Neve jemi c’ka mbajme mend.
Memorja e njeriut pasurohet prej ndjesive (senset), te paret, degjuarit, prekurit, nuahturit, shijuarit. Keto ndjesi transmetojne eksperienca shume prej te cilave kalojne ne memorien tone afatshkurter e disa prej tyre prej andej kalojne ne ate afatgjaten per t’u mbajtur mend per nje kohe shume me te gjate e mbase pergjithmone… Kjo quhet dije. Dija jone, mire apo keq, duam a s’duam rrjedh prej eksperiences (tone apo te tjereve te llojit tone). Ne baze te kesaj memorjeje neve marrim vendime ne te ardhmen per te siguruar vazhdimesine tone (Ego). Eshte provuar shkencerisht qe truri njerzor nuk i memorizon dot ngjarjet 100% ashtu si jane sepse pasi ato hyjne ne memorjen afatgjate interferojne me shume memorje te tjera dhe ndodhi personale duke u transformuar.. Teorikisht keshtu besoj se funksionon por nuk dua te dal nga tema me shume se c’kam dale.
Tani fshatce: Nese dikush vret nje njeri sepse i kercenonte pronen apo dicka tjeter e ka bere per faktin se ai nga eksperienca di qe nese dikush do i rrembeje ushqimin psh. ai do te mbese pa ngrene dhe shume shpejt do te ndieje dhimbje ne stomak prej urise. Nese pas 3000 vjetesh dikush shpik bomben atomike dhe nje grup me i madh njerezish e perdor ate po per te njejtin qellim at’here ky nuk eshte ndryshim pasi individi po kryen te njejtin veprim per te njejtin qellim vec me mjete me te avancuara. Nese dikush tjeter mundohet te sensibilizoje masat qe jo vetem “kundershtari” nuk di me mire se aq e s’ka pasur zgjedhje, por dhe ti je nje rrote me bisht per XY arsye, mbase disa te tjere ne vend te bejne lufte per surplus apo defrejne neper salla me dhoma vjelljeje do te ulen e reflektojne. Nese kjo ndodh ky eshte ndryshim. Pra ndryshim konsideroj ndryshimin ne sjellje, ne perceptimin e situatave apo gjerave e jo ne mjetet qe perdoren per te njejtat qellime, qellime qe s’kane ndryshuar qysh kur shpikem comangen. Ky personi qe i sensibilizoi mund te kete qene edhe shkrimtar. Mund t'i sensibilizoje llogjiken njerezve me analiza filozofike (koha e Kamyse) apo mund t'u preke shpirtin me pershkrime qe te dredhin mishin (amshimi i Kamyse) , apo edhe te kombinuara. Te njejtin rol mund t'a kryeje edhe "Guernica" e Pikasos etj. Ti i lexon shkrimet e Kamyse, admiron Guernicen e Pikasos dhe neser mbase behesh nje politikan i ndikuar prej tyre e ne vend te nenshkruash traktate lufte, do nenshkruash traktate paqeje dhe do zbatosh ndonje plan Marshall 2 per banoret e vendeve qe dje te ngjallnin ndot por sot keqardhje.
(E nisa tulle po e mbarova karamele lol).
E kam perseritur dhe ne 2 postime te meparshme te kesaj teme, NDRYSHIME MERITOJNE TE QUHEN NDRYSHIMET QE NDODHIN NE MENYREN SE SI E SIGURON VAZHDIMESINE SHOQERIA NJERZORE.
Krijoni Kontakt