Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26

Tema: Guns

  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    pėrgjigje

    E dashur BUNA!
    Mban emrin e lumit mė tė dashur tė fėminisė dhe rinisė time! Nuk e di pse kėsaj here erdhe "kaq e turbulluar"? Ndonse i kėrkova falje maces_blu, sepse fjalia e saj "kuJt i plasi pėr Konicėn..." mė shkatėrroi totalisht, ti BUNA ēuditėrisht erdhe dhe hyre me shumė arrogancė midis meje si mirditas dhe Linda Markut si Mirditore! Nuk ka asgjė, mirė se erdhe, por lexoji mirė e mirė mesazhet dhe pastaj shkruaj me aq pathos qoftė edhe kundėr meje! Do ishte shumė mirė tė ishe me emėr dhe mbiemėr siē jam futur unė
    nė kėtė FORUM tė mrekullueshėm dhe e kam pėr nderė qė jam pranuar! Koha do tė tregojė se kush ka tė drejtė! Unė qė e kam forcėn t'i kėrkoj falje njė cuce mirditore qė ia "fut kot" duke shkruar pa pėrgjegjėsi pėr Faik Konitza-n, apo ti qė pyet me keqdashje se kush jam unė nė Letėrsinė Shqiptare!
    Merre vesht pra ti BUNA ,(qė ndoshta ti personalisht nuk e di se nė "gjirin tėnd- pra tė atij lumi qė ti i ke marrė emrin" mban prej vitesh tė fshehura edhe eshtrat e AT GJERGJ FISHTĖS, qė komunistat i tretėn pėr t'a lėnė pa varr)
    se kush ėshtė Agim Doēi:
    1. Fitues i 27 ēmimeve tė Nderit tė Republikės nė poezinė e Kengės dhe Festivaleve Kombėtare!
    2. Autor i 13 skenareve televizivė pėr Figurat e Shquara tė Kombit tonė! (shif arkivin e RTSH)
    3. Autor i skenarit kinematografik tė VODEVILIT tė parė shqiptar i kinokomedisė "FEJESA E BLERTĖS" me Regji tė I.Zhabjakut (ndjestė pastė) dhe Muzikė tė Avni Mulės!(Arkivi i Kinostudios)
    4. Autor i dhjetra SKENAREVE televizivė HUMOR PĖR VITIN E RI me bashkėkolegėt e mij Koēo Devole, Filip ēakulli, Leka Bungo, Pėllumb Kulla, Paulin Selimi etj...8Arkivi i Televizionit)
    5. Autor i vėllimit poetik "La fine del libro" - botuar nė dy gjuhė shqip dhe italisht nga CICAL - Inst. Ndėrkombėtar i Kulturės Italiane nė vitin 1993 dhe 1994 me parathėnien "La possibilitą di un miracolo!" tė prof. Emanuele POLITO, Pėrkthyer nga prof. Met Gjergji.(do tė nis kopjen e fundit personale qė mė ka mbetur)
    6. Autor i 647 poezive vetėm pėr KOSOVĖN dhe trimat e asaj treve shqyptare pėrherė e shquar nė shekuj pėr atdhetari!(arkivi i RTSH-sė dhe RTK-sė)
    7. Bashkthemelues i disa gazetave dhe radiove atdhetare e demokratike si "Bota Sot", Radio Kontakti, Revista "EKSKLUZIVE".(do tė nis referencat dhe kart-vizitat respektive)
    8. Fitues i ēmimit tė nderit nga CENTRUM STUDIUM UNIVERSUM nė vitin 2001 nė konkursin Botėror (!) tė 704 poetėve nga i gjithė Globi (shif shtypin e Tiranės dhe TeleNorbėn dhe RTSH-nė nė
    emisionet e posaēme gjatė edicioneve 2001 - shtator pėr kėtė ēmim qė u nderova, do tė nis Medaljen e Argjentė se ndoshta tė hyn nė punė pėr ta shitur dhe me ato tė holla tė blesh Jetėn e Veprėn e F. Konicės me autorė N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, botim nga Shtėpia Botuese "N. Frashėri 1993").
    9. Anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve prej vitit 1976!(pranuar nga Dega e Lidhjes Krujė unanimisht)
    10. Asnjė tekst kėnge shkruar pėr PPSH-nė dhe Enver Hoxhėn (unė ne poezi dhe Skėnder Drini nė prozė!!!)
    11. Asnjėherė anėtar i ndonji partije politike!
    12. Fitues i Titullit Bashkėpuntor Shkencor nė shkencat energjitike pėr Komandimin Automatik tė proceseve teknologjikė!
    13. Fitues i ēmimit tė Parė nė Konkursin Ndėrkombėtarė pėr nderė tė 10 Artistėve Disidentė tė ishvendeve socialiste organizuar nga Akademia Göthe - Gjermani nė vitin 1995 me muzikė tė Dhora Leka dhe pėrkthim nga shqipja nė Gjermanisht tė poemthit tim nga i Madhi Robert Schwartz. (Dhora Leka bėnte pjesė tek 10 disidentėt - jo unė!)
    14. Autor i poezisė tėė njė prej Hymneve tė UNICEF-it "E duam lumturinė!" kėnduar nga Parashqevi Simaku dhe 14 voglushė "tė lumtur" tė asaj kohe (1987)!
    15. Autor i vėllimit poetik (gati pėr botim) nė dy gjuhė me pėrkthim tė Demetrio Patituccit dhe prof. Amik Kasoruhos "ZHGĖNJIMI I POETIT" etj.etj.
    E dashur BUNA!!!! TĖ PREMTOJ SE DO TI NIS DHE ME POSTĖ SPECIALE librat, ēmimet, dhe pėrdori ku tė duash, vetėm MOS I BJER NĖ QAFĖ NJERIU me informacionet qė dalin nga sirtarėt e mllefeve absurdė! Mė dėrgo me anė tė ADMINISTRATORIT adresėn tėnde "sekrete" dhe unė do t'a mbyll kapitullin e dyshimit tėnd! Ama mos e harro: Nėse e fala Mace_blue pėr lajthitjen mė atė fjalinė ndaj Faik Konicės, ti mos prit kurrė qė unė "tė tė dėnoj" me stilin tend! Larg qoftė BUNA! "Dėnimi" im do tė jetė tepėr fisnik: DO TĖ NIS ME AUTOGRAFIN TEM VĖLLIMIN POETIK me titullin e mė sipėrm "ZHGĖNJIMI I POETI". Mė lejo qė tė tė nis sot vetėm disa vargje nga ai vėllim:




    ZHGĖNJIMI I POETIT

    E dija botėn shumė tė sinqertė
    Dhe vehten time – njė pjesėz tė saj!
    Por kur zhgėnjehesh, s‘qenka e lehtė
    Tė ulėrij apo tė qaj?!……

    U fola njerzve gjithmonė ndėr sy!
    Kaq hidhur vallė u erdhi vėrtetė?….
    Zhgėnjimi im, i madh pėr Ty
    Ndaj thashė: - Ti botė je e padrejtė!

    Ndaj kėrkoj, sot po kėrkoj
    Nga ju tė gjithė njė fjalė tė ngrohtė
    Dhe nuk dyshoj, aspak s‘dyshoj
    Nuk ekziston njė tjetėr Botė….

    Dhe qielli, edhe toka
    Dhe bora lart nė mal
    Dhe dielli do tė thosha
    Dhe deti plot me val‘
    Dhe shiu me gjėmime
    Dhe era me furtunė
    Janė pjesė e botės time
    Ashtu siē jam dhe unė!

    Pra njerėz shumė ju dua!
    Mė doni edhe Ju!!!
    Tė gjitha dashuritė
    Shijojini kėtu!
    Dhe flakni tej mėritė!
    Tė bėhemi mė tė mirė
    Nė doni qė fėmijtė
    Tė jenė vėrtetė tė lirė

    Agim Doēi

    Ju puth fort tė gjithėve! Ju kėrkoj falje atyre qė nuk mė kuptojnė



  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    pergezime!

    Jam e befasuar nga biografia jote.vertet shume cmime. dhe sa i kenaqur dukesh nga arritjet e tua! shenjat e pikesynimeve te tua jane asgjesuar! vetem se une skeptikja (se keqdashese nuk jam) prape te kujtoj se targetet e secilit jane kaq te NDRYSHME.varet nga secili se ku do te arrije.
    prapeseprape kembengul dhe te sugjeroj te thellohesh ne pyetjen: autor tekstesh dhe poet - ku bashkohen( nese bashkohen) dhe ku ndahen, si ndahen dhe pse. si lind secila gjini, sa dhe si mund te zhvillohet, sa kufij dhe liri ke tek secila, sa aftesi te besh njeren dhe sa tjetren...etj., etj...
    sa per vjershen tende, megjithese ty nuk te mundon e verteta e thene, prej teje dhe prej te tjereve preferoj ta lexosh privatisht.

    p.s. ah...medaljen ta shpetova.mbaje.do te te duhet ta tregosh dhe tjeterkund. me faik konicen kam mbrojtur diplomen me vleresim te shkelqyer, nga profesore te njohur.ashtu si ata qe kane shkruar biografine e tij me kane vleresuar maksimalisht dhe akoma ndjej mall kur shoh firmat e tyre ne librezen e studentit.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Agim Djali

    Agim Djali...te lutem mos vazhdo debat me Bunen.

    Vazhdo ne linjen ku ishim pra Letersi, humor, miqesi, mirkuptim.
    "buna" nuk i ngjan Bunes.....terciverci.

  4. #24
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Agim, shume interesant prezantimi juaj, por (per mua) do te ishte me mire ta postonit tek forumi "Prezantoni veten tuaj" sepse atje kam vene re qe ka pasur kerkesa per informacion mbi jeten tuaj. Ketu ku e keni postuar (rezumene) me ngjan me shume si reagim i nje femije. Krahasimi i bere vetem ne relacion me pastertine dhe naivitetin e ketij te fundit; mbi papjekurine nuk me lejohet e te hamendesoj. Mbi rrembimin mbase, por instikti im do te ma justifikonte me vetem nje fjale te vetme: POET. Nuk me kane terhequr asnjehere ndarjet e territoreve ne letersi, apo pronave, qofshin keto edhe simbolike. Nejse, thjesht mendimi im.

    BenAlbani, kjo pushka jote paska pasur shume jehone te forte. Jam kenaqur nga cfare te kam lexuar kohet e fundit.

    Me respekt per te gjithe qe shkruajne dhe ata qe lexojne.

  5. #25
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    Pershendetje

    Vertete nuk eshte vetem atedhe i poeteve letrsia,po dhe canak me pershesh nuk eshte.Nese eshte shkeputur atje nga ku e ka humbur kuptimin,pse e nise ketu.
    Me respekt...................Dona
    Liridona

  6. #26
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Liridones...

    Dmth, kjo qe kam shkruajtur une nuk mund te quhet pjese letrare, por "canak me pershesh"?

    :-)

    Do ta vleresoj me kujdes verejtjen tende dhe heren tjeter do mendohem mire: a ti nis shkrimet ketu tek Letersia, apo tek nen-ndarja e Persheshit.

    Nejse, bej shaka, prandaj ti te lutem mos ma merr per keq. Une jam i vetedijshem qe shkrimi eshte "atipik" dhe e pranoj pa problem qe shume veteve mund te mos i pelqeje. Besoj se eshte c'eshtje shijesh. Egoja ime kenaqet edhe sikur nje lexues i vetem i forumit te ma pelqeje nje shkrim dhe prandaj i postoj ketu.

    Kete pjese e kam shkeputur nga nje novele qe po shkruaj. Edhe aty ze nje vend te vecante dhe nderlidhet me pjesen tjeter te librit ne menyre shume... "delikate".

    Gjithesesi e leme ketu, se u zgjata shume. Falemnderit prej teje qe e lexove dhe gjithashtu per verejtjet.

    Pershendetje
    BA

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •