Milioneri shqiptar gati te ndertoje nje HEC-e te Kosoves



Nga BEQIR SINA ( Nju Jork - SHBA)

20 Feb 2005

Historia e nje shqiptari ne Amerike




BENSONHURST BROOKLYN(NY) : Ai e ka jeten gati si nje film. Al PaƧino, me nje rol te tille fitoi Ƨmimin ā€œOskarā€?, kur tregoi jeten e nje kubanezi te ardhur ne Amerike. Edhe Florin Krasniqi, tani eshte nje milioner qe jeton ne Brooklyn. Ka ikur nga Kosova ne kohen e Krishtlindjes te vitit 1988, dhe ka perdorur nje menyre spektakolare per te hyre ne SHBA. Gazetat amerikane e tregojne si pronarin e ā€œTriangle General Contractorsā€? ne Brooklyn. Sipas tyre, Florini ka hyre ne menyre ilegale ne SHBA, ne bagazhin e nje ā€œKadillakuā€?. Ai ka kaluar nepermjet kufirit meksikan dhe brenda 17 vitesh eshte bere nje nder milioneret e SHBA-se. Sipas gazetes, ai ka grumbulluar rreth 30 milione dollare ndihma per luften e Kosoves dhe eshte nder njerezit qe ka kaluar me dhjetera snaipera kontrabande ne ndihme te luftetareve te UƇK-se. Kjo eshte me pak fjale historia milionere e Florin Krasniqit.


Kompania e tij "Triangle General Contractors of Brooklyn"


Kompania e tij "Triangle General Contractors of Brooklyn" do te perdore 5.5 milione USD te marra keto kredi nga shteti, te rindertoje hidrocentralin e Kozhnerit me fuqi 8.3 megavat ne perendim te rajonit te DeƧanit ne Kosove. Kompania njujorkeze "Triangle General Contractors of Brooklyn", e fitoi tenderin nderkombetar te rikonstruktimit te hidrocentralit te Kozhnerit, pasi ajo duket se ishte me e mira dhe me e afta per te vene ne plan projektin. Sistemi i ri i instalimit te rrjetit energjetik, do te punoje ne baze te marreveshjes te arritur me sistemin e deritanishem energjetik ne Kosove nga Korporata Energjetike e Kosoves. Hidrocentrali i Kozhnerit eshte i lokalizuar ne nje largesi rreth dy ore nga kryeqyteti i Kosoves, Prishtine, dhe ka filluar nga puna qysh ne vitin 1957. Ky impiant elektrik vazhdoi te funksionoje deri me 1999-en, deri kur edhe ky impiant elektrik u be "preh" e luftes shkaterrimtare qe kaloi Kosova, gjate asaj lufte 78-ditore. Rehabilitimi i hidrocentralit te Kozhnerit, nuk do te demonstroje vetem progresin qe po ben Kosova, prej kur ne ish-"Jugosllavi", shperthyen lufterat e 1990-es, dhe ish-"Jugosllavia" u shkermoq, por ajo do te furnizoje me energji elektrike pjeset me vitale te Kosoves, dhe do te stimuloje shume zhvillimin ekonomik te ekonomise kosovare, tha dr.Watson. Bashkepunimi i Investimeve te Tregtise se Jashtme Private - "Overseas Private Investment Corporation" OPIC, eshte i kenaqur qe po bashkepunon me biznesin e vogel, te rikonstruktoje infrastrukturen e rendesishme te projektit ne Kosove.


Korporata Elektroenergjetike te Kosoves


Nderkohe, lidhur me sistemin energjetik te Kosoves, kohet e fundit thuhet se kane shperthyer debate te shumta. Qeveria e saj thote se, "Kosova nuk do te kete sistem energjetik te ndare ne baza etnike. Zyrtare te Qeverise se Kosoves thane sot se, eshte e pamundur dhe e pakuptueshme qe Kosova te kete sistem energjetik te ndare ne baza etnike. Sistemi energjetik i Kosoves eshte i njejte per te gjithe, si per shqiptaret, ashtu edhe per serbet, turqit, boshnjaket dhe te tjere�, tha zedhenesi i qeverise, Arben Qirezi. Keto komente pasuan kerkesen e djeshme te lidereve serbe te Kosoves, drejtuar shefit te UNMIK-ut per nje operator te dyte elektro-energjetik, qe do t'i furnizonte me rryme serbet neper enklava. Kjo kerkese eshte quajtur e paperdorshme dhe e rrezikshme, edhe nga zyrtare te Korporates Elektroenergjetike te Kosoves".