Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24

Tema: Inflacioni

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Inflacioni

    Nė muajin qershor ndryshimi vjetor ishte 3.8%. Njė vit mė parė ky ndryshim ishte 4 pėr qind

    Tiranė - Inflacioni nė muajin qershor ėshtė ulur 1.5 pėr qind, ndėrkohė qė ndryshimi vjetor arrin nė 3.8 pėr qind njofton Instituti i Statistikave. Indeksi i Ēmimeve tė Konsumit nė muajin qershor 2002 arriti nė 98.24 pėr qind kundrejt muajit dhjetor 2001, duke shėnuar njė ulje prej 1.5 pėr qind kundrejt muajit tė kaluar. Nė muajin qershor ndryshimi vjetor ishte 3.8 pėr qind. Njė vit mė parė ky ndryshim ishte 4 pėr qind. Rritjet mė tė mėdha vjetore vėrehen nė grupet "Qera, ujė, lėndė djegėse dhe energji", prej 9.7 pėr qind dhe "shėrbimi arsimor" prej 9 pėr qind. Ndėrsa uljet mė tė mėdha vjetore vėrehen nė grupet "Veshje dhe kėpucė" prej 5.4 pėr qind dhe "Transport" prej 3.2 pėr qind. Brėnda grupit "Ushqime dhe pije joalkolike" uljen mė tė madhe e shėnon nėngrupi "Zarzavate pėrfshi patatet" prej 20.5 pėr qind. Kėtu pėrmėndetet ulja e ēmimit tė mashurkave prej 60.4 pėr qind, domateve prej 46.6 pėr qind, patateve prej 38.8 pėr qind, bamjeve prej 18.5 pėr qind etj.

    Ulje ka patur edhe nė nėngrupet e tjera si "fruta" prej 5.6 pėr qind, "ushqime" prej 3.9 pėr qind dhe "qumėsht, djathė e vezė"prej 1.5 pėr qind. Brėnda kėtij grupi, nėngrupi "peshk" shėnoi njė rritje prej 2.2 pėr qind. Kėtu pėrmendet rritja e ēmimit tė peshkut tė freskėt prej 2.4 pėr qind dhe peshkut tė tymosur e tė thatė prej 2.3 pėr qind.

    Ndėrsa grupi "Veshje dhe kėpucė" shėnoi njė rritje prej 0.1 pėr qind. Brenda kėtij grupi, nėngrupi "veshje pėr gra" shėnoi njė rritje prej 0.2 pėr qind, "veshje pėr fėmijė" prej 0.2 pėr qind, "kėpucė pėr gra prej 0.1 pėr qind, ndėrsa nėngrupi "veshje pėr burra shėnoi njė ulje prej 0.1 pėr qind dhe "atlete pėr fėmijė" prej 0.1 pėr qind. Gjithashtu edhe grupi "Mobilim, pajisje shtėpie dhe mirėmbajtje shtėpie" shėnoi njė rritje prej 0.1 pėr qind. Kjo rritje ka ardhur kryesisht si rezultat i rritjes sė ēmimeve tė lavatriēeve prej 1.8 pėr qind, frigoriferėve prej 0.6 pėr qind, sobave elektrike prej 1 pėr qind. Ndėrsa ndryshimet me grupet e tjera variojnė nga 0.1 pėr qind nė 0.8 pėr qind.

    Governatori i Bankės sė Shqipėrisė Shkėlqim Cani nė opinionin e tij tė fundit tha se, "ekonomia shqiptare gjatė vitit 2002, parashikohet tė ecė pothuajse brenda sė njėjtės kornizė si edhe viti i kaluar, e pėrcaktuar nga kėta objektiva kryesorė: rritja ekonomike nė masėn 6 pėr qind, norma vjetore e inflacionit nė kufijtė 2-4 pėr qind, deficiti buxhetor nė masėn 8 pėr qind tė PBB-sė, deficiti i llogarisė korente nė rreth 8.2 pėr qind tė PBB-sė dhe financimi nėpėrmjet huamarrjes sė brendshme nė masėn 3.1 pėr qind tė PBB-sė. Rritja ekonomike e vendit gjykohet tė ketė si bazė kryesore, rritjen e pritshme tė prodhimit nė degėn e bujqėsisė e pėr pasojė edhe tė kontributit tė saj nė PBB. Nė kushte tė tilla, objektivat pėr inflacionin dhe pėr rritjen e PBB-sė, konsiderohen realistė. Kėtė gjykim e mbėshtesin, nė pjesėn mė tė madhe, edhe zhvillimet nė ekonominė e vendit nė tremujorin e parė tė vitit.

    Megjithatė, nė kėtė periudhė vepruan disa ngjarje tė rėndėsishme, tė cilat krijuan vėshtirėsi pėr ecurinė ekonomike: situata kritike e fundmarsit nė sektorin bankar, situata politike problematike dhe kriza energjitike. Ngjarja e parė, megjithėse pati implikimet tashmė tė njohura nė ekonominė e vendit dhe nė treguesit monetarė, u ndoq me kujdes nga banka qendrore, si e tillė ndikimet e saj u sheshuan pėr njė periudhė kohe relativisht tė shpejtė. Fenomeni i tėrheqjes jo tė zakonshme tė depozitave qė filloi nė fund tė muajit mars dhe vijoi me intensitet edhe mė pas, u vlerėsua mjaft seriozisht, pėr faktin se sistemi bankar u gjend pėrballė njė situate disi tė papritur. Keqintepretimi i ligjit pėr sigurimin e depozitave shkaktoi njė situatė paniku tek depozituesit dhe ēoi nė tėrheqjen e depozitave pranė sporteleve, kryesisht, tė Bankės sė Kursimeve."

    Mė pas Guvernatori Cani thotė se, "vlen tė theksoj se tremujori i parė i vitit 2002, ishte mė i suksesshėm se e njėjta periudhė e njė viti mė parė. Normat vjetore tė inflacionit rezultuan mė tė larta se objektivi pėr tė: pėr gjithė periudhėn mesatarja e tyre ishte 6.6 pėr qind. Influencėn mė tė lartė nė luhatshmėrinė mujore tė inflacionit e ka patur grupi "ushqimor" si edhe grupi "qira, energji dhe lėndė djegėse". Megjithatė, rruga drejt normalizimit tė normave mė tė ulėta tė inflacionit, tashmė ka nisur, duke regjistruar pėr muajin maj shifrėn 4.6 pėr qind.

    Nė kushtet e rritjes sė presioneve inflacioniste nė ekonomi, pėr shkak tė: efekteve tė trashėguara nga fundviti 2001, situatės sė fundmarsit 2002, lėkundjeve tė pazakonta tė kursit tė kėmbimit nė drejtim tė nėnēmimit tė monedhės vendase, luhatjeve tė situatės politike nė vend, ashpėrsimit tė mundshėm tė situatės energjitike. Banka e Shqipėrisė orientoi dy herė, nė mėnyrė tė prerė, qėndrimin e politikės sė saj monetare drejt rritjes sė normave tė interesit. Vlerėsoj se veprimet e saj ishin nė kohėn e duhur dhe do tė ndihmojnė nė uljen e presioneve inflacioniste tė shkaktuara nga faktorėt e lartpėrmendur. Edhe njė herė do tė theksoja se arritja e objektivave tė zhvillimit makroekonomik tė vendit, nėse ritmet do tė vijojnė tė pėrmirėsohen, konsiderohet si realiste."

    (Marre nga Gazeta Zeri I Popullit)

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    shiko kursin e valutes po ra dollari ka ulje edhe inflacioni ne Shqiperi kursi i valutes eshte Shuma e gjithe treguesve ekonomike
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    benseven11!

    Eshte e vertet qe inflacioni ne vendet me treg te hapur ndikohet pervec te tjerash edhe nga valuta e huaj.
    Por nuk jam 100% dakord me ate qe thua se inflacioni ne Shqiperi matet me luhatjet e dollarit. Pse?
    Dollari tashme nuk perben valuten me me rendesi ne tregun shqiptar. Kjo sepse mardheniet ekonomike tregetare ne i kemi me vendet e eurozones dhe nqs deri para dy vjetesh kompanite shqiptare e blenin mallin qe importohej ne shqiperi me dollare (per shkak te besueshmerise si valute nderkombetare) tashme kjo ka ndryshuar. Sic e thashe me larte komplet mardheniet tregetare te shqiperise jane me vendet e eurozones dhe si rrjedhin nuk perdoret me dollari por euro per shkembimet.

    Tjeter faktor i rendesishem ne renien e influences se dollarit dhe qe eshte relative eshte se kohet e fundit dollari po peson lekundje ne tregun shqiptar. Nderkohe qe euro eshte me e qendrushme.
    Tashme ajo cka e mban dollarin akoma ne kembe eshte mosndryshimi i sistemit te qeverise per pagimin e disa detyrimeve e cila eshte ende ne dollare plus dhe tregetia me disa vende si serbia kroacia cekia polonia hungaria te cilat ende nuk jane futur ne EU. Por me futjen e ketyre ne EU dollarit do ti bier akoma me shume influenca dhe si rrjedhoje do te behet e parendesishme ne ndikimin e inflacionit ne Shqiperi.

    Mgja tani jane ne vije disa investime amerikane ne shqiperi te cilat mund ta mbajne akoma ne kembe (edhe pse shume pak) kete influence gjithmon e ne renie te dollarit.

    Ne artikullin shkruhet:
    Governatori i Bankės sė Shqipėrisė Shkėlqim Cani nė opinionin e tij tė fundit tha se, "ekonomia shqiptare gjatė vitit 2002, parashikohet tė ecė pothuajse brenda sė njėjtės kornizė si edhe viti i kaluar, norma vjetore e inflacionit nė kufijtė 2-4 pėr qind"

    Kjo ka shume rendesi qe parashikimi i governatorit Cani ka qene i sakte. Kjo per arsyen se kur parashikohet norma e inflacionit atehere merren masa plus qe eshte mbajtur ne norma te ulta.

    Personalisht ruaj respekt per Canin pasi ka treguar qe eshte nje nga ekonomistet (financieret) me te mire ne Shqiperi.
    PAUCA SED MATURA

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Postuar mė parė nga benseven11
    shiko kursin e valutes po ra dollari ka ulje edhe inflacioni ne Shqiperi kursi i valutes eshte Shuma e gjithe treguesve ekonomike
    Sa e vertete eshte kjo nuk e di, dhe as e besoj plotesisht megjithate Marigleni te ka dhene ate shpjegim qe do te te jepja edhe une.

  5. #5
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Banka e Shqipėrisė analizon situatėn makroekonomike nė vend

    Cani: Zgjedhjet lokale do rrisin inflacionin
    "Rritja e ēmimit tė energjisė ndikon negativisht"


    --------------------------------------------------------------------------------

    a.s

    TIRANE

    Niveli i inflacionit do tė pėsojė rritje gjatė muajve tė ardhshėm. Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė ka vlerėsuar nė mbledhjen e fundit se zgjedhjet pėr kryetarėt e bashkive dhe komunave qė do tė zhvillohen nė tetor, rritja e ēmimit tė energjisė elektrike dhe regresi qė ka mbėrthyer bujqėsinė janė faktorėt qė e rrezikojnė kėtė tregues. "Nė rritje tė inflacionit pritet tė ndikojnė zgjedhjet pėr pushtetin lokal apo rritja e ēmimit tė energjisė elektrike, si dhe intensiteti me tė cilin kėto ngjarje do tė ndikojnė nė ēmimet e konsumit. Gjithashtu ecuria e prodhimit bujqėsor vlerėsohet tė jetė element i rėndėsishėm nė pėrcaktimin e nivelit tė ēmimeve", theksohet nė deklaratėn e Bankės Qendrore. Sipas kėsaj tė fundit, inflacioni gjatė muajit prill arriti nė 2.8 pėr qind, duke pėsuar njė rritje prej 0.8 pėr qind kundrejt njė muaji mė parė. Rritja iu dedikua shtrenjtėsimit tė artikujve ushqimorė nė tregje, kryesisht frutave dhe perimeve. Ndėrsa ēmimet e transaportit dhe ecuria e kursit tė kėmbimit nuk dhanė efekte nė ecurinė e kėtij treguesi. Kjo pėr shkak tė rėnies sė ēmimit tė naftės dhe qendrueshmėrisė sė lekut kundrejt valutave, me pėrjashtim tė dollarit, ndaj tė cilit monedha vendase u mbiēmua. Por pavarėsisht rritjes sė pėsuar gjatė muajit tė kaluar, inflacioni rezultoi brenda objektivit tė vendosur nga Banka e Shqipėrisė, i cili ėshtė 2-4 pėr qind deri nė fund tė vitit.
    PAUCA SED MATURA

  6. #6
    2-4 % deri fund te vitit
    sa hapesire i paska lene vetes banka
    edhe nje bebe do te ishte i sakte ne nje parashikim te tille

    jo po 1-10%

    me duket se bejne shaka

  7. #7
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    plotesisht dakort me ate qe thote mariglennora . Euro aktualisht perben rreth 80% te shkembimeve te import eksportit shqiptar keshtu qe dhe raporti i saj me lekun ka shume me rendesi se sa ai ndermjet lekut me dollarin.
    Per mendimin tim eshte pak e veshtire te thuhet tani nese do te jete i ulet apo jo inflacioni ne shqiperi kete vit.
    Vitin qe kaloi ne pergjithesi ekonomie ishte ne rritje dhe pse nuk arriti shifraat e premtuara apo te parashikuara nga qeveria dhe analistet ekonomike. Inflacoini u rrit nga kriza elektroenergjitike qe kaloi vendi dhe pesha e kesaj krize ne ekonomine shqiptare
    ishte teper e ndjeshme. Kete vit dhe pse perveē blerjes se disa miliard KW/ore energji nga serbet nuk ka patur ndonje reforme apo projekt tjeter per te dale nga kjo krize qeveria nano eshte treguar e zgjuar pasi per dy vjet efektet e mungeses se energjise ne vend do te jene pothuajse te paperfillshme ne krahasim me ato te vitit qe shkoi pasi nevoja ne vend do te permbushet me ane te importit dhe kontratat per kete jane lidhur tashme.
    Ajo qe me shqeteson me shume eshte klima e tendosur politike, zgjedhjet lokale te cilat do te shoqerohen me nje periudhe para e pas zgjedhjesh qe administrata lokale do te jete e paralizuar, ngritja e ēmimit te KW/ore nga ana e Kesh-it e cila dhe pse ishte e domosdoshme ishte nje gje absurde per sa i perket formes qe u be pasi te rritesh me 50% apo deri ne 100% ēmimin e energjise eshte te vdesesh brenda dites ate pak industri apo biznes qe eshte konsumator i madh energjie.
    Tjeter aspekt preokupues eshte dhe perqendrimi i ekonomise ne doren e vetem disa pushtetareve dhe largimi me metoda nga me te ultat e me te rrezikshmet i njerezve te ndershem dhe i firmave serioze nga ajo pjese e ekonomise qe eshte dhe me fitimprursja ne vend. Kjo behet nepermjet doganave, tatimeve....kercenimeve te ndryshme dhe deri nepermjet eleminimlit fizik te personave.
    Atehere pas gjithe ketyre elementeve qe shtrova me siper do te isha kurioz te dija se sa do te ishte inflacioni kete vit ne vendin tone.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  8. #8
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Gene!
    Momenti ne te cilen gjendet ekonomija botrore eshte shume delikat dhe i brishte.
    Dollari sot ka fiuar disa pike mbi euron ne tregun e kembimit.
    Ende nuk dihet se kush do kontrolloje naften e Irakut.
    E keshtu me radhe problemet jane shume te mprehta dhe nga dita ne dite mund te priten gjera te papara ne ekonomine botrore.
    Ne si nje vend qe kemi lidhje me keto vende nuk mund te kalojme pa u ndikuar.

    Eshte kjo arsyeja pse Cani dhe keshiltaret e Bankes Qendrore nuk mund te jete shume i qarte. Pastaj kufiri 1% lart e poshte mua me duket normal dhe jo i egzagjeruar.
    Pra mesa kuptoj une ajo cka duan te thone me larte eshte se inflacioni i pritshem eshte 3% dhe me nje gabim prej 1% qe eshte i lejuar marrim segmentin 2%-4%.

    Te pakten une keshtu e kam kuptuar.

    gjithe te mirat,
    Geni
    PAUCA SED MATURA

  9. #9
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Me sa pashe dhe lexova me lart vura re se deri diku ekonomia shqipetare po permiresohet nese eshte e vertete cka thuhet.
    gjithashtu thuhet qe zgjedhjet lokale do te ndikojne ne rritjen e inflacjonit ne shqiperi, tani pyetja eshte e ndikon gjithmone negativisht rritje e inflacjonit apo edhe pozitivisht kur dihet qe inflacjon do te thote: rritje e te gjithe cmimeve ne nivel kombetar.
    Une mendoj se infacjoni pervec te keqijave te veta ka edhe te mira kryesish ne rritjen ekonamike.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #10
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Indrit!
    Eshte e vertet qe inflacioni ka te mirat e veta por kur ai eshte i pemasave te vogla dhe mbi te gjithe kur ai eshte i parashikuar (nenvizoj).
    Shqiperia ka bere hapa ne ekonomi por keto hapa jane te pakta ne krahasim me ato qe duhet te beheshin. Rritja e ekonomise tone eshte ne normat e 6 perqindeshit. Hiq nga kjo 3% qe eshte inflacioni rritja nominale eshte vetem 3%.
    Nje rritje e tille mund te jete e mire per USA ose Gjermanine... por jo per ekonomi si e jona qe eshte ne fillimet e saj ende.
    Rritja e ekonomise duhet te jete si ajo e pemes. Ne fillim e shpejte pastaj vjen duke u ngadalesuar. Rritja e ekonomise shqiptare ne momentin ku ndodhemi duhet te jete ne normat 10% nga keto 3% inflacion dhe 7% rritje nominale.
    Ne nje shkrim kam shprehur mendimin tim se me ane te tre reformave kjo gje mund te arrihet. Ato jane:
    Qetsimi i politikes
    Zgjerimi i taksave dhe njekohesisht ne perpjestim te zhdrejt ulja e tyre
    Dhenia fund problemit te pronave.

    Mendoj se keto tre reforma jane te mjaftueshme per ta cuar rritjen vjetore ne 10%
    PAUCA SED MATURA

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Cilat janė shkaqet e falimentimit tė njė bisnezi..??
    Nga Zemrushja nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-05-2007, 08:12
  2. Disa tė dhėna mbi ekonominė e vėndeve ballkane
    Nga Tepelenas_nr_1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 11:09
  3. "rrofte Importi, Poshte Eksporti"
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-07-2005, 17:27
  4. Nga Cumcakizi tek dollari, inflacioni i mashtrimit per seks.
    Nga R2T nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 18:46
  5. Konvertim valute dhe kalkulator inflacioni
    Nga benseven11 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-07-2004, 17:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •