Per vite me rradhe armiqte-gogolaarriten tjua nxijne jeten Shqipove trima. Aty ku Zoti - edhe Ky athere aleat me ta - i kishte shemtuar rruget duke i vizatuar te drejta, Vullnetaret Heroike, me tokmak, uri ne bark dhe vrull revolucionar i zbukuronin me dredha. Sikur avioneve armiq - atyre qe arrinin ti shpetonin zjarrit vigjilent kunderajror - tju shkonte mendja te uleshin mbi rruget tona e kishin kot. Cdo njezet metra kishte nga nje kthese. Pas cdo kthese nje hendek. Per cdo hendek dy katundare trima, burre e grua, te armatosur me kose e me cfurk. Kur nuk ruanin hendekun, te dy punonin token dite e nate per te care bllokadat.
Aty ku nuk bente dot kthesa dhe hendeqe sepse nuk kishte rruge - populli heroik mbillte rrush. Jo vetem sepse i pelqen rakia - si mund te thone gojet e liga, - por mbi te gjitha sepse hardhite gjethe-medha maskonin mire shtyllat-bajoneta. Keto prisnin me padurim qe qielli, ne vend te shiut, tju jepte armiq me parashuta. Nderkohe, Shqiptaret, sypatrembur e mosperfilles per keshilltaret e Frontit te Planifikimit Familjar, vazhdonin te pillnin me rendiment te larte. Kjo kryesisht per inat te armiqve, por gjithashtu edhe per tu ndjere krenare ne oren e gjeografise, kur mesuesja ju shpjegonte se kishin perqindjen me te larte te shtimit, per fryme, te popullsise, pas Kines se epokes perandorake. Keshtu, udheheqja mendoi mire tju ndertonte te gjithe te lindurve te rinj nga nje shtepi, per kur te kishin arritur moshen madhore. Ne vendin e Gjithe Popullit Ushtar, shtepite e reja nuk kishin si te mos ishin te vecanta. Me cati e mure prej betoni qe ju rezistonte predhave; me dritare si frengji mesjetare prej nga ku, po te doje, armikun e beje shoshe; me tunele te nendheshme per ti lidhur shtepizat me njera-tjetren, duke favorizuar miqesine dhe shoqerimin, pa vene ne rrezik lekuren, qe kerrcenohej nga plumbat armiq. Keshtu, per Popullin Ushtar u ndertuan rreth 700 mije ngrehina me pese yje.
Punetoret e Gramshit e te Policanit nga ana e tyre, ashtu si mjeleset qe luftonin ne tjeter front, djersisnin qe tja kalonin ritmit te shtimit te popullsise. Nga nje arme per cdo koke Shqiptari. Nga dy fisheke per cdo koke armiku - sepse nuk i dihej, nganjehere as Sypetritet tane nuk e qerronin dot Qoftelargun me te paren. Njeqind arka me municion ne vit per shoket nga Angola. 200 per Khmeret e Kuq. 1000 per Ushtrine Popullore. 5000 per Popullin Ushtar. Nderkohe qe, persa i perkiste bashkeshorteve, situata ishte paksa me e komplikuar, per ceshtjen e vendndodhjes se pushkeve automatike nuk kishte vend per dyshime: Ne rast alarmi, cdo shqiptar ne moshe lufte e dinte se ku i flinte arma. Dinte si ta cmontonte, kontrollonte, pastronte, rimontonte, karikonte, merrte shenje e me te te vriste armikun, nese ky nderkohe nuk e kishte humbur durimin dhe nuk e kishte palosur i pari.
Komunizmi, per fat, ra bashke me muret qe ngriti. Ne ambasada, vendin e shokeve kubane e zune legatet e Papes. Armiqte e dikurshem na dolen dashamire qe ju ishin lutur perdite perendive te tyre per clirimin tone. Qe kur lopet braktisen stallat e kooperativave dhe filluan te benin mu nga hauret kapitaliste, tek mjeleset u rizgjua i zjarrte instikti i ndukjes se gjinjve me zell te papare. Keshtu, edhe qumeshti i bekuar, qe i kishte bere Shqiptaret ti shikonin enderrat me dy seri - si filmat e Rai-t- rifilloi te rridhte lume.
Por rruget ama nuk u drejtuan. Vullnetaret nuk munguan, por ishte vullneti ai qe paskej shterur. Pervec dredhave - zoti paska qene shakaxhi i madh - me kohen u mbushen edhe me gropa. Hardhite i hengren dhite dhe Shqiptaret u mesuan te pijne leng rrushi te shtrydhur ne vendet fqinje e te dehen me pije te reja me baze malti te fermentuar. Kerpudhat prej betoni, pervec te huajve qe kane interesa kaq te cuditshme dhe vec i fotografojne, nga Shqiptaret nuk i perfilli askush.
Armet, mbeten edhe ato. Si perhere nga nje per koke Shqiptari. Me dy fisheke per cdo koke ish-armike.
Krijoni Kontakt