Close
Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 138
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Fjalimi i plotė dhe gjithė replikat e Sali Berishės nė sallėn e parlamentit

    Shteti i Edvinėve dhe Eminėve

    Tė gjitha akuzat e pėrmbledhura rreth dosjes sė Edi Ramės. Paralajmėrimet e opozitės pėr rihapjen e dosjeve tė vitit 1991-1992 pėr Fatos Nanon dhe vendimet e paligjshme tė qeverisė Meta pėr financimin e korrupsionit tė Edi Ramės.

    Kleves Bitro

    Komisioni hetimor parlamentar i ngritur pėr hetimin e abuzimeve dhe shpėrdorimeve nė Ministrinė e Kulturės dhe bashkinė e Tiranės, pėr tė hetuar njeriun, pėr tė cilin, siē do tė deklaronte pak kohė mė parė Fatos Nano, e solli nga Parisi me thonj tė pista dhe flokė tė palara pėr tė drejtuar kulturėn shqiptare, Edvin Ramėn, mund tė them se njė nga realizimet e para tė tij ishte krijimi i njė kupole mafioze nė tė cilėn ligji i parė ishte shndėrrimi i financave publike nė financa jo private por familjare.

    Nė zbatim tė kėtij parimi, burrat firmosin tenderat qė shpallin gratė dhe gratė dalin fituese nė tenderat qė shpallin burrat. Ky ėshtė shteti i Edvinėve dhe Eminėve. Mė lejoni t'jua ilustroj pak me dosje.

    Studimi i dosjes sė Kambanės tė Paqes dėshmon se tenderin e shpallur nga zonja Trebicka e fitoi zoti Trebicka. Pra, tenderuese zonja Trebicka, fitues tenderi Ilir Trebicka. Dhe kjo gjithmonė sipas rregullave tė kupolės, me bekimin e padrinos, me bekimin e Edvinit. Ēfarė bėri Edvini pėr tė realizuar kėtė mekanizėm? Edvini shkriu Kėshillin e Kulturės dhe vend tė Kėshillit tė Kulturės tė ngritur, nė tė cilin bėnin pjesė ekspertė tė dy ministrive dhe ekspertė tė shquar tė kulturės krijoi kėshillin e ndrikullave dhe tė kumbarėve, sipas rregullit tė kupolės. Ndaj dhe u vendos pra, financat publike tė shndėrroheshin nė financa familjare. Trebicka-t firmosin, njėri pėr tenderin, tjetri pėr fituesin.

    Po sa ėshtė shuma? Pllaka e betonit mbi tė cilėn ėshtė vendosur kambana, ka marrė, sipas firmės qė ka shitur gjithsej 4 metėr kub beton me njė vlerė totale 200 dollarė, por unė do ta dyfishoj dhe do tė deklaroj kėtu 400 dollarė. Ka marrė pėr tonė dhe 100 kg hekur. Unė do t'i dyfishoj nė 200 kg. Pra gjithsej 1000 dollarė vlera e saj. E dyfishuar 2000 dollarė, por kur tė vijė puna nė familje, nga financat publike tek financat familjare duhet tė kalojnė nė 70 mijė dollarė. Ju ministra e mbroni kėtė sepse mund tė keni shumė raste analoge nė dikasteret tuaja. Ju siguroj se nė atė bankė tek Edvini do tė pėrfundoni edhe ju. Nuk janė Trebickėt tė vetmit mėkatarė. Edvini vetė me Edvinen e tij feston Shėn Valentinin me 40 milionė dhe e ndjek "fati" Edvinen gjer dy muaj mė parė nė "Porta e fatit" me paratė e bashkėshortit. Ky ėshtė shteti i Edvinėve dhe Eminėve, ky ėshtė shteti i turpit.

    Nė rastin kur nuk kanė mundėsi qė tė firmosin bashkėshorti dhe bashkėshortja, kontratėn financiare pėr tė pėrvetėsuar financat publike, kėshilli i ndrikullave vendos ndryshe. I njėjti person nė kėshill voton pėr veten e tij. Dhe ky person, President i Fondacionit Edvin Rama "Media-art-kulturė" por qė mban njė emėr tjetėr kjo zonjė, ėshtė fituese e kėtij projekti. Dhe kjo fitimtare e projektit nėnshkruan kontratėn me veten e saj, drejtoreshė e TOB-it. Ky ėshtė shteti i Edvinėve dhe Eminėve. Kur nuk kanė mekanizėm tjetėr si tė vjedhin, atehere pėrdorin "bujarinė".

    Ja ēka bėrė Edvini. Nė vitin '97 Teodor Laēo nėnshkruan njė kontratė me Televizionin Shtetėror dhe i jep i atij me qira hapėsirėn 300 metra katrorė me 11 dollarė/metėr katror. Ky televizion ia kalon kėtė kontratė njė televizioni tjetėr, i cili gjatė katėr viteve nuk paguan njė qindarkė dhe mbetet borxh tek shteti 140 milionė lekė. Edvini i drejtohet gjykatės, fiton nė tė tre shkallėt, pastaj kthehet dhe i thotė: po t'i fal paratė por mė njė kusht, t'i ndajmė sėbashku. Dhe i ndanė sėbashku paratė me TV-Alba.

    Po nė kėtė mėnyrė si TV Alba, Edvini i Eminit dhe Emini i Edvinit i dhanė me qera 5500 metra katror sipėrfaqe tė klasit tė parė nė qendėr tė Tiranės, me 1/30 e vlerės sė tregut.

    Ēfarė ndodhi? I ndau paratė apo mori peng pronarėt e mediave, unė nuk e di, por monologjet e Edvinit tani janė edhe mė tė gjata se monologjet e Fatosit, aty ku ai ka aksionet e tij.

    Edvini ėshtė i pashpresė. Ju mund ta kandidoni. Mbi tė rėndojnė me qindra e mijėra metra katrore trutuare tė ngrėna. Fatmirėsisht, i pohoi vetė Edvini sipas tė cilit trotuaret nuk janė ndėrtuar nė Bulevardin "Bajram Curri" pasi rruga nuk mbante peshėn e tyre! Se paratė peshonin mė rėndė nė xhepat e Edvinit. E dėgjuat Edvinin tė deklaronte se aty ku trotuaret duhet tė ishin 4 metėr katror mund tė ishin dhe gjysėm metri sepse ndėrtimet pa leje s'na lejonin. Edvini ndėrtoi 360 metėr rrugė nė drejtim tė zonės sė famshme elektorale tė Kombinatit, natyrisht me VKM tė zotit Meta, pa ndonjė vėshtirėsi, duke shpenzuar 1.3 milionė lekė pėr metėr linear rrugė.

    Edvini ėshtė firmėtar i marrėveshjes "Ekspo - Hanover" nė tė cilėn qindra milionė lekė tė 122 objekteve tė blera nė tregun shqiptar, punime nga mė tė hollat tė argjendta, ikona dhe vlera tė mėdha artistike, ishin pėr t'u rikthyer tė gjitha nė Shqipėri. U shitėn tė gjitha nė Gjermani dhe s'u kthye asnjė qindarkė nė vend dhe kjo me firmėn e Edvinit. Sepse nė shtetin e Edvinėve dhe Eminėve ku ju jeni lojtarė dikush duhet tė ndėrtonte vila me paratė e prodhimeve artizanale tė blera me paratė e taksapagueve shqiptarė.

    Mbi Edvinin dhe Edvinėt rėndon dosja e rėndė e fasadave. Aty ku sot qeveris Luan Rama janė ca lampadarė, tė cilėt kanė katėrfishin e ēmimit tė lampadarėve Majko. Ēfarė kanė lampadarėt e tij mė shumė se lampadarėt e Luan Ramės, pėrveē vjedhjeve qė ka bėrė Edvini dhe Edvinėt, se

    fasada e zotit Majko ka kushtuar tre herė mė shumė se fasada e zotit Rama. Le tė na e thotė zoti Majko, me ēfarė e ka sherbetisė fasadėn e tij. Ky ėshtė shteti i Edvinėve dhe Eminėve, shteti juaj, tė nderuar ministra. Jeni tė gjithė bashkautorė nė kėtė.

    Ky ėshtė shteti i padrinos, i cili mė sė fundi mbėrriti dhe braktis parlamentin nė mėnyrėn mė tė padenjė. Dije mirė zoti Nano se do tė marrėsh pėrgjigje shumė tė rėnda.

    Edvini ėshtė frymėzuesi i shndėrrimit tė financave publike nė financa familjare. Thuajua shqiptarėve zoti Nano. Ke rastin tė tregosh se si shteti i Naēit dhe i Baēit bėhet shteti i Edvinit dhe Eminit.

    Dosja "Scorpions" ėshtė njė dosje e 650 mijė markave, nė tė cilėn janė vjedhur 150 mijė marka siguracion, tė cilat sipas kontratės duhet tė ktheheshin nė rast se koncerti nuk do tė realizohej. Koncerti u realizua, paratė nuk u kthyen.

    Nė vendimin e Eminėve dhe Edvinėve, figuronte se tė gjitha paratė do tė nxirreshin nga biletat. Po ē'bėnė Edvinėt dhe Eminėt? Si lukuni u lėshuan mbi biletat, i vodhėn tė gjitha paratė e biletave. Nga 37 mijė bileta tė shikuara inkasuan gjithsej shumėn e 6500 biletave.

    Kostumet e policėve tė Edvinit kushtojnė sa katėrfishi i kostumeve tė policėve tė shtetit. Edvini do pėrgjigjet sepse kravatat e policėve tė Edvinit qė ai tė vjedhė ka vendosur ēmime katėr herė mė tė shtrenjta se tė kravatave tė luksit. Edvini do tė pėrgjigjet, sepse pėr tė prerė njė pemė ka vjedhur katėr rroga arsimtarėsh. Edvini juaj do tė pėrgjigjet sepse ka shitur fierin pėr palma tė arta, "ēėshtja e spitalit".

    Edvini do pėrgjigjet, sepse ka vjedhur si hajdut xhepash vetėm nė "Ekspo-Hanover 2000" mbi 120 mijė marka nė formėn e ahengjeve dhe orgjirave, pa llogaritur biletat e avionit.

    Po ē'janė 120 mijė marka pėr ju nė krahasim me vilat qė keni ndėrtuar me paratė e vjedhura? Ē'janė 120 mijė marka nė krahasim me abuzimet qė keni bėrė gjatė kėtyre viteve? Ē'janė 120 mijė marka pėr ministrat tuaj zoti Nano, tė cilėt ēdo ditė vjedhin nė doganė dhe ngrenė trarėt e tyre. Ē'janė 120 mijė marka pėr ty zoti Nano, qė u vė gjoba biznesmenėve dhe investitorėve?

    Edvini iu kėrkonte biznesmenėve 1 milion dollarė nė natyrė pėr heqjen e plehrave tė Lanės dhe taksat e taksapaguesve shqiptarė ndaheshin midis tyre dhe Edvinit, nė fakt edhe midis qeveritarėve. Ėshtė koha tė bėheni seriozė. Unė jam i bindur se ju qė nuk patėt kurajon ta mbroni, se zoti Meta qė qėndron nė ballė tė piramidės Rama dhe tė tjerėt qė bėjnė pallate nė trojet e dhėna nga zoti Rama, sot do ta mbroni. Por shpreh bindjen se njė shtet jo i Edvinėve dhe Eminėve, por njė shtet ligjor, edhe 30 vjet prapa do ta ndjekė Edvin Ramėn pėr paratė qė ka vjedhur. Para se tė dalim nga salla e Kuvendit hajdeni tė dalim bashkėrisht dhe 40 metra larg kėsaj salle tė masim njė trotuar, tė cilin Edvini juaj e ka paguar pėr 45 metra katror njė sipėrfaqe gjithsej vetėm 11 metra. Por ju kėtė nuk e bėni dot. Qytetarėt e Tiranės kanė nevojė pėr fakte dhe ne po i provojmė vjedhjet e Edvinit, po i bėjmė gjyqin qeverisė sė sotme. Kėtu nuk gjykojmė Edvinin, por gjykojmė Eminėt dhe Edvinėt e kėtij pushteti. Sot ėshtė dita e gjyqit. Ne s'jemi prokurorė, s'jemi gjykatės, sepse ata i ka shuar me dhunė dhe hekur njeriu qė festoi nė vilėn e Enverit dit-emrin e partisė sė tij. Por ne zotohemi se do tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė vendosur nė Shqipėri shtetin ligjor dhe dosjet e Edvinit do tė paraqiten zyrė mė zyrė, sokak mė sokak, rrugė mė rrugė, aty ku ai ka vjedhur sėbashku me portretet e atyre qė kanė asistuar nė kėto vjedhje tė pashembullta tė parave tė taksapaguesve shqiptarė. Beteja jonė ndaj krimit, ndaj lidhjeve tė krimit ėshtė betejė e vendosur, ėshtė dhėmb pėr dhėmbė, ėshtė pėr jetė a vdekje, ėshtė e pakompromis. Unė kam besim tė madh se shoqėria shqiptare do t'u japė pėrgjigjen mė tė shkėlqyer Edvinėve, do t'u japė pėrgjigjen mė tė shkėlqyer sejmenėve tė tyre!


    --------------------------------------------------------------------------------

    Replika e Berishės me Metėn

    Tė siguroj se minimumi i pėrfundimit tėnd ėshtė dėshmitar nė bankėn e Edvinit, se pėr mė tutje e kanė nė dorė tė tjerėt. Janė vendimet e tua (VKM-tė) qė ushqejnė Edvinin dhe kupolėn si dhe tė krijojnė modelin mė tė shėmtuar tė zyrtarit tė korrupsionit dhe tė pėrvetėsimit. Kam bindjen mė tė thellė se prapa fjalėve qė the, zoti Meta, qėndrojnė tėrėsisht lidhjet e tua me Edvinin.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Replika me Nanon

    Unė dua t'i them zotit Nano se kur ai e akuzonte Edvin Ramėn, si shitės i ikonave tė vjedhura nė Paris, e akuzonte pėr 300 milionė lekė borxhe tė qytetarėve tė Tiranės, e akuzonte si pronar tė paligjshėm tė kryeqytetit, e akuzonte pėr milionat e fasadave me Luanin dhe Pandeliun, e akuzonte pėr leje ndėrtimi pėr miqtė, dhe pėr komplekse tezesh. Zoti Nano nuk ishte gjė tjetėr, veēse Robert Ēamēakėzi. Nano ti hesht tani, sepse pėr hir tė vėrtetės Edvini tė ka shpėrblyer rėndė dhe bindshėm nė natyrė. Tek Edvini ke vendosur interesa tė mėdha biznesi. Nano largohet nga parlamenti nė njė akt infantil, pėr tė mos thėnė mė shumė se kaq, sepse ai nė tė vėrtetė nxin nė mungesėn e tij, dhe nė kėtė rast mė mirė larg se nė parlament.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Berisha paralajmėron Nanon se do kėrkojė hetim parlamentar pėr '91-'92

    Kryetari i PD-sė Sali Berisha ka paralajmėruar Nanon qė tė mos pėrmendė emrin e burgut dhe situatėn nėpėr tė cilėn e ēoi shpėrdorimi dhe abuzimi me ndihmat e fėmijėve gjatė viteve '90 pėr tė nxjerrė pėrfitime politike nga lufta e brendshme e PS-sė. Nė rast tė kundėr, Berisha ka paralajmėruar Nanon se do tė kėrkohet komision hetimor parlamentar pėr t'i faktuar, se si ai me firmė dhe vulė ka vjedhur dhe shpėrdoruar miliona dollarė ndihma humanitare tė fėmijėve shqiptarė. "Unė nuk e kam bėrė kėtė pėr ta kursyer, por sepse ai nė 1997, u amnistua nga shqiptarėt dhe mua mė takon tė respektoj sovranin. Por nė rast se ai vazhdon t'u nxjerrė kundėrshtarėve tė tij luspat e burgut, atėherė unė premtoj se atij do t'i nxjerr dosjet njė e nga njė", ka sqaruar Berisha.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Berisha-Majko

    Unė dua t'i kėrkoj zotit Majko tė mė thotė se ēfarė kanė llampadarėt e vendosur pranė zyrės tuaj qė kushtojnė 2.5 milionė lekė, nė krahasim me ata qė janė vendosur nė ministrinė e Rendit, tė cilėt e njėjta cilėsi, e njėjta markė kushtojnė 600 mijė lekė tė vjetra. Ju sot duhet t'u thoni shqiptarėve se ēfarė kanė pusetat e vendosura tek ministria e Mbrojtjes, tė cilat kushtojnė katėrfishin e pusetave qė janė vendosur tek ministria e Rendit.



    Berisha-Xhafa

    Qeshni z.Xhafa por do tė mbani pėrgjegjėsi qė vėllai yt bandit, me urdhrin tėnd, ka marrė deputetėt nė telefon.



    Berisha- Ēeēo

    Ti mos fol zonjė, se ke marrė pallatin pa lejė!



    Ēeēo-Berisha

    Pallati ėshtė i kohės tuaj!



    Berisha-Gjinushi

    Gjinushi foli kėtu, i nisur nga lidhjet e tij me skafistėt dhe drogėn.



    Gjinushi-Berisha

    Sa herė njė budalla hedh njė gur nė pus, shkojnė qindra dhe merren me tė. Mė mirė tė mos merremi me gurin, por le tė hedhim budallain brenda qė tė shpėtojmė!



    Nano-Berisha

    Ju po bėni gjyq politik tė kohėve tė shkuara. Synoni tė godisni qeverisjen qendrore dhe lokale. Doni tė realizoni njė linēim publik tė tipit stalinist tė kryebashkiakut.

    Ky ėshtė njė proces farsė. Ti e keqorienton shoqėrinė!

    Erion Braēe bllokon pėrgjigjet e pyetjeve nga Olldashi

    Pėrfaqėsuesit e mazhorancės socialiste i janė trembur njė pėrgjigjeje tė Olldashit pėr pyetjet e drejtuara atij nė lidhje me hetimin parlamentar ndaj abuzimeve tė kryebashkiakut Rama me fondet publike. Kjo pėr shkak se ata nuk kanė dashur qė ai tė gjejė hapėsira tė reja pėr tė denoncuar shkelje dhe abuzime tė tjera tė kryebashkiakut me fondet publike. Ka qenė deputeti socialist Braēe, i cili ka kėrkuar qė Olldashi t'u pėrgjigjet pyetjeve vetėm pasi komisioni tė mblidhej dhe tė administroheshin aty pyetjet.

    Kjo kėrkesė u hodh poshtė nga kryetari Olldashi, pasi komisioni kishte pėrfunduar punėn e tij dhe ishte shpėrndarė, ndėrkohė qė pyetjet i ishin drejtuar individualisht.


    --------------------------------------------------------------------------------
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Vjedhjet e Edvinit, detyrim ligjor i Prokurorisė

    Dosjet me abuzimet e Edvinit nė tė gjitha pėrfaqėsitė mė tė rėndėsishme diplomatike nė vendin tonė

    Edvin Rama ka nxituar dje tė festojė votimin politik tė mazhorancės sė majtė pėr tė mos zbardhur vjedhjet e tij, tė vlerėsuara sipas ekspertėve tė Komisionit Hetimor nė vlerėn e 7 miliardė lekėve, pėrmes entuziazmit tė deklaruar para mediave se "hetimi parlamentar u varros". Gazi i Edvinit ėshtė interpretuar si njė ēlirim nga pozicioni i vėshtirė ku u gjend me denoncimin e rreth 30 dosjeve korruptive nė tė gjithė aktivitetin e vet politik, qoftė si ministėr i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, qoftė si kryetar i Bashkisė sė Tiranės, megjithatė anėtarė tė Komisionit tė Ligjeve thanė dje se Edvini s'ka asnjė arsye ta quajė hetimin tė mbyllur. Institucioni i akuzės, deklaruan dje deputetėt e opozitės, Beja, Shehu e Mediu, ka pėrgjegjėsinė tė hetojė ēdo akuzė publike, edhe pa njė denoncim formal nė dyert e institucionit tė saj. "Tashmė, opinioni publik ėshtė njohur me akuzat pėr shpėrdorime, vjedhje e falsifikime dokumentash, qė ngarkojnė drejtpėrsėdrejti me pėrgjegjėsi penale Edvin Ramėn, prandaj institucioni i Prokurorisė besoj se do tė zbatojė detyrėn e vet kushtetuese, duke iniciuar njė hetim serioz pėr to", tha dje deputeti Fatos Beja. Mė herėt, kur socialistėt ende nuk e kishin shpallur qėndrimin e tyre zyrtar se do tė bllokonin ēdo propozim pėr tė dorėzuar njė kopje tė raportit pėrfundimtar tė Komisionit Hetimor nė zyrat e Prokurorisė, kryeprokurori Theodhori Sollaku shprehu gatishmėrinė pėr tė konsideruar ēdo akuzė e pėr t'i shkuar me seriozitet deri nė fund procesit tė hetimit. Megjithatė, qėndrimi socialist bllokoi nė seancėn plenare tė sė martės respektimin e frymės sė Ligjit "Pėr komisionet hetimore", duke mos pranuar qė raporti t'i dorėzohej zyrtarisht kryeprokurorit Sollaku, ēka sipas konstitucionalistėve nuk interpretohet nė "varrosje tė hetimit", siē u shpreh dje kryebashkiaku. Njė burim nga Komisioni i Ligjeve tha dje pėr "RD"-nė, se mungesa e formalizimit tė njė kėrkese pėr tė dorėzuar raportin nė Prokurori ka ēliruar kėtė institucion nga trysnia politike, duke krijuar njė klimė tė favorshme pėr hetime tė pavarura rreth shpėrdorimeve 7 miliardė lekėshe. Prokuroria po heton aktualisht edhe pėr 3 dosje tė tjera nė ngarkim tė Edvin Ramės e besohet se pėrfundimet pėr to do tė publikohen pėrpara nisjes sė fushatės pėr zgjedhjet vendore. Varrosja e hetimit pėr Edvinin ėshtė mjaft larg, edhe pėr shkak tė vendimit tė pėrfaqėsuesve tė opozitės, pėr tė vėnė zyrtarisht nė dispozicion tė titullarėve tė pėrfaqėsive kryesore diplomatike nė Tiranė njė kopje tė raportit qė fakton shpėrdorimet e tė zgjedhurit tė Fatos Nanos si "model tė qeverisjes socialiste", aksion qė pritet tė nisė qė nė mbyllje tė kėsaj jave.



    Opozita, e vendosur pėr t'i shkuar deri nė fund abuzimeve nė bashkinė e Tiranės
    Mare nga rilindja demokratike
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    E si do dilte me sukses nje komision i drejtuar nga nje provincial tipik si Ollollodashi, i cili deri me 1990 vinte ne Tirane me vize?

  4. #124
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Uauu.. po me traper si ULQINI, ai tjetri qe leshone mesazhe kercenuse nga telefoni(krye- redaktori i pacamuresPS-se)po dhe kamarjeri i GJirokastres;kuptohet qe me keta debile qe futi PS-ja ne komisjon kete perfundim do te kishte!
    Mano; di gje per keta me larte, se nga ishin dhe se si vinin ne Tirane para 1990?Po ky ULQINI shkelqen nga ZGJUARSIJA.....
    Po -dardha e ka bishtin mbrapa- thote populli.

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    E pse i dergojne dosjet neper ambasadat e huaja ?

    Duan ta gjykojne ne Hage???
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Une si mbrojta Ulqinin dhe Bracen. Edhe ata provinciale dhe grrica jane. Vetem sa u prononcova per Ollolodashin.

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Edvini, gati projektin grek pėr shkatėrrimin e Tiranės

    Rrėnimi: Qendra e kryeqytetit, nė shesh eksperimental

    Ideja ekstreme e kryebashkiakut Edvin Rama, pėr njė ndryshim total tė qendrės sė kryeqytetit, duke e kthyer atė nga njė ansambėl muzeal me vlera tė rralla, nė njė qendėr "moderne" tė tipit "karakatinė", duket se ka nisur tė vihet nė zbatim. Pėr tė treguar mospėrfilljen dhe arrogancėn e tij, tani qė duket se nuk do t'i ndodhė asgjė, edhe pse ka vjedhur miliardat e qytetarėve tiranas, Edvini ka nisur qė ta trajtojė kėtė qytet si njė pronė tė babait. Vetėm dje, si pėr ironi tė fatit, kryebashkiaku ka shpallur projektin "bashkėkohor" pėr njė ndryshim rrėnjėsor tė qendrės sė Tiranės. Pėr mos t'i lėnė fjalė kundėrshtarėve tė tij, kryebashkiaku Rama ka deklaruar, gjoja tenderimin e hapur pėr projektin e qendrės sė kryeqytetit, ku sipas tij, me qindra shoqėri projektimi nga shumė vende tė botės, kanė treguar interes. Sipas kryebashkiakut, "pėr ndryshimin e qendrės sė Tiranės, kanė paraqitur idetė e tyre shoqėri japoneze, kineze, koreane e deri afrikane, tė cilat do tė ndryshojnė pamjen ekzistente tė Tiranės, duke e kthyer, nga njė qendėr muzeale nė njė qendėr shumė funksionale". Por, cilat janė ato shoqėri projektimi kaq tė njohura nga vende tė ndryshme tė botės, qė sipas Edvinit, duan tė investojnė nė ndryshimin e Tiranės, nė njė kohė qė ansambli muzeal i qendrės sė kryeqytetit mbrohet nga konventa ndėrkombėtare? Kush do tė jenė kėto shoqėri tė njohura qė kryebashkiaku do t'u besojė projektin e kryeqytetit, tė cilat kanė miratimin dhe tė qeverisė shqiptare? I mbrojtur nga krerėt e PS-sė dhe i bindur nė marrėzitė dhe aventurat perverse tė mendjes sė tij, Edvini mendon se me kryeqytetin e Shqipėrisė dhe me banorėt e tij, mund tė bėjė si tė dojė. Kėtu ndihet dhe dora e "ekspertėve" tė PS-sė, tė cilėt janė tė interesuar pėr njė kaos tė ri urban dhe pėr njė prishje tė identitetit tė qendrės muzeale tė kryeqytetit shqiptar, pasi vetėm kėshtu mund tė mbulojnė ndėrtimet e tyre tė paligjshme, tė cilat i kanė prishur imazhin karakteristik qendrės sė Tiranės, tė cilėn dhe regjimi i diktatorit Hoxha nuk pati guximin ta prekė. Megjithatė, ėshtė fare e qartė se, pas ideve "brilante" tė Edvinit, fshihet i famshmi projekt grek i prishjes sė identitetit kombėtar tė Shqipėrisė, tė cilin kryebashkiaku nuk mundi ta realizojė dot kur ishte nė krye tė Ministrisė sė Kulturės. Megjithatė, pikėrisht nė kohėn kur kryebashkiaku, me idetė e tij donkishoteske kėrkon tė bėjė katrahurėn nė Tiranė, nuk ėshtė vonė qė kryeqytetasit tė tregojnė kulturėn dhe ndėrgjegjen e tyre qytetare, pėr t'i prerė duart "katallanit debil", qė tė shėmtojė identitetin kombėtar.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Alba diskutimi jot eshte i tipit, per inat te vjerres do vete te fle m muixhine. Qendra e tiranes eshte nje turp i vertete, nje arkitekture absurde qe u krijua qe ti sherbente nje qellimi, bustit te ish diktatorit, dhe si rrjedhim tani ka dale nga funksioni dhe eshte nje non-sense. Persa i perket edvinit, atij ja ka dhene votat qytetaret e tiranes. Kur tja japin nai tjetri do bejme revolucione, por te pakten tani-per tani te zbatojme ligjin, dtmh te respektoime rregullat e demokracise, ok.
    Ta

  9. #129
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Krokodil, ndryshimi i qendres edhe ne qofte (nuk eshte) kompetence e nje njeriu te vetem per vete rendesine qe ajo ka ...behet fjale per qendren e kryeqytetit duhet te kaloje neper nje debat publik dhe teknik shume te gjere ne menyre qe qendra te mos ndryshoje sa here nderrohen kryetaret e bashkive.

    Llangosja e pallateve me ngjyra anormale per banesa private e jo me publike, ishte shume me keq se nje lajthitje.... ne radhe te pare qe nje arrogance dhe arbitraritet i nje njeriu i cili Tiranen e konsideron dhe trajton si kanavacen e pikturave te veta. Ajo qe dua te them eshte se te qenurit kryebashkiak nuk do te thote te jesh pronar dhe per gjera te rendesishme si pamja e qendres nuk i takon atij te marre vendime individuale.

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Orku, po mir ti si thua qe te mbledhim organizaten baze te partise apo te mbledhim popullin e tiranes ne shesh dhe te bejme kuvend burrash per sheshin e tiranes. Apo akoma me mire, te bejme nje komision dypalesh ps-pd me shaban memin e me lush perpalin, dhe ata, ti japin besen njeri tjetrit per sheshin e tiranes?????

    Meqe po thua qe si takon rames ky vendim, atehere kujt i takon sipas teje????

    Shteti ligjor ka struktura qe duhen respektuar po deshe shtet, nese te pelqen apo jo. Prandaj eshte dhe vota, nese mua nuk me pelqejne politikat e tua, nuk te zgjedh heres tjeter, por ama derisa te vij votimi tjeter, cdo njeri, i majt i djatht apo i mesem duhet te zbatojne ligjet dhe institucionet. Ksaj rradhe, per fatin tuaj te keq, votat per tiranen i ka marre edi rama, dhe deri diten qe ai do te rrezohet nga posti me ane te elektoratit, ju dhe ne jemi te detyruar ta pranojme ate.

    Kjo eshte demokracia, ne ndryshim nga anarkia, ku institucionet ngrihen dhe rrezohen sipas oreksit.

    Prandaj, lerini diskutimet e pabaza qe udhehiqen vetem nga deshira per te share apo denigruar deri ne ekstrem edi ramen.

    Beni dicka ndryshe.

    Me respekt

    crocodile

Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bosnja Dhe Serbia (Lufta)
    Nga forum126 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-12-2015, 10:30
  2. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42
  3. Ngrihet komisioni parlamentar hetimor pėr KESH
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2004, 02:56
  4. Spartaku, i vetem perball KGB-se socialiste.
    Nga erzeni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 15:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •