-
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 29-05-2002 mė 18:53
-
-
BenAlbani fisnik!
Macja kur e ul dorėn mbi kurriz tė saj, ajo shtriqet dhe ngre kurrizin e bishtin njėherėsh! Kur e ngre dorėn lart, macja e ul kurrizin edhe bishtin!.... Kjo ėshtė "filozofija" e komportimit me tė gjitha macet nė pėrgjithėsi, pa marrė parasysh "ngjyrėn" dhe prej nga vjen! Urime edhe njė herė pėr PAMFLETIN, Muzat do tė vijnė, nėse ti i kerkon!
Pėrqafime tė sinqerta, edhe pse nuk mė pėlqen qė tė shkruash duke u mjaftuar me "kritikat" e maces_blu(!)
TANI DY FJALĖ ME TY MACE_BLU!!!
Tė bėsh kujdes me ēka shkruan! Kur fatkeqsisht tė paskan arrestuar babėn tand (tmerr, vetėm pse lexonte At Fishtėn e Madh) dhe ti nuk ishe mė shumė se 8 vjeēe, burgjet e birucat e Mirditės (krahinė e mbushur me spiunė e tė pabesė qė ishin peng tek Sigurimi i Shtetit), nga familja ime ishin 15 vetė nė burg politik(!)
Heeeeej! MERR VESHT APO JO!?? Po deshe po t'i numėroj:
4 xhaxhallarė, 8 djemt e tyre dhe 3 djem hallash! Ndėrkohė im atė i rrinte besnik dhe hijshėm atij regjimi! Kjo ėshtė tragjedi, qė mė vjen keq dhe mė dhimbset Sheakespare me ato tragjediēkat e veta! Koha Orwelliane e diktaturės, duhet urgjentisht flakur me pėrbuzje dhe forcė! JENI JU BREZI I RI E ARDHMJA E SHQYPNISĖ QĖ DUHET T'A BANI KĖTĖ! O SOT O KURRĖ! DHE UNĖ BESOJ TEK TĖ GJITHĖ JU! SEPSE JENI JU QĖ M'A KENI KRIJUAR KĖTĖ SHPRESĖ DHE BESIM ME KULTURĖN TUAJ ATDHEDASHĖSE! Edhe Ti mace!
Boll me llastime prej tė persekutuarish! Po tė shkruaj njė poezi, qė pėrfundimisht tė bėsh kujdes dhe tė mos fyesh askėnd! At Gjergj Fishta dhe Faik Konitza - JANĖ KOLLOSĖT E KOMBIT! Ajo "shakaja" yte pa kripė - "kujt i plasi pėr Konicėn!" bėn pjesė nė mjerimin intelektual, krahinor dhe njerzor tė tė gjithė atyre qė e kanė MERITUAR PERSEKUTIMIN SE KANĖ QENĖ ASKARIDE!
Kėrko falje! Urgjent! Tė lutem!
Ndryshe i lutem stafit tė nderuar TĖ FORUMIT SHQIPTAR TĖ MĖ KUPTOJĖ: UNĖ do tė SHPALL IKJEN NGA KY FORUM QĖ KURRĖ NUK DUHET TĖ MBAJĖ MIDIS LUKSIT TĖ VET - askaride!
Dhe tani poezija ime pėr atė kohė tė mallkuar tė Qoftėlargut..
NE!
Tė pėrgjuar,
Tė mashtruar
Tė spiunuar,
Tė internuar.
Tė arrestuar,
Tė torturuar,
Tė masakruar,
Tė persekutuar,
Tė pushkatuar,
Varr - Harruar!!...
Paskeshim qenė shumė tė duruar!
Kush na kish mallkuar????
Asnjeri nuk PĖRGJIGJET!
Ndoshta e kemi merituar!....
Agim Doēi - Poeti
-
-
Nuk e kuptoj
Nuk e kuptoj arsyen e gjithe ketij zemerimi. Mua mu duk se Macja thjesht tregoi nje histori nga jeta e vet, e kjo nuk mendoj se eshte fyese per ndokend ne forum.
Nese ndonjeri ketu fyhet kur dikush shpreh mendimin e hapur per figurat e letrave shqipe " kujt i plasi per Konicen" une do te thosha se gjithese-cili ka te drejte te japi mendimin e vete.
Une sinqerisht nuk mendoj se Macja duhet te kerkoj falje.
Ben me verte e bukur ajo pjesa me larte.
Niti, tregtar zarzavatesh.
-
-
fantastike..
..Poezia juaj " NE" . Mjeshter je Agim..
Meqense kemi kaq ambjent te mrekullueshem ketu ju ftoj Ju Agim dhe Mace-romantiken qe te pim nji kafe mosmarrveshje-sheshuese-miqesore se bashku duke lexuar kte shkrim teper interesant prure ketu nga simpatikja ENI.
------------
Faik Konitza
CA KUJTIME MBI AT GJECHOVIN.
(Mąrrė fjalė per fjalė prej fletores "Dielli" 18 Marc 1930, nr. 5156, fq. 2.
E perdorem ket artikull me tė cillin Ekscelenca e Tij Ministri i Shqypnķs nė Washington Z. Faik Konitza na e paraqet aq gjįll Franēeskanin Shqyptįr A. Shtjefnin Gjeēov e me nji stil aq tė rrjedhshem, sa tuj na u dukė ky artikull si nji kunorė e ēmueshme letratyre, qi Z. Konitza desht tė vźte mbī būca tė njoma tė vorrit tė tė pervajtueshmit A. Shtjefen, na u duk si detyrė t'a biejshim edhč nė ket kryevepren e tij.)
At Gjeēovin e pata njohur me anė letrash disa vjet perpara luftės Ballkanike. Mė 1913 shkova nė Shkodrė dhe atjč, nė Kuvėnt tė Franciskānėve, nji ditė u-njohmė me sy e me fjalė tė gjalla. Mendimet nderimi, qė kisha patur pėr At Gjeēovin pėr sė largu, m'u-shtuan ca mź tepėr qė kur u-poqmė. I mesmė nga gjatėsia e trupit, pakė si i thatė, me njė palė sy tė zeza ku ēkėlqente mendia po dhe zėmėrmirsia, At Gjeēovi fitonte menjėherė besimin dhe dashurinė. Fjalėt i kish tė pakta po kurdoherė nė vėnt. Vetėm kur nė tė kuvėnduar e sipėr takohej nonjė pikė mi tė cilėn kish dituri tė veēantė si pėr shembėll Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjetėritė greko-romane At Gjeēovi ēelej ca mź gjatė, dhe ahere ish gėzim t'a dėgjonte njeriu. Asģ kohe At Gjeēovi ish "famullitar", domethėnė prift i ngarkuar me shėrbimin e njė fshati ose rrethi, dhe rronte nė Gomsiqe, i pari katūnt i Mirditės mb'udhė nga Shkodra n'Orosh. A i vemi musafirė At Gjeēovit nonjė ditė tė kėsįj jave? Mė pyeti njė herė At Fishta, me tė cilin pķqesha ēdo ditė nė Shkodrė. Mendimi i njė vizite At Gjeēovit mė pėlqeu pa masė. Ashtū, pa humbur kohė, u-nismė. Njė gjė pėr tė vėnė ré, dhe qė mė mbushi me habķ dhe trishtģm, ėshtė se nga Shkodra gjer nė Gomsiqe, njė udhėtģm shtat' a tet' orėsh me kalė, nukė gjetmė as katūnt as shtėpķ; veē njė hani tė varfėr, ku qėndruam pėr tė pirė kafé, s'pamė gjėkundi nonjė shėnjė gjallėsie: njė vėnt i zbrazur e i shkretė, si i harruar nga Perėndia dhe nga njérėzit. Po mėrzia e udhėtimit na u-ēpėrblye pėrtčj shpresės posa arrijtėm nė Gomsiqe, ose, qė tė flasim me dréjt, nė famullķ tė Gomsiqes, se katundi vetė i shpėrndarė tutje-tėhū, njė shtėpķ kėtū, njė shtėpķ nj' a dy mile mė tej, as qė dukej.
Famullia njė binį prej guri, e ndritur dhe e pastėr, gjysm' e zbrazur nga plaēka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zėmėra e madhe dhe nga buzėqeshja e tė zotit shtėpisė qėndronte, mirėpritėse dhe e qetė anės njė lumi. Kėtū ronte At Gjeēovi. Kėtū e shkonte jetėn, nė mes tė lutjes e mėsimeve, njė nga njérėzit mė tė lartė qė ka patur Shqipėria: njė lartėsķ e pėrulur, nė munt t'afrņj e tė lith dy fjalė aqė tė perkūndėrta; njė lartėsķ shpirti dhe mendjeje e panjohur nga njeriu vetė, i cili, bir i vėrtetė i tė Vįrfėrit t' Assisit, nė pastėrķ e nė vobėsķ tė zėmrės tij e dinte veten tė vogėl. Famullia, shkollė dhe vėnt kėshillash tė mira, u jipte fėmiķjėve themelet e stėrvitjes, u pėrndante fjalėt e urta dhe ngushėllimet njérėsve nė nevojė. Kohėn qė i tepronte, At Gjeēovi j' a kushtonte studimit.
Merej ahere me institutat e vjétėra tė Shqipėrisė, nga tė cilat njė qė arriu gjer nė ditėt t'ona ėshtė Kanuni i Lekė Dukagjinit. Askłsh nukė munt t'i afrohej At Gjeēovit nė diturķn' e kėtķj Kanuni. Na tregój njė dorėshkrģm nj'a dy-mij faqesh, sudiķm i palodhur e i hollė ku kish mbledhur, radhitur e ndritur tė gjitha sa kanė mbetur nga mendimet juridike tė Shqipėrisė nė Kohėn e Mesme, mendime tė cilat ngjan t'i kenė rrėnjėt shumė pėrtčj Kohės sė Mesme.
Nė kat tė sipėrm tė famullisė, permi njė tryezė tė madhe, ishin shtruar njė tok vjetėrsirash greko-romane, tė zbulśara e tė mblédhura njė nga njė, me njė fatbardhėsķ tė rrallė dhe me njė shie tė mbaruar, nga dora vetė e At Gjeēovit. Mbaj mėnt, veēąn, njė enė tė vogėl tė qojtur "lacrumatorium" lotore, asģsh qė tė vjétėrit, nė besim se tė vdékurit qajnė tė shkśarit e jetės tyre, i mbulojin nė varr bashkė me tė vdékurin qė ky tė kish se kū t'i mblithte lottė. Nuk mė shkonte ahere kurrė nėr mėnt se pas ca vjet sicilidņ prej nesh, miq dhe admironjės tė tij, do tė kishim nevojė qi nė gjallėsķ pėr nga njė lotore ku tė mbledhim lottė t'ona pėr At Gjeēovin
Bir i pėrulėt i Shėn Franciskut, e ditur me njė diturķ pa tingėllģm, po dhe Shqipėtįr i kthiellt, At Gjeēovit, qė pėrkiste ēdo mirėsķ, nuk i mungój asnjė hidhėrim, asnjė ēpifje, mė e ēudķtshmia e tė cilave ndoshta ėshtė tė mohśarit se ay ish Shqipėtįr. Sepsč ish lindur nė njė kufķ gjśhėrash, nė njė kufķ ku sot mbarņn shqķpia dhe nis njė tjatėr, ca mėndje tė klasės katėrt, tė pazonjat tė kuptojnė se fólėsit e shqipes nė vijėn me tė pėrparuara janė stėrnķpėrit e atżreve qė me qėndrimin e tyre nė Kohėn e Mesme dhe pastaj ndaluan tė mbrįpsurit e vijės mė tehū, ca mėndje tė klasės katėrt e pėrmbysin tė vėrtetėn dhe e kthejnė nė tė sharė atė qė ėshtė njė lavdķ.
Po At Gjeēovi ėshtė pėrmi ēdo sharje. Emėri i kėtķj njeriu tė rrallė do tė vejė duke u-ritur dhe njė ditė famullia e Gomsiqes do tė jetė njė nga gurėt e shėntėruar tė Shqipėtarėsisė.
--------------
thx per kafen dhe lezetin.
-
-
Ju kėrkoj ndjesė tė gjithėve, por dola nga takti sepse u trondita nga ti Mace_Blu! U trondita se ty tė dua shumė! Megjithse ndoshta jemi nxituar tė dy! Ti qė shkruaje "kujt i plasi pėr Konicėn" dhe unė qė tė shpraza gjithė atė rrebesh fjalėsh! Nejse mė falni se mė iku inati, kaq e pati i mallkuari inat! Sa inat mė vjen qė u nxeha aq shumė! Premtoj se nuk do tė nervozohem mė! Pėr tė patur besim nė premtimin tim mė lejoni tė vendos njė poezi tė shkurtėr timen dhe le tė shėrbejė si MIRĖKUPTIM MIDIS NESH! Mace, tė pėrqafoj fort! Mirė, u pajtuam ė?!
Ju dua shumė tė gjithėve! Jeni shumė tė mirė! Sot nuk kam qenė mirė mesaduket! Mace_Blue tė dua shumė! Edhe ty BenAlban, ty miku im fisnik Brari, NitRoshin opo tė gjithėve!
Tashti ja dhe poezia qė po e pėrsėris:
I NDĖSHKUAR PĖRJETSISHT
Tėrė jetėn kam bėrė gabime dhe do bėj pėrsėri(!)...
Ndonse u ndėshkova.
Bile, jam ndėshkuar nė vazhdimėsi!
Shpesh padrejtėsisht, bile nė rastet kur nuk gabova...(!)
Gabuan tė tjerėt me mua dhe kurrė falje
nuk mė kėrkuan.(?)
Jo se mė hynte nė punė, por mė duhesh
Tua jepja si lėmoshė
kur ata gabuan!
Ju pėrqafoj tė gjithėve me mall
Agim Doēi _Poeti
-
-
Shume e bukur Ben!
Pergezime!
Dita
-
-
gimi,
me trego, cfare shenje ke ne horoskop.?
Une jam peshku...
po as macia, as peshku,
nuk ma rrezojne dot fisnikerine e
elinda markut....
Tjeter, me vjen keq qe nuk e ke kuptuar te pakten ti se cfare kam thene me ate "kujt i plasi per konicen"
Nuk dua ta lendoj fisnikun tend, Ben, as fisnikun Tone Ben..gje ne te cilen as qe nuk kam guxuar te dyshoj....
Jane te rralle dhe iu rri aq larg ata per te cilet ua ve ne dyshim fisnikerine . Duhet te besosh se Beni nuk me eshte dukur ndryshe vecse fisnik...perndryshe nuk do kisha denjuar te flas, ndonse shtrenber. As ne asnjerin fisnik .duke patur parasysh se i kam rrahur gishtat ne tastiere dhe kam dashur te derdh dashuri ndonese ndonjehere fjala nuk me bindet....deri ke besimi juaj.
Ajo per konicen , ka qene ne kontekstin qe te me pranoje beni, saper te plasur per konicen a ndokend tjeter me duket se jo vetem mua nuk me plas( nqs nuk me plas.)
hej gim se te harrova, ke filluar te nxefesh si macet e cfare do lloj ngjyre qofshin.
po te le pa perqafim sot..o gimo.... me eshte ngrefur bishti...
Ty ben po te perqaf duke te kerkuar ndjese jo me, per sa ka ndodhur me lart, por se po vazhdojme akoma ne faqen tende.
tani u kuptuam, s'u kuptuam
u pajtuam, s'u pajtuam....
une po iki sa pa me zene ndonje mashe....kembeve.(dmth nga kjo faqe ku lakohet konica , beni, fisnikeria , macia...)
(ballin e kam te shpetuar , po gjitjthesesi ku i dihet duhen ruajtur edhe te shpetuarit....)
urime te gjitheve.....
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 29-05-2002 mė 19:10
-
-
i/e regjistruar
disave
ndenja,ndenja si spektatore.degjova dhe degjova.qesha,u gezova,u habita,u mahnita, hapa syte fort,u zgerdhiva,u perpoqa te kuptoj....jane shume ato qe kam provuar gjate ketyre diteve.vetem se o shoke ose o zoterinj si te preferoni bejeni cilesimin deri ketu.nuk mbaj dot me.duhet te flas.duhet te flas qe te mos iu shoh sesi adhuroni deri ne ngerdheshje njeri-tjetrin,sesi pergezoni duke bere shenja te tjera pas kurrizit,sesi lavderoni duke filluar te poshteroni edhe ate: qellimin.
shoh njerez te cuditshem qe vijne hyjne ketu dhe pretendojne se bejne letersi,po kjo nuk me nervozon,sepse jam demokrate.u kam falur te gjitheve te drejten e te shkruarit.
shoh te tjere njerez qe shkruajne letersi.
shoh edhe ca te tjere qe bejne sikur shkruajne dhe dine se jane dicka dhe duan te marrin ne dore ne forum ate qe s'e marrin dot ne te vertete.adhurimin e lexuesit.
shoh edhe me ka hypur ne koke t'iu fus nje dacke te gjitheve per bejtet qe beni per njeri-tjetrin.me sa lehtesi!harruat o njerez se krijimi eshte mundim?!si leshoni dy-tre vargje ashtu ne ere?pse me vjen era e dasmave te vjetra?
jeni ne forumin e letersise.heeeeeeeeej.
por,tani ne fund, pashe edhe dike tjeter.sikur te kete nje shpate ne dore.na kercenon se do iki.e ftuam gje?na ve para zgjedhjeve?o ate o ....ne c'kohera na kthen,o njeriiiiiii! ne po e kapercejme ate kohe.po perpiqemi ta harrojme,ta fshijme ate menyre jodemokratike nga ndergjegja jone akoma e pandergjegjshme.dhe ti guxon e na flet perseri me tone diktuese???ndaj kujt??me cfare guximi???me cfare te drejte???
kohes tende i ka kaluar koha i dashur(shyqyr).ketu flasim c'te duam brenda kufijve te artit.(tek e fundit te atij arti qe mund te beje secili).
mos guxo te ngresh zerin e te tundesh gishtin,se je...vertet kush je ti???
cilat jane librat e tua te botuara dhe te pabotuara?pervec teksteve te festivalit une nuk mbaj mend asgje.pyeta dhe te tjere.asnje s'di gje.ndersa ti qenke poet.dhe ketu je dy here poet.me ke ngjan krijimtaria jote? ciles rryme i perket? cfare ideologjie?cfare qellimi?do desha te pergjigjeshe larg miredashjes tende.te pakten jepi fjales ate qe je.ashtu si ate dite kur kercenove.ji vetvetja dhe pergjigju. ose ne se nuk mund te te pergjigjesh mos me kerceno!!jam larg.
-
-
Buna
Se pas dimrit vjen nji vere
Qe do kthehemi nje here
Anes Vjoses Anes Bunes
Prane Vatres prane Punes.
Buna, kush do te bej letersi mund te beje.
Nuk ka pengese nga era miqesore qe fryn ketu mes nesh.
Shkrimi juaj eshte me shum mllef.
Nese i kemi bere njeri tjetrit bejte ose poezi (quaji si te duash) e kemi bere sepse eshte nji forme e shprehjes se miqesive, respektit dhe vllazerimit mes bashkatdhetareve. Kjo forme eshte dhe ne traditen shqiptare dhe eshte shume me letrare dhe njerzore se debatet akademike ose ato "brylat" qe Xhaxhi ja tregonte shokve ne pleniume.
Ne lidhje me Poetin tone per te cilin treguam gezimin e mirseardhjes ju beni vrejtje se Ai "dikton me gisht". Gabohesh.
Ardhja e Gimit eshte ngjarje dhe per kete do bindesh nji dite dhe ti.
Vertet Ai nuk ka libra te famshem dhe as ne nuk kerkojme libra te famshem prej Atij por dhe Ai vet nuk pretendon se eshte i famshem si shkrimtar.
GIMI eshte nji NJERI i thjeshte...shume i thjeshte por Njeri me zemer te madhe. Per ate e duan njerzit.
GIMI ben poezi per Kenget dhe kenget e Gimit i kendojne populli.
Ai i ka kenduar dashurise dhe viteve te fundit Kosoves dhe aspirates sone kombetare.
Tani na kendoi dhe neve ketu. C'te keqe ka?
Neve na shqetson kallashi qe mer jet njerezish ne Atdhe e jo Poezia e Agimit.
Ai eshte model i njerzillekut e i mirkuptimit. Duhet te jesh ne ore te keqe qe te te ngeli hatri nga Gimi ose tip egoist gje qe nuk do ju a deshiroja juve.
Dont uorri bunaaaaaa !
Na prano keshtu sic jemi zojush Buna.
Buna eshte nji lum historik por dhe letrar....nji simbol i qetesise..butesise e bukurise..
Ju u treguat si prrua mali qe kur bie shi vjen me uturime e ..vrull e merr perpara gure e drure dhe...ububuja..
Ne te kemi xhan perseri Buna jon simpatike e pak nevrike..
-
-
i/e larguar
Pse?
Meqenese debati zhvillohet ne nje nga temat qe kam filluar une, ndihem pak si "i zoti i shtepise" dhe keto ngacmimet e fundit me nxisin te them dy fjale edhe vete.
Une per vete jam partizan i idese se krijimtaria nuk duhet te kete asnje lloj kufizimi. Per kete arsyet forumet jane vende ideale per tu shprehur si thote populli "pa teklif".
Marrim si shembull shkrimin tim. Dikujt, Maces Blu ne kete rast, nuk i pelqeu edhe aq dhe me dergoi komentin e saj. E cfare te keqe ka ketu? Asnje, per mendimin tim. Edhe une ju pergjigja, duke shprehur mendimin e kundert.
Ata qe me lavderuan i falenderova. Me ata qe nuk me pelqyen u perpoqa te shpjegohem.
E rendesishme eshte te mos kritikosh te drejten e tjetrit per te shprehur mendimin e vet. Edhe demokracia ka kufij. Jane ata qe ndalojne hedhjen poshte te vete demokracise.
Per mua Agimi i ka keqinterpretuar nje shprehje te Maces. Une besoj se e kuptova drejt qe ne fillim ( dhe me siguron per kete komenti i saj i mevonshem ) dhe ne fakt nuk i jam pergjigjur.
Une them se edhe sikur dikush te kritikoje ndonje figure ketu ne forum, nuk duhet te jete objekt "skandali" per askend. Keshtu shkon jeta. Njerezit jane mendje mendje.
Eshte interesant reagimi i Bunes. Nga njera ane kritikon Agimin per kritikat e ketij ndaj shprehjes se Maces, duke vene theksin sidomos tek "tonet diktuese" te ketij etj. etj. Nga ana tjeter kalon vete ne tone shume pavend te cilat me mos "diktuese" jane dicka shume e ngjashme.
Kujdes me ekseset. Pastaj me duket se Agimi me Macen po dialogonin me njeri tjetrin me se miri, pa patur nevoje per mediatore.
Nuk po zgjatem.
Pershendetje
BenAlbani
P.S. - Maces. Nje nga keto dite duhet te ulem dhe te te shkruaj dicka ( natyrisht pozitive ) ne lidhje me vargjet e tua dhe jo vetem per to.
Perse mendon se kam qene ndonjehere i zemeruar me ty? Nuk kam qene, pra nuk kam gje per te te falur.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt