Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210
    Fėmijėt: Foshnja e posalindur mund ta marrė infeksionin e syrit me gonorea (konjuktivitin) nga nėna e infektuar gjatė daljes pėrmes kanalit tė lindjes. Nėse nuk mjekohet, kjo mund ta shkaktojė rrjedhjen e jashtėzakonshme tė qelbit dhe verbėrimin. Kjo ėshtė njėra prej arsyeve qė tė gjitha foshnjeve tė posalindura iu vendoset yndyrė antibiotike nė sy menjėherė pas lindjes. Yndyra antibiotike i shkatėrron si
    bakteriet qė shkaktojnė gonorenė ashtu edhe klamidiet duke iu shmangur nė kėtė mėnyrė pasojave qė mund t’i shkaktojnė ato nė sy.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210
    Si diagnostikohet gonorea?

    Kultura nga vendi i infeksionit, (p.sh. urethra, qafa e mitrės, zorra e trashė, fyti, sytė) e rritur nė njė terren tė veēantė ushqyes (rritja mesatare Thayer-Martin), nė tė shumtėn e rasteve e mundėson diagnostifikimin e mirė.

    Si mjekohet?

    Gonorea nė tė kaluarėn ėshtė shėruar nė tėrėsi me penicinlinė. Pėr fat tė keq, pėr shkak se antibiotikėt janė pėrdorur aq shpesh (duke u pėrshkruar madje edhe pėr njė ftohje tė thjeshtė-ndaj tė cilave ato fare nuk kanė veprim) sa qė bakteria e gonoresė ka krijuar rezistencė! Tani pėrdoret antibiotiku mė i fortė pėr trajtimin e gonoresė. Zakonisht jepet njė dozė nėnlėkurore e ceftriaxone-it (Rocephin) ose njė dozė e madhe e azithromycinit (Zithromax) e cila do t’i shkatėrrojė bakteriet dhe do ta shėrojė pacientin me gonore. Ėshtė e rėndėsisė kritike qė personat e infektuar t’i alarmojnė partnerėt e tyre seksual pėr t’i lejuar ata qė tė shėrohen nė tėrėsi dhe tė mos shpejtojnė nė marrėdhėnie seksuale.

    Si mund t’i shmangem marrjes sė gonoresė (preventiva)?

    Shmangia me abstinencė seksuale gjatė sėmundjes ose pėrmes pėrdorimit tė drejtė tė kondomit gjatė marrėdhėnieve seksuale ėshtė mėnyra mė e sigurtė nė parandalimin e kėsaj sėmundjeje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 16-05-2003 mė 13:46
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210
    HERPESI

    Herpesi ėshtė infeksion viral i lėkurės i shkaktuar nga virusi herpes simplex (Herpes Simplex Virus-HSV). Zakonisht, HSV-1 shkakton ndryshime nė formė tė fluskave (tė mbushura ose tė pa mbushura me lėng) nė gojė dhe buzė (i quajtur ndryshe edhe si “pezmatimi i ftohtė”), pėrderisa HSV-2 shkakton herpesin nė organet gjenitale me ndryshime dhe ulceracione tė formave tė ndryshme. Pėrgjatė dekadės sė fundit,pėrkundėr qartėsimit se cilido virus (qoftė HSV-1 ose ai HSV-2) mund ta shkaktojė cilindo lloj tė herpesit, ėshtė gjetur se rreth 75% e herpesit gjenital shkaktohet nga HSV-2. 1/5 e popullatės sė pėrgjithshme e ka herpesin gjenital derisa ¾ e njerėzve nė pėrgjithėsi raportojnė “pezmatime tė ftohta” diku nė tė kaluarėn. Siē pritet, jeta seksuale e njė personi e pėrcakton edhe mundėsinė e marrjes sė formės gjenitale tė kėtij infeksioni. Me fjalė tė tjera, pėrderisa vetėm 3% e murgeshave e kanė herpesin gjenital, nė mesin e prostitutave ėshtė gjetur deri nė 80%.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210
    Shenjat dhe simptomet mė tė shpeshta

    Herpesi pėrhapet pėrmes kontaktit direkt lėkurė-lėkurė. Fatkeqėsisht, ekspozimi mė i madh ndodh kur nuk ka ndryshime tė identifikueshme tė lėkurės (p.sh. personi ėshtė asimptomatik).

    Pas ekspozimit ndaj virusit, periudha e inkubacionit zgjat 2-20 ditė e cila pastaj pėrcillet me shpėrthimin e herpesit gjenital primar. Vetėm 50% e tė infektuarėve do tė kenė shenja tė identifikueshme tė tjerėt jo. Simptomat e herpesit primar gjenital mund tė pėrcjellen me ethe, kokėdhembje, dhembje nė muskuj, tre ditė mė pas paraqiten ndezjet klasike tė lėkurės nė forma tė fluskave dhe ulceracioneve me dhembje.

    Diku njė javė pas paraqitjes sė ndryshimeve nė lėkurė vie deri te ėnjtja dhe zbutja e nyjeve limfatike nė regjionin inguinal (regjioni ku bashkohen tė dy kofshat). Ndryshimet dhe dhembja nė lėkurė kalojnė nė tėrėsi zakonisht pas 3-4 javėve.

    Fatkeqėsisht, gjatė kėsaj kohe virusi qėndron pėrreth nervave, shpesh duke shkaktuar infeksionin e sėrishėm. Herpesi gjenital i pėrsėritur zakonisht fillon me ndjenja tė djegies ose kruarjes 1-2 ditė para paraqitjes sė ndryshimeve nė lėkurė. Herpesi i pėrsėritur pėrcjellet me dhembje dhe intensitet mė tė ulėt sesa gjatė infeksionit primar.

    Manifestimi i rėndė i kėtij virusi ndodh te foshnjet qė lindin nga nėnat me herpes gjenital. Edhe pse rrallė herė ndodh qė femrat tė kenė shpėrthim tė herpesit gjenital mu para lindjes, herpesi neonatal (infektimi i tė posa lindurit) shpesh shkakton infeksionin e tėrė trupit dhe tė trurit tė foshnjes. Shkalla e vdekshmėrisė te tė posalindurit e infektuar ėshtė e lartė, ndėrsa ato foshnje qė mbijetojnė shpesh mbesin tė retarduara mentalisht dhe tė verbėra. Pėr ta zvogėluar rrezikun e kėsaj sėmundjeje tė rėndė, te gratė shtatzėna qė shkojnė pėr tė lindur dhe nė tė njėjtėn kohė kanė simptomatologji tė herpesit gjenital, lindja duhet tė jetė Cezariane
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210
    Si diagnistikohet?

    Diagnoza bėhet nga mjeku pas shqyrtimit tė simptomeve tė ndryshimeve dhe pjesėve tė fryera nė lėkurė dhe nė gjenitale. Nėse ka dyshime, mostra e indit abnormal (biopsia) mund tė dėrgohet nė laborator pėr analiza mikroskopike. Gjithashtu, mund tė bėhet ekzamnimi laboratorik i kulturės virale tė plagės pėr ta verifikuar praninė e virusėve HSV.

    Si mjekohet?

    Sikurse edhe shumė infeksione qė shkaktohen nga virusėt, praktikisht edhe herpesi nuk mund tė mjekohet. Megjithatė, ilaēet kundėr virusėve qė kanė dalė kohėve tė fundit nė treg duken ta pėrmirėsojnė gjendjen gjatė kėsaj sėmundjeje. Ilaēet si acyclovir (Zovirax), famcyclovir (Famvir), valacyclovir (Valtrex) e tė tjera dukshėm mund t’i pakėsojnė dhembjet dhe simptomat.

    Gjithashtu ekzistojnė barėra qė ndihmojnė nė parandalimin e ripėrsėritjes sė herpesit. Edhe pse kėto ilaēe teknikisht pėrdoren pėr herpesin gjenital, ato shpesh jepen edhe nė shenjat e para tė fluskave nė gojė pėr ta shkurtuar kohėzgjatjen dhe dhembjet. Acycloviri intravenoz pėrdoret te tė posalindurit e infektuar gjatė lindjes.

    Ėshtė nė studim e sipėr njė ilaē i ri pėr trajtimin e herpesit.

    Si mund t’i shmangem marrjes sė herpesit (preventiva)?

    Abstinenca seksuale e personit qė e ka herpesin (mungesa e plotė e marrėdhėnieve seksuale) do ta parandalojė bartjen e herpesit gjenital te personat e tjerė.

    Pėrdorimi i drejtė i kondomit (mbulimi i tė gjitha pjesėve tė infektuara) dhe shmangia e aktiviteteve seksuale kur ndryshimet nė lėkurė janė prezente dukshėm do ta zvogėlojnė rrezikun pėr infektim, mirėpo nuk do ta eliminojnė atė nė tėrėsi.

    Njė teknikė e re parandaluese gjithashtu sė shpejti do tė realizohet. Njė numėr studimesh kanė zbuluar se vaksina kundėr herpesit ėshtė e suksesshme te femrat (pėr ēudi, studimet nuk tregojnė ndonjė veprim tė sukesesshėm tė vaksinės te meshkujt). Gjatė vitit tė ardhshėm, ka gjasa qė femrat e reja do tė mund tė fillojnė tė vaksinohen me kėtė vaksinė pėr ta zvogėluar rrezikun e marrjes sė kėtij infeksioni viral.

    (Pėr ēdo ndryshim shqetėsues qė gjeni te vetja qė i ngjan shenjave tė pėrshkruara tė herpesit ose tė ēfarėdo infeksioni tjetėr ju lutemi kontaktojeni mjekun specialist dhe mos pritni se do tė kalojė vetvetiu).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 16-05-2003 mė 13:47
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  6. #16
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Semundjet seksualisht te transmetueshme (SST)

    Vec SIDA-s ka shume semundje te tjera qe transmetohen nga rruget seksuale. Nese dispononi materiale ose njohuri mund te postoni ne kete teme.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  7. #17
    i/e larguar Maska e harry
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    33
    o lejeni semundjet si sida hipatit etj.
    PO FOLNI PER SARS QE AKOMA NUK PO I GJEHET KURIMI, DHE DO PUSHTOJ ANEMBAN BOTEN.

    NQS DI NDO NJERI RRETH KESAJ SMUNDJE ( SI KUROHET ) LE TA POSTOJ

  8. #18
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    jashtė temės, nė lidhje me temėn

    Bekim,

    ilustrimet postoji si JPG apo GIF, ngaqe Internet Explorer nuk mund t'i shfaqė direkt nė ekran fotografitė e formatit BMP.
    Kur te besh postime te reja te shoqeruara me fotografi, ato fotografi konvertoji se pari ne JPG e pastaj bashkangjiti postimeve tua.

    Ne kete menyre, vizitoret e forumit nuk do te kene nevoje ta shkarkojne (download) fotografine per ta pare. Fotografite e formatit BMP edhe ashtu jane te medha, keshtu qe edhe nese dikush vendos ta shkarkoje ndonje, do te zgjase shume derisa ta marre te terin.

    Pra, hape fotografine e formatit BMP me ndonje program per editim te fotografise (psh. Paint, qe eshte me i thjeshti, ose Photoshop) dhe ne "Save As..." zgjedhe formatin JPG. Poashtu mundohu qe fotografite mos te jene te medha (150-300 pixele ne gjeresi do te ishte e mjaftueshme) sepse edhe serveri ka kufizim, por edhe ka vizitore qe shfrytezojne modem apo lidhje tjeter te ngadalshme, keshtu qe hapja e faqes do te zgjaste shume.

    Me nderime,
    Tahoxi

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-03-2003
    Vendndodhja
    gjenev
    Postime
    43
    Bekim keto informata mjeksore qe ke dhene ketu jane shume te mirseardhur dhe te celluara dhe dua te them vetem vazhdo dhe te pershendes.
    fytyrat jane hapur

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Sėmundjet e seksit, studentėt nė krye tė listės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 09:21
  2. Sėmundjet qė prekin sistemin tretės
    Nga DI_ANA nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 00:42
  3. Paniku dhe sėmundjet e zemrės. Metodė e re operimi
    Nga Fittox nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 07:04
  4. Depresioni dhe sėmundjet e zemrės
    Nga Gimi3 nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 08:56
  5. Sėmundjet e shkaktuara nga dėmtimi i pankreasit
    Nga Albo nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 10:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •