Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Tregim. Vdekja e gjyshit.

    Avjoni mori kthesen per ne Rinas.Nga lart shikoja detin e kalter,dhe shtepijat qe dukeshin si kubik katror te bardh.Ndersa avjoni ulej me ngadale dy lot dhimje me vershuan ne faqe.Me vete mendoja a thua valle ta gjej gjalle gjyshin?.Me dukej muaj te tera tek prisja bagazhin e kontrollet ne Rinas.Kur dola tek hyrja ajroportit nje fllad i lete mu perplas ne fytyre e mbeshtjell me nje pluhur qe me verbuan syte.Degjova si neper enderr se dikush me thirri ne emer.Pashe dajen qe qendronte nga ana tjeter e rruges.Ju hodha ne qafe dhe e perqafova me mall,ndjeva nje dhimje per te,sepse ishte dobesuar dhe rathet e syve i ishin zmadhuar.Mbasi u cmalluam me drejtoi tek makina e tij,e cila ishte mbushur me pluhur,sikur te kishte udhetuar neper Sahare.Me tha qe gjyshi kishte 8 ore qe kishte vdekur.Fillova te qaja me denese gjate gjithe rruges per ne Tirane.Kujtoja jeten qe kisha kaluar me te.E'ndersa qaja me denese, me vinte ne per mend fytyra e tij prej engjellori ,me dukej sikur me ledhatonte,dhe me thoshte,mos u merzit te paste gjyshi,mos qaj se e merzit me teper gjyshin me keto lot qe po derdh.Kur arritem tek dera e shtepis,degjohej zeri i nenes qe vajtonte me kuje.
    Fillova te qaja dhe une ,po kesaj radhe me shume ze,as vete se di se si me shpertheu ai vaj.Ju afrova afer gjyshit,me dukej sikur flinte,u zgjata dhe e putha ne balle.Degjva nga daja qe para se te vdiste kishte thene ,a sikur ti shihja dhe nje here te gjithe femijet ,niperit e mbesat e mija,ateher do vdisja i lumtur.Po ja qe nuk ju realizua enderra e tij.Mergimi esht i veshtire,te permallon me njerzit e zemres.Vaji vazhdonte,njerzit hynin e dilnin,shprehnin ngushellime ,te gjithe i shikoje me sy te skuqur,e lotet e ngjitur si magnet ne fytyre.Erdhi koha e varrimit.Isha aq e hutuar sa qe nuk po e mblidhja dot veten.Njerzit vershonin neper autobuze e makina ,per ta percjell gjyshin tim te dashur ne banesen e fundit.Une hypa ne nje makin me mamin dhe babin,ku ishte dhe gjyshja te cilen nena nuk e linte asnje moment vetem.Njerezit rruges ndalonin per respekt .Zinxhiri i autobuzave dhe makinave ishte ber mbi 1 kilometer.Ndersa po lejshim rrugen krysore,e tek u futem per rrugen e shesh tufines,makinat batoheshin sa nga nje ane ne tjetren nga gropat e shumta te rruges.Mami mallkonte qeverin qe nuk regullonin te pakten kete rruge ,ku te vdekurit i behej nderimi i fundit.Zbritem nga makinat,dhe te gjthe ju drejtuam varrit te cilin e kishin hapur.Dikush qe nuk e njihja, lexoi nje mesazh tek varri per te nderruar te gjithe te afermit qe kishin ardhur per ti bere nderimin e fundit gjyshit.Ne kohen tek futej arkivoli ne varr i lidhur me dy litar te trashe ,nena me shume gra te tjera filluan kujen,dhe une prap nisa te qaj.Nuk me besohej qe kishte vdekur,e megjithese e shija me syte e mij tek po varrosej.E tek sa mbaroi e gjithe ceremonija e varrimit,njerezit e familjes u reshtuan te gjithe ne nje resht,ku mernin ngushellimet nga mysafiret miqte e shoqeria e gjyshit.Njerzit filluan te hypnin neper autobuza e neper makina.Une ecja me avash duke soditur varret te zbukurura me lule shumengjyreshe. Ju afrova nje varri shume te bukur ,te rrethuar me hekura jeshil,dhe fillova te lexoj moshen,1982-1997
    me tutje1980-2000,1977-1990,u habita u bera kurjoz, me shpirt te plagosur nga dhimja e ketyre te rinjve dhe te rejave ,rendja e rendja neper varre duke lexuar e duke qare, e harrova gjyshin te cilin nuk kishte as 5 minuta qe ishte varrosur.Ne pllakat e ketyre varreve, lexojsha mesazhe nga familja,ku mu keput shpirti kur i lexoja,syte mu mbushen me lot dhe fillova te qaj me denes,tani jo per gjyshin por per keta te rinje qe ne lule te rinise, moshen me te bukur te jetes se tyre nuk e kishin shijuar.Mu duk vetja si Doruntina qe shkonte varr me varr duke vajtuar vellezerit e saj.Thash me vete a 'cesht jeta.Qe nga kjo dite e paharruar per mua,zemra me eshte dobesuar,dhe jam ber shume humane.E urrej jeten ,por dhe e dua se ajo ka te mirat dhe te keqijat e saj.

    Shkruar nga alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Alba ... tregimin..shume bukur e ke shkruar...

    Urime e te lumte pena..e vazhdo me tregime tjera..

Tema tė Ngjashme

  1. Maksim Gorki
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 07:47
  2. Vdekja e njeriut, ėshtė mbarimi apo....?!
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 11:05
  3. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  4. Vdekja e vėrtetė dhe ajo qė vėzhgohet lidhur me vdekjen
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2007, 15:02
  5. Dita kur Unė u kryqėzova
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 07:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •