nga Orku tek forumi i elites
E lexova me vemendjen e meritur shkrimin e z.Et'hem qe jepte leje per ndertim, pallati ne oborrin e shkolles se baletit apo konviktin perballe gjuheve te huaja.
Paralelet, vertikalet, zizkzaket apo horizontalet me ate qe ka ndertuar parisin, romen , new york-un le ti heqe si te deshiroje sepse kjo perben shijen e tij personale.
Askush nuk e mohon qe ne tirane jane prishur kioskat edhe eshte mbjelle bar, as qe jane vene disa llamba jane mbjellur peme dhe jane shtruar dy-tre rruge nuk e mohon njeri, as qe jane lyer fasada me cmimin e nje ministrie te re serish nuk e mohon njeri. Por kam tre pyetje :
1 - Me cfare kosto jane bere keto punime
2 - Cfare cilesie kane keto punime
3 - Cfare behet me ata shqiptare qe jetojne 1000 m larg qendres
z. Ruka thote se Rama akuzohet pa fakte ..... si mund ti besojme nje genjeshtari te tille kur nga komisioni hetimor po dalin perdite fakte qe deshmojne abuzimet e tij me tenderat, me fondet e festave apo ne paktet antiligjore qe ka bere me median.
Une dua te di ku i gjen financat z.Rama qe mban disa apartamente, qe blen vile ne dardhe, qe disponon makina luksoze, qe vishet me veshje nga me te kushtueshmet dhe mbi te gjitha me cfare burimesh blen shtypin ???
Si ka mundesi qe ne gjithe kete shkrim qe kishte te dhena edhe per nr e pemeve te mbjella nuk thuhet nje rresht per digen e hapur te liqenit per te cilen askush sot nuk eshte ne burg (teper e cuditshme). Si ka mundesi qe demet prej miliona dollaresh shkatuar banoreve te Tiranes se Re nuk barten asnje pasoje ligjore per bashkine e Tiranes apo shefin e saj ???
Si ka mundesi qe z.Ruka i paska shpetuar fakti qe ne prokurori ekzistojne tre dosje per mikun ish-kolegun e tij, te gjitha te derguara ne ish-kolege te tjere socialiste per abuzime finaciare dhe shkelje ligjore.
Po dosjet e kontrollit te larte te shtetit qe vertetojne nje seri defektesh ne menyren e tenderimit. Po per ato rruget qe jane shtruar vetem para 6 muajsh dhe sot u ka dale asfalti.
Po per ato qindra mijera banore te Tiranes qe jetojne dhe notojne mes ujrave te zeza larg syrit, zemres dhe xhepit te edi rames, dhe sigurisht larg mediave te kontrolluara prej tij.
Ja pra qe paska edhe te verteta te tjera pervec pemeve, dritave, barit edhe ngjyrave te pulcineles dhe arlekinit. Keto te verteta te shtyjen drejt konkluzioneve te thejshta qe edi rama eshte hajdut dhe si i tille e ka vendin aty ku ia cakton ligji dhe jo deshira e atyre qe dje vishin kriminelet me uniforma policie, kontrabandistet i caktonin ne krye te doganave, ish shulat e regjimit ne krye te gjykatave, familjet e droges ne krye te ministrive, ato te hekurit ne krye te partise, pse jo nje hajdut ne krye te bashkise.
Ata qe e mbrojne edi ramen jane po te njejtet qe ishin kunder hetimit te tij .... sepse atyre nuk u intereson e verteta, per ata hajduti, krimineli, trafikanti jane vella, baba e shoke derisa te kendojne e.hoxha tungjatjeta. Ne fakt pikerisht kjo eshte aresyeja qe sot ne vend krimi i organizuar eshte ne kulmet e tij sepse ai ka suport, jovetem politik por fatkeqesisht edhe moral.
Por une jam i bindur se ka plot njerez qe propaganda e barit nuk ua paraqet do si progres krimin e organizuar dhe hajdutet qe jane pjese e tij. Ka shume te tjere qe provojne ne kurriz nje realitet tjeter nga ai qe u servirin mediat e blera nga hajduti i bashkise.
Por mbi te gjitha nje rol per t'iu hapur syte njerezve per ate qe realisht ndodh ne bashki duhet ta marre ne dore drejtesia sepse ligji qendron mbi cdo vullnet tjeter. Rama mendon se suporti politik do ta shpetoje nga drejtesia ... pikerisht ketu gabohet , ligji eshte ceshtje e faktit jo e shumices apo pakices.
Krijoni Kontakt