Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 76
  1. #11
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Albo
    Te te them nje gje une. Me sa kam vene re me shume se 95% e atyre qe thone jam besimtare, duan t'i japin vetes emrin besimtar,por,nuk kane asgje te perbashket me besimin.
    Sikur Zoti te ishte me te verete, edhe une qe jam krejt i bindur ne ateizmin tim do te isha shume me afer Tij se besimtare te tille plehra.
    T'i thashe keto se pashe qe ke hapur goxha tema ketu, dhe desha te te pergatis se pergjigjet qe do te marresh do te te zhgenjejne ca...
    ...niente che amassi di piu'...

  2. #12
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    zemra njeriut beshte krijuar te adhuroje dicka nese nuk do te adhuroje Zotin do te adhuroje vetn e tin njerzit kafshet psh si faraoni jone ne forum sunsire ose te tjere adhurojne jezusin indianet lopen budistet buden kukul bektashianet varrin supersticiozet yjet dhe horoskopin.pra krijesat me nje fjale etj kurse muslimanet vetem Zotin pa te meta sepse besimi eshte energji qe buron nga zemra dhe shpirti e cila kjo energji e largon njeriun nga veprat e keqija dhe e ndihmon ose e motivon per te kryer vepra te mira.duam apo sduam per ne dikush do te jete Zot ne muslimanet kemi zgjedhur Zotin real pse them duam apo nuk duam sepse dikujt do tia kushtosh shpresen mbeshtetjen friken dashurine besimin duke e madheruar ate mos i ngatrroni me dashurine ndaj nenes etj por kuptimi eshte nenshtrim me madherim e perulje frike mbeshteje shprese.ta dini njerzit se cfare kenaqesie ndiejme ne Muslimanet me besimin tone te drejte do te deshironin te na i canin zemrat tona e te na e merrnin kete kenaqesi.

  3. #13
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb

    Dicka qe kam postuar ne nje forum tjeter ne lidhje me justifikimet per egzistencen e zotit:

    Argumente per Egzistencen e Zotit

    Une personalisht nuk mendoj se eshte e mundur qe te justifikosh egzistencen e Zotit shkencerisht. Megjithate une me poshte do mundohem ta justifikoj egzistencen e Zotit llogjikisht ne baze te gjerave qe kam lexuar dhe ne baze te gjerave qe besoj vete.

    Po propozoj pyetje dhe pergjigje nga dy perspektivat (ateiste dhe besimetare).


    Ateisti:

    1) Ne qoftese marrim se Zoti eshte e mira infinite. Po te egzistonte Zoti, nuk do te kishte te keqe; por egziston e keqja dhe si konkluzion nuk egziston Zoti.

    2) Cdo gje natyrore mund te drejtohet te nje gje, e cila eshte natyra. Cdo gje qe ndodhe "me qellim" eshte rezultati i arsyetimit njerezor ose deshires.

    Besimetari:

    1) (St. Augusine) Meqense Zoti eshte i mire, Ai nuk do te lejonte te kqija te egzistonin ne punet e Tije, pervecse ne qoftese do sillte te mire edhe nga ajo e keqe.

    2) Cfare do qe mund te ndodhi nga natyra duhet te kthehemi prap te Zoti si krijuesi i pare i gjithckaje. Cdo gje qe mund te ndodhi "me qellim" duhet te ndodhi si rezultat i nje krijuesi me te lart se sa arsyetimi njerezor apo deshira, sepse arsyetimi njerezor mund te kaloj ndryshime dhe ka difekete; ato gjera qe mund te levizin dhe mund te ken difekte duhen te kthehen te dicka qe eshte e palevizshme dhe qe varet vete te vetvetja.

    -Cdo gje qe eshte ne levizje eshte ven ne levizje nga dicka tjeter---nje dicka e pa levizur. (Zoti)

    -Nje gje qe nuk egziston fillon te egzistoj vetem nga nje gje qe ka egzistuar gjithmon. Pra ne qoftese ne nje kohe nuk ka egzistuar asgje, atehere do ishte e pamundur per dicka te egzistonte, dhe nuk do egzistonte asgje tani.

    Por kjo eshte e pamundur perderi sa ne egzistojm, atehere dicka duhet te kete egzistuar gjithmon. (Zoti)

    Ateisti:

    Perse te jete zoti krijuesi i gjithckaje dhe mos te jete vetem natyra?

    Besimetari:

    Augustine ka argumentuar se njerezia eshte e limituar dhe jo perfekte ne kete menyr ne duhet te egzistojm si rezultat i dicka qe eshte perfekte. Natyra nuk eshte perfekte gjithashtu dhe krijon disa pengesa ne jeten tone. Pra nuk eshte e llogjikshme qe natyra te jete krijuesja e gjithckaje kur vete natyra eshte e limituar.

    Aquinas ka then se cdo gje ka nje qellim. (pavaresisht se ne nuk e dime gjithmon ate qellim) Duhet te kete dicka qe e kupton qellimin tone.

    William Paley ka bere ne krahesim midis ores dhe universit ne vend qe te tregoj se dicka me inteligjence duhet te kete krijuar gjithcka qe egziston. Nje njeri mund te gjej nje ore ne nje pyll. Kur e shikon oren, e shikon qe ka kompleksitet (pavaresisht se ora mund te kete difekete) eshte e pamundur qe ora te jete krijuar nga natyra, por duhet te jete krijuar nga dicka me inteligjence. Ne te njejten menyr, universi eshte shume here me i komplikuar se sa nje ore. Njeriu eshte i komplekuar gjithashtu. Pavaresisht se universi dhe njerezia mund te kene difekete, duhet te jene krijuar nga dicka me inteligjence per ater te kompleksitetin dhe qellimit. Duhet te kete dicka me inteligjence qe na ka krijuar neve ashtu si ka krijuar njeriu oren. Natyra nuk ka inteligjence.

    Ateisti:

    David Hume ka kundershtuar disa argumente ne mbrojtje te egzistences se Zotit duke pyetur ne lidhje me vuajtjen e njeriut. Po qe se egzistonte Zoti atehere perse te na bej te vuajm?

    Besimetari:

    Ne qoftese e konsiderojm Zotin te jete me i miri dhe me i fuqishemi...etj...Atehere Ai eshte i vetmi qe mund te shikoj se cfare e mire mund te dali nga vuajtja. Sepse ne si njerez jemi te limituar dhe nuk arrim te dime apo te kuptojm gjithcka prandaj nuk i dime arsyet e tije per gjithcka.

    Natyra dihet qe mund te sjelli probleme ne jeten tone. Natyra mund krijoj pakenaqesi etj etj. Atehere natyra (ashtu si njeriu) nuk eshte perfekte. Atehere si eshte e mundur qe dicka pa perfeksion te kete krijuar dicka si njerezia qe kerkon perfeksion dhe ne disa raste (jo te tera) arrin dhe ta kontrolloj vete natyren ose te perballoj pengesat qe sjell natyra. Atehere njerezia ka me teper inteligjence se sa natyra. Si eshte e mundur atehere qe ne te egzistojm ne kete bote nga dicka qe ska inteligjencen tone? Natyra nuk mund te jete krijuesja e gjithckaje por duhet te jete dicka mbi natyren (qe na ka krijuar ne edhe natyren).

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Pyetje me vend!

    Albo nuk te kthej dot pergjigje se pse besoj por po te duash te them se pse besoja. Sepse isha i vogel!

    Nuk mundesh ta besh nje besimtare te kuptoj se nuk ka zot ashtu sic nuk mundeshin sofistet greke te benin besimtaret te kuptonin se ekziston nje bote tjeter pervecse ajo homerike me perendite e Olimpit.

    Parafolese, (per c'do paragraf qe lexova nga shkrimi jot do drejtoj nje pyetje ose koment) a eshte e mundur te justifikosh mos-ekzistencen e zotit shkencerisht?
    be good

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Hej, studenti blu. Pse merzitesh ti shoku me menyren si e drejton Albua pyetjen???

    Pa shife se ne cilen teme rubrikash jemi 'Pyetje per besimtaret' dhe jo 'Pyetje per forumistat' ose 'Pyetje per koleget'.
    be good

  6. #16
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    a eshte e mundur te justifikosh mos-ekzistencen e zotit shkencerisht?

    Besoj se mund te mundohemi te arrim gjithcka, por se sa me sukses e arrim apo se sa arrim ti bindim dhe te tjeret eshte dicka tjeter, dhe dicka me e veshtire.

    Ne qoftese mund te me bindesh mua (nje njeri qe beson ne egzistencen e zotit) qe zoti nuk egziston shkencerisht, atehere do te ngrija kapelen, por mundohu nje here dhe pastaj mund te perfundojm me konkluzione...

    (Mos harro se kur propozon nje argument, duhet te presesh dhe kundershtime.)

    Gjithe te mirat

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e landi_athin
    Anëtarësuar
    01-11-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    5
    pershendetje te gjitheve!por ne vecanti pershendes nje personin tim ketu.

    une nuk besoj qe ka zot,sepse asnje deri me sot nuk me ka then nje argument qe te me bindi qe ka zot...

    dhe asnjeher nuk eshte e vertetuar kjo gje. por per mendimin tim keto jan interesa qe si e si ta mbajne kete popull nen kontrollin e tyre me c'far dolloj menyre. dhe si mund te besoj une qe ka zot kur ka shume fe dhe te gjithe thojne qe zoti im eshte me i miri dhe kjo qe besoj une eshte me e mira......

    mund te me thoj ndonje nga ju besimtaret nje argument per zotin?por te jet i llogjikshem

    me respekt landi
    Ndryshuar për herë të fundit nga landi_athin : 18-08-2003 më 11:51

  8. #18
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    dhe asnjeher nuk eshte e vertetuar kjo gje. por per mendimin tim keto jan interesa qe si e si ta mbajne kete popull nen kontrollin e tyre me c'far dolloj menyre. dhe si mund te besoj une qe ka zot kur ka shume fe dhe te gjithe thojne qe zoti im eshte me i miri dhe kjo qe besoj une eshte me e mira......

    mund te me thoj ndonje nga ju besimtaret nje argument per zotin?por te jet i llogjikshem
    Pershendetje Landi:

    Qe te thuash se nuk eshte e vertetuar egzistenca e Zotit nuk eshte shume e sakt sepse varet se cfare konsideron nje njeri vertetim apo nje te "vertete". Megjithate besoj se mund te thuhet se ka patur dhe vazhdon te kete argumenta per te dy krahet. Per ateistet ashtu si dhe besimetaret. Dhe sepse ka argumenta ne te dy krahet nuk eshte arritur ndo nje konkluzion perfundimetar.

    Ne lidhje me kontrollin, kontrolli nuk duhet te lidhet me fen. Dhe ne qoftese studiojm historin, ka patur vende (ashtu si shqiperia nen diktatoriale dhe ku nuk lejohesh praktikimi i fes.) Pra ku nje njeri kishte kontroll mbi njerezin dhe ku slejohesh fare feja. Prandaj nuk mund te thuash se feja egziston ne vend qe te kete kontroll nje grup shoqerie.

    Ke te drejte qe ka shume fe. Por dy fet kryesore jane katolicizmi dhe myslimanizmi. Te dyja besojn se ka vetem "nje" Zot. Ne rradhe te dyt, po te studiosh fen myslimane sidomos, do shikoje se feja myslimane e pranon krishtin si nje nga te derguarit e zotit. Pra vetem "nje" Zot. Por ne lidhje me fet specifike, nuk besoj se te takon ti atakosh ne qoftese nuk jep baza specifike. Dhe bazat specifike nuk vine duke mos i lexuar librat fetar.

    Ne lidhje me pyetjen qe bere ne fund. Besoj se kerkoje argumenta te llogjikshme qe justifikojn egzistencen e Zotit. Une do sugjeroja te lexoje nje postime qe kam shkruajtur me pare i cili tregon se per cdo argument postuar nga nje ateist ka nje pergjigje nga nje besimetar. Ne qoftese ti ke ndo nje objektim te atyre pergjigjeve (ne qoftese i lexon se pari) atehere do mundohesha te pergjigjesha me gjithe kenaqesi.

    Te uroj fat
    Veshtrusja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Veshtrusja : 18-08-2003 më 14:38

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    Pse besoj ne Zot?
    Eh eshte nje histori e gjate, qe i ka dhene provat gjate gjithe jetes sime...
    MtrX ubicumque felix

  10. #20
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Re: Perse besoni ne Zot?

    Sepse e ndjej ne damaret e mi egzistencen e Tij.

    Dikur ndoshta isha si shume skeptike te tjere qe mundohen te na sjellin sa me shume argumenta per te mohuar egzistencen e Zotit por te gjithe nje dite do ndryshojne dhe per kete jam i sigurte.

    Ps ...Do ju lutesha juve qe keni postuar para meje .....Nese merrni mundimin dhe nisni fjaline me shkronje te madhe, apo perdorni presje dhe thonjeza per te theksuar me teper nje fjale .....ju lutem jini me te kujdesshem dhe vleresojeni fjalen ..Zot.. duke e shkruar me shkronje te madhe.

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë ju shtyu që të besoni tek Zoti?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 19-09-2014, 20:49
  2. Besoni tek dashuria platonike ?
    Nga Kryeplaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-07-2011, 09:25
  3. A besoni se ka korrupsion ne institucionet e Kosovës?
    Nga ILMGAP në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-09-2009, 15:14
  4. Përse nuk besoni në "zot"?
    Nga Albo në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:11
  5. A besoni në bestytni...?
    Nga master2006 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 07:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •