Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Ta saktėsojmė: "Lahuta e Malėsisė" ėshtė botuar pėr herė tė parė nė Lublanė vitet e '90-ta. Botues ishte Sali Kabashi, i burgosur politik nė epokėn e lavdishme tė Fadilit.

    Nė kohėn e Fadilit nuk ėshtė pėrmendur Fishta as nė lektyrėn shkollore.

    Qashtu..lol
    Topi se luan!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 15-05-2003 mė 16:50

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Qashtu asht ..nuk asht permend Fishta qaq shume tek ju nder gazeta por dhe ne Shqipni nuk asht permend.

    E tek ju dhe asht recitue nder oda e ne Shqipni dhe odat kishin vesh qe raportonin tek thugurimi.

    E tek ju flitej per Kerra e dojc marka e detergjenta e Kredi me ba shpia 2-3 katshe e ke na folej per gjiz, per imperializem e realizim plani 120 %.


    Sali kabashi me shok kot asht lodh tuj shpernda libra te Enverit e ka hanger Burg. Le tja linte shperndarjen ambasades Shqiptare ne Austri e Gjermani. A per magar ju deshen ju?

    qashtu..
    I lun dhe topi ca gjana...lol.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Llafin e patėm pėr Fishten e jo pėr librat e Enverit.

    Qashtu....

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Megjithate prishtina e fadilit ishte ma albanologjike se Tirana Enverit.

    Megjithse enveri i kish aty te pregatitun prej Zogut Cabeun Buden e Selman Drizen me shoke. E Ne prishtine albanologet i ushqeu Fadili e i lejoj me pas lidhje me Vatikan, Paris e kalabrin..
    Ne prishtin dilte gazeta Rilindja me 20 faqe e me materiale shum interesante e ne Tiran dilte ZP me kanale e Rrethime imperialiste.

    qashtu..

    Naten e mir Lum djali.

  5. #25
    Brar me ke kenaqur!
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sokol perse te knaqa?

    Per debatet me Lumin?

    Mos u knaq se kur dy vet debatojn duhet me u knaq me te dy sepse ndryshe njerit i ngelet hatri.
    Une kur debatoj nuk kam qellim fitoren por ndricimin e gjerave qe te kuptohen me mire.
    Lumin e kemi djal artist dhe me mjafton barazimi me ate...lol.

    Tash ne temen tone..

    Letersia dhe artet ne pergjithsi perse duhen?

    Per Njerzit duhen se Lopa do bar e bari do shi... e kaq..
    Njeriu pra dashka dhe dru kokes..pra ushqim Shpirteror sic thone...

    Dikur para 200 vitesh ndersa francezeve Letersia u duhej per te gjetur nje sistem shoqeror te drejte...sepse ne ate faze historike kish ardhur ai Popull.. ne Gerxhet tona kishim tjera probleme.
    Mbreterit Spanjolle donin gjera tjera..ne ate kohe..
    Ata donin piktura te bukura femrash qe ti mbanin ne dhomat e gjumit qe kur te benin Dashuri me ato hunderret qe kishin per gra te ishin ne Forme..dhe Linden VELASKUEZ me shoke qe bene te famshmet "Venus" qe shikohet ne Pasqyre e na kthen mullaqet ne publikut.. Gjene mire..por sipas vendit Kuvendi thon andej nga Kabashi Pukes..

    Shkruesit e pare te Shqipes (klerike katolik) mendonin se e rendesishme ishte qe ky popull malesh e mocalesh duhet ndricuar nga trute dhe mendonin se Mesimet fetare ishin me rendesi tu futeshin ne krye e ti formonin si njerez me principe humaniste e kristiane. Po keshtu mendonin dhe kleriket muslimane.
    Nevojat per fe dhe nevoja per kulture jane te lidhura dhe shkojne rrot me rrote.
    Shume popuj europiane i lidhin epokat e tyre me ngjarje fetare si psh Dalja ne gjuhen e tyre e Bibles..

    Duke u zhvilluar Gjuha, shkrimi si dhe duke u futur nje ideollogji e caktuar u be e mundur dhe te formohen Popuj me tipare te aferta ose Kombet.

    Edhe tek ne fillimet e Letersise lidhen me kto ngjarje.
    Shkruesit e pare te Shqipes jane pershtates te Bibles ne Shqip.
    Natyrisht jo te nje Bible te plote por te nji pakete rregullash themelore e lutjesh baze nga Gjuha Latine ne Shqip.
    Kujtojme ketu Buzukun, Bardhin, Bogdanin e deri tek librat e pare shqip qe linden tek arbereshet e me vone ne Shkoder.

    Me vone shpertheu RILINDJA KOMBETARE e cila Letersine e kishte jo vetem mjet ndricues shpirteror por dhe ngjalles te ndjenjave kombetare.

    Me kalimin e fazes se Rilindjes qe solli dhe betejat per krijim te shtetit shqiptar lind dhe Letersia romantike Shoqerore.

    Pra Letersi per nevoja artistike me te larta si dhe me ide per ndryshime e rregullime te Shoqerise.

    Ashtu si Moda vjen jo njisoj ne nje katund..ashtu dhe Letersia nuk i lidh ne nje hu te tere Shkrimtaret..

    Ca me para ca me mbrapa .. krijojne kush sipas modes kush sipas edukates..

    Percaktuese ishte Jeta e nji Shkrimtari..
    Pra ne varesi nga qyteti ku lindi..nga vendet ku mesoi e ku i ra te jetoj.. linden dhe rrymat dhe llojet dhe tipat e ndryshem letrare.

    Ne vitet 50-1990 kishim nje Letersi ne Shina te caktuara nga qeverria..

    Iku dhe ajo periudhe dhe ja ku jemi sot..
    Kur them "letersia" kuptoj krejt llojet e arteve..

    Po postoj kte lajm nga gazeta me poshte..sa per ilustrim te realitetit te sotem dhe per te pare se ne cfare furriqesh i ngroh Letersia jone vezet...


    Gazeta Shekulli sot:

    -----------


    Prosstitucioni, akuza kėrkon 8 vjet burg pėr dajė e nip.

    BERAT

    - Prokuroria ka kėrkuar 8 vjet burg pėr dajė e nip tė cilėt akuzohen pėr trafikimin e njė 15- vjeēareje nė Itali.
    Dje nė mesditė, nė seancėn e 11 dhe tė parafundit, prokurori i ēėshtjes, Tasim Puci, ka dhėnė pretencėn me 8 vjet burg pėr dy tė akuzuarit Novruz Kanani, 40 vjeē dhe nipi i tij Mariglen Xhafa, 28 vjeē, pėrkatėsisht banorė nė Skelė tė Vlorės dhe nė lagjen Uznovė nė Berat.
    Sipas prokurorit, tė dy personat akuzohen pėr “shfrytėzim prostitucioni nė rrethana rėnduese dhe bashkėpunim”.
    Nė pretencėn e tij prokurori Tasim Puci shpjegoi ngjarjen qė ēoi nė arrestimin e dy trafikantėve.
    Dajė e nip, sipas tij, nė vitin ‘99 kanė ēuar prostitutė nė Itali 15- vjeēaren V.M, banore e fshatit Karkanjoz.
    Ka qenė mesi i vitit ‘99 kur Marigleni ėshtė njohur me 15- vjeēaren qė kishte ardhur mikeshė tek tė afėrmit e saj nė lagjen Uznovė. Mė pas 28-vjeēari Xhafa ka marrė 15- vjeēaren, me tė cilėn shpalli fejesė formale dhe e ēoi tek daja i tij nė Vlorė dhe prej aty me skaf “ēifti” i porsafejuar ka shkuar nė Terni tė Italisė. Nė kėtė qytet 15- vjeēarja ka prostituar pėr tre muaj dhe mė pas ka mundur t’i shpėtojė syrit tė tutorit me ndihmėn e njė shqiptari, i cili e ka ndihmuar tė kthehet nė shtėpinė e saj nė Karkanjoz.
    Nė prill tė vitit 2002 me ndihmėn e prindėrve 15- vjeēarja ka bėrė denoncimin nė polici pėr dy tutorėt. 15- vjeēarja ka pohuar se ka patur frikė tė denonconte nė polici dy trafikantėt. Pas denoncimit policia ka arrestuar dy tė akuzuarit dhe pėr 9 muaj janė zhvilluar 11 seanca ndaj tyre.


    Sulo Gozhina
    ---



    Tash diskutojme..dhe ju ju ftoj te diskutoni sepse pikerisht ky eshte problemi dhe i Letersise.

    Sic e pate..prokurori quhet Tasim Puci..

    C'far tregon emri i tije..se ky burre me emrim Tasim.. vjen nga nji familje pa ndonji preference per Europen.. perderisa quhet Tasim....por ama nuk eshte bandit.. dhe perfaqson Shtetin pra NEN-BABEN e cdo Shqiptari qe kerkon mbrojtje..

    Kush kerkon mbrojtje dhe Mbrojtje nga kush?

    Mbrojtje ..ne Shqiperine tone qe ka lindur dhe KADARE..FISHTE..InVa Mule e Dita e Dikea e Albo e Lum Luma..e Sokola .. kerkon ndihme e mbrojtje nje vajze 15 vjece...
    Kjo vajze terrorizohet nga Marengleni..

    Kush eshte Marengleni..
    Eshte nje djale 30 vjec qe ka lindur ne 1973-ish.. dhe Babai i cili ishte brigadier ne Frutore ku cdo jave lexoheshin vepra te Enverit i ka vene emrin te birit MARKS-ENGELS-LENIN.. dhe megjithse Marengleni ka bere shkolle ku eshte lexuar Migjeni, Noli, Agolli e Naimi perseri ky Marengleni.. eshte nje perbindesh..

    Mir kjo por Marengleni shok ne Terrorizmin e tije ka DAJEN.. Pra mamaja e Marenglenit ka nje Vlla qe ne vend te ish edukator i nipit sic eshte tradita ne gjith boten..perkundrazi eshte "ladri kompanji" me Nipin ..pra nje shok bandit i tmershem...ne mos nje usta ne poshtersi..

    Ne ate artikull del dhe nji HERO..

    Ai shqiptari..pra i pa emer qe e shpeton kte vajzen dhe ne saje te atij.. ajo sot fle ne minder me mamane saje ne vend qe te dridhet ftohtit ne ato netet e frikshme semaforeve italiane.. ose te gjendej copa copa ne ndonje kazan plehrash si shum te tjera..

    A e ka zbuluar Letersia jone tipin e Dajes kopuk.. tipin e klyshit enverist Marenglenin dhe ate djalin e mire ne ITALI..?

    Nga u krijua ky tip e kto tipa..

    C'fare ka gdhendur tek kta krokodila Letersia..?

    Ku eshte Lidhja e Shkrimtareve..

    Ne bisht te misionit te saje..

    Do mjaftonte ky artikull qe Lidhja ti hypte mikrobusit e te ndalonte ne BERAT dhe te ngrinte ne Demostrate tere popullin Liber-Dashes Beratas..qe te protestonin para Gjykates e ti thoshin prokuror Tasimit..

    Tasim..na ke ne... Denoi kriminelet.. Dajen ne litar e nipin..ko-qet ne bige verja.. se ne nuk levizim nga Sheshi derisa te vihet ne vend nderi i Shqiptarit..

    Po me cfare merren Shkrimtaret...???

    Do thoni ju se me kto pune merret Shteti e partite..
    Ashtu eshte por ja qe Shteti nuk merret se po te merrej Shteti Marengleni nuk kish guxuar te merte femijen 15 vjec e ta conte ne Itali..sepse per se do e conte atje...
    Per PARA?
    Po te ish shteti i mire asnji liret nga prostitucioni sdo guxonte te behej Tulle e jo me vile e Benz..e Motel-Bordel 10 katesh ..sic jane bere ne fakt...

    Po te kish parti .. nuk do kishim skafe sepse kto Parti duhej ta kishin bere Shqiptarin me Pasosh europian.. ne kto 10 vite demokraci..e ecejake neper Europe.. e Parti qe Pasoshin ja sigurojne Byrove te veta e popullin e len ne dyert e Ambasadave e ne gryk derdhje te Vjoses te gjeje Boten.. Ato nuk jan Parti por Bushtra..

    Pra Shkrimtaret kan me se merren..

    A mund te quhet ART ajo Drama qe beri namin ne Tirane ku ca fycka aktore thone..Pi--kaaa...Pi--iiiiii.. Vė--aa..etj.. ( me falni per fjalorin) ne skene dhe Mileti kernaqet se na i thyeka ca Tabu..gjoja..
    Pse ajo Tabu kish ngel me u thy ne Shqiperine e Marengleve te Beratit e Skeles.. Kan lene Tabu pa thyer gangot qe u dashka arti te ndoihmoje ne thyerje tabush...??

    Pra goxha intelektuale.. dhe me se merren..copa idiotesh te paftyre..

    E kulmi arriti me Shkencetarin e Letersise, prof Plasarin i cili ne 7 vjet pune e rroge te majme ne karriken e bute te drejtorit te Bibliotekes Kombetare qe u krijua nga Rilindasit..na krijon manuale per perdhunuesit..

    Pra Letersia Shqiptare eshte ne nivelin e partive .. ne nivelin e Selise Roze (tashme jo per Tifozllek personal) por arriti ne majat me te larta te pisllekut..


    Do thoni ju qe une e bera Letersine si zyre fronti Lagjeje..

    Prandaj thashe ne Fillim se cdo popull ben Letersi ne baze te Fazave qe kalon..

    Kozeta e Hygoit dhe sot na frymezon te jemi njerez por Kozetat e Beratit e Fierit e Pukes jane shume me alarmante se Kozeta e Hygoit qe shum shume u dergua te mbushe nje gjym me uje naten tek pusi..
    E Kozetat Shqiptare dergohen Naten neper Otranto..( ne se keni kaluar ndoj her andej e dini cfar tmerri eshte ne Otranto) e aty kalojne 12-15 vjecaret Shqiptare mes Dallgesh te llahtarshme nen gryken e Kallashit e mbi gojen e Peshkaqenve..

    Une ktu e shoh Letersine..e ne se nuk shikon Letersia aty athere i kam pshu-rr mu ne tė..

    ....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 16-05-2003 mė 14:27

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    ...

    Drejt e ke Brari, por keto pune nuk kane mbete ne kete gjendje sepse nuk dihen, sepse nuk jane denoncuar, sepse nuk eshte marre letersia me to, sepse shkrimtaret nuk i kane perdorur ne librat e tyre. Por ne fakt keto gjera nuk luftohen me letersi, por me ligje, me drejtesi, sidomos me DREJTESI.

    Brari,
    Kam nje mendim qe po ta them publikisht. Te lutem lexoje me vemendje! Sikur te vish ne Shqiperi? Forumi ku ti shkruan, eshte nje dritare shume e vogel, dhe auditori nuk ndodhet ne Shqiperi, shumica e tyre. Nese ti vjen ketu, ndoshta do te gjesh hapesirat e nevojshme, qe shkrimet e tua, idete e tua, vertet te gjejne nje auditor shume me te gjere, dhe ndikimi i atyre komenteve qe ben ti do te jete shume me me vlere. Keto rradhe po ti shkruaj me seriozitetin me te madh, sepse kam mendimin se ti mund te jesh nje analist ose nje editorialist shume i mire, sidomos per shumicen e atyre njerzeve qe mendojne ndryshe nga Qeveria.
    Ky ishte mendimi im, megjithate them se ne kete mendim do te kem shume perkrahes...

    Shenim:
    Te me falesh qe te shkrova publkisht per kete propozim timin. T'u drejtova thjeshte sepse vertet mendoj se ia vlen te besh nje skarifice te tille.

    Seriozisht,
    Shtepia e vjeter

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Thanxx Deti..


    Por nuk e mora vesh a sakrific a skarific te bej....lol

    Shaka bera..lol.

    Suksese juve..

  9. #29
    Brar kombi te therret (shaka).

    Si fillim keto duhej ti kishe shkruar atje ke tema e dilemes se "shkronjesit qe ndryshon boten apo qe rend pas saj "po edhe ketu i lexova rehat.

    Me beri shume pershtypje ai mikrobusi i Lidhjes qe do shokerka ne Berat. Te angazhoje "Lidhja" nje mikrobus te tere eshte harxh i madh e i panevojshem. Lidhjes i del e i tepron nje biciklete...

    Plasareve e dramaturgeve kot u bie me qafe. Mos i nguc aq se dukesh me shume populist nga c'je pastaj lol.

    Kozetat shqiptare o Brar per mendimin tim nuk egzistojne sepse shkrimtaret nuk shkruajne per to, Kozetat shqiptare egzistojne se ne vendin tone nuk ka burra te pendes qe te merren me ideologji, me kultivim brezash...
    Ne nje vend ku nje njeri qe ka mbaruar universitetin quhet intelektual, maksimumi i angazhimit ne politike eshte biseda ne kafene te shtytura nga shtypi i shtypur, maksimumi i angazhimit ne art eshte pershendetja me nje kenge ne ekran, dhe njeri i mire quhet ai qe nuk kryen vepra te keqia nuk ke c'pret.
    Faji i shkrimtareve eshte se jane treguar te paafte te luajne rolin e tyre ne kultivimin e ketyre brezave.
    Nje gje eshte fakt ama, shkrimtaret me te medhenj qe ka prodhuar kjo shoqeri njerzore jane brumosur ne situatat me te veshtira, luftra, skamje, mjerim... Keto e prodhojne mendimtarin e vertete... Nese Lidhjes i mjafton vertet nje mikrobus per tu transportuar ne drejtim te Beratit, llogjikisht i bie te jete treguesi me i mire qe populli yne ka bere e po ben kokerrzen e qefit ... apo te jete paradoks ?
    C'te jete valle?
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  10. #30
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    MERI LALAJ, MARRĖDHĖNIET E MIJA INTIME ME LASGUSHIN

    MERI LALAJ, MARRĖDHĖNIET E MIJA INTIME ME LASGUSHIN

    Kohė mė parė Gazeta Shqiptare ka botuar njė pjesė e ditarit tė zonjės Meri Lalaj, nė tė cilin bėhej fjalė pėr lidhjet e saj intime me poetin e famshėm Lasgush Poradeci, nė vitet 1980-1984, kohė kur ajo punonte si mėsuese e anglishtes nė qytetin e Pogradecit, i cili u botua pas viteve ’90, fillimisht nė Shtėpinė Botuese “Onufri” dhe mė pas, kohėt e fundit ajo e ribotoi nė Shtėpinė Botuese “Omska”. Marrėdhėniet e Lalajt me Lasgushin, i kundėrshton e bija e Lasgush Poradecit, Maria Gusho, e cila shprehet se aty nė atė ditar, shumė gjėra janė tė trilluara nga zonja Lalaj dhe nuk i pėrgjigjen fare sė vėrtetės.


    “Mė vjen shumė keq se shėnimet pėr Lasgushin i kam filluar shumė vonė, nė vitin 1979, por edhe nė kėto shėnime mungojnė sharjet qė i bėnim Partisė e Qeverisė, kėto tė fundit nuk i shkruaja nga frika se mos blloku im i binte dikujt nė dorė e pėrfundonim nė hetuesi si unė, ashtu dhe Lasgushi. Gjatė kohės qė mbaja shėnime, e qetėsoja veten: “Do tė shkruaj fare thjeshtė pėr Lasgushin si njeri: si bisedon, si ha, si fle, si vishet dhe pėr gjėrat mė tė rėndomta tė jetės sė tij”, e kėto shėnime kanė qenė tė shpėrndara nėpėr shumė blloqe ku unė shkruaja pėr detyrat e mija si mėsuese e tė tjera”.


    9. 9. 1979


    ”Takova Lasgushin, mban dy rripa prej lėkure nė mes mbi pantallona dhe njė thikė kėllėf nė brez. Erdhi mė vonė nė shtėpi tek unė dhe mė solli fjalorin. (Nuk mė kujtohet: mė kishte kėrkuar njė fjalor anglisht-italisht, apo italisht-anglisht.)”


    24. 9.1979


    ”Nėpėr oborrin tonė ( shtėpia e mamasė) kaloi Lasgushi bashkė me qenin. Kishte hequr xhaketėn dhe e mbante tė hedhur pėrmbi sup si ēapkėnėt ēakėrqejf. Kėmishėn e bardhė e kishte me njolla tė gjelbėrta, siē duket do tė kishte ndenjur shtrirė mbi bar: nėn kėmishė mbante tė veshur fanellė leshi. Me xhaketėn mbulonte barkun: vura re se kėmishėn nga brenda e kishte tė mbushur plotė me mollė dhe dukej tamam si shkollar i larguar nga ora e mėsimit pėtr tė vjedhur fruta tė papjekura. Sapo kishte zbritur nga Kalaja, kodra e qytetit tonė”.


    1.10. 1979


    ”Nuk e mbaj mėnd mirė nė ishte vera e vitit 1976 apo e 1977-ės, kur njė ditė nė drekė takova Lasgushin nė rrugė dhe e pėrcolla gjer te dera e shtėpisė sė tij. Ai mė ftoi qė tė hynim brenda dhe mė ngjiti lart nė odiēkė (nė kullėn e tij) Kulla ėshtė njė dhomė e vockėl nė tė cilėn ndodhet vetėm njė shtrat pėr njė person, njė karrike dhe nja dy sende tė tjera. Ndėrsa ishim aty, Lasgushi hapi njė baule dhe mė tregoi njė portret: profili shumė i bukur i njė femre, vizatuar me laps nė letėr kalk. Nė atė baule ndodheshin shumė blloqe shėnimesh, letra tė lidhura tufa-tufa dhe njė letėr e zverdhur, ndoshta prej dhjetra vjetėsh: nė tė ishin mbėshtrjellė ca lule mali tė thara. Biseduam pėr poezinė dhe pėr kujtimet qė lė jeta nga pas… Nė vitin 1979, kosovarėt e ftuan Lasgushin, me rastin e pėrvjetorit tė lindjes dhe tė paraqitjes sė librit tė tij, por Lasgushi kishte operuar syrin dhe kishte frikė tė udhėtonte nėpėr dimėr tė ftohtė…Pas kėsaj me dhjetra herė mė thoshte: “Gjėja e parė qė do tė bėj kur tė shkoj nė Kosovė, do t’u jap “Kamadevėn” time dhe ata do tė ma botojnė, sepse atje mua mė duan!”. E vijonte: “Dėgjo kėtu ti Meri Lalaj, ti do tė vesh njė ditė nė Kosovė, do tė vesh njė ditė nė Prishtinė…” Mė datėn 27 maj (1980) Vaso Samsuri mė tha se kishte marrė njė telegram, ku njoftohej se ditėlindja e Lasgushit do tė festohej tė nesėrmen, mė 28 maj. Nė telegram shkruhej: “I thuaj edhe Meri Lalajt”. Nė kohėn qė ai mė lajmėroi, ishte vonė. Treni ishte nisur, ndonjė makinė nuk gjeja dot. Dr. Mistoja dhe Vasoja ikėn me autoambulancėn e spitalit, unė mbeta. Kėshtu qė tė nesėrmen shkova nė postė nėpėr tufanin qė frynte e binte, dhe i dėrgova Lasgushit kėtė telegram: “Nosit i dashur, uroj edhe shumė ditėlindje tė lumtura. Tė presim bashkė me beharin. Pėrqafime Meri”. Ky pėrvjetor (mendoj i vetmi qė i ėshtė kremtuar Lasgushit) u festua pas pesė muajsh. Lasgushit unė i kam uruar ditėlindjen dy herė nė vit: njė herė nė dhjetor kur, kur vėrtetė e kishte ditėlindjen, dhe njėherė nė Shėn Llazar, sepse meqė i kishin hequr pėrdhunėshėm festat fetare, nuk mund t’i uroja ditėn e emrit. Por ai mė kuptonte…Nė fillim tė qershorit 1980, Lasgushi erdhi nė Pogradec. Bleva njė tortė, kėputa disa gonxhe tė bardha trėndafilash dhe vajta te Lasgushi. Ishte njė ditė me shi dhe qiell tė murrėtyer nga retė. Cuci lehte. Ai ishte veshur me pantallona me arna, qė nuk i mbėrtheheshin plotėsisht, tė shtėrnguara me njė rrip tė gjerė lėkure. Shtrati i ērregulluar. (Lasgushi zgjohej vonė nė orėn 11 dhe Nina ishte nė punė) Cuci ushtri nė shtrat duke u rehatuar. Kafen e bėrė unė. Trėndafilat e bardhė si nė ngjyrė rozė tė ēelura i futa nė njė kupė me ujė dhe i vendosa nė oxhak. Nėpėr gozhdėt e ngulura nė mur, Lasgushi mban tė varur rripa meshinė dhe kravata. U emocionua shumė qė i shkova pėr vizitė. E putha nė tė dy faqet. Biseduam gati pėr dy orė dhe sa mirė e mbante veten. Rrinte i ulur dhe me trupin drejt, nuk donte tė mbėshtetej as te jastėkėt. Kur ika, mė pėrcolli deri poshtė shkallėve, te dera…Ishte fund gushti, ende nuk kishte rėnė muzgu. Koha e ndėrmjetme, kur nuk ėshtė as ditė dhe as natė, pikėrisht atėhere kur femrat duken shumė interesante, tė bukura, flurore, tė kėndshme, sytė iu ndrijnė e vetėtijnė; edhe ato vetė e ndjejnė se sa tėrheqėse janė, prandaj nuk shkelin mbi tokė, por vetėm e cikin atė me takat e kėpucėve tė tyre, gati gati ecin si qėniet qė fluturojnė…Po ecnim bulevardit tė qytetit tė dy me Lasgushin. Ai ishte duke mė shpjeguar dy fjalė: “lingotė”, qė ėshtė njė top i rrumbullakėt prej floriri, ja kaq i madh sa grushti, dhe mė tregoi grushtin e tij tė mbyllur fort. E vijoi: “Kurse “Ravvi” do tė thotė profet e vjen nga latinishtja e shkruhet me dy -v- (Ravvi). Ndėrkaq hapi portofolin e vet dhe nxorri qė aty njė flete tė daktilografuar, ku ishte shtypur poezia “Urim”, tė cilėn ia kishte kushtur Petraq Kolevica pėr poemėn “Kamadeva”. Ma fali mua duke mė thėnė: “Kam kopje tjetėr unė”. Lasgushi i dhuroi Ismail Kadaresė njė kopje tė daktilografuar tė “Kamadevės” duke i shkruar: “Nimfės kokėpėrpjetė tė Shqipėrisė”, kurse Bashkim Shehut, djalit tė Mehmet Shehut, i dedikoi kėto vargje: “Ngjitu lart nėpėr gėzime, / Zbrit nė fund nėpėr mjerime, / Ji veē NJĖ nėpėr ndryshime, / Varg solemn i kėngės sime”.


    4. 9. 1980


    ”Dola nėpėr diell, takova Lasgushin. Flisja i gėzuar me tė. E lamė pėr t’u takuar nė mbrėmje nė orėn 8 pa njė ēerek nė shtėpinė e tij. Vajta pėr ta marrė. Ai mė priste i veshur gati. Shkuam nė Turizmin e Vjetėr. Aty ai takoi Dhimitėr Shuteriqin me gruan. Ne tė dy u ulėm brenda nė lokal nė njė tryezė nė qoshe. Unė porosita aranēatė ai kafe (sepse sipas tij, gratė pak a shumė tė reja nė moshė, nuk duhet tė pinė kafe) Biseduam. Ai mė shpjegoi hollėsisht se njeriu pėr njeriun ėshtė bazė biologjike. Mė i madhi, mė i forti, mė i fuqishmi e ha mė tė voglin., mė tė dobtin. Kjo fillon nga bimėt njėqelizore e vazhdon deri tek njeriu, sidomos te njeriu mbėshtetur nė ciklin biologjik tė jetės”.


    26. 9. 1980


    ”Mė takoi Lasgushi. Unė kisha blerė njė bukė tė madhe tė zezė e po e mbaja nė duar. Ai mė tha: “Mė e trashė buka se ti!”


    20. 10. 1980


    ”Vajta nė shtėpinė e Lasgushit. Brenda nė dhomė pikonte tavani, sepse pėrjashta binte shumė shi dhe ēatisė do t’i ishin thyer tjegullat: aty ishin dy vajzat: Nina dhe Maria. Maria rri nė Tiranė me tė ėmėn, Nafijen, kurse Nina rri vazhdimisht nė Pogradec me Lasgushin. Ndėrsa unė po rrija me vajzat, Lasgushi ishte nė odiēkėn e tij. Kur zbriti poshtė, unė i dhashė njė tufė me karafila tė kuq”.


    8. 11. 1980


    ”Ika nga shkolla me nxitim, sepse mė priste Lasgushi nė orėn 1 e 30 tė drekės dhe unė u vonova disa minuta. Zbriti shkallėt, sapo e thirra unė, por kishte harruar lart kėpucėt: kur i thashė: “Po ngjitem tė t’i marr dhe t’i sjell kėpucėt”, ai mė hodhi njė vėshtrim, pastaj i ngjiti shkallėt me shkathtėsi e, kur u kthye, duke i mbathur mė tha: “Dashkėrke tė thuash mė vonė se ia kam lidhur kėpucėt Lasgushit”. “Jo, i thashė, mund tė vdes unė para teje!” Dolėm nė rrugė. Ai bleu njė gotė verė tek klubi “Mokra” dhe e hodhi nė njė shishe kauēuku ngjyrė blu nga ato tė lėngjeve larėse: brenda nė shishe kishte mbetur njė tapė. Ishte gazmor. Edhe mbrėmė ishte shumė simpatik me atė kapelėn kasketė me pak strehė, tė ēngjyrosur e me njė vrimė tė djegur. Takuam rrugės Niko fotografin, por ai nuk donte tė bėnte fotografi dhe moti ishte i vrejtur. Pimė kafe nė Turizmin e Vjetėr, Lasgushi mė tha se nė portofol i kishte mbetur vetėm 10 lekė tė vjetėr e nuk mund tė hante e tė pinte gjėra tė shtrenjta. Kur e mori vesh se pasdite unė duhet tė shkoja nė mbledhje, filloi ta zgjaste fillin e bisedės me egoizėm dhe kėmėbngulje: ora ishte 3 pa pesė minuta, ai mė pėrcolli deri tek ura”.


    6. 5. 1981


    ”Bleva njė shishe ne verė, preva disa copa keku qė kisha gatuar, i mbėshtolla dhe vajta te Lasgushi. E putha nė tė duja faqet. Ai ishte i veshur me tėrė ato triko leshi dhe i vareshin mėngėt e e shqepura tė xhaketės. Mbi karrike kishte ca fanella leshi, tė cilat donte t’i qepte. T’i arnonte: “Unė tėrė jetėn me tė grisura me tė arnuara!:” mė tha. U ngrit tė mė qeraste. Hapi dollapin nė mur, gjeti vetėm njė kupė: e mori e shpėlau me ujė te ēezma nė korridor dhe e mbushi me konjak nga shishja qė ia kishte zbė grykėn me njė shuk letre. Unė po e pija ngadalė. Ai mė pyeti: “Pse nuk e pi pėrnjėherėsh si Niko Nikolla?”


    6. 10. 1981


    Nė orėn njėmbėdhjetė vajta te Lasgushi. (Sa shumė gėzihet kur i vete njeri) Mė tha: “Unė nuk ia hap derėn kujtdoje Le tė trokasė dhe le tė ikė. Por ty ta hap, ti ke leje tė hysh deri lart nė kullėn time! E ndėrsa fliste, sytė i vetėtinin me njė gėzim gati gati fėmijėror…”


    29 nėntor 1981


    ”Kur i vajta Lasgushit nė drekė, nė orėn 12 e njėzet minuta, i thashė se nuk do tė vija nė orėn tre, kur do tė hante drekė (pa i dhėnė asnjė sqarim) Nė orėn tre fiks, Lasgushi erdhi tek unė me njė shishe qumėsht nė dorė qė, t’ia zija kos. Ai erdhi disi tinėzar pėr tė mė parė se ēfarė po bėja, ose me kė isha unė. I vajta pėrsėri nė shtėpi pas orės katėr, kur ishte duke ngrėnė drekėn, dhe i shpura njė kanė me verė tė kuqe tė mirė buti. Lasgushi mė tha diēka qė mė bėri shumė pėr tė qeshur: “Ke fituar njė ēmim nė gazetėn “Drita” dhe se ē’tė duket vetja!” Nė mbrėmje, nė orėn tetė, i vajta pėrsėri Lasgushit dhe i shpura kosin. Atje ndodhej Sokoli dhe unė pėr inat tė tij e putha Lasgushin nė tė dyja faqet”.


    3 gusht 1983


    ”…Pasi e veshėn Nafijen e vdekur, Lasgushi i kishte hapur gjoksin dhe e kishte mbuluar me tė puthura. I puthte ballin, faqet, duart. Natėn aty rreth orės dhjetė e tridhjetė minuta, me tė vdekurėn qė e kishte mbulur me njė ēarēaf tė bardhė, po qėndroja vetėm unė me tė dyja tė bijat e tij. Zbriti Lasgushi qė lart nga kulla e tij dhe hyri aty brenda. “Nuk paska ndonjė plakė”, pyeti (Ai e di fare mirė se tė vdekurin natėn e ruajnė plakat) Pastaj u tha atyre djemėve qė po rrinin nė ēardakun e ngushtė: Mbylle derėn (Qė tė mbyllnin nga jashtė derėn e dhomės ku po rrinim ne.) Zbuloi kufomėn, bėri tre herė kryq, e puthi tre herė nė ballė, pėrsėri bėri tre herė kryq dhe e mbuloi. (Ngjasonte tamam si Leon Tolstoj) U ul nė karrike afėr meje dhe mė tha: “Po ti Meri Lalaj, ku ke qenė sot tėrė ditėn?” Kėtu kam qenė-iu pėrgjigja e druajtur dhe sytė m’u mbushėn me lot. Pak mė vonė aty erdhėn disa plaka tė mėhallės”.


    17. 6. 1984


    ”Lasgushi mbėrriti kėtu nė Pogradec tė enjten, mė 14 Qershor, e solli Maria me taksi.Kur i vajta pėr ta takuar qė t’i uroja mirėseardhjen i bleva njė shishe verė***, por meqėnse ai ishte duke fjetur, ia lashė tek komedina dhe i shkrova njė pusullė duke ia lėnė pranė shishes: “Nosit i dashur, mirė se na erdhe. Tė putha kur ishe duke fjetur”. (Nuk e putha, por ia shkrova kėto fjalė pėr t’i bėrė qejfin.) Dje, kur i vajta pėr vizitė nė kohėn e drekės, aty ishte profesori im, Kozma Basho. Unė kisha veshur fustanin me vija tė kuqe e tė bardha. Lasgushi mė pa dhe mė thirri gjithė entuziazėm: “Oj, oj, na erdhi njė meshollė e belėkėputur! Po sa e dashur qė ėshtė dhe sa e mirė! Gjithėnjė si dymbėdhjetė vjeēe dukesh! (Doemos pėr atė unė si dymbėdhjetėvjeēare dukem, sepse mė ndan prej tij, gjysėm shekulli moshe). Por ndėrsa mė lajkatonte me fjalė, mua mė erdhi shumė turp, se ato fjalė po i dėgjonte dhe profesori im, Kozma Basho dhe nuk dija si t’i pėrgjigjesha. Sė fundi kuturisa dhe i thashė: “O, tė lutem Lasgush, unė kam pėsuar neurozė, se mė duket se po mė zė pleqėria. Ē’mė thua kėshtu?”
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vleresime per Lasgush Poradecin
    Nga Dita nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-08-2005, 01:07
  2. Lasgushi , te Bijat dhe miqte.
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 23:14
  3. Lasgush Poradeci, ky shpikės harmonish
    Nga shigjeta nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 13:04
  4. Petraq Kolevica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 15:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •