Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    33

    po ju????????

    Pershendetje

    “Nuk paska gje me te shemtuar,se te jeshe vetem midis njerezish”
    Kjo jam une,nje vajze ekstravagante,e cmendur,nje vajze e merzitur nga monotonia e jetes se perditeshme, dhe qe niset ne kerkim te lumturise.Nje vajze ,si mijra shqiptare te tjere qe ndodhen larg, shume larg.
    Me kujtohet cdo moment i asaj nate te shemtuar. Por skena qe me shfaqet perpara sa here qe mbyll syte,eshe fytyra e babait dhe syte e mbushur me lot.
    Nuk e kuptoj perse ne ato momente nuk isha e lumtur,perderisa per vite me radhe nuk kisha pritur gje tjeter.Perplasia e dallgeve te detit ma shtoj me teper ankthin ne ate nate te fresket vjeshte.Mijra pyetje vertiteshin pa reshtur ne mendjen time.Nga qoshia ne te cilen isha strukur ,shikoja vetem horizontin qe e kishte perpire erresira,dhe prisja qe nga ajo erresire e frikshme te dilte nje anije gjiganteske e cila do te me dergonte ne tjeter bote.As vete nuk e kuptoja se cfar doja,di vetem qe kisha frike dhe doja qe nga ajo erresire te mos dilte asgje,le te mbetej ashtu.Por nje pjese e unit tim,donte qe ky moment te merrte fund sa me pare.Dhe ja me ne fund.Nje anije drejtohet nga ne.Dhe kaosi filloj,nuk kuptoja asgje,i vetmi mendim i qarte qe kisha ishte se nuk doja te ngjitesha ne ate anije,nuk doja te lija pas kraheve jeten qe kisha krijuar per 18-vjet.Erdhi momenti,do te ndahesha nga te gjithe,isha e lodhur,doja vetem te kthehesha ne shtepine time dhe asgje me teper.
    Per brenda meje po behej nje lufte,qellimin e te ciles as vete nuk e kuptoja,pastaj qetesi,dhe ndjeva nje zbrazeti ne kraharor.Ngjaja me nje skelet,qe ndoshta dikush pa dashje e ka harruar mes asaj cmendurie njerezish.Te gjithe me pershendesnin,me uronin shume gjera,por zhurma e ulerimava nuk i lejonte te degjonin ate qe thoja une,ata nuk e degjuan qe une thashe “Nuk dua te nisem”.Por sado qe e gjithe qenia ime me gjithe forcat e shpirtit donte te ndalonte ate gjigand ishte e pamundur.Mrekullia nuk ndodhi,Ai nuk erdhi me vrap,dhe duke belbezitur nga lodhja te me kerkonte te mos nisesha.Ai nuk erdhi……….
    Pas shume oresh u ndodha ne Bari,dhe aty filluan,merzitjet,hallet dhe zhgenjimet e para.
    Ika duke lene pas,njerezit me te dashur,momentet me te bukura,shoket e mi. Dhe mora me vete vetem urimet e tyre,dhe kujtimet e bukura qe tani ndodhen te sigurta ne zemren time.Dhe sa here qe me mer malli per ta,mjafton te mbyll syte,dhe i gjej te qeshur aty brenda meje.



    Ju pershendes te gjithe.
    "Me mire nje fund i dhimbshem,
    se nje dhimbje pa fund"
    "Me lodhi mundimi ne shpirt tere jeten,
    te them lakuriq te verteten
    po asnjehere nuk munda ta them dot,
    se qenka zuske kjo bote"

  2. #2
    zemerdragoi Maska e greendrag
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    272
    Ismail Kadare ?
    Kush jeton per te luftuar nje armik,ka interes ta lere te jetoje.
    HENA TURRAVRAP HAPESIRASH I LEH QENIT,
    QIELLIN KAPERDIJN BABEZITSHEM RE,
    SA E KRISUR KJO EPOKE E DREQIT,
    SOT AS TRUPI IM SME NXE.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    33
    Zakonisht me therrasin me emer tjeter.
    "Me mire nje fund i dhimbshem,
    se nje dhimbje pa fund"
    "Me lodhi mundimi ne shpirt tere jeten,
    te them lakuriq te verteten
    po asnjehere nuk munda ta them dot,
    se qenka zuske kjo bote"

  4. #4
    zemerdragoi Maska e greendrag
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    272
    po si moj aman
    Kush jeton per te luftuar nje armik,ka interes ta lere te jetoje.
    HENA TURRAVRAP HAPESIRASH I LEH QENIT,
    QIELLIN KAPERDIJN BABEZITSHEM RE,
    SA E KRISUR KJO EPOKE E DREQIT,
    SOT AS TRUPI IM SME NXE.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •