Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42

Tema: Momente...

  1. #1

    Momente...

    Ca gjethe shprese,

    Vjeshta me gjithe pesimizmin e saj qe ka po arrin qe ne shpirtin tim ti len ca gjethe qe shpresoj se do mbijetojne te pambijetuaren.

    3 Nentor 2002
    Nashville

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    mjelmaaaa!!!
    shih ketej nga michigane ka gjethe e shprese plot. Shto edhe ndonje gje tjeter. (...)
    po te pershendes... me pak xhelozi e me shume shprese per shpresen tende.
    mqesisht macia!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    oh se harrova te te them.
    Vazhdoje kete "Momente" se kam vene re se shkruan mrekulllisht bukur , sidomos "shenime udhetimi" . Me ke mrekualluar me ate shkrimin. Pra po kerkoj te shtosh ndonje gje me shume ne ate fillim shprese tek "momente" vjeshte pesimiste.
    P.sh . une ne vjeshte nukjam pesimiste, jam dicka me shume se kaq , dhe dy here me shume e cmendur kenaqshem.Pothuaj vjeshte jam ne vjeshte.
    tung!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4

    Me keni ba nder

    Shume e nderuar Macia_blu.
    Me paskeni ba nder qe paskeni lexuar ca shkrime te mija edhe me befasuan kritikat e mira qe mi keni jap duke marre parasysh se ato kritika vin nga gishtat e art te nje poete te madhe qe gjithemon me fascinon me bukurin e fjales se shkruar.

    Ne forum shkruaj shume pak,i adhuroj shkrimet qe lejn hapsir per te menduar ku duhet te lexoj ne mes rreshtave, rreshtat e mi ne te shumeten e rastve shkruhen ne "Ditarin e Mjellmes"ne kete ditar shkruaj c'do nate per baticat dhe zbaticat e asaj dite ne mergim,i gezohem c'do mbremje pasi qe e di se eshte nje dite me afer kur do te zgjohem me bukurin e airit te Kosoves, shpresoj se ai ditar do botohet post-mortum.

    Me ndonje udhepershkrim timin me siguri do shifemi vitin tjeter pasi qe jam duke bere pregaditje qe vitin tjeter te vizitoj per here te pare token e bekuar sidomos e kam deshir shume te madhe ta vizitoj Vloren edhe Krujen.

    Ju pershndes me shume dashuri e aspak xhelozi

    Sinqerisht e juaj
    Mjellma

  5. #5
    Mendova se kjo vjesht do ndryshon nga vjeshtat e kaluara... gjethet e fundit te shpreses shkundi sote fryma...

    Fryj moj ere e fry
    Fryj e mos u ndal
    qoje dhimbjen time ne veri...


    Fundi i vjeter i lojes se humbur,te mos humbesh ma !


    18 Nentor ora 00;15
    Nashville

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    "fundi i vjeter i lojes se fundit , te mos humbesh ma".
    me pelqen kjo se tepermi
    dhe do te kisha thene " fundi i vjeter i lojes se fundit , te mos humbesh me si heren e pare" Pasi une vazhdoj edhe ne shprese te jem pesimiste e sigurt se gjithmone me shume kam per te humbur se kam per te fituar.
    (miqesisht fola edhe ketu mjelmo...., pershendetje)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7

    Sa me mungon...

    Sa me mungojn shakat edhe bisedat tona qe kishim zakon ti benim ne dhomen e vogel.

    Sa me mungojn shetitjet ne Korzo te Prishtines

    Sa me mungon ajo atmosfer qe tani po e shof ne TV dhe festimet qe po behen neper trojet etnike

    Sa me mungojn...

    E di se do me thuash rri se mire je,nuk kemi rrym,nuk kemi uj por perpos rrymes edhe ujit eshte edhe diq qe te knaq shpirtin?!?

    Sot me befasove me nje leter elektronik ne te cilen shkuante:

    E dashur ......

    me mesazhin e meposhtem ta uroj 28 Nentorin, Diten e Flamurit,

    Nje dite Zoti e hapi dritaren e qiellit dhe me pyeti: cka deshiron te bej per ty? Une iu pergjigja: bekoje dhe ruaje ate qe e lexon kete porosi!

    te don shume
    Buqja


    Thuajse nuk ka me uj ne dy liqejt e mi pasi qe sot tere diten nga ta ka rrjedh uj
    Por c'te besh ky gyrbet ma varferoj shpirtin

    Te perafon me mall
    Mjellma

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Lisi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    45
    E njoma penden ne vrere te nis t“ju shkruaj kete karte ...Sa tmerr ,o Zot sa tmerr ta njomesh penden ne vrere...
    Nuk jane keto fjalet e mia...nuk desha te shkruaj une kete qe lexuat nje sekonde me pare...Keto jane vargjet e te madhit Mitrush Kuteli...keto jane fjalet qe po me tingellojne vazhdimisht ne vesh qe ate dite kur degjova t“i fliste aq embel e madhja Luiza Xhuvani!...Por jo rastesisht tingellojne e nuk ndalet jehona e ketyre fjaleve kudo qe shkoj...jo rastesisht i them me vete edhe une sot sa e sa here te tilla fjale...
    E qante nje shpirt njeriu Kuteli,nje shpirt te paster ,nje shpirt te padjallezuar ,e vuante nje shpirt femije Luiza Xhuvani qe aq shume ngacmonte emocionet e mia...
    Ehhhh...
    Nuk eshte vetem arti i shkruar ne leter ,nuk jane vetem emocionet e artistes qe i fale mases permes interpretimit...eshte nje jete e tere njeriu aty...Nje jete e tere fshihet heshturazi aty diku ne mes vargjesh ...
    Dhe pak me shume se nje jete mblidhen aty edhe ca emocione te mia ,te cilat vjedhurazi ikin dhe dalin ketu para syve tu.Por nuk eshte se dua te them kete per ty ,po po per ty qe lexon tashi keto fjale te mia te marra –ne asnje menyre s“e kisha thene kete me ate qellim,eshte thjeshte nje mangesi per te fshehur dicka qe po ndiej keto caste...Qeshesh?-Mire qeshu,qeshu po pate arsye ,nuk te ndaloj asesi ...por te them...nuk ka force njeriu qe do te frenonte veten te mos e shprehe ate qe ndien ne nje menyre,madje qofte ajo edhe nje ze i ēirrur ne gjithesi!Po po nuk mundet kush te fshehe ate qe i thote zemra , ate qe i thote shpirti madje edhe ne qofte krijuar i teri nga Muzat e Zeusit...
    Prandaj nuk e fshehe as une dot kete , nuk perpiqem te mos e them kurrnjehere madje madje edhe ne mbete nje fjale e trishte qe s“ta akcepton dot veshi TY – miku im...
    E cfare them une , cfare me gulcon shpirtin ne keto caste , cila eshte ajo ndjenje qe me shterngon ne gjoks , me merr oksigjenin nga musheria dhe s“me le te rri ashtu sic isha dje ,sic isha vjet, sic isha dikur ... cila...?
    O nuk ma thua ti jo miku im .Nuk e kupton dot , mos u perpiq te mesosh ate qe nuk e di as vete …Thjesht ,une jam lodhur…
    Mbase e ke te qarte cfare po te them tashi ...Jam lodhur thuaja nga gjithcka e kesaj bote … por,por nuk dua te vdes!Jo ,nuk dua te vdes – vdekjen e kerkojne vetem te harruarit ...Mos rrofsh i harruar ne jete miku im !!!
    More a mos jam harruar dhe une paksa ? Mos emri im ka ngelur relikt ne muzeumet memoriale te atyre atje ...Te atyre atje – po ...aty e kam edhe une kete mall , aty eshte vuajtja ime ,aty...
    Mos thashte zoti te jem mbetur I tille per ta…Nuk po kerkoj gje me shume ,vec pak dashuri dhe ndjenje malli .E di e kane shume me te lehte se une . Veshtire te me rikujtojne dhe te ndajne pakes jete per mua ,te tille cfare une e dua .
    Ah sikur te isha atje tashi ..do te kisha fjetur me pak per t“i dashuruar te gjithe , te gjithe …Nuk do te me kishte mjaftuar koha per t“ua thene tere kete malle , tere kete mungese …
    Por nje e di te sigurte ,se shpejti nuk do t“ia le vetes kete brenge ,nuk do te lejoj te me nxije kjo bardhesi e virgjer e kesaj dhome , nuk do te lejoj te me verbojne keto drita neoni qe nuk shuhen dot ,nuk do te lejoj te me shemtoje kjo bukuri fasadash e pajete ,nuk do te lejoj te me thaje ky gjelberim i pashoq …Kurre ,kurre me …Nuk do te perseriten ato ndarje …ato ndarje te mallkuara qe jetes m“i japin tjeter emer – ndarje !
    Tak tak –troket – tak tak …Dhe filli I mendimeve tretet ,humbet diku larg ne pafundesi e jeta vazhdon edhe me nje episod te papare …

    26.06.“02

  9. #9

    ...

    Sot 22 Dhjetori ,koha i perngjan nje dite te bukur pranvere,por natyra disi e zdeshur pa qarshafin e saj,edhe pse dielli po nxen por nuk ka debore ,nuk ka femije duke rreshqitur,nuk ka acar qe sa do pak te jep bukurin e stines se dimrit...

    Mua sikur se naryres po me mungon nje qarqaf...

    Ndoshta e gjithe kjo eshte nje qetsi para rrufejes...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Zanė Kosove
    Anėtarėsuar
    04-01-2003
    Postime
    157
    Janar 17, 2003

    Shumė ftohtė pėrjashtė, sikur edhe eshte reflektuar ne mua!
    Kujtimet mbetun diku......thashe ti ngacmoj sonte, mirepo kam friken se do ftohen.....
    hėm....malli, mduket vend ka zane!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u ndjet nė ato momente?
    Nga ergys18 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 24-02-2024, 06:03
  2. Ēfar kishit dashur ne keto momente ?
    Nga BaNi! nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 945
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 17:26
  3. Momente tė kalimit nė Islam tė shqiptarėve nė shek. XV-XVII
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2005, 11:31
  4. Si Jeni Ndjere Ne Ato Momente???
    Nga nelsi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 17-03-2003, 19:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •