

    29 maj - 5 qershor, seanca degjimore me persona qe mund te japin te dhena per ceshtjet objekt shqyrtimi

    3 - 6 qershor, seanca degjimore me titullare te institucioneve objekt hetimi per periudhat perkatese

    7 - 8 qershor, administrimi i provave materiale te paraqitura nga komisioneret per ceshtjet objekt trajtimi

    9 - 10 qershor, pergatitja dhe miratimi i raportit dhe konkluzioneve te komisionit hetimor parlamentar
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mimi, milionat dhe prokuroret staliniste.

    Mimi ne sulm...


    -----------
    Shekulli


    Nėnkryetarja e bashkisė hedh poshtė akuzat e kreut tė Partisė Demokratike

    Kodheli: Berisha ngatėrron antenat me shtyllat e tensionit tė lartė

    TIRANĖ-Bashkia e Tiranės ka reaguar menjėherė duke hedhur poshtė akuzat e liderit tė PD-sė, Sali Berisha pėr ndėrhyrje tė kryebashkiakut Edi Rama nė mostransmentimin e nėpėr TV private tė punės sė komisionit parlamentar hetimor. “Jemi krejt tė sigurt se kėsaj radhe zoti Berisha nuk ka dashur tė shpifė. Ai thjesht ka ngatėrruar kohėt dhe njerėzit, mė saktė ia ka ngatėrruar antenat e operatorėve televizivė nė malin e Dajtit me shtyllat e tensionit tė lartė nė tė gjithė Shqipėrinė, ashtu siē ka ngatėrruar kryetarin e Bashkisė Edi Rama, me ata qė pėr vite me radhė kanė paguar njerėz pėr t’i hedhur nė erė kėto shtylla nė emėr tė luftės pėr demokraci. Dhe zoti Berisha e di se pėr ēfarė e pėr kė po flas”,-tha dje nėn kryetarja e Bashkisė, Mimi Kodheli. Nėnkryetarja e Bashkisė hodhi poshtė kėto akuza tė Berishės, duke i cilėsuar si tė pavėrteta. “Sa pėr pėrpjekjen e kryetarit tė Bashkisė pėr t’i mbyllur gojėn atyre qė paskan dashur tė lexojnė njė dosje tė radhės, kjo nuk hyn as nė formimin dhe as nė shqetėsimin e tij. Ju siguroj se qoftė kryetari i Bashkisė, qoftė ekipi i tij i ngushtė politik dhe administrata jonė nuk ndiejnė asnjė shqetėsim personal lidhur me recitimet bajate tė zotit Olldashi. Ne na shqetėson tė gjithė si qytetarė tė kėtij vendi, fakti qė kemi nėnvizuar vazhdimisht qė partia e Sokol Olldashit dhe e Sali Berishės duan tė zhvillojnė njė gjyq stalinist, ndėrkohė qė Shqipėria po pėrpiqet tė integrohet nė Europė”,-theksoi Kodheli. Sipas saj, Berisha pėrpara se tė pėrpiqet tė mbrojė fjalėn e lirė, tė shohė akuzat pėr zhdukje personash. “Megjithatė, na duket shumė interesante qė kjo akuza e sotme ndaj kryetarit tė Bashkisė pėr pėrpjekje pėr tė penguar leximin e dosjeve tė radhės, pėrkon me ditėt kur tė tjerė, (tė cilėt edhe nė kėtė rast zoti Berisha i njeh mjaft mirė), akuzohen publikisht pėr zhdukje personash pėr qėllime politike. Maskarada hetimore pėr punėn tonė nė shėrbim tė kryeqytetit vazhdon po njėsoj, kurse puna jonė vazhdon me ritėm dhe me energji tė dyfishuara”,-theksoi Kodheli.




    -----------------


    Mimi !

    Akoma , (megjithse ka 7 vjet ne pushtet) nuk ka vertetua gje Partia juaj ku bejne pjese ne fakt tere prokuroret Staliniste e tere mjeshtrat e vrasjeve, internimeve e pushkatimeve 50 vjecare qe Berisha te ket vrare njeri.

    Mimi ... kasapet staliniste i ke aty rreth Edi Rames e jo tek Berisha..

    Mimi, te zuri me presh ne duar Olldashi..

    Gjeni bir ku te futeni ti me Bizhgen dhe Ramen.

    Te ngec ne fyt djersa e popullit oj qik e perkedhelur e Ps-se.


    ...

  7. #67
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Reporter ke harruar piken e 7-te ...... te gjitha bashke nga 1-shi tek 6-a.
    Henri Anderson was here.

  8. #68
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    7 pika per te mbrojtur nje hajdut ...... hahahhaa ....... e kuptoni se sa poshte keni rene .... keni filluar te mbroni ata qe edhe vete e pranoni se jane hajdute dhe pastaj akuzoni te tjeret per qendrime politike ... no comment

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    ....... Ne Shqiperi ka aq shume korrupsion ne te gjitha sektoret buxhetore, dhe Edi Rama nuk ka sesi te mbetet jashte. Ne fakt edhe ne qofte krejt i lare, gje qe eshte shume e pabesueshme, rrokopuja e mitmarrjes nuk ka sesi te mos e perfshije dhe nuk ka sesi te mos e beje publikun ta tregoje me gisht. Por ne fund te fundit, gjithnje duke ruajtur me kujdes balancen mes te drejtes per t'u shprehur dhe te drejtes se te akuzuarit per te qene i pafajshem deri ne vendimin perfundimtar te gjyqit, Edi Rama ka bere per Tiranen ndoshta me shume se te gjithe kryetaret e komitetet ekzekutiv te Enverit dhe kryetaret e bashkise te Berishes te marre bashke.
    Fatkeqesia me e madhe e Shqiperise nuk eshte Edi Rama, por mentaliteti i mesiperm qe ti dhe shume te tjere ndani. Ju i ndani hajdutet ne "hajdute te mire" dhe ne "hajdute te keqinj", por harroni qe perpara ligjit ka vetem nje HAJDUT dhe nje te PAFAJSHEM. Hajduti eshte hajdut dhe ligji nuk do tia dije nese eshte demokrat apo socialist, kushdo qofte ai, ligji si pergjigje ka vetem ndjekjen penale dhe denimin.

    Mesoni qe te mbeshtesni ligjin dhe institucione dhe jo individe politike qe jane nen akuzen e ligjit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #70
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    mimi doli dhe ne vend qe ti pergjigjej akuzave per vjedhje filloi te kendonte kengen e pronarit te vet politik.

    Se pari gjyqet e stalinit ishin politike dhe jo civile sic eshte hetimi per hajdutin edi.

    Se dyti neper raportet europiane qe na tregojne pse jemi larg europes ..... nuk flitet per hetime opozitare staliniste por per korrupsion, krim te organizuar dhe drejtesi te politizuar qe nuk funksionon ..... thene ndryshe ato probleme qe komisionet e opozites po hetojne.

    Se fundi nese mimi apo edi dine gjera qe Berisha duhet t'i dije ne lidhje me shtyllat e tensionit te larte, ne baze te ligjit duhet te informojne menjehere policine pasi ndryshe ka denime per moskallezim krimi.

Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bosnja Dhe Serbia (Lufta)
    Nga forum126 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-12-2015, 10:30
  2. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42
  3. Ngrihet komisioni parlamentar hetimor pėr KESH
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2004, 02:56
  4. Spartaku, i vetem perball KGB-se socialiste.
    Nga erzeni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 15:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •