Close
Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 138
  1. #21
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Rama president! Rama president! haha!

    Anderson shume inteligjent shkrimi yt. Edhe une behem tifoz gjithnje me ata qe humbin................. ne sport.
    Personalisht per Ramen besoj se eshte nje TIP i RREZIKSHEM. Them keshtu ngaqe ai po ashtu si Berisha (ky s'eshte i rrezikshem) la profesionin e tij, per Politiken.
    Te dy, po si ata ēiklistet hileqare qe per te arritur Finishin, i bien shkurt.
    Pse Rama eshte i rrezikshem e Berisha jo. Ngaqe ai ka PERSONALITET, kjo eshte nje veti e LINDUR, nuk fitohet me pune e dije, ndryshe Berisha qe kjo i mungon, patjeter do ta kishte fitu, ngaqe ai eshte tip i zgjut.

    Anderson, po i pergjigjem pyetjes tende; pse ai Altini gazetar i Temes, nuk shkruajti per krye-bashkiaket e perparshem. Ngeqe ata ishin TIPA BANAL. Asnjeri me pak zgjuarsi nuk merret me banalet, keta s'jane te afte te bejne as KEQ, as MIRE.
    Ndersa PERSONALITETI (ne ket rast i Rames) te terheq. Te fut ne vorbull. Nje tip inteligjent (inteligjence jo e thelle, jo Urtesi, por intelektualizem shkolle) si Altini bie ne gracke. Ai s'kupton pse Rama pa ndonje bagazh te madh intelektual, te kete lind per te qeveris te tjeret, kur ne fakt duhet Inteligjenca (si e tija) ne komande.
    Ky eshte konflikti, qe Altini kerkon ta zgjidhe nga poshte, nepermjet REVOLTES, kurdohere forma me e Ulet e veprimit njerezor.

  2. #22
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Rama nuk la profesionin per politike por socialin qe merrte ne France. Kjo per te pasur nje ide per aftesite e tij.

    Artikullshkruesi ne asnje rresht te shkrimit te tij nuk merret me personalitetin e rames apo me afirmimin ose mohimin e te drejtave te tij ligjore per te zgjedhur dhe per t'u zgjedhur, po parashtron disa argumente teper te thjeshta per t'u rrezuar apo hedhur poshte.

    Te njejtat argumenta qe trecereku i atyre qe e mbrojne i pranojne..... thene ndryshe qe ai eshte hajdut.

    Tani me thoni kush eshte i politizuar ai qe mbron nje hajdut apo ai qe sulmon nje hajdut ??

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    mare nga gazeta Tema!

    Nė njė deklaratė pėr mediat Olldashi ėshtė shprehur se nė bazė tė planit tė miratuar me konsensus nė komision gjatė kėsaj periudhe do tė shfletoheshin dosjet tashmė tė hetuara nga komisioni. Olldashi u shpreh se nė mbledhjen e djeshme komisionerėt e opozitės do tė paraqisnin para komisionit Dosjet e San Valentinit tė viteve 2001-2002 pėrkatėsisht me vlera 40 dhe 35 milion lekė, veprimtari kėto qė janė menazhuar nga Rudina Magjistari. Kreu i komisionit hetimor u shpreh se nė bazė tė dokumentave qė ndodhen nė dosje, menaxhuesja e veprimtarive tė mėsipėrme ėshtė paguar me njė fond prej 1.2 milion lekėsh pėr tė vetmen arsye pse ka parė nga poshtė sesi hidheshin njerėzit nga lart. Olldashi tha se nė kėto dosje parregullsitė janė tė shumta, ndėrsa ka premtuar se ato do tė bėhen publike nė mbledhjet e ardhshme tė komisionit. Gjithashtu kreu i komisionit hetimor tha se njė tjetėr dosje, e cila do tė bėhej publike, ishte ajo e "Kinostudios", ambientet e sė cilės janė marrė me qera nga kompania 2K, e cila sipas kryekomisionerit nuk paguan qira pėr kėto ambiente. "Nė kėtė mbledhje ne ishim tė pėrgatitur tė bėnim publike edhe dy dosje qė u pėrkasin tenderave pėr dy rrugė tė rikonstruktuara nga bashkia e Tiranės, si dhe Dosja e Lulishteve tė Spitalit", u shpreh Olldashi. Sipas tij tė gjitha kėto dosje pėrmbajnė abuzimet ligjore dhe financiare tė kreut tė bashkisė sė Tiranės Edvin Rama, i cili ka abuzuar qoftė me ligjet ashtu edhe me paratė e taksapaguesve shqiptarė si gjatė kohės qė ka qenė ministėr Kulture edhe gjatė periudhės qė ėshtė kryetar i Bashkisė sė Tiranės
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #24
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Henri Anderson[/b]

    Dita!
    Me sa me kujtohet mua ne nuk njihemi me njeri-tjetrin, apo jo?

    Nuk e di nese e keni lexuar ate qe une shkrova apo i keni hedhur nje sy. Me siguri kjo e dyta do jete. Te lutem riktheju dhe nje here asaj qe une kam shkruar me lart dhe rilexoje. RI-lexoje mire te lutem dhe cito ku eshte tifozlliku im.
    Mundesh?
    __________________


    Henri Anderson,

    Mesa me eshte mua me dije ne NUK njihemi. Por nuk e kuptoj se c’lidhje ka njohja qe une te shkruaj ne nje teme dhe t’ju bej nje kundrapyetje, kur shkruani ne po te njejten teme dhe i drejtoheni atyre qe kane marre pjese deri ne ate kohe ne te. E une beja pjese tek ata qe kishin marre pjese.

    Dhe ate qe keni shkruar e kam lexuar dhe jo hedhur nje sy, ndryshe nuk do te kisha cituar prej atij shkrimi.



    Citime tifozlleku.


    A mundet ndokush te me shpjegoje pse ky "Altini" nuk shkruajti kur Tirana po shkaterrohej por po shkruan tash qe ajo po rregullohet?

    Pse tifozllek? Sepse ju i mbyllni syte para atyre qe ka shkruar Altini dhe qe nxjerrin ne pah shnderrimin e Edi Rames ne milioner. Dhe me kete tregoni se per ju kjo eshte dicka normale apo e pranueshme. Ne vazhdim te atij artikulli qe e ka sjelle Alba_D une kam sjelle nje tjeter, nje shembull te korrupsionit te Edi Rames. E c’duhet me shume per te pare sesa bukur ka punuar Edi Rama. A quhet vertet kjo pune e mire. Paret ne xhep?
    Nese ju jeni ekspert gazetash i asaj kohe, do te dini me mire se une.



    Jo mor jo arsyeja e vetme eshte se atehere qeverisnin ata qe Altini i kishte per zemer ndersa sot ata qe ia i quan "armiq". Nese nuk eshte keshtu a mund te ma shpjegoje ndokush qe di me shume persene?

    Sepse cdo kohe i ka Altinet e vet. Pse pak ka pasur ne kohe te qeverisjes se PD-se qe tregonin se sa te zhgenjyer ishin nga puna e qeverise, megjithese kishin votuar per te. Per kete do te mjaftonin te gjithe ata qe u larguan nga kjo parti pasi e kishin provuar njehere ngrohtesine e kolltuqeve ministrore.



    Do kisha deshire te rishkruaje ne Tetor Altin. Te lexojme se si ju Altineve ju eshte "vjedhur vota"
    Ah mer Altin edhe une kam nje te mete te perafert me tenden. Behem gjithmone tifoz me ate qe humb por jo ne politike por ne Sport. Politika eshte interes dhe cilido behet me ate qe i perputhen interesat. Fatkeqsisht ata qe "Altinet" perkrahin permbushin interesat e minorances dhe si rrjedhoje jane ne minorance.
    Altin mos peshty larte se te kthehet peshtyma e te bie ne surrat.


    Per tifozllekun tuaj politik ne krahun e Edi Rames flet me se miri i gjithe ky paragraf. Vete fakti qe ju e nisni dhe e mbaroni gjithcka me „Ju Altinet“ ka goje vete Henri Anderson. Ne nderhyrjen time te meparshme kur ju shkruajta se edhe vete ju po benit tifozllek politik, shkruajta dhe dicka ne vazhdim qe po e citoj dhe qe vlen per mua me shume se gjithcka tjeter ne kete mes.



    Cfaredo qe te ndodhe me zgjedhjet lokale, nuk ka me bukur se kjo qe po ndodh keto kohe, qe Edi Rames po i dalin te palarat nje nga nje. E per kete komisioni qe po punon do te mbetet i nderuar para qytetareve te Tiranes e atyre te krejt Shqiperise.






    Dhe ne lidhje me postimin tuaj te dyte qe me drejtohet serish mua, dua t’ju them, se pyetjeve qe ju drejtoni aty nuk kam sesi t’i pergjigjem, sepse une nuk jam Altini dhe ketu ju duhet i zoti i punes dhe jo nje lexuese e thjeshte qe per me teper e ka pasur te qarte ne koke qe para atij artikulli se c’figure e ndritur, tejet e ndritur madje, eshte Edi Rama per kryeqytetin shqiptar.

  5. #25
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    RROFTE POPULLI i "ZGJUAR" SHQIPTAR ....

  6. #26
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Qe ne nuk njihemi Dita as qe kisha ndonje dyshim. Pyetja ishte ironike por edhe retorike gjithashtu. Shpresoja qe ju te kuptonit persene e saj.

    Le ti kthehemi asaj qe ju shkruani.

    Megjithese u perpoqe nuk ia arite qellimit te gjesh tifozllik ne shkrimin tim te mesiperm. Nese une thashe qe Tirana po shkaterrohej ne vitet e Kelmendit dhe Brojkes ai eshte realiteti i te cilit une kam qene deshmitar Dita. E kam fjalen per lulishtet per parqet per shatervanet per infrastrukturen per plerat. Kater te parat u shkaterruan nders te fundit u shumuan. Ndersa kur flas per rregullimet e kam fjalen po per te njejtat gjera te cilat doni ju apo jo po rregullohen. Jane po te njejtat lulishtet parqet shtervanet po ajo infrastrukture qe po rregullohet, jane plerat qe po pastrohen. Do te jete e kote te permend me emra rruget parqet lulishtet shatervanet etj pra shkurt ndryshimet pasi ato jane aty ne Tirane. Dita, une preferoj te flas ne baze te fakteve jo te thashethemeve. Ato qe une them jane fakte ato qe ju thoni jane akuza. Ka nje diference mes tyre. Akuza duhet provuar qe eshte e vertete ndersa fakti jo. Ai flet vete.
    Nese je nga Tirana do doja te me pergjigjeshe nese Tirana ka qene me mire ne 1997 kur e la PD apo sot qe qeveriset nga Edi Rama.


    Fatkeqsisht duket se ju nuk e njihni diferencen mes tifozllikut dhe realitetit. Shpresoj qe nje dite ta kuptoni qe ato jane te ndryshem nga njera-tjetra.
    Henri Anderson was here.

  7. #27
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Henri,

    Atehere shpresoj dhe une ta keni kuptuar fillimin e postimit tim te fundit e besoj se s’ka nevoje me te zgjatet me ironine, se ndryshe te siguroj qe nuk do te mungoje as nga ana ime.

    Ke kaluar serish ne veten e dyte njejes, ndaj po e kthej edhe une shkrimin ne kete vete.

    Sado qe ke shkruar Henri, tradheton veten ne nje drejtim qe eshte shume i rendesishem ne kete mes, ne trajtimin e Edi Rames si drejtues i qytetareve te Tiranes, KORRUPTIMIN E TIJ, qe nuk eshte thashethem, por qe po deshmohet e per kete as po punoj une e as ti Henri, por eshte ngritur nje komision. Une nuk po them asgje me shume se kaq, nuk ka gje me bukur se kur te palarat po ia nxjerr ai komision. Nese ti nuk i quan ato poshtersi, puna jote. Por te pakten rezultatet e punes se ketij komisioni do te sherbejne per ndergjegjesimin e nje populli te tere (patjeter ata qe jane aq te afte, sa te arrijne te gjykojne me mendjen e vet).

    Eshte marrezi te mohosh ate qe eshte bere ne ndryshimin per mire te pamjes se Tiranes ne keto tre vite. E une nuk kam ndermend te mohoj, as e kam bere ndonjehere. Per cdo here qe kam shkuar ne Tirane ne keto vite kam pare se ka pasur ndryshim, parku Rinia i pastruar nga kioskat, rruga e Durresit e ngjyer ne menyren me te llahtarshme ne vitin 2001. Vjet ne vere kishin filluar me pastrimin e Lanes qe tani kam degjuar se ka perfunduar e gjithashtu kishin perfunduar me ngjyerjen po aq te llahtarshme te Shallvareve, pallateve Agimi e bulevardit Ahmet Zog.
    Per shnderrimin e qendres i lumte, punen e ka bere.
    Por a eshte jeta e nje qyteti vetem ajo qe shihet ne qendren e tij? Tirana dashur padashur po shkon tek 1 milione banore. Sa infrastrukture ka Tirana per keta 1 milione njerez?
    Shembull konkret. Kur leviz unazes me makine ose me mikrobuz te shkunden akoma veshkat vendit.


    Dhe ajo qe eshte me e rendesishme, sa vlere ka gjithe kjo, kur atij po i deshmohen vjedhje e perfitime personale. Do te munden njerezit te vejne ne balance para se te zgjedhin.
    Edi Rama le te mbaje meriten qe ka zbukuruar Tiranen, por njekohesisht te mbaje dhe pergjegjesine per vjedhjet e perfitimet personale qe ka patur.

    Ne mospermendjen e vjedhjeve ne shkrimet e tua, qendron tifozlleku yt Henri. Fjalet e shkruara nga ti flasin vete. PO edhe nese nuk e pranon, nuk besoj se do te nis te qaj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 21-05-2003 mė 09:00

  8. #28
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Dita!
    Perse duhet qe te besojme ato qe thone deputetet e djathte dhe jo ato qe thone deputetet e majte?
    Henri Anderson was here.

  9. #29
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Sa per balancen para zgjedhjeve, bast nese desheron paguaj 1 per 10.
    Henri Anderson was here.

  10. #30
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Kjo nuk eshte ceshtje interpretimi por evidence pasi dosjet flasin vete. Per me teper shumica e atyre dosjeve vijne nga kontrollet e KLSH dhe ne fakt jane ata qe i kane gjetur parregullsite dhe vjedhjet por per aresye politike thjesht kane mbyllur syte dhe nuk jane kane percjelle keto materiale prokurorise e cila nderkohe ka pasur tre dosje te hapura per E. Ramen.

    Sic e shikon edhe vete nuk jane vetem deputetet e opozites qe deshmojne vjedhjet e tij por edhe raportet e kontrollit te larte te shtetit si dhe edhe dosjet qe ka te hapura ne prokurori.

Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bosnja Dhe Serbia (Lufta)
    Nga forum126 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-12-2015, 10:30
  2. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42
  3. Ngrihet komisioni parlamentar hetimor pėr KESH
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2004, 02:56
  4. Spartaku, i vetem perball KGB-se socialiste.
    Nga erzeni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 15:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •