Azem Vllasi: "Politika e Millosheviqi ishte e ēmendur"
Millosheviqi: Sa ka mbetur nga politika e tij?
Intervistė me Azem Vllasin, lidhur me 20 vjetorin e fjalimit tė Sllobodan Millosheviqit (28. qershor 1989) nė Gazimestan.
Zoti Vllasi, cilat janė pasojat e fjalimit tė Sllobodan Millosheviqit nė 600 vjetorin e Vidovdanit nė Gazimestan, para 20 vitesh?
Vllasi: Pasojat e politikės sė Millosheviqit dhe fjalimit tė tij para 20 vitesh, qė ishte njė paralajmėrim i tragjedive qė ndodhėn mė vonė, hetohen edhe sot e kėsaj dite. Nė Serbi, nė esencė, nuk ka ndryshuar gati asgjė nga politika e Millosheviqit ndaj popujve tė tjerė tė ish-Jugosllavisė, e posaēėrisht ndaj Kosovės dhe shqiptarėve. Kanė ndryshuar vetėm rrethanat sepse Serbia mė nuk ėshtė nė gjendje tė luftojė kundėr askujt. Ndėrsa pasojat pėr shtetet qė kanė dalė nga hapsirat e ish-Jugosllavisė shihen nė faktin se ato tė gjitha pėrjetuan njė shkatėrrim apo stagnim dhe akoma po presin nė rend pėr integrim nė BE, pėrveē Sllovenisė. Politika e atėhershme e Millosheviqit ishte njė politikė e ēmendur. Por ajo politikė nuk mund tė identifikohet vetėm me emrin e Millosheviqit. Ai doli vetėm si menaxher i shkathėt i njė politike tė mbrapsht, e cila ishte politika ma shkatėrruese dhe luftėnxitėse pas Luftės sė Dytė Botėrore.
Po kush qėndron pas kėsaj politike tė "mbrapsht dhe luftėnxitėse", siē thoni ju?
Vllasi: Serbia nė atė kohė kishte ambicie qė Jugosllavia, e cila me Kushtetutėn e vitit 1974, ishte mė shumė konferederatė se sa federatė, tė shkatėrrohet dhe qė rrota e historisė tė kthehet mbrapa. Tė shndėrrohet nė njė "Serbi tė Madhe" dhe tė kthehet dominimi serb, si nė kohėn e Rankoviqit. Edhe pse nga Unioni Evropian atėherė vinin sinjale tė forta se duhet tė ruhet Jugosllavia dhe duhet tė plotėsohen disa standarde pėr t'u kyēur nė integrimet evropiane, Millosheviqi dhe politika e cila atė e nxori nė sipėrfaqe si lider, dėshironte vetėm zgjėrimin e Serbisė, grabitjen e territoreve apo shndėrrimin e Jugosllavisė nė "Serbosllavi". Shihej qartė se ajo politikė nuk ka pėrspektivė tjetėr pėrveē tė na futė tė gjithėve nė luftė, sikur qė edhe ndodhi mė vonė. Ai nė Gazimestan e tuboi edhe kreun e atėhershėm jugosllav, pėr ta festuar para tyre atė qė tre muaj mė parė e bėri me dhunė nė Kosovė dhe pėr t'i paralajmėruar se nėse nuk e i nėnshtrohen diktatit tė tij politik pėr rikthimin e dominimit serb - do tė ketė luftė.
Domethėnė fjalimi i Millosheviqit me rastin e 600 vjetorit tė betejės sė Fushė Kosovės, i mbajtur para 20 vitesh, mund tė kuptohet edhe si njė lloj paralajmėrimi pėr fillimin e shpejtė tė luftės sė pėrgjakshme, nė fillim tė viteve 90-tė...
Vllasi: Praktikisht po, sepse tė gjithė tė tjerėt, mė pėrjashtim deri diku tė sllovenėve, gati qė nė mėnyrė tė heshtur u pajtuan me okupimin e Kosovės nga ana e Serbisė dhe shkeljen e dhunshme tė Kushtetutės sė Kosovės. Kushtetuta e Jugosllavisė ishte e balancuar ashtu qė, po ta heqėsh njė gur nga themelet e saj ajo shkatėrrohej. Pozita kushtetuese e Kosovės dhe Vojvodinės ishte njė gurthemel i rėndėsishėm, ndonėse dikush mendonte i vogėl. Tė tjerėt menduan se Millosheviqi do tė knaqet me aq dhe nuk do tė vazhdojė politikėn e tij tė ēmendur ndaj tė tjerėve. Gabimi i tė tjerėve ishte qė e nėnēmuan kėtė politikė dhe nuk e kuptuan me kohė, e ai mendoi se me tė vėrtetė mund t'i realizojė qėllimet e veta tė cilat i nisi me pushtimin e Kosovės.
Ju e thatė se qėllimi bashkėsisė ndėrkombėtare ishte ruajtja e Jugosllavisė dhe nė njė farė mėnyre transformimi i saj. A mendoni se Jugosllavia do ta mbijetonte pa Millosheviqin, apo forcat nacionaliste nė republikat tjera ishin forcuar aq shumė, sa qė Jugosllavia do tė shkatėrrohej edhe pa Millosheviqin?
Vllasi: Unė nuk besoj se do tė ruhej Jugosllavia nė atė formė qė ishte. Transformimet demokratike gjithsesi do tė vinin e ndoshta edhe shpėrbėrja e Jugosllavisė. Do tė ndodhte njė transformim goxha radikal i Jugosllavisė, por nė kuadėr tė procesit tė integrimeve nė Evropė dhe jo ashtu nė mėnyrė tė pėrgjakshme siē ndodhi. Politika e Millosheviqit dhe regjimit tė tij nuk ishte vetėm shkaktare e shkatėrrimit tė Jugosllavisė, por ishte para sė gjithash shkaktare e tragjedive qė ndodhėn dhe e shkatėrrimit tė saj tė pėrgjakshėm. Pa Millosheviqin do tė flitej pėr shpėrbėrjen e Jugosllavisė, e jo pėr shkatėrrim tė pėrgjakshėm.
Zoti Vllasi, edhe ju e thatė atė qė dėgjohet shpesh nė Prishtinė, se nuk ka ndryshuar shumė politika e Serbisė ndaj Kosovės. Ndėrkohė qė nė Beograd thuhet se kjo politikė ka ndryshuar, sepse politika e Serbisė sot nuk e ka pėr bazė luftėn, si nė kohėn e Millosheviqit. Mendoni se ėshtė i mundur normalizimi i raporteve mes Kosovės dhe Serbisė, sot 20 vjet pas ngjarjeve tė Gazimestanit?
Vllasi: Normalizimi ėshtė i mundur dhe i duhur. Nė Serbi krerėt e tanishėm politik dhe shtetėror flasin se nuk janė pėr luftė dhe nuk do tė luftojnė. Natyrisht qė nuk do tė luftojnė sepse kanė ndryshuar rrethanat dhe Serbia mė nuk ka mundėsi tė luftojė. Por kokėfortėsia e saj dhe angazhimi kaq i madh pėr ta penguar afirmimin ndėrkombėtar tė Kosovės, flet pėr synimin e Serbisė qė ta mbajė njė gjendje tė tendosur nė lidhje me Kosovėn, duke llogaritur se njė ditė do tė ndryshojnė rrethanat. Qėllimi i Serbisė ėshtė qė tė mos mbetet si fakt pranimi i shtetit kosovar dhe noramlizimi i raporteve me Kosovėn.
Autor: Bahri Cani
Redaktoi: Esat Ahmeti
dw
Krijoni Kontakt