Triumvirati i Ramės: Vali B. , Keti T dhe Mimi K.
Altin Xhaferri
Mbrojtėsja mė e fundit, sipas grafikut qė u ka caktuar kryebashkiaku Edi Rama, Keti Treska, doli nė njė konferencė pėr shtyp ku nuk tha asgjė pėr atė qė akuzohej, as pėr shkollimin qė ka bėrė nė fakultetin e Agronomisė dhe qė postin e ka pėr burimet njerėzore. Edvini sėrish mbrojtjen e tij e bėn me njė grua tė bėshme, shpatullgjerė qė nuk tha asgjė pėr menaxhimin e fondeve por lezoi njė traktat edvinramist anti-opozitė. Kėshtu del edhe njė grua nė radhėn e gjatė tė bashkisė qė duket se vetėm gra paska me shumicė, pasi burrat, siē thonė nėn zė, ska bir k... qė punon me Edi Ramėn...
Nuk ka asgjė tė re nė shfaqjen publike tė shefes sė kuadrit tė bashkisė. Madje nesėr do tė jetė sėrish njė grua tjetėr e listės sė parapregatitur prej Ramės (ose Kodheli M., ose Vali B.) qė do tė dalė tė na bėjė thirrje herė si nėnė, herė si motėr, herė si shoqe tė bėjmė pak kujdes pėr Andon ledhin!, si nė ato skeēet e dikurshme tė Estradės sė Ushtarit. Nuk ka rėndėsi nė do tė jetė njėra prej kushurirave tė sė ėmės nga ato qė kanė uzurpuar kėshillin bashkiak, nuk ka rėndėsi nėse do tė ketė emrin Lidra Meidani apo Lira Gjika, mbrojtėsja e radhės e kryebashkiakut; - e rėndėsishme ėshtė qė do tė jetė sėrish njė grua e caktuar sipas grafikut tė bashkisė qė tė kujton rojen e dikurshme operative. Plani i Ramės pėr vetėmbrojtje jo vetėm qė ėshtė i pasuksesshėm, por duket, edhe i dėshpėruar, dhe infantil. Ndėrsa vetė sguxon tė bėjė njė mbrojtje tė besueshme, nxjerr nė radhėn e parė njė tufė grash tė mjera qė i ka zėnė halli tu mpihen dhėmbėt prej kumbullave tė ngrėna prej tjetėrkujt, gjė qė sėshtė dhe aq e moralshme pėr tė vetmin burrė tė bashkisė.
Nė deklarimet e tij me drejtim tė theksuar blegtoral, ku flitet vetėm pėr dhi, pėr cjepė, pėr keca, ujq e deshė, ai kurrė nuk thotė asgjė pėr problemin pėr tė cilin akuzohet, nuk jep asnjė kundėrargument, gjė qė tė bėn tė besosh se, ose nuk ka tė tilla, ose i ka vjedhur vėrtet tė gjitha ato qė thonė. Pėrrallėn e kecave e dinė tė gjithė shqiptarėt dhe sėshtė nevoja tua pėrsėrisė kush, aq mė shumė njė rob i shkundur i tipit Rama.
Por le tė kthehemi tek rasti fundit i mbrojtjes dėshtake tė zonjės Keti Treska. Askush nuk ka thėnė se zullumet e bashkisė i ka bėrė Keti. Ajo sigurisht ka pjesėn e saj tė bashkėfajtores, ėshtė pėrgjegjėse e drejtpėrdrejtė pėr emėrimet dhe ēemėrimet nė kėtė insitucion, por gjithsesi nuk ėshtė fajtorja kryesore. E prapė ajo e ndjen tė nevojshme tė dalė e tė na hajė minuta tė panevojshme me deklaratėn e saj. Ndryshe nga agresiviteti i grave paraardhėse, Keti kish zgjedhur njė strategji tjetėr, atė tė bėrjes thirrje prej nėne; tė mėshirės. Deklarata e saj nėnkuptonte: lėreni Edin tė punojė! thėnė mė shkurt, lėreni tė bėjė prapė ētė dojė siē ka bėrė gjer mė sot, e bashkė me tė, dhe ne!...
Po kush ėshtė zonja nė fjalė. Ashtu siē e tha dhe vetė nė deklaratė, e vetmja vlerė e saj mbetet tė qenit nėna e dy studenteve shembullore, a thua se kjo ėshtė argument i mjaftueshėm pėr komisionin. Harroi tė thoshte jo vetėm shembullore, por dhe tė mirėmbajtura, pėr shkak tė mirėqenies qė u sigurojnė fitimet e sė ėmės edhe tė veshura shik sa i kanė zili shoqet me nėna tė thjeshta. E po tė thellohej hetimi do tė gjendej ndoshta se me lekėt e palltos sė ndonjėrės prej tyre, blerė nė butikėt e Parisit, mund tė ishin rregulluar disa handikapatė, me lekėt e kėpucėve tė tjetrės, njė fėmijė i varfėr rruge mund tė kish shtyrė dy muaj ushqim e veshje.
I them tė gjitha kėto, jo pėr tė prekur bijat e zonjės nė fjalė, por thjesht pėr tiu bėrė tė ditur dhe atyre se nga vjen njė pjesė e mirėqenies sė tyre. E kisha harruar zonjėn nė fjalė, madje nuk e njihja fare, gjer disa muaj mė parė, kur nė njė seminar kombėtar qė drejtohej prej Vali B. , doli pėr herė publikisht i akuzuar emri i saj. Vali Bizhga ende sqe bėrė nėnkryetare bashkie dhe bėnte intelektualen e pavarur prej partive, duke prezantuar si koordinatore, njė fond prej 15 milionė dollarė tė dhėna nga Banka Botėrore pėr shtresat nė nevojė. Imagjinoni sikur gjysma e tyre tė shkonte aty ku duhej, si do tė qe gjendja e tė varfėrve, tė paktėn nė Tiranė. Njėra prej presidenteve tė njė shoqate fėmijėsh bėri akuzėn se Keti Treska u kėrkonte parį nė dorė pėrpara se tė miratonte ēdo projekt. E mbėshtetur dhe nga njė tjetėr shoqatė, akuza pėr zonjėn Treska u bė e besueshme, sepse askush veē Bizhgės, nuk mundi ta kundėrshtonte.
E vetmja Valentina qė u mundua ta mbronte zonjen Treska tashmė kuptohet se ka qenė dhe vetė pjesė e atij rrjeti tė emėrtuar si mafia e rrjetit tė OJQ-ve. Ajo bėnte tė mundur qė ēdo projekt tė kalonte patjetėr nga ustallesha Treska, gjoja nė emėr tė bashkėpunimit me pushtetin lokal. Nė pushim shumė pjesėmarrėse treguan eksperienca tė hidhura pėr kėtė grua qė dje bėri tė virtytshmen. Sipas tyre ajo ishte njė gjobėvėnėse e OJQ-ve, aq sa e krahasonin me variantin femėror tė njė njeriu tė njohur pėr bėma tė tilla nė pjesėn verilindore tė qytetit. Megjitatė ajo doli duke bėrė nėnėn, ndėrkohė qė sėshtė aty pėr tė bėrė nėnėn, por politikėn e kuadrit, tė cilėn e ka kryer duke mos pėrfillur as shėrbimin civil dhe as ndopnjė status nėnpunėsi. Ka nxjerrė lajmėrime tė gėnjeshtėrta pėr vende pune, ndėrkohė qė i punėsuari qė kėrkohej kish muaj qė kish filluar e kish marrė rrogėn e tretė, i ka ndarė tė gjithė aplikuesit nė tanėt dhe tė atyre duke bėrė tė mundur futjen vetėm tė njerėzve tė klanit tė kuq nė bashki, ndaj dhe ēuditen kur mendojnė se dikush u ka nxjerrė dokumente, pasi i dinin tė gjithė tė besuar aty brenda.
Asgjė nuk tha pėr problemin qė pritej, nuk tha nėse dosja ėshtė manipuluar apo jo, nuk tha asgjė pėr praktikėn e punės nė dosje, pra atė qė donim tė dinim prej saj; ajo vetėm na porositi tė kemi pak kujdes pėr Andon Ledhin se ėshtė shėndetlig e si duron dot hetimet.
Rreziku i madh Shqipėrisė i ardhka prej Olldashit qė do tė dijė se ėshtė vjedhur apo jo nė bashki dhe jo prej vjedhėsve, as prej zonjave tė mirėmbajtura qė harxhojnė kaloritė e tepėrta nėpėr palestra, ndėrkohė qė shumica e tė sunduarve nuk ngopen as me bukė. Rreziku vjen prej atyre qė duan tė dinė se ku kanė vajtur paratė e tyre, e jo prej atyre qė i kanė futur nėpėr xhepa.
Nė kėtė kuptim zonja Treska na mėsoi ti tregojmė munxėt Olldashit qė gjithsesi ėshtė mė i pastėr se cilido nė bashki, qoftė dhe pėr faktin e vetėm se ėshtė i ri dhe nuk ka pasur kohė tė fėlliqet, e ndoshta as mundėsi pėr diēka tė tillė.
Mė vjen vėrtet keq tė replikoj me njė grua cilado qoftė ajo, por ja qė burri i fshehur pas fustanit tė grave kėtė stil ka zgjedhur pėr mbrojtje. Sidoqoftė zonja Treska e ka zgjedhur vetė rrugėn e ushtarit tė bindur e pėr rrjedhojė mund tė ketė dhe fatin e tij, flijimin nė betejė sipas grafikut tė caktuar tjetėrkund.
Copyright © Media Enter 2003
Krijoni Kontakt