Kurthi i socialistėve pėr Edi Ramėn
Nga Mero Baze
Ka pasur shumė debate mbi suksesin apo dėshtimin e mundshėm tė Komisionit Anti-Rama. Thelbi i debatit ka qenė politik dhe nė qendėr tė tij ngrihej pyetja nėse Komisioni do tė heroizonte Ramėn dhe do ta impononte atė si figurė brenda socialistėve, apo do tė dobėsonte popullaritetin e tij. Opozita u tregua gjakftohtė nė atė fazė tė debatit dhe pranoi nė heshtje "kritikat" mbi rritjen e mundshme tė popullaritetit tė Edi Ramės nga ky Komision. Duket se kėtė arsyetim, mė shumė se kushdo tjetėr, e besuan vetė socialistėt qė morėn pjesė nė Komisionin Anti-Rama. Pėr gati njė muaj nga dita e ngritjes sė kėtij Komisioni, pėrveē karagjozllėqeve me bizhgat e Bashkisė, edhe pėr shkak tė nivelit tė tyre tė intelektual, jo vetėm qė nuk janė marrė seriozisht me mbrojtjen e mundshme tė Edi Ramės, por as kanė denjuar tė besojnė shkresat qė gjenden nė sirtaret e tij pėr kėto abuzime. Ata janė mjaftuar me gėzimin e njeriut inferior duke pirė ndonjė kafe me Edi Ramėn dhe tregimin e ndonjė barcalete pėr Brojkėn apo Sali Kelmendin.
Por ēfarė po ndodh nė tė vėrtetė?
Nė seancėn e djeshme u pa qartė se opozita ka punuar me seriozitet pėr t'i verifikuar abuzimet e Edi Ramės. Shfletimi i dy dosjeve tė para, tė cilat janė mė tė voglat e abuzimeve tė Ramės, tė bind pėr shkelje tė tmerrshme. Nė pėrgjigje tė kėtyre fakteve kokėforta, deputetėt socialistė tundin disa letra tė zverdhura tė Sali Kelmendit dhe Albert Brojkės. Karakteri politik i debatit nė kohėn qė u ngrit Komsioni, duket se dėmtoi rėndė pikėrisht mbrojtjen e Edi Ramės duke e vendosur parametra tė gabuar nė mėnyrėn se si do tė mbrohej ai. Edi Rama, pikė sė pari, do tė mbrohej duke studjuar dosjet e Edi Ramės. Deputetėt socialistė janė krejt tė papėrgatitur tani pėr ta mbrojtur atė, pasi ata nuk janė marrė me Ramėn, por me paraardhėsit e Ramės duke shpresuar se dhe nė kėtė rast do tė funksionojė teoria e krahasimit me vitin 1938. Nėse socialistėt vėrtet kanė ndėrmend tė mbrojnė Ramėn duke sharė Kelmendin dhe Brojkėn, ėshtė e sigurt se ata, ose kanė zgjedhur tė shesin Ramėn me takt, ose nuk kanė ndėrmend ta mbrojnė dhe hiqen sikur bėjnė zhurmė.
Qetėsia me tė cilėn Olldashi mori periudhėn fillestare tė Komisionit dhe serioziteti me tė cilin ai ka pėrpiluar relacionet e abuzimeve pėr ēdo dosje, tani janė njė minė me sahat nga e cila nuk mund tė shpėtosh duke qėlluar me kapsolla. Edi Rama pėrpiqet qė edhe mbi akuzat pėr vjedhje, tė operojė me tė njėjtin model duke u krahasuar me paraardhėsit e vet. Unė nuk di nėse ėshtė apo jo abuzues Brojka dhe Kelmendi, por di qė ata nuk i janė trembur ballafaqimit gjyqėsor dhe publik pėr pėrgjegjėsitė e tyre. Edi Rama po. Ai bėri ē'kishte nė dorė ta sabotonte kėtė Komision, por nuk ia arriti. Tani qė erdhi ora e gjykimit, ai mendon se do tė shpėtojė sipas modelit, qė kush ka bėrė punė mė shumė i takon, pėr tė vjedhur mė shumė.
Copyright © Media Enter 2003
Krijoni Kontakt