Close
Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 138
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Meta ne sulm

    KJ

    -------

    META: BERISHA, LARG DUART NGA PROKURORIA

    "Une denoj presionin qe Berisha po ben ndaj Prokurorise per ceshtjen Rama. Opozita, e cila eshte e paafte te gjeje nje kandidature perballe Edi Rames, duhet te kuptoje se ka ikur koha kur Prokuroria perdorej per qellime politike"

    Zevendeskryeministri Ilir Meta del hapur ne mbrojtje te kryebashkiakut te kryeqytetit Edi Rama, ndryshe nga zyrtare te tjere te larte socialiste. Shkak per kete mbrojtje eshte bere deklarimi i liderit te opozites Sali Berisha per te derguar ne prokurori Edi Ramen, ne baze te shkeljeve qe opozita pretendon se ka gjetur ne dosjet e kontrolluara.

    "Une denoj presionin qe po ben lideri i opozites Sali Berisha ndaj Prokurorise per ceshtjen "Rama". Nje gje e tille eshte e papranueshme, pasi prokuroria nuk mund te perdoret per lufte politike ne nje moment te tille te fushates zgjedhore. Opozita, e cila eshte e paafte per te gjetur nje kandidature perballe kryetarit aktual te Bashkise se Tiranes, Edi Rama, duhet te kuptoje se ka ikur koha qe Prokuroria te perdoret per qellime politike", tha dje ne nje prononcim per "KJ" zevendeskryeministri Ilir Meta. Kur kane mbetur edhe dy dite nga perfundimi i punes se komisionit hetimor anti-Rama, situata eshte renduar se tepermi nga te dy forcat politike.

    Per here te pare, nje zyrtar i larte i qeverise, deklarohet kunder presioneve te Berishes ndaj kryetarit te Bashkise se Kryeqytetit. Ndersa, pervec anetareve socialiste te komisionit "Rama" asnje insitucion parlamentar, qeveritar apo partiak, nuk ka dhene prononcime ne emer te forumeve per te mbajtur nje qendrim te perbashket.

    Mbrojtja e paket qe po i behet Rames nga socialistet, gjeneron ndoshta nga konfliktet qe jane ekspozuar prej kohesh brenda rradheve roze. Burime nga selia e PS, thane per "KJ" se gjate zhvillimit te mbledhjes se Komitetit Drejtues te Tiranes, ku Nano, Rama e Meta ishin te tre ne kete mbledhje, nga struktura te caktuara te partise u bene perpjekje per te ndare Ramen nga Meta, duke mos i lene te dilnin bashke nga mbledhja. Por, pavaresisht nga perpjekjet e bera, Meta e Rama serish dolen bashke nga kjo mbledhje. Megjithate, nuk mund te shmangeshin pasojat e "shitjes" se Rames, duke filluar qe nga shkarkimi i drejtoreshes se Teatrit te Operas dhe Baletit, Zana Cela. Duket se ideja qe po qarkullon prej kohesh ne PS, se ka dy rryma per ceshtjen e zgjedhjeve lokale, eshte konkretizuar tashme.

    Zevendeskryeministri Meta i kujtoi Berishes se nuk eshte koha e qeverisjes se PD-se, kur edhe vete socialistet e cilesonin prokurorine teresisht politike dhe qe e perdornin per te tilla qellime. Por, ndoshta Meta, nuk ka nenvleftesuar edhe Nanon dhe presionet e bera sipas tij, (ne deklarimet e vitit 2001), ndaj qeverise socialiste te drejtuar nga Meta, duke perdorur edhe prokurorine.

    Pavaresisht nga deklarimi i Metes, PD ka derguar ne prokurori dosjet qe disponon, ku sipas konstatimeve te eksperteve demokrate te komisionit, jane verejtur shkelje te shumta qe e cojne Ramen deri ne ndjekje penale.

    Edlira Prenga


    ------------------

    Edlira e prengajve thot mes tjerash se :

    "Mbrojtja e paket qe po i behet Rames nga socialistet" etj etj..

    Moj edlir oj frrok cupjane e Kj -se .. ku po shikon "mbrojtje te paket" ti.
    As Enveri nuk eshte mbrojtur nga PPSH sa po mbrohet Ed Rama nga PS.
    Ps-se i ka ngel vetem te vrasi pluralizmin, edhe at pik pluralizem formal qe ka ngelur, per hater te Edi Rames.

    Totalisht PS nga Kupola Meta-Nano-Ruci e deri tek Mafia Brace, Braho, Agasi e deri tek frrok cupisti i fundit ne Iball te Pukes e deri tel cobani me trushkulur i Terbacit jan mobilizuar te mbrojne Enver dy metroshin Edi Rama.


    Meta me kte akt zbuloi se eshte ai Tutori i Edit , eshte Ai qe e ka furnizuar Edi Ramen me miliarda Leke te cilat Ed Rama me variantin "ndrro dy pllaka trotuari e lidh dy poca" ka futur bashk me METEN ne Xhep kto shuma astronomike Parash.
    Edhe Thesarin e Shtetit Ilir MEta e vodhi per Edi Ramen prandaj ai e ka frike Prokurorine e do qe Vjedhja Rama te mbetet ne Kuvend ne trajtim llafollogjiko -parlollo e jo ne Inventar Zyrtar.

    Bravo Olldashi...

  2. #112
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    Opozita kėrkon debat nė Kuvend pėr tė gjitha dosjet e Edvin Ramės pas refuzimit tė kryebashkiakut pėr tė dėshmuar para Komisionit parlamentar. Opozita po ndėrton njė strategji tė re pėr ripėrsėritjen e debatit mbi dosjet dhe dorėzimin e tyre nė prokurori

    Opozita do tė rishfletojė "Dosjen Rama"

    Berisha lavdėron Olldashin pėr qetėsi dhe kthjelltėsi politike


    Opozita shqiptare do tė rifillojė shfletimin e dosjes sė Edi ramės nė parlament njė pėr njė duke zhvilluar debat publik mbi pėrmbajtjen e tyre, pėr shkak tė refuzimit qė kryebashkiaku i bėri dėshmisė sė tij para Komisionit parlamentar. Opozita do tė angazhohet nė njė debat parlamentar nė lidhje me fakte mbi abuzimet me fondet publike tė kryebashkiakut Edi Rama, por edhe publikimin e tė gjitha fakteve pėr opinionin dhe qytetarėt, para se kėto dosje tė paraqiten nė prokurori. PD ka paralajmėruar botimin e plotė tė dosjeve qė lidhen nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me moralin e Edvin Ramės. Dosja ka tė bėjė me padinė e ngritur nga Edi Rama kundėr tė atit ku e akuzon kėtė tė fundit pėr inēest. Gjithsesi Edi Rama do tė ketė pėrballė opinionin qytetar tashmė nga podiumi i Kuvendi ku do tė ketė fakte mbi dosjet e zbuluara. Berisha tha dje se dokumente tė dosjes si e "Skorpions"-ave ku janė tė faktuara se 180 mijė dollarė janė dhėnė nė zarf, pėrveē vjedhjeve me bileta nė njė shumė tė barabartė me 300 mijė USD, do tė jenė tė pranishme dhe tė prekshme nga qytetarėt. Taktika e opozitės ka tė bėjė me paraqitjen e tė gjitha dosjeve, parlamentarėve tė fjalės sė lirė dhe mė pas kėto tė gjitha do t'i paraqiten Prokurorisė.

    "Ne nuk bėjmė presion mbi prokurorinė, por ne bashkėpunjmė ngushtė me institucionet e zbatimit tė ligjit," sqaroi Berisha. Kryetari demokrat pohoi se Edvinit iu krijua mundėsia tė shpjegohej pėr akuzat e ngritura, por ai nuk pranoi tė pėrgjigjej i vetėm duke provokuar ligjin dhe komisionin me dėshmi kolektive tė jashtėligjshme. Berisha ka pėrmendur nė akuzat e tij edhe thirrjen nga ana e komisionerėve tė opozitės, tė dėshmitarėve si Koēo Kokėdhima duke u kujtuar socialistėve se mund tė kishin thirrur edhe Esmeralda Uruēin, e cila ka paditur Ramėn nė prokurori. "Mirė ishte qė pranoi Koēoja ballafaqimin pėrmes centimetrave tė Edvinit, por duhej tė thirrej edhe Esmeralda Uruēi, Ministrja qė e ka paditur nė prokurori", sqaroi kryetari demokrat.

    Berisha ka vlerėsuar dje punėn e bėrė nga ana e komisionit hetimor me dosjet e abuzimeve duke pėrgėzuar kryetarin Olldashi. "Unė e pėrgėzoj zotin Olldashi, ai besoj se meriton pėrgėzimet e tė gjithė grupit pėr gjakftohtėsinė politike dhe kthjelltėsinė politike qė dėshmoi nė drejtimin e asaj seance, sikundėr i pėrgėzoj tė gjithė anėtarėt e komisonit, tė cilėt demonstruan kulturėn politike, kulturėn parlamentare tė pėrballur me atė qė e kemi quajtur dhe do tė quajmė vazhdimisht "Nezirin e gjymit", sepse ai kishte llogaritur hajdutėt me kollare dhe minigone si mėnyrė qė tė dėshmonin kolektivisht", sqaroi Berisha. Nė fakt Komisioni ka ndjekur rrugėn e hetimit total, sepse shqyrtimi i tė gjitha dosjeve sipas vlerėsimeve tė ekspertėve kėrkonte 1 vit kohė ose mė shumė, por ėshtė ndjekur rruga tjetėr qė parashikon ligji, ajo e shqyrtimit selektiv.

    Opozita qė nė fillim ka akuzuar Edi Ramėn dhe mbrojtėsit e tij pėr kundėrvėnie tė hapur kundėr punės hetimore duke i etiketuar kėta tė fundit me pėrfaqėsuesit tė klaneve tė drogės nė komison dhe tė krimit tė organizuar. Ndėrkohė Edvini edhe dje ėshtė akuzur nga kryetari demokrat si personi i cili bllokoi tėrėsisht dėshminė dhe nuk "nguroi tė zhvishej lakuriq si primitiv duke kėrkuar si njė kretin i vėrtetė qė t'i pranohej dėshmia kolektive"!"
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Morri Braēe sulmon dy gazetarė tė tjerė

    Morri Braēe, ka humbur arsyen nga mospėrmbushja e detyrave tė ngarkuara prej Edvin Ramės e nė fund tė mandatit tė Komisionit Hetimor "Rama" po e kėrkon protagonizmin nė kurriz tė gazetarėve. Pasi njė ditė mė pėrpara, sulmoi gazetarin e "RD"-sė Armand Maho me arsyetimin se, po e shikonte nė sy e po destabilizohej, dje Braēe ka sulmuar publikisht me akuza tė ngjashme gazetarin e Shijak TV, Fatmir Guda, si dhe gazetaren e rrjetit televiziv Alsat, Elona Meēo. Morri Braēe i sulmoi qė tė dy nėn akuzėn se po pasqyronin nė mėnyrė tė njėanėshme e denigruese pėr Edvin Ramėn punimet e Komisionit Hetimor, ndėrkohė qė ndaj Meēos ai rezervoi edhe njė sėrė akuzash tė tjera, qė kishin tė bėnin me pasqyrimin e aktiviteteve tė tij e tė Edvinit nga njė rrjet televiziv, ku gazetarja punonte mė pėrpara e qė duket se ėshtė larguar prej andej nga protestat e tyre. Braēe ka mashtruar nė mėnyrė flagrante, edhe pse ekzistojnė pamje filmike qė e fyen Mahon, sepse "e di se ti je gazetar i "RD"-sė", ndėrkohė qė gjatė gjithė kohės ka pėrshtatur njė sjellje provokuese ndaj pėrfaqėsuesve tė mediave. Ndėrhyrjet brutale tė morrit Braēe kanė shkaktuar dje reagimin e komisionerit tė opozitės Uran Metko, i cili ka kėrkuar qė komisioni tė mos shndėrrohet nė njė institucion inkuizicioni pėr mediat. Nė mėnyrė tė ēuditėshme, nė krah tė morrit Braēe e kundėr pėrfaqėsuesve tė medias qė denonconin vazhdimisht klimėn e dhunės, ka dalė kryetari i Komisionit tė Mediave, Musa Ulqini, qė me njė retorikė tė papranueshme pėr mbledhjen ka bėrė fajtorė gazetarėt e ka akuzuar politikėn e djathtė si fondamentaliste e tė lidhur me mediat. Pėr incidentet e tė dyja ditėve, gazetarėt kanė pėrgatitur denoncimet penale nė Prokurorinė e Tiranės, ndėrkohė qė deputetėt e Komisionit tė Mandateve deklaruan se, ishin nė pritje tė kėrkesės pėr heqjen e imunitetit tė Erion Braēes.
    Reality is wrong, dream is for real

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Rama pėrzgjedh njerėzit qė do tė mbushin sallėn

    Edvin Rama pėrzgjedh njerėzit qė sot do t'i bėjnė pyetje atij nė njė takim, tė cilin ai e ka konsideruar si njė ballafaqim me banorė tė kryeqytetit. Gjatė ditės sė djeshme stafi i bashkisė sė Tiranės ka pėrzgjedhur auditorin, i cili do tė ballafaqohet me Edvinin nė ambientet e Akademisė sė Arteve. I paraqitur si njė takim i hapur me banorė tė kryeqytetit, ku Rama do tė tentojė tė pastrojė veten nga akuzat qė i janė bėrė nė komisionin hetimor, nė sallė do tė gjenden vetėm individė qė kanė marrė nga njė ftesė.

    Burimet nga bashkia e Tiranės konfirmojnė se ftesat janė shpėrndarė nė mėnyrė nominale, ēka tregon se njerėzit qė do tė jenė pėrballė Ramės do tė jenė tė zgjedhur.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Socialistėt kėrkojnė tė shesin sapunin pėr djathė

    Nga Ervin Koēi

    Edvini, ky hajdut i pafajshėm

    Alarmi: Komisionerėt e PS-sė paraqesin provat e paligjshme tė Koēo Kokėdhimės dhe ekspertėve tė tjerė, tė pasqyruara nė raport si prova zyrtare tė komisionit

    Socialistėve na u ardhka shumė keq pėr Edvinin, prandaj pėr kėtė, janė gati qė ta nisin klandestin, vetėm si e si ta shpėtojnė nga dėnimi pėr vjedhje. Aq e madhe ėshtė dėshira e socialistėve pėr tė mbrojtur "Mister Bashkinė", saqė kėto ditė kanė nisur dhe fushatėn mė tė re, atė tė falsifikimit tė provave tė ekspertėve. Mbledhja e djeshme e komisionit hetimor pėr shpėrdorimin e fondeve publike nga Edvin Rama, gjatė 5 viteve tė fundit, kur ai ka drejtuar Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, apo tashmė bashkinė e Tiranės, ka rregjistruar pėrpjekjen e fundit tė pėrfaqėsimit socialist nė komision, pėr t'u dhėnė skemave klandestine me ekspertė, tė drejtėn e provave ligjore pėr raportimin pėrfundimtar ditėn e enjte. Erion Braēe e Fatmir Xhafa kanė kėrkuar planifikimin e njė seance tė posaēme tė administrimit tė provave, ku parashikohej edhe homologimi, si prova zyrtare tė disa matjeve tė kryera nė terren prej njerėzve tė mandatuar prej Koēo Kokėdhimės e klientėve tė tjerė tė Ramės e qė kanė nxjerrė rezultatet qesharake, se asfaltet e tij kanė njė trashėsi mė tė madhe sesa kėrkohet nė dokumentacionet e tenderimeve. Pretendimi ėshtė refuzuar prerė prej kryekomisionerit Sokol Olldashi, qė tashmė gjykon se dita e mbetur duhet tė shėrbejė pėr paraqitjen e konkluzioneve e pėr tė kėrkuar modalitetet e hartimit tė raportit unik, qoftė me mendimet e shumicės, qė duket se i ka paravendosur vetė Edvin Rama me Fatos Nanon, qoftė ato tė komisionerėve tė opozitės, qė janė mbėshtetur mbi hetimin tremujor nė dokumentacionet e bashkisė, apo nė shikimin e gjendjes nė terren. Komisioni hetimor ka rregjistruar dje polemikat e radhės, ndėrkohė qė ka evidentuar gjendjen antiligjore nė tė cilėn e katandisėn periudhėn e dėgjimit tė dėshmitarėve komisionerėt socialistė, qė pėrkundėr hetimeve e akuzave qė lėshuan ndaj ish‑zyrtarėve demokratė nė bashkinė e Tiranės, nė vitet 1992‑2000, nuk thirrėn asnjėrin pėr shpjegime, por u pėrqendruan nė shndėrrimin e komisionit nė njė tribunė politike, duke thirrur atje gjithė bashkėpunėtorėt e Edvinit, nė dosjet e shpėrdorimeve, lexuar prej Olldashit. Socialistėt, nga ana e tyre, kanė mohuar ēdo mundėsi pėr rithirrjen nė komision tė Edvin Ramės, nė mėnyrė qė tė pėrmbushet detyrimi i tij ligjor pėr tė dėshmuar lidhur me shpėrdorimet 7 miliardė lekėshe me fondet e buxhetit tė shtetit, si dhe kanė refuzuar njė kompromis qė thirrja e tij tė bėhej e njėkohshme me thirrjen e disa tė akuzuarve tė tjerė tė rėndėsishėm tė dosjeve tė shpėrdorimeve, si Zana Ēela apo Dritan Agolli. Sot, komisioni hetimor "Anti‑Rama" shėnon edhe ditėn e fundit tė tij, ndėrkohė qė vetėm dy ditė mė vonė, raportimi i opozitės pėr shpėrdorimet, shoqėruar edhe me dokument‑analizat e ekspertėve kontabėl pėr dy dosje tė rėndėsishme, atė tė koncertit tė grupit "Scorpions", si dhe pėr "Ekspo Hanover 2000", do tė paraqiten nė Kuvend, pėrpara se t'i dorėzohen prokurorisė pėr hetime tė mėtejshme, afėrmendsh edhe pėr kryerjen e ekspertizave qė u sabotuan nga njerėzit e Edvin Ramės e tė mazhorancės sė majtė.


    --------------------------------------------------------------------------------


    Ja si e kėrcėnojnė socialistėt policinė e shtetit

    Agasi, presion Ndreut pėr tė mbrojtur Edvinin

    Nėnkryetari i komisionit hetimor, me ndihmėn e sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kuvendit, urdhėron drejtorin e policisė sė Tiranės tė mos zbatojė ligjin pėr sjelljen forcėrisht pėr tė dėshmuar tė kryebashkiakut Rama

    Kuvendi i Shqipėrisė ka shėnuar tė dielėn njėrėn nga ndėrhyrjet mė flagrante nė punėn e policisė sė shtetit. Duke iu kundėrpėrgjigjur njė kėrkese tė kryetarit tė komisionit hetimor "Anti‑Rama", Sokol Olldashi, drejtuar drejtorit tė policisė sė Tiranės, Pjerin Ndreu, pėr tė mundėsuar nė bazė tė ligjit "Pėr komisionet hetimore" sjelljen forcėrisht pėr tė dėshmuar tė kryetarit tė bashkisė sė Tiranės. Nėnkryetari i komisionit hetimor, Bardhyl Agasi, i dėrgon Ndreut njė letėr kėrcėnuese, ku i thotė se nuk duhet tė zbatojė kėrkesėn ligjore tė kryetarit Olldashi. Pėrpjekja politike e Agasit pėr tė sabotuar ditėn e fundit marrjen e dėshmisė sė Edvin Ramės, ka marrė ēuditėrisht edhe siglėn e sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kuvendit, Artan Banushi, edhe pse siē thuhet nė shkresė, institucioni i tij vetėm "sa ėshtė vėnė nė dijeni tė shkresės". Siglimi i shkresės qė e informon njėrin nga titullarėt mė tė lartė tė policisė sė shtetit, se nuk duhet tė zbatojė shkresėn e kryetarit tė njė komisioni hetimor, njė institucion kushtetues me atribute tė veēanta parlamentare, nuk ėshtė komentuar dje nga komisionerėt e opozitės, megjithatė, incidenti me firmėn e Banushit shėnon precedentin e radhės, pas firmave tė mėparshme pėr thirrjen e dėshmitarėve, vetėm me kundėrfirmat e Bardhyl Agasit, apo edhe nga bashkėpunimi i njėanshėm me sekretarin e komisionit hetimor tė Fajdeve, Bashkim Fino. Vetė komisar Pjerin Ndreu, nuk ka dhėnė shenja se do tė lėvizė nė ditėn e fundit tė komisionit hetimor pėr tė sjellė forcėrisht aty kryebashkiakun e Tiranės, megjithatė, pranimi i korrespondencės me Agasin e Banushin mbetet tė interpretohet si njė veprim jashtė marrėdhėnieve tė zakonshme mes Kuvendit tė Shqipėrisė dhe drejtuesve tė policisė sė shtetit.

    E. Koēi


    --------------------------------------------------------------------------------

    A do tė jetė serioz kryeprokurori nė hetimin e tetė dosjeve me vjedhjet e Edvinit?

    Sollaku: Hetim serioz pėr dosjet e Edi Ramės

    Kryebashkiaku rrezikon dėnimin me 7 vjet heqje lirie

    Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, konfirmoi dje nė njė prononcim pėr mediat se do tė merrte seriozisht tė gjitha denoncimet qė do t'i vinin nė ngarkim tė kryebashkiakut tė Tiranės, Edi Rama. I thirrur nė komisionin parlamentar tė Ligjeve pėr tė mbrojtur disa ndryshime nė ligjin "Pėr organizimin dhe funksionimin e prokurorisė", Sollaku iu pėrgjigj interesimit tė gazetarėve rreth mėnyrės se si do tė trajtoheshin 8 dosjet me akuza pėr shpėrdorim nė shumėn prej 7 miliardė lekėsh qė janė pėrgatitur nga komisionerėt e opozitės e pas 11 qershorit do tė depozitohen nė zyrat e institucionit tė tij pėr hetime tė mėtejshme. "Do tė trajtojmė me seriozitet ēdo dosje nė ngarkim tė Edi Ramės", u pėrgjigj nė mėnyrė lakonike kryeprokurori Sollaku, pa bėrė referenca tė drejtpėrdreja pėr dosjet qė pritet tė administrojė nga komisioni hetimor. Aktualisht, mėsohet se prokuroria ka pėrfunduar procesin e hetimit pėr dosjet e "Fasadave" e tė "Kėmbanės sė Paqes" e se mjaft shpejt ato do tė pėrcillen nė Gjykatėn e Tiranės pėr gjykim. Nė tė dyja kėto dosje, mbi Edvin Ramėn rėndon akuza e shpėrdorimit tė detyrės, qė nė bazė tė "Kodit Penal" ndėshkohet deri nė 7 vjet heqje lirie.

    E. Koēi.

    hmmmmmmmmm kaq pak.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #116
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    Hetimi RAMA

    Komisioni hetimor parlamentar miraton raportin pėrfundimtar, i cili pėrmban qoftė konkluzionet e pėrfshira nė projekt-raportin e opozitės, qoftė konkluzionet e raportit tė mazhorancės. Raporti do tė bėhet publik nė kuvend ditėn e enjte

    "Rama", njė raport me dy medalje

    Olldashi: Raporti i komisionerėve socialistė nė mėnyrė tė paligjshme u referohet dėshmitarėve dhe ekspertėve, tė cilėt nuk janė thirrur nė komision me vendim tė komisionit, por janė thirrur gjatė seancave nė mėnyrė tė paligjshme nga komisionerėt socialistė

    Gjergji Koja

    Komisioni hetimor parlamentar pėr hetimin e bashkisė sė Tiranės dhe Ministrisė sė Kulturės ka miratuar dje njė raport me dy qendrime nė lidhje me veprimtarinė e bashkisė sė Tiranės dhe Ministrisė sė Kulturės nė periudhėn 1992-2002. Komisionerėt socialistė kanė rrėzuar projekt-raportin e paraqitur nga opozita me shumicė votash, ndėrsa kanė miratuar projekt-raportin e tyre, i cili nė thelb pėrmban thjesht oponencėn pėr dosjet qė janė paraqitur nė komision nga kryekomisioneri Sokol Olldashi. Sekretari i komisionit hetimor Fatmir Xhafaj duke kontestuar projekt-raportin e paraqitur nga opozita u shpreh se ai binte ndesh me ligjin mbi funksionimin e komisioneve hetimore, pasi sipas deputetit socialist ky projekt-raport nuk pėrputhej me objektin e hetimit. Xhafaj tha se komisionerėt socialistė pasi kishin shqyrtuar pėr 30 minuta raportin e paraqitur nga opozita, i cili pėrmbante rreth 100 faqe, arritėn nė konkluzionin se ky raport nuk plotėsonte kushtet pėr tė qenė njė raport pėrfundimtar. "Duke qenė se raporti i opozitės nuk mund tė konsiderohet si raport pėrfundimtar atėherė ne si maxhorancė kemi paraqitur njė raport alternativ, i cili duhet t'i paraqitet kuvendit si raport pėrfundimtar. Komisionerėt qė do tė votojnė kundėr kėtij raporti kanė tė drejtė tė paraqesin nė kuvend objeksionet e tyre si mendim i pakicės", u shpreh Xhafaj nė emėr tė komisionerėve tė PS-sė.

    Nga ana tjetėr kreu i komisionit hetimor, duke komentuar raportin e paraqitur nga mazhoranca, i cili u miratua nė komision me 6 vota pro, u shpreh se ky raport nė vetvete pėrmban pėrpjekje tė vullnetit tė mazhorancės pėr tė mbuluar abuzimet financiare dhe ligjore, tė cilat janė konsumuar nga institucionet qė kanė qenė nėn hetim. "Raporti i komisionerėve socialistė nė mėnyrė tė paligjshme u referohet dėshmitarėve dhe ekspertėve, tė cilėt nuk janė thirrur nė komision me vendim tė komisionit, por janė thirrur gjatė seancave nė mėnyrė tė paligjshme nga komisionerėt socialistė, dhe nė kėto kushte dėshmitė apo thėniet e tyre nuk mund tė merren pėr bazė dhe tė pėrfshihen nė raportin e komisionit. Nė tėrėsinė e tij ky raport i komisionerėve tė PS-sė paraqet thjesht njė oponencė ndaj dosjeve qė ne si komisionerė tė opozitės kemi paraqitur nė komision dhe ai nuk paraqet asgjė qė ka lidhje me hetimin qė komisioni kreu pėr tre muaj", u shpreh Olldashi. Mė tej ai duke respektuar procedurat parlamentare dhe rregulloren e kuvendit ka hedhur nė votim dy projekt-raportet, ndėrsa nė pėrfundim tė votimit raporti i komisionerėve tė PS-sė ėshtė cilėsuar si raport pėrfundimtar i komisionit, ndėrsa konkluzionet e raportit tė opozitės do t'i bashkangjiten kėtij raporti pėrfundimtar.

    Vendimi i paraqitur dje nga komisionerėt socialistė ka qenė thjesht njė zbatim i vendimit politik qė grupi parlamentar i PS-sė kishte marrė nė lidhje me raportin pėrfundimtar tė komisionit. Pak orė pėrpara zhvillimit tė mbledhjes, grupi parlamentar socialist, nė mbledhjen e tij, ka diskutuar edhe mbi komisionin hetimor, ndėrsa nė kėtė mbledhje ėshtė vendosur qė komisionerėt socialistė tė rrėzonin projekt-raportin e opozitės.

    Burimet nga PS konfirmojnė se grupi parlamentar kishte marrė vendim politik pėr tė mos pranuar raportin qė do tė paraqiste opozita, dhe komisioni nė kėto kushte tė miratonte raportin e hartuar nga komisionerėt socialistė.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Socialistėt ushtrojnė presion mbi prokurorinė

    Ruēi: Sollaku tė zbatojė ligjet


    Socialistėt fillojnė presionet mbi organin e akuzės nė lidhje me hetimin qė mund tė nisė ky institucion ndaj kryetarit tė bashkisė sė Tiranės Edvin Rama. Njė ditė pasi kreu i prokurorisė sė pėrgjithshme ka deklaruar gatishmėrinė pėr fillimin e hetimeve ndaj dosjeve qė do tė depozitoheshin nė prokurori nga komisioni hetimor, ka qenė kreu i grupit parlamentar socialist, i cili i ka kėrkuar Theodhori Sollakut tė zbatojė ligjet.

    Nė njė prononcim pėr mediat Ruēi ka deklaruar se prokuroria duhet tė zbatojė ligjet dhe kushtetutėn dhe nuk duhet tė bjerė pré e ndikimeve politike. Sipas sekretarit socialist, organi i akuzės ėshtė njė institucion i pavarur, i cili nuk duhet tė zbatojė urdhrat politikė apo tė bjerė pré e presioneve. Ruēi u shpreh se nė rast se do tė ketė shkelje ligji, atėherė politika nuk mund tė marrė nė mbrojtje asnjė punonjės tė prokurorisė.

    Kryetari i kėtij grupi, Gramoz Ruēi, u shpreh pas mbledhjes se "raporti qė do tė paraqitet nė Kuvend do tė pėrshkohet nga e vėrteta politike, ligjore dhe institucionale mbi kėtė hetim tremujor tė komisionit". Duke iu pėrgjigjur akuzave tė bėra nga opozita pėr "abuzime" nė projektet e Bashkisė sė Tiranės, Ruēi theksoi se "do tė shihet nėse kėto akuza, janė tė mbėshtetura nė legjislacionin shqiptar dhe nė tė dhėnat teknike, ekonomike dhe financiare qė do tė paraqesin ekspertėt pėrkatės".

    Grupi Parlamentar i Partisė Socialiste konfirmoi dje mbėshtetjen pėr punėn e pėrfaqėsuesve socialistė nė komisionin parlamentar hetimor pėr pėrdorimin e fondeve publike nė Bashkinė e Tiranės dhe nė Ministrinė e Kulturės.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Monologu i Ramės

    Opozita deklaroi dje se Rama pranoi tė gjitha akuzat e bėra ndaj tij nė mbledhjen e organizuar nė "Black Box" tė Akademisė sė Arteve ku ishin tė pranishėm edhe bashkėpunėtorėt dhe stafi i tij mė i ngushtė. Pranimi nė heshtje i akuzave, pasojė e frikės nga Prokuroria dhe jo e ndershmėrisė sė kryebashkiakut

    Berisha: Rama lehtėsoi veten para prokurorisė

    Zgjedhjen mė tė gabuar ka bėrė Edi Rama me monologun e tij tė ditės sė mėrkurė pėr opozitėn, pasi ai ėshtė pėrpjekur qė tė shfajėsohet apo tė mbrohet ndaj akuzave kundrejt tij me pėrgjigjet e sė shkuarės. PD ka reaguar dje nė lidhje me monologun e Edvin Ramės duke pohuar se kryebashkiaku nuk mundi tė rrėzojė asnjė akuzė tė ngritur ndaj tij pėr shkak tė frikės nga prokuroria, pasi diēka e kundėrt do tė 'dyfishonte fajin e tij para Prokurorisė'. Kryetari i PD-sė Sali Berisha theksoi se "Pėr herė tė parė Edvin Rama pati kurajon qė nė heshtje tė pranojė tė gjitha akuzat e bėra nė drejtim tė tij nga anėtarėt e opozitės nė komisionin anti-Rama. Deklarata e Berishės u bė vetėm pak minuta para seancės plenare tė dėgjimit tė raportit tė pėrgatitur nga komisioni Rama. Berisha sqaroi se Rama nuk u mor me asnjėrėn prej akuzave publike tė bėra nė drejtim tė shpėrdorimeve me fondet publike, tė bėra prej tij gjatė kohės qė ka drejtuar bashkinė e Tiranės si dhe Ministrinė e Kulturės. Taktika e pėrdorur nga Rama ka qenė pėrgjigjet krahasuese me tė kaluarėn. Ndėrkaq PD kishte paralajmėruar se 'monologu i tij do tė administrohej' dhe do tė pėrbėnte njė provė mė shumė pėr drejtėsinė. Kryetari i PD-sė Sali Berisha theksoi gjithashtu dje se opozita do tė vazhdonte pandėrprerė misionin e saj kushtetutes pėr tė kontrolluar ekzekutivin dhe abuzimet e tij me fondet publike, 'si njė obligim ndaj taksapaguesve shqiptarė pavarėsisht nga bindjet politike'. Kryebashkiaku Rama ka qenė nėn hetim parlamentar pėr rreth tre muaj dhe nuk ka pranuar qė tė dėshmojė sė fundi para komisionit pėr akuzat e ngritura duke preferuar njė 'show' televiziv tė vetin mes njė audience tė pėrzgjedhur nga ai, pėr t'u mbrojtur. Hapėsira mediatike nga ana e opozitės ka qenė maksimale pėr monologun e Ramės 'kemi vjedhur apo s'kemi vjedhur' tė Edvinit si kryebashkiak. Sali Berisha ka kėmbėngulur nė vlerėsimet pozitive mbi rezultatin e komisionit pasi 'me dokumenta zyrtare nė tėrėsi qė tė gjitha tė firmosura nga Edvini ėshtė faktuar vjedhja dhe shpėrdorimi nė dhjetėra e dhjetėra afera qė shtrihen nga shėn Valentinot deri nė Ekspo-Hanovėr, e rrugė, trotuare tė ngrėna dhe lulishte tė pambjella.


    --------------------------------------------------------------------------------
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Reagon Brojka pėr akuzat e Edvinit

    Brojka: Edvini, person i rrezikshėm pėr shoqėrinė!

    Ish kryebashkiaku Albert Brojka ka akuzuar Ramėn si mashtrues dhe hajdut duke i kujtuar se nė krahasim me tė kishte vjedhur mė shumė se 50% tė fondeve publike. Kjo pėr shkak se tė njėjtėn rrugė, me tė njėjtėn gjatėsi, Brojka e ka realizuar me 30 milionė lekė tė reja, ndėrsa Rama e ka bėrė me 69 milionė lekėt tė reja. "Dua t'i them popullit tė Tiranės, se kryehajduti qė vjedh e ka emrin Edvin Rama, dhe me njerėz tė tillė s'duhet dialogu, duhet ligji', ka pohuar Brojka. Ai denoncoi Ramėn se nuk njeh as shtetin dhe as ligjin duke mos pėrmendur moralin. "Edvini ka marrė qindrafish fonde mė shumė se qeverisja e viteve tė mėparshme, dhe s'ka tė drejtė tė bėjė CV-nė e askujt", ėshtė deklaruar Brojka. Ai ka deklaruar se nuk duhet tė flasė pėr krahasime, njė person i cili ka fjetur nė "bunker" duke pėshpėritur "Ina, Ina hiqi brekėt...".

    Pėrsa i pėrket banesės pėr tė cilėn akuzohet, Brojka pohon se shtėpinė e ka marrė nė vitin 1994, dhe e ka blerė me kredi ku bėhet fjalė pėr njė apartament 60 metra katrorė. "Po a ka moral ky njeri tė pėrmendė strehimin, kur ky vetė ka shtėpinė tek 21 dhjetori, dhe me anė tė njė kredie, formale qė ka marrė nga Ilir Meta, ka blerė shtėpi tjetėr pėr tė bashkėjetuar me atė gocėn e spektakleve", ėshtė shprehur ish kryebashkiaku Brojka.


    --------------------------------------------------------------------------------
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Raporti Rama

    Komisioni hetimor parlamentar ka publikuar dje nė kuvend raportin e tij pėrfundimtar, nė tė cilin janė pėrfshirė konkluzionet e pozitės dhe opozitės. Gjatė leximit tė raportit komisionerėt socialistė janė nervozuar nė disa raste, ndėrsa opozita ka argumentuar shpėrdorimet e rreth 6 miliard lekėve nga Edvin Rama

    6 orė pėr 6 miliardėt e shpėrdoruar nga Rama

    Komisioni hetimor parlamentar ka paraqitur dje para kuvendit raportin me konkluzionet e pozitės dhe opozitės nė komision, ndėrsa pėr gati 4 orė ky raport ėshtė lexuar nga kryekomisioneri Sokol Olldashi. Fillimisht parlamenti ėshtė njohur me raportin e komisionerėve socialistė dhe me qėndrimin e tyre ndaj hetimit, ndėrsa mė pas kuvendit i janė bėrė tė njohura provat dhe faktet qė opozita ka publikuar nė komision, nė bazė tė tė cilave gjatė 5 viteve kur Edvin Rama ka drejtuar Ministrinė e Kulturės dhe Bashkinė e Tiranės janė shpėrdoruar rreth 6 miliard lekė tė vjetra. Kryekomisioneri Olldashi duke bėrė publik raportin ka argumentuar se gjatė periudhės kur nė krye nė Ministrisė sė Kulturės, dhe mė pas nė Bashkinė e Tiranės, ka qenė Edvin Rama janė financuar nė kundėrshtim me ligjin dhe nė mėnyrė krejtėsisht abuzive disa shoqata joqeveritare, nė krye tė tė cilave kanė qenė njerėz tė njohur tė Edi Ramės. Duke paraqitur raportin e komisionit, kryekomisioneri u shpreh se gjatė periudhės kur Rama ka drejtuar Ministrinė e Kulturės dhe mė pas Bashkinė e Tiranės llogariten me qindra milionė lekė shpėrdorime vetėm nga financimi i projekteve kulturore. Nė kėtė kuadėr kreu i komisionit ka pėrmendur financimin qindra milionėsh pėr shoqatėn e drejtuar nga ish-drejtoresha e TOB Zana Ēela si dhe financimet qė u janė bėrė shoqatave tė drejtuara nga Rudina Magjistari, bashkėshorte e Edvin Ramės.

    "Pėr organizimin e festės sė Shėn Valentinit 2000 janė shpėrdoruar 3.939.000 lekė. Mė tej Edi Rama shpėrdoron 1.700.000 lekė pėr tė financuar spektakle qė mbulojnė llotari multimilionere si Portat e Fatit. Rama ka shpėrdoruar 20.230.000 lekė pėr tė financuar shoqatėn e znj. Zana Ēela,", thuhet nė raportin e paraqitur nė kuvend nga komisioni.

    Mė tej nė raport pėrfshihen abuzimet e rreth 1.4 milion markave vetėm nė dy projekte, EXPO 2000 Hannover dhe koncertin e 'Scorpions'. "Pėrmes ekspertizės provohet se nė Expo Hanover 2000, janė ekspozuar 122 objekte qė kushtonin 852 mijė marka, tė cilat u shitėn nė ankand nga gjermanėt, pa lėnė gjurmė, pėr faj tė palės shqiptare. Rama ka shpėrdoruar 650 mijė markat e shpenzuara pėr koncertin e grupit "Scorpions",dhe kur komisioni nisi hetimin e dosjes u falsifikuan dokumentet zyrtare pėr tė mbuluar vjedhjet dhe shpėrdorimet", u shpreh Olldashi.

    Mė tej ai duke paraqitur raportin u shpreh se Rama nė mėnyrė krejtėsisht abuzive i ka falur ALBA TV njė shumė prej 7.999.755 lekė, ndėrsa Koēo Kokėdhimės me anė tė njė kontrate qė ėshtė hartuar jashtė zyrave tė Ministrisė sė Kulturės i ka falur gazetėn 'Sporti'.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Raporti i publikuar nė kuvend nga komisioni hetimor akuzon Edi Ramėn se duke shfrytėzuar postin e kreut tė bashkisė ka favorizuar firmat e ndėrtimit, ka aplikuar ēmime shumė mė tė larta se ato tė tregut duke shtuar koston e punimeve dhe njėkohėsisht edhe shpėrdorimet

    Rama ka shpėrdoruar rreth 4 miliard lekė si kryetar bashkie

    Problemi thelbėsor me lejet e ndėrtimit qėndron nė faktin se ato janė dhėnė edhe nė hapėsirat e gjelbėrta, edhe nė oborret e shkollave apo kopshteve

    Duke paraqitur raportin para parlamentit kryekomisioneri Olldashi ėshtė shprehur se nė periudhėn kur Rama ka marrė nė dorė drejtimin e Bashkisė sė Tiranės dhe mė pas ky institucion ka aplikuar ēmime shumė mė tė larta sesa ēmimet e aplikuara nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve dhe nga Enti Kombėtar i Banesave duke rritur fiktivisht koston e punimeve.

    "Bashkia ka prokuruar rrugė pa projekte zbatimi, ka aplikuar volume punimesh qėllimisht tė fryrė, gjė qė bėn tė paguhen parį pėr punė tė pakryera. Procedurat e tenderave tė bashkisė janė fiktive, pasi fituesi ėshtė parazgjedhur dhe nuk mbetet pėr tė pėrzgjedhur mė gjė. Tė gjitha prokurimet, me vetėm njė pėrjashtim, janė fituar me mbi 95 pėr qind tė fondit limit, gjė qė tregon sesa fiktivė kanė qenė tenderat", u shpreh Olldashi duke paraqitur raportin e komisionit hetimor. Sipas tij bashkia e Tiranės ka abuzuar gjithahshtu me dhėnien e lejeve tė ndėrtimit, ku kryetari i bashkisė ka favorizuar njė pjesė tė firmave, duke i dhėnė atyre sheshe ndėrtimi, edhe pėr rastet kur ligji nuk e parashikonte ndėrtimin nė njė shesh tė caktuar. "Problemi thelbėsor me lejet e ndėrtimit qėndron nė faktin se ato janė dhėnė edhe nė hapėsirat e gjelbėrta, edhe nė oborret e shkollave apo kopshteve. Ato i janė dhėnė njė firme tė caktuar e cila mė pas ia ka kaluar kėtė leje njė tjetėr firme, duke shkelur totalisht ligjet", u shpreh kryekomisioneri.

    Mė tej ai duke argumentuar abuzimet e Ramės u shpreh se vetėm nė rrugėn Bajram Curri shpėrdorimet arrijnė nė 41.2 milionė dhe kjo ka ndodhur thjesht se janė shtuar volumet e punės. "Nė rrugėn e Kavajės, nga pėrdorimi i supercmimeve tė Bashkisė, rezulton se janė vjedhur 12.281.728 lekė, ndėrsa nė Bulevardin "Zogu i parė", rezulton se nga 24,3 milion lekė tė paguara, 16,198 milion lekė janė vjedhur", u shpreh kryekomisioneri Olldashi. Sipas tij rrugėt e shtruara nga Edvin Rama kanė njė kosto pėr njėsi shumė mė tė lartė se kostoja e autostradės Vorė-Durrės. "Bashkia e Ramės ka paguar 643 mijė lekė tė vjetra pėr tė prerė njė pemė, ndėrsa nė pjesėn mė tė madhe tė tenderave ka njė rritje tė konsiderueshme tė volumit tė punės, gjė qė do tė thotė se ėshtė rritur kostoja e projektit dhe njėkohėsisht edhe fodni i akorduar", u shpreh Olldashi.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Raporti i PS flet pėr arritjet e Ramės

    Raporti i hartuar nga komisionerėt socialistė dhe qė ėshtė miratuar me shumicė votash edhe nga komisioni vlerėson veprimtarinė e dy institucioneve qė kanė qenė nėn hetim gjatė kohės kur ato janė drejtuar nga Rama. Sipas kėtij raporti, i cili u lexua nga kryekomisioneri Olldashi, Edi Rama gjatė kohės qė ka drejtuar tė dy institucionet ka dhėnė njė kontribut tė vlefshėm pėrsa i takon sponsorizimit tė aktiviteteve kulturore duke ruajtur vlerat kombėtare. Nė raportin e komisionerėve socialistė vlerėsohet puna e kreut tė bashkisė sė Tiranės Edvin Rama pėrsa i takon shtrimit dhe rikonstruksionit tė rrugėve tė kryeqytetit, duke e cilėsuar nė raport Ramėn si simbol tė qeverisjes. Gjithashtu raporti i komisionerėve tė PS merr nė mbrojtje kryetarin e bashkisė sė Tiranės duke i dhėnė atij kontribute pėr ndryshimet qė ka pėsuar kryeqyteti, pėr prishjen e ndėrtimeve pa leje, pėr krijimin e hapėsirave tė gjelbėrta etj.. Raporti i komisionerėve socialistė nė pjesėn mė tė madhe tė tij rrėzon poshte akuzat dhe faktet qė janė paraqitur nga opozita ndaj kreut tė bashkisė sė Tiranės. Gjithashtu ky raport nė pėrbėrje tė tij akuzon ish-kryetarėt e bashkisė Kelmendi dhe Brojka pėr shkelje ligjore dhe financiare, duke i cilėsuar tė dy paraardhėsit e Ramės si drejtuesit bashkiakė pėr shpėrdorime nė shuma tė mėdha.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Raporti nervozon socialistėt

    Gjatė kohės kur kreu i komisionit hetimor parlamentar ka filluar leximin e raportit komisionerėt socialistė herė pas here kanė thyer rregulloren e kuvendit duke ndėrhyrė dhe duke ndėrprerė disa herė rradhazi publikimin e raportit. Ka qenė deputeti Erion Braēe, i cili nėn preteksin se kreu i komisionit nuk po lexonte siē duhej raportin ka kėrkuar tė marrė fjalėn pėr procedurė. Braēe ka kėmbėngulur disa herė duke mos lejuar kryekomisionerin tė lexojė raportin, dhe duke detyruar kreun e kuvendit t'i japė fjalėn. Braēe ka thėnė se raporti qė po lexon kryetari i komisionit hetimor nuk ėshtė ai i miratuar nė komision, por njė gjė e tillė nuk ėshtė pranuar nga kryeparlamentari Pėllumbi. Ai ka deklaruar se deputetėt nuk duhet tė ndėrhyjnė gjatė leximit tė raportit, ndėrsa ka kėrkuar qė secila palė tė dėgjojė me qetėsi dhe pa nervozizėm argumentat qė paraqiten nė raport si mendim i shumicės apo i pakicės.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Debati pėr raportin pas 5 ditėsh

    Debati mbi raportin e paraqitur nė kuvend nga komisioni hetimor do tė zhvillohet pas pesė ditėsh. Njė gjė e tillė ėshtė vendosur nga byroja parlamentare. Tė martėn e ardhshme komisioni fillimisht do t'u pėrgjigjet pyetjeve tė deputetėve dhe mė pas pėr gati 3 orė parlamenti do tė debatojė mbi kėtė raport si dhe mbi qėndrimet qė pėrfshihen nė tė. Pas debatit pritet qė kuvendi tė miratojė raportin pėrfundimtar. Pritet qė nė kėtė seancė debati deputetėt socialistė tė marrin nė mbrojtje kreun e bashkisė sė Tiranės, ndėrsa konfirmohet se mė tė ashpėr nė mbrojtjen ndaj Ramės do tė jenė deputetėt socialistė tė Tiranės, qė do tė kryesohen nga kryesocialisti i Tiranės Musa Ulqini.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Olldashi: Dosjet duhet t'i ēohen prokurorisė

    Kryetari i Komisionit hetimor parlamentar Sokol Olldashi gjatė raportimit tė tij nė kuvend ka kėrkuar qė tė gjitha materialet dhe provat qė provojnė abuzimet financiare dhe ligjore duhet tė depozitohen nė organin e akuzės. "Ēėshtja tani ėshtė se ēfarė do tė bėhet me kėto dosjet qė provojnė shkeljet financiare dhe ligjore. Unė besoj se misioni ynė ėshtė qė tė gjitha gjetjet, konstatimet, provat, konkluzionet duhet t'i dėrgohen prokurorisė. Ne nuk mund tė mbajmė qėdrimet tė dyfishta politike ndaj dosjeve, sikurse kanė bėrė pėrfaqėsuesit e Partisė Socialiste nė kėtė komision pėr tre muaj me radhė", u shpreh kreu i komisionit hetimor parlamentar. Sipas tij nuk duhet t'i ndajė shpėrdoruesit apo vjedhėsit nė socialistė e demokratė, apo t'i klasifikojė ata nė tė dobishėm dhe tė dėmshėm.

    Disa nga dosjet qė do tė depozitohen nė prokurori nga komisioni

    Dosja Shėn Valentin 2000., shpėrdorimi llogaritet 3.939.000 lekė

    Financimi pėr shoqatėn e Zana Ēelės shpėrdorimi llogaritet 20.230.000 lekė

    Dosja Shėn Valentin 2001, shpėrdorimi llogaritet 7.500.000 lekė

    Dosja Hannover shpėrdorimi llogaritet nė 852 mijė DM

    Dosja Alba TV shpėrdorimi llogaritet nė 7.999.755 lekė

    Dosjet e rrugėve ku shpėrdorimet llogariten nė qindra miliona lekė

    Dosja e Urbanistikės, e cila pėrfshin ligjshmėrinė pėr zhvillimin urbanistik

    Dosja mbi dhėnien e lejeve tė ndėrtimit


    --------------------------------------------------------------------------------

    Opozita kėrkon transmetimin direkt tė seancės

    Pak pėrpara se kreu i komisionit hetimor parlamentar tė fillonte leximin e raportit pėrfundimtar, deputetėt e opozitės kanė kėrkuar qė seanca tė transmetohej direkt nga televizionet kombėtare. Kreu i opozitės Sali Berisha u shpreh se duke qenė se kemi tė bėjmė me njė raport tė komisionit hetimor, tė paktėn duhet tė merren masat qė mos ketė ndėrprerje tė energjisė elektrike, si dhe duhet tė tė paktėn televizionet kombėtare ta transmetojnė direkt seancėn. "Televizionet kombėtare mendoj se duhet tė marrin masa pėr transmetimin direkt, ndėrsa Ministria e Energjitikės tė marrė masat qė energjia elektrike tė mos ndėrpritet", u shpreh Berisha. Menjėherė pas kėsaj kėrkese ka reaguar kreu i kuvendit Pėllumbi, i cili ėshtė shprehur se askush nuk kishte ndaluar mediat pėr tė transmetuar direkt njė seancė plenare, ndėrsa ministri i energjitikės Doda ka premtuar furnizimin me energji nė mėnyrė tė pandėrprerė pėr banorėt e kryeqytetit.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    KOMISIONI RAMA ESHTE TAMAM SI KOMISIONI KLOSI QE NE FUND NUK NXOREN AES GJE DHE KY KOMISION MA SA SHOHIM ESHTE I DESHTUAR NE MOS KA DESHTUAR QE NE FILLIM. KY KOMISION ESHTE NJE KOMISIN POLITIK SE SA JURIDIL SE NE FUND TE FUNDIT FJALEN E FUNDIT DO E THOTE DREJTESIA SHQIPTARE DHE NUK DO E THOTE SALIU APO SALINJTE ESHTE MIRE QE DREJTESINE POLITIKA TA LERE TE PUNOJE DHE JO TI BEJ PRESION .
    nuk ka rendesi

Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bosnja Dhe Serbia (Lufta)
    Nga forum126 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-12-2015, 10:30
  2. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42
  3. Ngrihet komisioni parlamentar hetimor pėr KESH
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2004, 02:56
  4. Spartaku, i vetem perball KGB-se socialiste.
    Nga erzeni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 15:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •