Enver Hoxha i shkruan Edi Ramės
U bė ca kohė qė nuk tė kam shkruar sepse kam pasur ca punė partie me zarar kėtu nė Sharrė dhe mua mė duhet qė ti zgjidh pa shumė qejfmbetje. Nė organizatėn bazė tė partisė jemi bashkė nja shtatėmbėdhjetė-tetėmbėdhjetė Biroista dhe anėtarė tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor, por ka shumė kėrkesa pėr pranime tė reja. Na mbitėn kėrkesat, ka rritje partia dhe kėtu poshtė jo vetėm atje lart. Nė mbledhjen e fundit ishim unė, Husni Kapo, Ēet Peēi, Xhi Lleshi, Lim Peza, Vojo Kushi, Manush Myftiu, Bato Karafili, keshim edhe ca mungesa sepse ca shokė na i kishte zėnė dizanteria. Njė ditė para mė tha Haqi Toska se ca nga ish shokėt tanė qė i kemi pushkatuar dhe i dergjėm burgjeve e kampeve tė pėrqėndimit, kėrkojnė tė ripranohen nė parti. Hej bela, sna u ndanė kėta edhe nė botėn tjetėr.
- Po kush janė kėta, mo, i thashė Haqiut.
- Koēi Xoxe, Nako Spiru, Abdyl Kėllezi, Koēo Theodhosi, Maqo Ēomo, Kadri Hazbiu, mė tha ai dhe mė numėroi edhe nja dymbėdhjetė shpirt qė ne i kishim shpallur armiq dhe i kishim pushkatuar nė ēdo pesė vjet.
- Po me ne janė prapė kėta, mo, tė mėngjėrt, i thashė Haqiut.
- Skanė nga tė venė, mendojnė se uji nga udhėheqja ka qenė llagar por turbullohej nga poshtė.
- Ashtu ka qenė vėrtet, i thashė Hakiut. se ashtu u kam thėnė u. Njė herė ndėrseja njė palė pėr tė eleminuar palėn tjetėr dhe kėtė e kam bėrė derisa mė erdhi paraliza qė mė karfosi njė shpatull, atė qė ngreja pėr tė pėrshėndetur fitorjet e socializmit. Po mirė mo, tė presin dhe ca kohė nė provė, punė dy-tre vjetėsh aq sa ka qenė stazhi i kandidatit tė partisė.
- Mos na kritikojnė pėr sektarizėm, mė tha Hakiu.
- Pika nė bithė, vetė i kemi nė dorė bėjmė ētė duam. Ēdo na thotė Presidiumi, asgjė. Po Komiteti Qėndror? Do ngrėjė dorėn pėrpjetė. Po levat? Edhe ato janė me ne. Punė levash, i ngrefim e i ēkrefim kur tė duam. Po populli inė trim dhe largpamės qė e ka ēarė udhėn e historisė me shpatė nė dorė? Populli do fėrkojė millin e shpatės dhe do pocaqiset pėrpara.
Kėshtu qė edhe kėtė mbledhje e bėmė pa pranime tė reja. Helbete kemi edhe merak pėr ty dhe pėr pinjollin e Persefoni Kokėdhimės. U gėzuam shumė qė e kllaposi ai tenderin pėr pastrimin e mbeturinave tė Sharrės. Kėtu nėn dhe u mbytėm, ēbie jashtė hyn brenda. Poshtė ėshtė kutėrbi saqė na therin kockat nga sabahu nė aksham, por edhe lart nuk ėshtė mė mirė, ka qenė tė ngordhur, minj tė pavarrosur, llum e kashturina madje gjer lart fare dhe tashmė edhe Kokėdhima qė do na bėjė helaq mė keq se ai vetėm merr paratė dhe nuk bėn asnjė qindarkė punė.
Krijoni Kontakt