Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Dita Desha me tregu qe di anglisht, por aha me duket se ja kam fut kot lol
    E kisha fjalen per party anes detit tek pllakat ku jane hap ato baret. Po te kesh qene veren e shkuar duhet te kesh pare dritat.

    Sa per aktivitetet kulturore saranda vjet ka bere disa. Njera ka qene nje koncert nuk e di kush e organizonte (me duket porta e fatit) por mbaj mend qe u be ne qender te Sarandes me kengetare. Pervec ketij ka qene dhe nje tjeter por qe une nuk kam shkuar tek asnjeri.
    Mgja nuk po them qe kane qene te mjaftueshme, por presupozohet qe kete vit disa TV dhe bashkia te koordinohen dhe te kryejne nje ser aktivitetesh......

    Mua per vete me kane pelqyer gjithmon pushimet ne Sarande.

    Disa nga vendet ku mund te behet plazh i qete jo larg Sarandes pervec ksamilit jane :
    Tek kampi i puntorve qe eshte 5 min me makine Kakomeja qe per te shkuar aty ka skafe te cilat te cojne ne mengjes dhe te kthejne ne mbasdite dhe nuk eshte shume e kushtueshme. Tjeter vend i mrekullueshem per plazh eshte Manastiri pak metra larg Kampit te puntorve.

    Nqs ndonjeri ka shume qejf dhe ska mundesi te prenotoje vet hotele apo deshiron shtepi le te me shkruaj ne PM dhe te shof nese mund tju ndihmoj.....
    PAUCA SED MATURA

  2. #12
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Zorraxhiu.
    Me fal qe nuk kam kthyer pergjigje por me gjithe mend harrova fare per kete teme. Megjithate ja ku po te pergjigjem tani. Nje pjese e atyre qe do thoja jane thene.
    Une isha vjet ne korrik ne Sarande dhe me thene te drejten me pelqeu, kishte ndryshuar per mire.Ndoshta jo aq mire sa do te doja, por megjithate ishte me mire se c'e lashe. N.q.se ti dhe ata me te cilet do te shkosh keni pare per te prishur mund te qendroni te hotel "Butrinti". Eshte vertet i shtrenjte dhe n.q.se synon te qendrosh dy jave a me teper personalisht nuk do te ta sugjeroja.Perkundrazi shih per shtepi me qera, cmimi mesatarisht eshte $300/15 dite. Ose shih ne hotelet e tjera si "Ari", "Kaonia", "Lindi", "Fatilda", "Onhezmi" etj. si keto qe jane ne buze te detit. Po qe se te duhen numrat e telefonit, me thuaj se i kam.
    Vende ku mund te shkosh ne mbremje per tu defryer, jane lokalet pergjate shetitores qe fatkeqesisht nuk njihen me emrat e tyre por me emrat ose mbiemrat e pronareve si p.sh." Ylli Goshi", "Vaso Gjoni", "Bashkimi". Po ashtu jane krijuar disa klube te ashtuquajtura disco qe vjet ishin shume "ne mode" megjithese pronaret e tyre nuk kane reputacion te mire (si kudo ne Shqiperi). Disco Tropicana, Disco Mango jane dy prej tyre, e treta nuk me kujtohet.Kapacitetet i kane rreth 2000 vete secila.Jane prej druri dhe te hapura, te duket vetja sikur je ne Xhamaike,lol. Tropicana gjendet afer trampolinit te madh te zona e quajtur "Pllakat" ndersa Mango eshte diku ne rrugen qe te con te ish-kampi i punetoreve, prane fshatit Cuke nja 10- 15 minuta me makine nga qyteti. Kalaja e Lekuresit eshte nje vend tjeter ku mund te shkosh. Aty ka dhe muzike "Live". Cmimet jane normale njesoj si ne lokalet e tjera qe jane ne qytet, p.sh: nje birre eshte 150 leke te reja.
    Shumica e hoteleve kane restorantet e tyre por megjithate ka restorante te tjera si psh: "Panorama" prane sheshit qendror, taverna "Nertili" dhe restoranti "Arben" ne rrugen e ish-kampit te punetoreve. Ka dhe shume te tjera qe s'ua mbaj mend emrat.
    Ushqimet qe preferohen dhe ofrohen me teper ne vere aty jane frutat e detit kuptohet (si kallamari, karkalecat, oktapodi), mish qengji ne zgare, peshk (qefull, merluc, koce), berxolla derri, bifteket etj. gjera si keto.Per te pire vere e birre sa te duash.Cmimet per pjate verviten aty te 1500 leke te reja (1600 per nje sallate me fruta deti, 1400 qengji i zgares.)
    Vende ku mund te shkosh jashte qytetit: Te sugjeroj zonen e bregut deri ne Himare. Gjiri i Kakomese dhe Kroreza apo Buneci jane vende te preferuara per shume vizitore. Nuk e di nese do te kesh makine por e di qe ofrohen dhe shetitje me skafe per turiste ne kete zone. Po ashtu dhe Ksamilin megjithese sa vete e po mbipopullohet dhe te mos harrojme ketu Syrin e Kalter (shpresoj te kete mbetur akoma i kalter) vend i mrekullueshem per ndonje tip pikniku.
    Ne Butrint nuk ka ndonje gje te madhe per te pare vetem nese jeni fanatike te historise se lashte. Administratori i Butrintit quhet Auron Tare (vellai i Igli Tares) dhe me thene te drejten nuk me duket se ia ka shume idene punes po megjithate kjo eshte jashte teme. Jane zhvilluar disa shfaqje ne Butrint ne rang kombetar dhe ballkanik ose europian si psh: "Miss Shqiperia" apo festivali europian i teatrove, koncerti i Inva Mules etj. si keto. Nese rastis qe ndodh dicka e tille kur te jesh ti, atehere po, ndoshta ia vlen te shkosh.
    Sa per aktivitete kulturore vjet grupi "Ritfolk" kishte marre me qera restorant 'Arben" dhe kendonin aty cdo nate per nje muaj. Nuk e di nese ka filluar te behet si mode por besoj qe edhe sivjet ne mos "Ritfolk" dikush tjeter do t'ia beje "TA" nga Jugu. Estrada e qytetit pothuajse ka pushuar se ekzistuari por shpreso per ndonje lloj koncerti apo shfaqjeje muzikore. Edhe festivali i pranveres ka filluar e shetit neper qytetet e Shqiperise keshtu qe ndoshta rastis te jene ne Sarande kur te jesh edhe ti.
    Keto mu kujtuan per tani. Po tu desh informacion me i detajuar me dergo nje mesazh privat.
    Po e mbyll duke ju pershendetur me nje kenge (meqe po vjen vera dhe ca do shkojne ne Sarande, mesojeni kete kenge para se te shkoni se do t'ju duhet ne jete, lol):

    Nje dite te bukur behari
    ne plazh u ndodha i vrari
    mikja moj qe e marrte dreqi
    m'u shtri prane si ngjale deti
    si duroj e rri i shkreti

    Ne plazh erdha per t'u nxire
    c'me shikon e ben sehir
    sikur s'ke pare me grua
    te mbene syte te mua
    tutje o lume e perrua

    U afrova sa e pashe
    dhe zgjata doren avash
    po ajo s'e beri gjate
    ma hodhi nje cike me lart.
    Te falte Zoti, te falte.

    Hodha krahet si ne shkemb
    kapem fort pas gjoksit tend
    prej andej me poshte leshohem
    digjem flake e pervelohem.
    S'ka ilac qe te sherohem.

    Leshuar gjokset mbi gur
    feksin rrezet mbi lekure
    tek te shoh ashtu si ngjale
    nuk me rrihet pa te ngare.
    vetem te mos isha djale.

    Djale me dogji behari
    keq me vjen se mu dogj xhani
    po me detin s'qenka pune
    se te terboka me shume.
    Qasu moj se boll u zume.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jonian : 20-05-2003 mė 12:30
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-01-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    99
    Mariglennora

    Te falemnderoj perzemersisht ne keto informacione te thukta dhe optimiste(per mua).

    Mos u bazo ne shenimet e mia personale se s'jane te sakta,dhe nuk e kam bere me ndonje qellim te caktuar por nje here ne fillim isha regjistruar me nickun Preshevari dhe me shenime personale autentike dhe pas dy postimeve me nuk munda te logohem sdi se cka ndodhi dhe me vone kur desha te riregjistrohem me dilte se isha already i regjistruar prandaj mu desh qe te ndryshoj ca nga shenimet personale,me kupton shpresoj.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-01-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    99
    Dita

    Te falemnderit xhan,do te shkosh ti sivjet ne Sarande apo je sarandiot-e.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-01-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    99
    Wow Jonian

    Deri sa lexoja postimin tende me dukej se tashma isha ne Sarande, edhe kenga shum e lezecme lol

    Falemnderit

  6. #16
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Zorraxhiu

    Dita

    Te falemnderit xhan,do te shkosh ti sivjet ne Sarande apo je sarandiot-e.


    Zorraxhi,

    ne Sarande kam qene para dy vjetesh me pushime, ndaj edhe nderhyra e solla pak nga koha qe kam qene une. Afer pllakave ka pasur atehere apartamente me qira, ndaj edhe e permenda ne menyre specifike.

    Uroj te gjesh ndihme nga Marigleni, meqe ngjaka sikur e njeh terrenin edhe me nga afer.

    Shendet!

  7. #17
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Mariglen!
    ēmimet qe dhashe e theksova qe ishin ne hotel butrinti i cili eshte lluksoz dhe ne ate vend qe eshte nuk eshte e egzagjeruar si ēmim.
    Megjithate pak i egzagjeruar per nje vend si shqiperia dhe me nivelin e jeteses qe ka aty!
    Per sa i perket xhiros buze detit ajo eshte nga pjeset me te bukura e te kendeshme te Sarandes dhe sidomos naten pamja eshte e mrekullueshme.
    Avantazhi qe ka Saranda eshte bregdeti qe shtrihet deri ne Ksamil dhe biles sa me teper largohesh aq dhe me i paster eshte uji. Per kete duhet te kesh nja veture te cilen ose mund ta kesh tenden ose e merr me qira ne Korfuz dhe sille ne Sarande.
    Per dhomat me qera ne shtepite e Sarandjoteve duhet qe te merresh sa me shpejt pasi dhe ato me te mirat e me te lirat tani jane prenotuar pasi kjo eshte nje tradite dhjetra vjeēare keshtu qe tani eshte kthyer ne biznes te vertete.
    ēmimet jane afersisht ato qe japin dhe te tjeret ketu nga 200 deri 400 dollare ne 15 ditesh.
    Atehere pushime te mbara dhe kur te kthehesh te na sjellesh pershtypjet e tua per Saranden.
    pershendetje
    Just God Can Judge Me

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Saranda 2004
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-08-2009, 06:41
  2. Massacre at Podujevo, Kosovo
    Nga ARIANI_TB nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-03-2006, 09:07
  3. Saranda i heq mandatin Nanos
    Nga CEZARND nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-10-2005, 14:50
  4. Pushime te mbara ne Sarande (po ua mbajti kuleta)
    Nga Eni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2004, 03:35
  5. Arrestohet vrasesi (serb) i ministres suedeze
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-03-2004, 18:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •