Kah po shkon Kosova?



KUSHTETUTA PA ATRIBUTE KOMBĖTARE E SHTETĖRORE

NUK MUND TĖ ZBATOHET NĖ PRAKTIKĖ



Shkruan: Qerim Pllana - Prishtinė, 1 korrik 2009



SHQYPNIA E LIRĖ




Kushtetuta e Kosovės pa atribute kombėtare imponon krijim tė njė partie shqiptare



Kosova dhe populli shqiptar nė historinė e saj mė tė re, nga vjeshta e vitit 1974, kishte kushtetutėn e saj pothuajse me tė gjitha atributet e njė kushtetute tė njė republike sovrane, nė kuadėr tė tė ashtuquajturės ish’RSFJ. Atėbotė, Kosova nuk e kishte vetėm emrin Republikė, quhej: Krahina Socialiste Autonome e Kosovės, (KSAK). Me kushtetutėn nė fjalė Kosova ishte e inkorporuar (pėrfshirė), nė disa ligje dhe kryeligje nė Kushtetutėn e ish- RSFJ-sė. Kishte integritetin territorial, sovranitetin brenda kufinjėve aktual dhe tė gjitha dispozitat e tjera tė popullit shumicė shqiptarėve, flamurin kombėtar, stemėn dhe himnin, gjithashtu kombėtar etj. Kushtetutė ajo, e cila Kosovės dhe popullit tė saj absolut shumicė, shqiptarėve tė cilėt kishin mbetur tė ndarė nga shteti amė, mjaftė mbrapa nė zhvillim, arsimim, ekonomi, shėndetėsi etj, i hapi rrugėn e prosperitetit, fillimit tė zhvillimit tė hovshėm tė shkollim-arsimimit etj.. Kosova kishte Universitetin me disa fakultete dhe shkolla tė larta, etj.

Duke krahasuar periudhėn e viteve 1972, respektivishtė 1974, me ndryshimet e vjetme tė “Pavarėsisė dhe tė fuqizimit tė Kushtetutės sė Kosovės”, tė vitit 2008, me atė tė vitit 1974. Kosova dhe populli i saj, jo vetėm qė ka ecė dhe ka pėsuar ndryshime progresiste, por ėshtė krejtėsisht e kundėrta. Kosova me Kushtetutėn aktuale tė miratuar pa koncenzusin kombėtar-popullor dhe pa debat parlamentar, nė qershor tė vitit tė kaluar, marrėzisht me njė numėr ligjesh, nėnligjesh dhe me atributet e saj kryesore jokombėtare, vendin e rikthen nė njė “Obllast”, Rreth madje as tė nivelit tė njė Qarku apo Regjioni politiko-administrativ. Kjo anomali politike, do, t`i ndodhė tė ashtuquajturės “Kosovės sė pavarur; “Republika e Kosovės” e 17 shkurtit tė vitit 2008! Madje, me pėrfshirjen e “Pako-Programit”, tė M. Ahtissarit, kjo kushtetutė ėshtė shumė nėn atributet shtetėrore dhe kombėtare tė asaj tė vitit 1974. Sepse, e para e vitit (1974), kishte pothuajse tė gjitha elementet konstituive tė njė Kosove republikė, me atributet themelore kombėtare-shqiptare, flamurin, stemėn, himnin, territorin dhe popullsinė shumicė, tė pėrcaktuar me emrin jo kosovarė, por shqiptarė.

Duke mos dashur tė bėjė njė analizė mė tė hollėsishme tė Kushtetutės aktuale tė Kosovės, meqė nuk e kam specialitet, si “specialistėt tanė tė Grupkontaktit nė Vjenė” tė kėsaj fushe. Megjithatė, fare mirė i kuptoj lėshimet drastike tė painkorporuara nė tė. Kėto tendenca antikombėtare shqiptare, tashmė i ka kuptuar i tėrė populli. Andaj, vlerėsojė se kushtetuta aktuale nė fjalė, ėshtė turpi mė i madh i atyre, tė cilėt pranuan pėrpilimin e njė kryeligji tė tillė. Bashkė me ata, tė cilat pranuan njė dokument tė tillė kryeligji “shtetėror”. Duke miratuar si tė tillė pa debat, (me aklamacion) diēka qė nuk ndodhė askund nė botė, me pėrjashtim tė disa deputetėve, tė cilėt reaguan, por reagimi ishte i butė, sepse ata duhej tė lėshonin nė mėnyrė demonstrative Kuvendin me rastin e miratimit tė njė dokumenti-kryeligj i vendit. Pėr gjeneratat e ardhshme, do tė jetė vėrtetė njė kuriozitet, pėr tė mos thėnė njė turp i kohės dhe i njė anomalie ndodhur Kosovės dhe popullit tė saj.

Prandaj, rrethanat e krijuara nė Kosovėn aktuale, me njė mori vėshtėrsish politike, ekonomike, sociale, arsimore dhe jozhvillimore, rrethanat e krijuara nė fjalė, imponojnė themelimin e njė partie Shqiptare, e cila do tė duhej tė ketė njė program thjeshtė kombėtar, mė parė se ēkado-tjetėr nė programin e saj politik. Partia nė fjalė, orientimin dhe luftėn e parė tė saj, duhet t’i ketė si objektiva primare, ndryshimet rrėnjėsore kushtetutare. Me fjalė tjera mospranimin e njė kushtetute e cila ka cunguar dhe cenuar elementet bazė tė tė drejtave kombėtare shqiptare nė Kosovė. Pastaj, nė bazė tė njė kushtetute koncenzusi, nė tė cilėn do tė pėrfshihej e drejta e referendumit pėr vetėvendosje, rikthimi i simboleve kombėtare e shtetėrore, flamurit, stemės dhe himnit, kombit shtetėformues, shumicės absolute me tė drejtat e pakicave kombėtare, siē i gėzojnė pakicat tjera nė shtetet fqinjė mė parė, e pastaj edhe tė atyre nė vende tė ndryshme evropiane.

Nė rrethanat politike nė tė cilat ėshtė fut Kosova, sidomos me Kushtetutėn nė fjalė, me tė cilėn shqiptarėve nė Kosovė, u janė “lidhė kėmbė duar e kokė”, vetėm njė parti e re kombėtare shqiptare, mundet pėr t`i nxjerrė dhe pėr t`i liruar e zgjidhur kėmbė, kokė e duar”, tė krijuar nga miop, klane, spiujė e renegatė pėrfituesish tė luftės dhe pas saj. Kosova me kushtetutėn nė “fuqi”, kurrė nuk do tė mundet pėr tė ecur drejtė sėndertimit dhe realizimit tė qėllimeve pėr tė cilat populli i saj u gjend nė luftė me viktima tė shumta, rrėnime katastrofike etj. Kėshtu, tani mbi gjakun e derdhur tė heronjėve, dėshmorėve dhe martirėve tė saj, nėpėr dekada e shekuj, sidomos gjatė viteve; 1944 - 1946, 1981, 1989 dhe 1997-1999, ėshtė shkelur me tė dyja kėmbėt, pėr ēudi nga po ata, tė cilėt u gjendėn nė luftėn e fundit ballė pėr ballė me armikun. Kosovėn tani nga kėto tė liga meskine, tė natyrės politike, diplomatike, ekonomike, sociale, kulturo-arsimore dhe nė pėrgjithėsi sistemore, e nxjerrė vetėm njė parti e re kombėtare shqiptare. E cila nė dhe me programin e saj kombėtar, rikthen jo “marksizėm-leninizmin”, por ēėshtjen kombėtare tė sė drejtės pėr vetėvendosje, duke hedhur poshtė ēdo ligj, nen apo aline jo kombėtare, nė Kushtetutėn aktuale. Sepse, asnjė parti aktuale nė Kosovė,, pėrpos “Vetėvendosjės”, Lėvizjes pėr bashkim” dhe Lėvizjes popullore” etj., tė tjerat nė programet e tyre tashmė ahtisariane, nuk kanė kurrfarė elementėsh bazė kombėtare, qofshin ato pozitė apo opozitė.

Tė gjitha kėto parti tė vetmin qėllim aktual e kanė luftėn pėr pushtet dhe shfrytėzimin e vakumeve kushtetutare aktuale. Duke mos u pėrgjegj askush pėr asgjė, qoftė edhe me lėshime dhe abuzime kardinale ligjore, kriminale etj sidomos tė strukturave paralele serbe, tė ēėshtjes polici serbe, tė ēėshtjes kufinjtė e parespektuar tė Kosovės, tė ēėshtjes Veriu dhe Ura fantome e Lumbardhit (Ibrit), tė mospėrgjegjėsisė tė askujt para ligjit e shumė anomalive tė tjera akushtetuese.. Sepse, Kushtetuta nė fjalė ka krijuar jo vetėm bazė antikombėtare, duke i ngritur tė drejtat e pakicave nė nivele mbikombėtare dhe mbishqiptare. Kėshtu, haptazi ka mundėsuar plaēkitjen e resurseve dhe pasurive kombėtare, nė tė gjithė lėmenjtė e mundshėm ekonomik, natyror, xehtar, ujor, pyjoro-malor, etj. Sepse, kushtetuta nė fjalė i ka mundėsuar edhe faktorit ndėrkombėtar, tė jetė nė mėnyrė flagrante i pėrzierė nė abuzimin me tė mirat materiale, nė bashkėpunim me klanet e krijuar brenda Kosovės si nė aspektin politik, nė atė ekonomik, nė ndikimin e varfėrisė etj. Ēėshtja e privatizimit, e tendereve, e huave formė kredish e trustit, e pėrvetėsimit tė pasurisė dikur shtetėrore, publike, likuidimit tė ndėrrmarrjeve rentabėl, e hedhjes nė rrugė tė qindra punėtorėve, e vjedhjes tė fondit pensional etj., dhe nė fund, mundėsia e marrjeve tė huave dhe kredive, tė cilat pėr popullin dhe gjeneratat nė Kosovė, do tė jenė edhe njė e keqe e borgjeve dhe e obligimeve, tė cilat do tė mirren, keqpėrdoren, por nuk do tė paguhen nga kjo gjeneratė. E cila u tregua jovigjilente, pėr tė ardhmen e fėmijėve tanė.

Kosova ka nevojė pėr njė parti kombėtare shqiptare! Siē janė ‘Vetėvendosja e Albin Kurtit”, “Lėvizja pėr Bashkim”, LPK-nė, e ndonjė tjetėr, tė cilat nė rradhė tė parė, mbrojnė ēėshtjen kombėtare. Kjo e fundit, Partia shqiptare do tė mbronte me kushtetutė, qenien e kombit tė saj shqiptarė nė vend, pastaj rrugėn e bashkimit kombėtar, tė cilėn kjo gjeneratė politike shqiptare aktuale, e ka mohuar nė embrion tė themelimit tė njė Kosove multietnike, me tė drejta fundamentale pėr pakicėn serbe, duke lėnė tėrėsishtė anash interesin parėsor tė popullit absolut shumicė shqiptarė. Madje, nė varfėri tė skajshme dhe pa tė drejta kombėtare, politike dhe ekonomike, sociale - shėndetėsore, kulturore e sportive etj. Shqiptarėt nė Kosovė duhet kuptuar sa mė parė aq mė mirė, ngulfatjen politike, kushtetuese, ekonomike, ngecjen nė zhvillim, prosperitet dhe varfėrinė e cila u troket ēdo ditė e mė shumė nė portat e shtėpive tė tyre. Kėtė, ata mund ta tejkalojnė vetėm me ndryshime rrėnjėsore kushtetuese, politike dhe me anė tė votės sė tyre tė shenjtė. Ata kanė nevojė pėr njė subjekt tė ri kombėtar shqiptar tė bashkuar, nė njė luftė tė pakompromis pėr tė drejtat e nėpėrkėmbura skajshmėrishtė, nė tė gjitha fushat e jetės tė popullit shqiptarė.