Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24

Tema: Inflacioni

  1. #11
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Cani me BE: Kemi inflacion te ulet
    Guvernatori i Bankes se Shqiperise Shkelqim Cani diskutoi dje me shefen e Misionit Vezhgues te Bashkimit Europian, Victoria Ealker, ne lidhje me ecurine e disa treguesve makroekonomike te ekonomise se vendit. Guvernatori Cani u shpreh ne kete takim se "ekonomia shqiptare gjate vitit te kaluar shenoi nje rritje te Produktit te Brendshem Bruto (PBB) prej 4.7 per qind dhe nje norme inflacioni brenda intervalit te parashikuar, ne nivelin 2.1 per qind. Kjo norme inflacioni vleresohet relativisht e ulet krahasuar me vendet e tjera te rajonit te Europes Juglindore. Gjithashtu kursi i kembimit te lekut me euron dhe dollarin amerikan ka qene kryesisht i qendrueshem, ndersa deficiti buxhetor ne raport me PBB ka ardhur ne renie.
    PAUCA SED MATURA

  2. #12
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar mė parė nga mariglennora
    Indrit!
    Eshte e vertet qe inflacioni ka te mirat e veta por kur ai eshte i pemasave te vogla dhe mbi te gjithe kur ai eshte i parashikuar (nenvizoj).
    Shqiperia ka bere hapa ne ekonomi por keto hapa jane te pakta ne krahasim me ato qe duhet te beheshin. Rritja e ekonomise tone eshte ne normat e 6 perqindeshit. Hiq nga kjo 3% qe eshte inflacioni rritja nominale eshte vetem 3%.
    Nje rritje e tille mund te jete e mire per USA ose Gjermanine... por jo per ekonomi si e jona qe eshte ne fillimet e saj ende.
    Rritja e ekonomise duhet te jete si ajo e pemes. Ne fillim e shpejte pastaj vjen duke u ngadalesuar. Rritja e ekonomise shqiptare ne momentin ku ndodhemi duhet te jete ne normat 10% nga keto 3% inflacion dhe 7% rritje nominale.
    Ne nje shkrim kam shprehur mendimin tim se me ane te tre reformave kjo gje mund te arrihet. Ato jane:
    Qetsimi i politikes
    Zgjerimi i taksave dhe njekohesisht ne perpjestim te zhdrejt ulja e tyre
    Dhenia fund problemit te pronave.

    Mendoj se keto tre reforma jane te mjaftueshme per ta cuar rritjen vjetore ne 10%
    jam shume dakord me ju!
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #13
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    “Banka e Shqipėrisė po tregohet e kujdesshme nė lidhje me njė vendim tė ri pėr normėn bazė tė interesit”

    Inflacioni kalon kufirin, Cani do tė nisė fushatėn


    Bledjana Beqiri

    Banka e Shqipėrisė do tė marrė sėrish shpatėn nė dorė kundėr spekulimeve tė ēmimeve. Rritja e inflacionit dhe rreziku pėr tė kaluar kufirin e sipėrm prej 4 pėr qind detyron bankėn qendrore qė tė rinisė fushatėn kundėr rritjes sė ēmimeve. Kėshtu ka pohuar dje guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Shkėlqim Cani, gjatė njė takimi qė ka zhvilluar me ambasadorin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Tiranė, Xhejms Xhefri. “Inflacioni ėshtė afėr kufirit tė sipėrm, fakt qė e bėn Bankėn e Shqipėrisė tė jetė e kujdesshme nė marrjen e njė vendimi tė ri nė lidhje me normėn bazė tė interesit”, -ėshtė shprehur Cani. Inflacioni gjatė vitit 2003 ėshtė brenda parashikimeve tė Bankės sė Shqipėrisė, 2-4 pėr qind, por mė afėr kufirit tė sipėrm, fakt ky qė e vėshtirėson punėn e bankės qendrore. Sipas guvernatorit, Banka e Shqipėrisė do tė thellojė fushatėn kundėr spekulimeve me ēmimet nė prag tė festave tė fundvitit. Ndėrgjegjėsimi i publikut pėr mosblerjen me shumicė dhe nė mėnyrė tė panevojshme tė artikujve kryesisht ushqimorė, bashkėpunimi me organet fiskale pėr eliminimin e spekulimeve tė tregtarėve dhe bashkėpunimi me tė gjitha autoritetet pėr tė mos lejuar njė ngritje jo normale tė nivelit tė pėrgjithshėm tė ēmimeve nė prag tė festave ėshtė fushata qė pritet tė ndėrmarrė banka qendrore. Kėtė e ka deklaruar vetė guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, shqetėsim ky qė ėshtė ngritur nė takimin e ambasadorin amerikan. Cani pohon se Banka e Shqipėrisė ėshtė e angazhuar qė tė mbajė njė normė inflacioni prej 2 deri nė 4 pėr qind, edhe fushata elektorale ose festat e fundvitit pritet qė tė japin ndikimin e tyre negativ.

    (Artikulli i meposhtem eshte marre nga Shekulli)
    PAUCA SED MATURA

  4. #14
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Permiresimin s'e quaj permiresim po te mos jete nje ndryshim (relativisht) i madh.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #15
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Guvernatori i Bankes se Shqiperise, z.Shkelqim Cani, priti dje ne nje takim, perfaqesuesit e Misionit te Asistences Teknike te Fondit Monetar Nderkombetar per Shqiperine z. Patrik T. Downes dhe z. Paul L. Hilbers, nga Departamenti i Sistemeve Financiare dhe Monetare prane FMN-se. Takimi kishte si qellim shkembimin e opinioneve mbi efikasitetin e asistences teknike te ofruar deri me sot nga ky institucion, kryesisht asistences se ofruar qe nga viti 1997 dhe fushat e bashkepunimit te metejshem mes Bankes se Shqiperise dhe Fondit Monetar Nderkombetar per ceshtje te ndryshme te bankingut qendror. Guvernatori Cani, e vleresoi efikasitetin e asistences teknike te FMN-se per Banken e Shqiperise, e cila ka ndihmuar ne zgjidhjen e mjaft ceshtjeve te bankingut qendror, te hartimit te politikave monetare dhe parashikimin e regjimit te inflacionit.

    Ndersa perfaqesuesit e Misionit te Asistences Teknike te FMN-se u shprehen se projektet e asistences per Banken e Shqiperise jane absorbuar me sukses, fakt ky qe ka bere qe projektet per Banken e Shqiperise te konsiderohen si projekte-pilot ne asistencen e FMN-se per bankat qendrore te rajonit.

    Sa i perket asistences se eksperteve te FMN-se per Banken e Shqiperise ne te ardhmen, Guvernatori u shpreh se synimi kryesor i Bankes se Shqiperise eshte aplikimi ne te ardhmen i regjimit te shenjestrimit te inflacionit (Inflation targeting). Banka e Shqiperise ne regjimin e politikes monetare i referohet mbajtjes sipas parashikimeve (nen kontroll) te agregateve monetare(Monetary Targeting). Gjate pese viteve te fundit, vijoi z.Cani, Banka e Shqiperise ka parashikuar qe ne fillim te vitit inflacionin ne nivelin 2-4 per qind dhe ka realizuar parashikimet. Por, sigurisht qe synimi i Bankes se Shqiperise pas pak vitesh eshte "Inflation Targeting" pasi Shqiperia eshte ne procesin e integrimit evropian dhe Banka e Shqiperise eshte e perfshire intensivisht ne synimin per t'u bere pjese e Bashkimit Monetar Evropian. Asistenca e FMN-se, konkludoi z.Cani, do te ishte shume e vlefshme edhe ne kete proces te perafrimit te Bankes se Shqiperise me Banken Qendrore Evropiane, pjese e se ciles do te jemi ne te ardhmen.
    PAUCA SED MATURA

  6. #16
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Tregu

    Afrohen festat, rriten ēmimet e ushqimeve

    Rriten ēmimet e produkteve ushqimore. Tregtarėt abuzojnė me ēmimet pėr tė rritur fitimet

    B.Beqiri

    Tregtarėt nė kėtė fillim jave kanė rritur ndjeshėm ēmimet e produkteve ushqimore. Afrimi i festave ka bėrė qė tregtarėt tė “kriposin” ēmimet e tyre, me qėllim qė tė rrisin sa mė shumė fitimet. Burime pranė Ministrisė sė Bujqėsisė dhe Ushqimit pohojnė se rritja e ēmimeve evidentohet jo vetėm tek prodhimet e vendit, por edhe tek ato tė importit, duke bėrė qė konsumatorėt tė shpenzojnė mė shumė para. Rritja e ēmimeve nė prag tė festave nuk ėshtė diēka e re pėr konsumatorin shqiptar, as pėr tregtarėt, edhe pse ēmimet e produkteve rriten zinxhir nga shitėsit e mėdhenj dhe deri tek mė tė vegjlit. Por, sipas specialistėve tė Ministrisė sė Bujqėsisė dhe Ushqimit, rritje mė e madhe e ēmimeve evidentohet nė artikujt e konsumit qė janė nė fillim tė sezonit. Tregtarėt kanė rritur ndjeshėm ēmimet e produkteve ushqimore, si djathi i bardhė nga 341.8 lekė pėr kilogram dje ka arritur mesatarisht nė 346.3 lekė pėr kilogram, djathi kaēkavall nga 588 lekė pėr kilogram nė 583.8 lekė pėr kilogram. Rritje nė ēmim pėsuan edhe vezėt, tė cilat nga 10.5 lekė pėr kokėrr, u shitėn me 11 lekė pėr kokėrr, ndėrsa ēmimi i mishit tė deles ėshtė luhatur nga 523.3 lekė pėr kilogram nė 520.9 lekė pėr kilogram dhe ēmimi i peshku ka variuar nga 573.3 lekė pėr kilogram, nė rreth 540 lekė pėr kilogram. Kurse, produktet ushqimore si: buka ėshtė shitur me 60 lekė pėr kilogram, sheqeri me 98.3 lekė pėr kilogram, orizi me 99.9 lekė pėr kilogram.


    ..............
    ...............

    Vitin e shkuar Institucionet shteterore e ndaluan deri ne nje fare mase ngritjen e cmimeve ne prag te festave te fundvitit. Kjo ishte nje nga arsyet e rendesishme qe Banka Qendrore te dilte kokelarte per punen e saj , pra mbajtjen e inflacionit nen kontroll.

    Ngritja e cmimeve ne fundvit tregon se tregu shqipetar eshte ende i paformuar. Ne te gjitha vendet e zhvilluara te botes ne fundvit ulen cmimet per te terhequr sa me shume para nga ajo qe hidhet ne qarkullim. Kjo sepse dihet qe ne fundvit njerezit harxhojne me shume se normalisht.

    Nejse ne jemi larg te qenit vend i zhvilluar prandaj nuk kemi pse ankohemi.
    PAUCA SED MATURA

  7. #17
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Kėrkesa e shfrenuar e konsumatorėve nė prag tė festave rrit artificialisht ēmimet e ushqimeve

    Cani: “Do tė parandaloj rritjen abuzive tė ēmimeve”

    Tregtarėt pėrfitojnė gjatė periudhės sė fundvitit duke spekuluar me ēmimet e ushqimeve

    Bledjana Beqiri

    Banka e Shqipėrisė kėrkon qė tė parandalojė rritjen abuzive tė ēmimeve. Parandalimi i shpenzimeve tė shfrenuara dhe rritja abuzive e ēmimeve do tė jenė dy objekivat kryesorė tė njė fushate qė do tė ndėrmarrė Banka e Shqipėrisė nė prag tė festave tė fundvitit. Nė datėn 20 nėntor banka qendrore nė bashkėpunim me organe tė ndryshme shtetėrore, si: Ministria e Financave, Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave, nė bashkėpunim me organizma jofitimprurės, me konsumatorin dhe bizneset do tė kontrollojė ēdo ditė tė gjitha tregjet e vendit. “Qėllimi i fushatės sė Bankės sė Shqipėrisė ėshtė informimi, edukimi dhe ndėrgjegjėsimi i publikut pėr ēmimet e produkteve gjatė muajit dhjetor, si dhe shmangien e luhatjeve artificiale tė ēmimeve nga ana e biznesmenėve”, -ėshtė shprehur guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Shkėlqim Cani. Sipas tij, spekulimi me ēmimet e produkteve ushqimore ka njė intensitet mė tė lartė gjatė festave tė fundvitit, tė cilat ndjekin njėra-tjetrėn. “Shtrenjtimi i produkteve ushqimore nė ditėt e fundit tė muajit dhjetor ndodh jo sepse kėrkesa rritet shumė mė tepėr se oferta, por sepse kėrkesa e shtuar pėr disa produkte ushqimore ėshtė kthyer nė joelastike”, -pohon Cani. Ai sqaron se tradicionalisht festat e fundvitit, sidomos ajo e Vitit tė Ri, shoqėrohen me konsum tė ekzagjeruar tė disa produkteve ushqimore. Pikėrisht janė ēmimet e kėtyre produkteve, sqaron Cani, qė rriten nė treg me ritme tė larta nga njė ditė nė tjetrėn sa mė tepėr i afrohemi ditės sė festės. Banka e Shqipėrisė nė bashkėpunim me organe tė ndryshme shtetėrore dhe joshtetėrore do tė publikojė ēdo ditė ēmimet e produkteve ushqimore, si dhe do tė kontrollojė ēmimet e tyre me qėllim qė konsumatorėt tė mos nxitohen nė blerjet e tyre. “Rritja e ēmimeve ndodh edhe pse nė treg ka ofertė tė mjaftueshme tė kėtyre produkteve. Kalimi i periudhės sė festave bėn qė thuajse menjėherė edhe ēmimet tė bien ndjeshėm, pėr kėtė arsye rritja e ēmimeve ėshtė emėrtuar spekulative”, -pohon guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė. Manipulimi me ēmimet e produkteve pėr konsum rrit paqėndrueshmėrinė e tyre, duke rrezikuar edhe mbajtjen e inflacionit brenda kufijve tė parashikuar 2-4 pėr qind. Pėr kėtė arsye banka qendrore do tė marrė masa pėr tė reduktuar mundėsinė e rritjes spekulative tė ēmimeve, duke ndėrmarrė njė fushatė pėr kėtė qėllim. Doganat dhe Tatimet do tė jenė ushtarėt e mirė tė kėsaj fushate, duke kontrolluar ēmimet e mallrat qė nė momentin e zhdoganimit dhe deri tek tregtarėt e vegjėl.
    Konsumatorėt, ja pse rriten ēmimet?
    “Arsyeja mė e rėndėsishme e rritjes sė ēmimeve nė muajin dhjetor ėshtė spekulimi i tregtarėve tė shumicės”, -kanė deklaruar konsumatorėt nė njė studim qė ka zhvilluar banka qendrore gjatė ditėve tė fundit. Sipas tyre, ineficenca vepruese e organeve shtetėrore bėn qė ky fenomen tė shfaqet nė mėnyrė tė pėrsėritur kėto 3-4 vitet e fundit, duke u parė tashmė si njė fenomen i pritshėm nga qytetarėt. Pėr tė intervistuarit, rritja e kėrkesės pėr shkak tė festave tė fundvitit ėshtė diēka normale dhe rritja e prekshme e ēmimeve nga ana e tregtarėve tė pakicės vjen si rezultat i rritjes sė tyre nga ana e tregtarėve tė shumicės.


    Ēfarė ėshtė inflacioni?

    Inflacioni ėshtė rritja e nivelit tė pėrgjithshėm tė ēmimeve tė konsumit. Sipas specialistėve tė Bankės sė Shqipėrisė, inflacioni ėshtė njė superprodhim i parasė, i cili nė njėrėn anė, nė mėnyrė tė dukshme rrit ēmimet e mallrave dhe nė anėn tjetėr ul fuqinė blerėse tė parasė. Pra inflacioni ndodh atėherė kur niveli i pėrgjithshėm i ēmimeve dhe i kostove nė ekonomi rritet. Domethėnė kur rritet ēmimi i bukės, i qumėshtit, naftės apo veturave, ose kur rritet niveli i pagave, ēmimi i tokės, …etj.


    Pėrse inflacioni ėshtė i dėmshėm?

    Inflacioni ėshtė i vėshtirė pėr t’u pėrballuar nga njerėz me tė ardhura fikse. Nėse ēmimet rriten dhe tė ardhurat mbeten tė pandryshuara, njerėzit blejnė gjithmonė e mė pak. Kjo do tė thotė qė fuqia blerėse e konsumatorėve ulet. Por, inflacioni i lartė ndikon edhe nė kursimet e mbledhura. Kėshtu nėse njerėzit vendosin paratė nė njė llogari kursimi, pėrfitimi i tyre ėshtė interesi mbi kursimet e depozituara. Nė mėnyrė qė tė ruhet fuqia blerėse e parasė, norma e interesit duhet qė tė jetė tė paktėn po aq e lartė sa ē’ėshtė inflacioni, pėrndryshe me paratė kursimtarėt nuk do tė mund tė blejnė tė njėjtėn sasi mallrash apo shėrbimesh si mė parė. Kėshtu, nėse normat e interesit lėvizin paralelisht me inflacionin, njerėzit pėrfitojnė pak ose aspak nga kursimet e tyre. Sipas specialistėve tė Bankės sė Shqipėrisė meqėnėse kursimet e pakta, nuk janė tė dobishme pėr njė ekonomi, mund tė arrijmė nė pėrfundimin qė inflacioni, duke pakėsuar tė ardhurat nga kursimet dhe rrjedhimisht shtytjen pėr tė kursyer, ėshtė i dėmshėm pėr ekonominė dhe konsumatorin.
    PAUCA SED MATURA

  8. #18
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Programi monetar i Bankės sė Shqipėrisė pėr vitin 2004 synon pėrmbushjen e objektivit tė Bankės sė Shqipėrisė, ruajtjen e normės vjetore tė inflacionit brenda kufijve 2-4 pėr qind

    Ekonomia shqiptare nė 2004 njė pasqyrė e vitit 2003. Leku do tė vazhdojė tė jetė i fortė

    Banka miraton programin monetar 2004
    Inflacioni do tė jetė 2-4 pėr qind. Kredia e re 16 miliardė lekė

    Redi Gjuzi

    Ndryshe nga buxheti i shtetit qė akoma nuk ka marrė OK-in nga Kuvendi, programi Monetar i Bankės sė Shqipėrisė pėr vitin 2004 ėshtė miratuar dje.

    Sipas tė dhėnave, ky program parashikon tė njėjtėn politikė si gjatė kėtij viti. “Programi monetar i Bankės sė Shqipėrisė pėr vitin 2004 synon pėrmbushjen e objektivit tė Bankės sė Shqipėrisė, ruajtjen e normės vjetore tė inflacionit brenda kufijve 2-4 pėr qind”, thuhet nė raportin e Bankės.

    Nė funksion tė kėtij objektivi, programi monetar synon kontrollin e rritjes sė ofertės monetare, nė mėnyrė qė niveli i mjeteve monetare reale t’i pėrgjigjet nevojave reale tė ekonomisė nė mbėshtetje tė rritjes ekonomike. “Programi monetar pėr vitin 2004 mbėshtetet nė supozimin e ruajtjes sė tendencave kryesore tė zhvillimeve ekonomike dhe monetare tė vitit 2003 edhe pėr vitin 2004. Duke u bazuar nė kėto parashikime, rritja e ofertės monetare parashikohet 10.6 pėr qind, rritje e cila do tė mbėshtesė rritjen e kredisė pėr sektorin privat prej 16.5 miliardė lekė, si dhe nevojat e deficitit buxhetor. Rritja e depozitave nė lekė do tė sigurojė qėndrueshmėri tė gjendjes sė likuiditetit tė sistemit bankar gjatė vitit 2004, duke bėrė qė raporti i tyre ndaj ofertės monetare tė mbesė nė nivelin 28.0 pėr qind”. Specialistė theksojnė se programi monetar garanton respektimin e objektivave sasiorė tė Bankės sė Shqipėrisė, mbajtjen e nivelit tė Mjeteve tė Brendshme Neto dhe tė Rezervės Ndėrkombėtare Neto tė Bankės sė Shqipėrisė brenda kufijve dhe kontrollin e huamarrjes sė brendshme tė qeverisė nė nivelin 2.7 pėr qind tė PBB-sė.

    Tė dhėnat

    Rritja ekonomike pėr vitin 2004 parashikohet tė jetė 6 pėr qind, ndėrkohė qė synohet ruajtja e nivelit tė inflacionit brenda intervalit 2-4 pėr qind
    Kėrkesa e qeverisė parashikohet tė jetė nė nivelin 2.7 pėr qind tė PBB-sė. Ritmi i rritjes sė kėrkesės pėr ekonominė parashikohet tė jetė afėrsisht i njėjtė me atė tė vitit 2003
    Struktura kohore e mjeteve monetare parashikohet e qėndrueshme


    Statistikat e bankės
    Tetor, inflacioni vazhdon tė ulet

    “Muaji tetor 2003 shėnoi njė inflacion vjetor prej 2.9 pėr qind, duke mbetur brenda intervalit objektiv 2–4 pėr qind”. Raporti i Bankės sė Shqipėrisė pėr kėtė muaj thekson se shumica e agregatėve kanė qėndrueshmėri. Gjatė kėtij muaji norma mesatare vjetore e inflacionit vazhdoi rėnien edhe nė muajin tetor, duke arritur nė vlerėn 2.27 pėr qind. “Muaji tetor 2003 nuk ka shfaqur shmangie tė ndjeshme nga mesatarja e tij historike”. Gjatė muajit tetor banka ndryshoi mėnyrėn e llogaritjes sė indeksit tė grupit “Qira, ujė, lėndė djegėse dhe energji”. Rillogaritja e kėtij indeksi solli ndryshime dhe nė indeksin total, duke sjellė rėnie tė normės vjetore tė inflacionit me 0.6-1 pikė pėrqindjeje gjatė vitit 2003. Rritja e ngadaltė e treguesve monetarė dhe respektimi i objektivit tė inflacionit kanė diktuar ruajtjen e kahut zbutės tė politikės monetare tė Bankės sė Shqipėrisė. Banka e Shqipėrisė uli normėn e interesit tė repo-s me 0.5 pikė pėrqindjeje nė muajin tetor. “Gjatė muajit nėntor, Banka e Shqipėrisė ndryshoi disa elementė tė instrumenteve tė politikės monetare, duke iu pėrshtatur nevojave tė tregut si dhe duke iu afruar standardeve tė Bankės Qendrore Evropiane. Objektivat sasiorė tė Bankės sė Shqipėrisė janė respektuar nė nivele tė kėnaqshme gjatė periudhės shtator-tetor”. Gjatė muajit shtator, oferta monetare ka ndjekur tendencėn e vėrejtur gjatė pjesės sė kaluar tė vitit. Ky muaj ėshtė karakterizuar nga njė rritje e ngadaltė e depozitave dhe ulje e nivelit tė parasė jashtė bankave. “Sistemi bankar ka vazhduar tė rezultojė me teprica likuiditeti edhe gjatė muajve shtator-tetor. Nė tendencėn rritėse tė likuiditeteve, pas dhjetėditėshit tė parė tė tetorit, ka ndikuar rritja e depozitave nė lekė gjatė muajit tetor, si pasojė e kthimit tė parasė nė sistem dhe kėrkesa mė e ulėt e qeverisė pas pėrfundimit tė fushatės sė zgjedhjeve lokale”.
    PAUCA SED MATURA

  9. #19
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Korigjohet matja e inflacionit, efekti 1 pike me pak
    Per shkak te nje ndryshimi ne perllogaritjen e treguesit te cmimeve, niveli i inflacionit kete vit pritet te jete 1 % me i ulet se, parashikimet ne matjen fillestare. Banka e Shqiperise njoftoi se, Instituti i Statistikes gjate muajit tetor ndryshoi menyren e llogaritjes se indeksit te grupit "Qira, uje, lende djegese dhe energji". "Rillogaritja e ketij indeksi solli ndryshime dhe ne indeksin total, duke sjelle renie te normes vjetore te inflacionit me 0.6-1 pike perqindjeje gjate vitit 2003", ben te ditur Banka e Shqiperise, si autoriteti qendror per mbajtjen ne ekuiliber te nivelit te pergjithshem te cmimeve. Ne ecurine e inflacionit deri ne fund te nentemujorit 2003, vihen re dy faza, e para janar-maj qe karakterizohet nga nje rritje progresive e normes se inflacionit deri ne vleren e kufirit te siperm te intervalit te objektivit te Bankes se Shqiperise, prej 2-4 per qind, dhe faza e dyte, qershor-shtator, qe karakterizohet nga qendrueshmeria e normes se inflacionit rreth kufirit te siperm, 4 perqind, duke e tejkaluar ate vetem ne muajin korrik. Ashtu sikurse edhe gjate muajve te meeparshem, ndikimet me te medha vjetore ne ndryshimin e nivelit te cmimeve verehen ne grupin "Ushqim dhe pije jo alkolike " prej 5.3 per qind , grupin "Sherbimi arsimor " prej 6.2 per qind si dhe ne grupin "Qera, uje lende djegese dhe energji " prej 5.5 per qind, " Pije alkolike dhe duhan " 4.7 per qind. Dy grupet kryesore te cilat vazhdojne te rezultojne me shifra negative, ashtu sikurse edhe muajt e kaluar jane perkatesisht, grupi "Veshje dhe kepuce" ne -4.3 per qind, dhe grupi "Komunikime " me -1.9 per qind. E njejta tendence ekziston edhe ne grupin "Komunikime", ku inflacioni vjetor vazhdon te jete ne shifra negative. Kjo eshte e lidhur, jo vetem me cmimet me te ulta te vendosura nga operatoret e ndryshem, por edhe me zhvillimin teknologjik dhe pasqyrimin e arritjeve me te fundit ne sektorin e sherbimeve komunikuese. Norma mesatare vjetore e inflacionit rezulton ne nivelin 2.93 per qind, duke qene brenda objektivit te BSH.

    Norma vjetore e inflacionit, ne perqindje, per disa vite

    Vitet 1999 2000 2001 2002 2003

    Janar 6.0 -1.3 2.2 6.5 0.3

    Shkurt 3.5 -1.3 1.5 7.7 1.5

    Mars 2.0 -2.1 2.9 7.6 1.9

    Prill 0.4 -1.4 3.0 6.6 2.8

    Maj -0.1 -0.1 2.5 4.6 4.0

    Qershor -0.6 0.1 4.0 3.8 3.8

    Korrik 0.1 -1.3 5.6 4.3 4.2

    Gusht -0.6 -0.7 4.1 5.5 4.0

    Shtator -1.9 0.9 3.5 5.4 3.9

    Tetor -1.8 1.8 1.8 6.1 2.9

    Nentor -1.2 1.9 2.8 4.1

    Dhjetor -1.0 4.2 3.5 2.1
    PAUCA SED MATURA

  10. #20
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Rritja e ēmimeve, ministri Islami nuk mban premtimet

    Ministri Islami ka premtuar se “Drejtoria e Tatimeve nuk do tė ushtrojė presion gjatė muajit Dhjetor pėr mbledhjen e detyrimeve tatimore, qė tregtarėt tė mos rritin ēmimet”, ndėrkohė qė tatimpaguesit e vegjėl kanė marrė faturėn pėr pagesėn e detyrimeve tatimore qė tė nesėrmen pasi u bė premtimi






    Orieta Zhupa, Adriatik Kotorri / Data (01-12-2003)


    Ministria e Financave nuk e ka mbajtur premtimin qė dha para disa ditėsh se Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve nuk do tė jetė shumė agresive ndaj tatimpaguesgve gjatė muajit dhjetor nė mbledhjen e detyrimeve tatimore. “Drejtoria e Tatimeve nuk do tė ushtrojė presion tė madh ndaj tatimpaguesve, nė mėnyrė qė ata tė mos rrisin ēmimet gjatė muajit dhjetor”,- tha ministri Islami gjatė njė takimi tė bėrė nė Akademinė e Arteve me rastin e fillimi tė fushatės kundėr rritjes spekulative tė ēmimeve me rastin e festave tė fundvitit. Por megjithėse u bė gjithė ky premtim edhe nė praninė e mediave, Ministria e Financave nėpėrmjet instancave tė saj ka dėrguar qė tė nesėrmen tek shumė tatimpagues tė vegjėl faturėn pėr diferencat e tatimeve qė duhet tė paguajnė. Sipas Niko Zherdit, kryetar i Shoqatės sė Tregtarėve tė Shqipėrisė, tregtarėt shtyhen tė rrisin ēmimet nė fund tė vitit sepse iu duhet tė pagujnė tatimet e larta qė aplikon mbi ta administrata tatimore, e cila nė muajin dhjetor bėhet edhe mė agresive nė mbledhjen e tyre.
    Ka qenė Banka e Shqipėrisė ajo qė ka nisur fushatėn sensibilizuese pėr parandalimin e rritjes sė ēmimeve nė festat e fundvitit. Guvernatori i Bankės, Shkėlqim Cani ka bėrė me kėtė rast njė takim nė sallėn “Black Box” nė Akademinė e Arteve, ku edhe ka kėrkuar ndihmėn e Ministrisė sė Financave, tė tatimeve dhe tė doganave pėr tė mos spekuluar me ēmimet nė fund tė vitit. Nga statistikat e Bankės sė Shqipėrisė tė viteve tė fundit ėshtė parė se rritjet nė ēmimet e festave tė fundvitit kanė pasur njė ndikim tė ndjeshėm nė inflacionin vjetor tė vendit. Pavarėsisht qėllimit tė kėsaj fushate, shumė analistė dhe pėrfaqėsues grupimesh ekonomike kanė parė me dyshim mjetet e pėrdorura dhe rezultatet qė pritet tė japė kjo fushatė. “Nuk mund tė ketė rezultat njė fushatė qė mbėshtetet nė lutjen ndaj tregtarėve pėr tė mos rritur ēmimet”, shprehet Zherdi. Sipas tij, shteti nėrpėrmjet Ministrisė sė Financave i ka tė gjitha mjetet e nevojshme pėr tė kontrolluar dhe penguar rritjen abuzive tė ēmimeve.

    Pse tregtarėt i rritin ēmimet?
    “Shkaku i parė qė tregtarėt rritin ēmimet nė fund tė vitit ėshtė pėr tė mbuluar tatimet e larta tė parapaguara gjatė vitit”,-thotė Zherdi. Sipas tij, tregtarėve tė vegjėl iu duhet tė paguajnė njė shumė tatimi prej rreth 200 mijė lekė tatimesh nė vit dhe kėrkesa e organeve tatimore pėr ta mbledhur kėtė tatim bėhet shumė e fortė gjatė muajit tė fundit tė vitit. Tregtarėt paguajnė gjithmonė mė shumė tatime sesa duhet tė paguajnė faktikisht dhe shkalla e fitimit tė tyre vėrtitet nga 10 nė 2 pėr qind. “Kjo gjė i shtyn biznesmenėt qė tė gjejnė rrugė informale pėr t’iu shmangur taksave dhe tatimeve, tė kalojnė mallin kontrabandė nėpėr dogana e kėshtu me radhė”,- thotė Zherdi.
    Vonesat nė dogana janė njė shkak tjetėr qė i bėn tregtarėt tė rrisin ēmimet. Kėshtu, firot e fruta-perimeve pėr shkak tė vonesave nė dogana bėjnė qė tregtari tė rritė ēmimet pėr mallin qė shet nė mėnyrė qė tė mbulojė edhe kostot e humbjeve qė i ndodhin. “Nė kėtė mėnyrė tregtarėt nxiten qė tė mbulojnė humbjet e vitit meqenėse u jepet rasti nė Vit tė Ri”.
    “Pėrveē kėsaj edhe ēmimet e referencave janė shumė tė larta dhe kanė njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė rritjen e ēmimeve tė mallrave”, tha Zherdi. Sipas tij, megjithėse drejtuesit e Drejtorisė sė Doganave u zotuan qė kėtė vit nuk do tė ketė asnjė ndryshim tė ēmimeve tė referencave, ato janė shumė tė larta dhe rritin artificialisht koston e tregtarėve tė vegjėl.
    Njė shkak tjetėr qė ēon nė rritjen e ēmimeve nė fund tė vitit ėshtė mosfunksionimi i ligjit tė konkurrencės. Kėshtu, shumė tregtarė i fusin mallrat nė mėnyrė tė pakontrolluar duke mos paguar as detyrimet nė doganė dhe as tatimtaksat. Kėta tregtarė i konkurrojnė nė mėnyrė tė pandershme tregtarėt e rregullt, tė cilėt i paguajnė tė gjithė kėto detyrime dhe qė detyrohen tė rrisin ēmimet nė mėnyrė qė tė mos falimentojnė. “Ligji i konkurrencės duhet gjithashtu tė kontrollojė ēmimet e referencave nė mėnyrė qė ato tė mos vihen arbitrarisht nga punonjėsit e doganave”,-pėrfundon Zherdi.


    Tregtarėt e vegjėl paguajnė gjithsej pėr shtetin rreth 200 mijė lekė taksa nė vit, tė cilat sipas Zherdit janė gjithmonė shumė mė tė larta sesa fitojnė nė tė vėrtetė tregtarėt. Kėshtu, ata paguajnė:
    Taksė vendi: 30-50 lekė pėr metėr katror
    Taksė vendore: 60 mijė lekė nė vit. Pėr kėtė taksė ligji nuk ka qartėsuar kategoritė e rrjetit tregėtar. Kėshtu, kėtė taksė e paguajnė njėsoj si ata qė shesin nė qendėr tė Tiranės, edhe ata qė shesin nė periferi tė saj, tė cilėt kanė njė xhiro mė tė vogėl vjetore.

    Spekulimi me ēmimet nė fund tė vitit, ja kush duhet ta parandalojė

    Banka e Shqipėrisė ka nisur fushatėn pėr parandalimin e rritjes spekulative tė ēmimeve nė festat e fundvitit, ndėrkohė qė njė gjė e tillė ėshtė thjesht pjesė e punės sė Ministrisė sė Financave dhe strukturave tė saj

    Nė prag tė festave ēmimet rriten mė shumė se zakonisht. Por kush ėshtė shkaktari pėr njė rritje tė tillė tė ēmimeve? Dikush mund tė mendojė se rritja e kėrkesės ēon nė rritje tė ēmimeve. Por pse duhet tė rriten ēmimet kur me rritjen e kėrkesės pėr mallra dhe shėrbime rritet edhe oferta me po tė njėjtat ritme? Pra, nė treg nuk ėshtė se mungojnė mallrat, e megjithatė njerėzit rendin tė blejnė ushqime ditėn e fundit tė vitit edhe pėr 10 ditėt qė vijojnė. Ndėrkohė qė nė datėn 3 janar tė vitit tė ardhshėm tregu ėshtė po plot dhe nuk ėshtė se kėto mallra nuk i gjen nė treg kur i kėrkon. Qė tregtarėt tė mos abuzojnė me ēmimet, rol kryesor luan shteti me ndėrhyrjen e tij pėr mbajtjen e ēmimeve nėn kontroll. Pėrveē kėsaj njė rol kyē mund tė luajė edhe sensibilizimi i njerėzve qė tė mos i blejnė tė gjitha mallrat dy ditė para festave, si dhe tė mos blejnė mė shumė sesa u nevojitet pėr ditėt e festave. “Njė rol kryesor nė mosrritjen e ēmimeve nė fund tė vitit mund tė luajnė edhe bankat e nivelit tė dytė”,-thotė Niko Zherdi, kryetar i Shoqatės sė Tregtarėve shqiptar. Sipas tij, nė qoftė se bankat nė muajin dhjetor ulin interesat e kredive, tregtarėt do tė nxiten tė blejnė mė shumė sesa kanė mundėsi, duke mos rėnduar as nė ēmimet e mallrave.

    Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve
    Shteti luan njė rol themelor nė kontrollin e ēmimeve nė treg nėpėrmjet Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve. Gjatė vitit tė kaluar ėshtė evidentuar qė spekulimi me ēmimet nuk vinte nga biznesi i madh, por nga biznesi i vogėl, i cili ka mė pak mundėsi pėr t’u kontrolluar. Por pėr kėtė vit pėrfaqėsuesi i tatimeve tha se nė muajin dhjetor do tė rriten kontrollet nė subjektet private, nė mėnyrė qė ato tė mos abuzojnė me ēmimet e mallrave dhe shėrbimeve qė ato ofrojnė. Sipas tij, Drejtoria e Tatimeve kėtė vit do tė kėrkojė edhe tatimin mbi tė ardhurat qė fitojnė tregtarėt nga spekulimi me ēmimet (rritja artificiale e ēmimeve). Kjo mendohet qė t’i ndėrgjegjėsojė sadopak konsumatorėt qė tė mos i rritin ēmimet mė shumė se normalisht. Por Milva Ekonomi, drejtoreshė e pėrgjithshme e Institutit tė Statistikave (INSTAT), tha se problemi i spekulimit me ēmimet ėshtė proces i vetė tregut dhe jo problem i tatimeve. Sipas saj, Drejtoria e Tatimeve nuk ėshtė e aftė pėr tė kontrolluar ēmimet pėr vetė faktin se nuk ekziston fatura fiskale (skontrina) dhe kasat regjistruese te subjektet private. “Pėr sa kohė qė kjo faturė nuk do tė ekzistojė, kjo drejtori nuk mund tė jetė aktori kryesor pėr mosspekulimin me ēmimet. Pra, mė shumė ky problem mund tė zgjidhet duke ndėrgjegjsuar publikun”, tha ajo.

    Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave
    Nė muajin dhjetor tė vitit tė kaluar, Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave rriti ēmimin e referencave, gjė qė ndikoi negativisht nė rritjen e ēmimeve tė mallrave tė importuara. Por pėr kėtė vit ministri Islami nė bashkėpunim edhe me kėtė drejtori deklaruan publikisht se nuk do tė ketė lėvizje tė ēmimeve tė referencave. Kjo mendohet qė tė ndikojė nė mosrritjen e ēmimeve nė prag tė festave.

    Tregtarėt qė ulin ēmimet gjatė festave
    “Tregtarėt qė ulin ēmimet nė prag tė festave janė ata qė veprojnė mė me zgjuarsi”, thotė ekonomisti Fatos Baxhaku. Sipas tij, kjo kategori tregtarėsh qė ul ēmimet pėr forcė tė zakonit ose tė besimit fetar, arrin tė kapė njė klientelė qė nuk ka shumė tė ardhura, por qė gjithsesi nuk ngelet mbrapa nė shpenzime pėr sa u pėrket festave tė fundvitit.
    PAUCA SED MATURA

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Cilat janė shkaqet e falimentimit tė njė bisnezi..??
    Nga Zemrushja nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-05-2007, 08:12
  2. Disa tė dhėna mbi ekonominė e vėndeve ballkane
    Nga Tepelenas_nr_1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 11:09
  3. "rrofte Importi, Poshte Eksporti"
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-07-2005, 17:27
  4. Nga Cumcakizi tek dollari, inflacioni i mashtrimit per seks.
    Nga R2T nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 18:46
  5. Konvertim valute dhe kalkulator inflacioni
    Nga benseven11 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-07-2004, 17:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •