Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24

Tema: Inflacioni

  1. #21
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Tregtia
    Kurset private tė gjuhėve tė huaja rritin inflacionin me 0.4 pėr qind

    Shėrbimet arsimore, si kurset e gjuhėve tė huaja apo regjistrimi nė shkollat dhe kopshtet private, janė faktorė sezonalė qė kanė ndikuar nė rritjen e inflacionit






    Altin Xhikneli / Data (09-12-2003)


    Rritet niveli i ēmimeve tė shportės sė konsumit me 0.4 pėr qind pėr muajin nėntor. Sipas tė dhėnave nga Instituti i Statistikave (INSTAT), treguesi i ēmimeve tė konsumit ėshtė rritur me 0.4 pėr qind krahasuar me njė muaj mė parė. Krahasuar mė njė vit mė parė, gjatė kėtij viti vėrehen rritje tė mėdha nė ēmimin e kurseve tė gjuhėve tė huaja, pijeve alkoolike, si dhe duhanit. Sipas INSTAT-it, krahasuar me muajin tetor, rritja e ēmimeve tė konsumit me 0.4 pėr qind ėshtė rezultat i rritjes sė tarifave tė pagesės pėr mėsimin e gjuhėve tė huaja me 6.6 pėr qind. Shėrbimet arsimore, si kurset e gjuhėve tė huaja apo regjistrimi nė shkollat dhe kopshtet private, janė faktorė sezonalė qė kanė ndikuar nė rritjen e inflacionit. Gjatė kėsaj periudhe ėshtė rritur numri i nxėnėsve qė kėrkojnė tė mėsojnė nė mėnyrė private gjuhė tė huaja.

    Zarzavatet dhe perimet
    Gjatė muajit nėntor disa zarzavate dhe perime kanė shėnuar njė rritje tė konsiderueshme krahasuar me njė muaj mė parė. Kėtu mund tė pėrmendim rritjen e ēmimit tė kastravecit prej 40.2 pėr qind, tė mashurkave prej 17.1 pėr qind, tė specave prej 16.9 pėr qind.

    Veshjet dhe kėpucėt
    Muaji nėntor shėnon dhe njė rritje tė lehtė tė veshjeve pėr burra dhe gra. Kėtu mund tė pėrmendim rritjen e veshjeve pėr burra prej 2.7 pėr qind, veshjeve pėr gra pre 1.3 pėr qind, si dhe tė kėpucėve pėr fėmijė prej 1.7 pėr qind.

    Inflacioni ose indeksi i ēmimit tė konsumatorit (treguesi i shportės sė konsumit) ėshtė njė tregues i cili mat ndryshimin nė kohė tė ēmimeve tė mallrave dhe shėrbimeve tė pėrfshira nė shportėn e tregut. Shporta e tregut, e cila pėrbėhet nga njė numėr i caktuar mallrash dhe shėrbimesh, shpreh nivelin e jetesės sė popullatės. Meqenėse artikujt e pėrfshirė nė shportėn e tregut janė pėrfaqėsues sė blerjes sė popullatės, ky tregues ėshtė kryesor pasi ndikon nė koston e jetesės sė ekonomive familjare.
    PAUCA SED MATURA

  2. #22
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Inflacioni, sėmundja qė mbjell varfėrinė

    Gjatė ngritjes sė nivelit tė ēmimeve (inflacionit), shtresat qė gotiten mė shumė janė shtresat e varfra dhe ato me tė ardhura fikse


    Rritjet e fundit tė ēmimeve pritet tė kenė efektin e tyre nė inflacion. Por pėr ekspertėt e Bankės sė Shqipėrisė nuk ėshtė ende e qartė se sa do tė jetė realisht ndikimi nė inflacionin e kėtij viti. “Megjithėse kemi tė dhėnat se sa do tė jetė rritja e tarifave tė energjisė elektrike, pėr bukėn ende nuk ėshtė konfirmuar shifra e rritjes ekzakte tė ēmimit, prandaj nuk mund tė flasim apriori sa do tė jetė efekti nė inflacion”,-tha Shkėlqim Cani, guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, gjatė njė konference pėr shtyp tė mbajtur ditėn e premte nė ambientet e Bankės. “Gjithashtu, nuk kemi tė dhėna mbi efektet nė artikujt e tjerė tė lidhur me miellin dhe sė dyti nuk ėshtė sekret tė themi qė ka edhe spekulime sa herė ka rritje ēmimesh”,-tha ai. Gjithsesi, kėto janė kėrcėnime tė inflacionit, por ende tė pamatura pasi priten fillimisht llogaritjet e INSTAT-it dhe mė pas edhe Banka e Shqipėrisė llogarit ndikimet indirekte tė kėtyre faktoreve nė inflacion. Ndikim nė ekonomi pritet tė kenė edhe ngjarjet politike tė cilat provokojnė destabilitet. Edhe pse ekonomia ėshtė gjithmonė e mė larg politikės, asnjėherė nuk mund tė themi se ajo nuk ndikohet nga zhvillimet negative tė politikės. Edhe ky mund tė quhet njė kėrcėnim pasi dihet qė ekonomia shqiptare vazhdon tė jetė e brishtė dhe e shoqėruar me zhbalancime tė mėdha makroekonomike.

    Cilėt janė faktorėt qė kanė ndikuar mbi nivelin e ēmimeve nė vitin 2003?
    Gjatė analizės vjetore tė Bankės sė Shqipėrisė u deklaruan edhe faktorėt qė kanė ndikuar mbi nivelin e ēmimeve pėr vitin 2003. Shqipėria ėshtė njė vend qė veprimtarinė e saj ekonomike e mbėshtet nė njė masė tė madhė tek importet qė kryesisht vijnė nga vendet fqinjė, Italia dhe Greqia. Kėto vende gjatė vitit 2003 kanė pasur njė nivel tė rritur tė ēmimeve, kėshtu qė njė pjesė e inflacionit nė vend ėshtė importuar nga jashtė. Njė faktor tjetėr qė ka ndikuar ka qenė edhe ngritja abuzive e ēmimeve tė mallrave tė konsumit nė fund tė vitit, qė me gjithė masat e marra dha efektin e saj mbi shifrėn e inflacionit duke e ēuar atė nė masėn 3.3 % pėr sa i pėrket muajit dhjetor.

    Ecuria e inflacionit
    Gjatė kėtyre viteve tė tranzicionit ekonomia shqiptare ėshtė tronditur shpeshherė nga situatat inflacioniste. Vitet 1993 dhe 1996 mbeten mė tė zymtit pėr sa i pėrket kėtij fenomeni. Por cilėt janė pėrgjegjėsit dhe kush duhet tė pėrgjigjet pėr inflacionin? Nė teoritė ekonomike theksohet se ai ėshtė kryesisht njė fenomen monetar, por ai shkaktohet edhe nga bumet e kėrkesės dhe nga njė shok nė ofertė. Lidhja e inflacionit nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me paranė nė qarkullim ka rritur kohėt e fundit edhe rolin e bankave qendrore nė drejtim tė kėtij fenomeni. Nė Shqipėri institucioni qė pėrgjigjet pėr ruajtjen e nivelit tė ēmimeve ėshtė BSH, qė ka objektiv parėsor tė saj ruajtjen e nivelit tė ēmimeve.
    Cilėt goditen mė shumė gjatė njė situate inflacioniste?
    Gjatė ngritjes sė nivelit tė ēmimeve, shtresat qė gotiten mė shumė janė shtresat e varfra dhe ato me tė ardhura fikse. Mallrat bėhen mė tė shtrenjtė nė njė periudhė tė shkurtėr kohe dhe kursimet shkatėrrohen. Politikat arbitrare tė qeverisė qė konsistojnė nė mbulimin e deficitit buxhetor me anė tė prerjes sė parasė sjell inflacionin kronik, qė ėshtė edhe shkatėrrimtari i kapaciteteve prodhuese tė njė vendi.
    PAUCA SED MATURA

  3. #23
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Rikthehet inflacioni i '98-ės

    Sipas deklaratės sė guvernatorit Cani, norma e inflacionit pėr muajin shkurt tė vitit 2004 vlerėsohet tė jetė rreth 4.4 pėr qind, normė kjo mė e larta qė prej vitit 1998


    Ēmimet kanė kapur nivelin mė tė lartė qė nga viti 1998. Ato janė rritur mė tepėr se parashikimet, duke arritur njė nivel rritje prej 4.4%. Ndryshe nga vitet e tjera, viti 2004 ruajti njė nivel relativisht tė lartė ēmimesh pėr muajt janar dhe shkurt. Kėshtu, pėr njė pjesė produktesh ēmimet e tė cilave u frynė si zakonisht pėr festat e fundvitit nuk pati njė rivendosje tė tyre nė nivelet e mėparshme tė tij. Pėr mė tepėr, kėto dy muaj janė ndikuar ndjeshėm nga ēmimet e rritura tė energjisė, tė telefonisė dhe sė fundi tė bukės. Nėse do tė marrim parasysh efektin qė pritet tė japė nė ēmimet e produkteve tė tjera rritja e ēmimit tė energjisė, atėherė duket e largėt shpresa pėr tė pasur njė ulje tė nivelit tė inflacionit nė muajt nė vijim, ose mė keq akoma, mund tė pritet njė thellim i tij. Si rrjedhim tė paktėn njė gjė mund tė thuhet me siguri, inflacioni 2004 vėshtirė se mund tė qėndrojė brenda kornizave tė FMN-sė.
    “Megjithėse tė dhėnat qė ne disponojmė pėr muajin shkurt kėrkojnė akoma kohė pėr tė nxjerrė njė rezultat pėrfundimtar, mund tė them se kjo ngritje e nivelit tė pėrgjithshėm tė ēmimeve pritet qė tė mos ketė ndikime nė rritjen e mėtejshme tė normės sė inflacionit nė tė ardhmen”, - deklaroi dje nė komisionin parlamentar tė financave dhe tė ekonomisė guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Shkėlqim Cani. “Kjo pėr shkak se mallrat tė cilat kanė sjellė kėtė rritje ēmimesh, veēo kėtu energjinė elektrike, e cila jep njė shkallėzim tė normės sė inflacionit edhe nė tė ardhmen, japin njė goditje vetėm njėherė nė normėn e inflacionit pėr vetė faktin e thjeshtė se nuk mbartin rritje ēmimesh nė produkte tė tjerė. Arritja e kėsaj norme inflacioni pėr muajin shkurt kėrkon qė nga ana e Bankės sė Shqipėrisė tė ndėrmerret njė politike monetare optimale nė mėnyrė qė tė jetė nė pėrshtatje me ndryshimin e normės sė inflacionit”, - tha ai.


    Ēmime tė larta, thellim i varfėrisė
    Pvarėsisht deklaratave pėr indeksim pagash, ky fillim viti po shėnon njė kosto mė tė lartė jetese pėr shqiptarėt. Kėshtu, limiti i varfėrisė nė Shqipėri ėshtė 8,7 mijė lekė, ndėrkohė qė pagat dhe pensionet vėrtiten rreth kėtij minimumi. Kėshtu, pensioni minimal ėshtė 6,8 mijė lekė, ndėrsa paga minimale 9,1 mijė lekė nė muaj. Sipas statistikave, rreth 750 mijė shqiptarė janė tė varfėr, pra jetojnė me limitin e minimumit jetik prej 8,7 mijė lekė nė muaj. Nga kėta rreth 150 mijė janė ekstremisht tė varfėr, qė do tė thotė se tė ardhurat e tyre janė nėn minmumin jetik. Nė projektbuxhet thuhet se gjatė kėtij viti pagat dhe pensionet do tė rriten me 7-8 pėr qind. Por kjo rritje do tė fillojė nė korrik tė kėtij viti dhe i bie qė rritja e vėrtetė tė jetė sa gjysma, pra rreth 4%. Por duke parė se inflacioni qė nė muajin shkurt arrit njė nivel mbi 4 pėr qind, atėherė mund tė themi se jo vetėm qė nuk do tė ketė rritje reale tė pagave dhe pensioneve, por do tė ketė njė rėnie reale tė tyre.



    Kredia e re pėr ekonominė, 92 miliardė lekė gjatė gjashtėmujorit tė dytė 2003


    Gjatė gjashtėmujorit tė dytė tė vitit 2003, kredia e re e dhėnė nga bankat e nivelit tė dytė arriti nė 92 miliard lekė. Megjithėse kreditimi i ekonomisė nga sistemi bankar ėshtė shumė poshtė vendeve tė rajonit, duke qenė vetėm 7 pėr qind e GDP (produktit tė brendshėm bruto), kjo rritje e kredisė qė publikon BSH ka mė shumė vlerė pėr sa i pėrket normės sė rritjes sė nivelit tė kreditimit, e cila ėshtė rritur me 50 pėr qind pėr gjashtėmujorin e dytė tė vitit 2003.


    Nivelet e kredisė sė pakthyer
    Guernatori e ka vlerėsuar si hap pozitiv rritjen e nivelit tė kreditimit tė ekonomisė nga sistemi bankar. Megjithatė, ai ka vėnė si detyrė monitorimin mė tė mirė nė drejtim tė kredive tė pakthyera. “Aktualisht kredia e poakthyer ėshtė nė nivelin 2 pėr qind tė kredive totale, ndėrsa kredia nėn standard ėshtė nė nivelin e 5-pėrqindėshit”, - tha Cani. “Kontrolli i nivelit tė kredisė sė pakthyer do tė jetė njė masė prioritare qė do tė vazhdojė qė tė ndėrmerret nga BSH, nė mėnyrė qė mos tė pėrsėriten raste kur bankat e nivelit tė dytė tė arrijnė tė kenė rreth 90 pėr qind tė kredive nėn standard”, - tha ai.


    Kredia nė valutė dhe risku qė paraqet ajo pėr sistemin bankar
    Rreth 82 pėr qind e kredisė totale qė sistemi bankar financon ekonominė ėshtė nė valutė kryesisht nė euro dhe USD. Por bankat e nivelit tė dytė, duke u nisur nga pėrfitimi qė mund tė kenė nga stabiliteti i kėtyre monedhave, mund qė tė pėrfshihen nė risqe tė tjera, qė vijnė nga lėvizjet nė normat e interesit dhe ato mbi kursin e kėmbimit tė lekut me kėto monedha. Pra, nėse p.sh. leku mbiēmohet me 10 pėr qind nė raport me euron, atėherė pėr njė kreditor qė ka marrė njė kredi nė euro me njė normė interesi 10 pėr qind, interesi real qė ai duhet qė tė paguajė pėr kredinė e tij nuk ėshtė mė 10 pėr qind, por ai shkon nė 20 pėr qind. Rritja e nivelit tė interesave tė kredive nė valutė qė vijnė si rezultat i mbiēmimeve tė lekut me valuta e tjera, sjell gjithashtu dhe mundėsinė e moskthimit tė kredisė, si dhe rritjen e riskut financiar me tė cilin pėrballet sistemi bankar. Njė situatė e tillė mund tė vijė edhe nga lėizjet nė normat e interesave, qė gjithashtu mund tė sjellė njė rritje tė kostos tė kredisė nė valutė nė mėnyrė tė tėrthortė, por nėse ky fenomen ndodh nė njė sistem financiar ku shumica e kreditorėve janė trajtuar me kredi nė valutė, atėherė pasojat do tė ishin me tė vėrtetė tė paimagjinueshme.
    Projekti pėr ngritjen e njė zyre tė regjistrimit tė kredive
    Nga ana e bankave tė nivelit tė dytė ėshtė hedhur ideja qė gjatė vitit 2004 tė ngrihet njė zyrė pėr regjistrimin e kredive. Kjo iniciativė e ndėrmarrė nga sistemi bankar i nivelit tė dytė ėshtė pėrkrahur edhe nga Banka e Shqipėrisė. Informacioni qė do tė pėrpunohet nė kėtė qendėr, do tė shėrbejė nė radhė tė parė pėr identifikimin e klientėve tė parregullt tė bankave. Nė kėtė mėnyrė i hiqet mundėsia qė njė klient qė ka njė historik tė rėnduar nga kreditė e pakthyera nė njė bankė tė ketė mundėsi qė tė kreditohet pėrsėri nė njė bankė tjetėr.


    Niveli i rezervės valutore nė muajin dhjetor 2003
    Rezerva valutore nė BSH nė muajin dhjetor arriti shifrėn 1 miliard e 26 milionė dollarė, duke u rritur me 50 milionė pėr vitin 2003. Rritja e rezervės valutore vjen si rezultat edhe i politikės sė ndjekur nga ana e BSH. Nė fund tė vitit qė kaloi banka qendrore ndėrmori njė operacion financiar qė konsistonte nė blerjen e valutės, duke sjellė nė kėtė mėnyrė dhe rritjen e rezervės valutore.
    PAUCA SED MATURA

  4. #24
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Klaudi Basho - 04/10/2004

    Ē’fshihet pas inflacionit “2 deri 4%”?

    Niveli shumė optimist 2% tregon njė ekonomi tė stabilizuar e konkurenciale, ndėrsa niveli 4% ėshtė pesimist sepse i afrohet mė shumė performancave tė 2 viteve tė kaluar


    Mė nė fund nga Ministria e Financave fillojnė tė dalin parashikimet e para kryesore ekonomiko-financiare pėr vitin e ardhshėm. Njė pjesė e mirė e shoqėrisė shqiptare, sidomos ajo e lidhur drejtpėrdrejt me ekonominė dhe biznesin, ėshtė duke pritur. Janė kryesisht parashikime qė kanė tė bėjnė mė inflacionin, me rritjen e prodhimit tė pėrgjithshėm bruto (PBB), me investimet nė infrastruktura dhe nė sektorė tė veēantė, me transferimin e rezervave pėr administratėn lokale, deri nė parashikimin e tė ardhurave nga taksat dhe qė kulmon njė punė tė madhe paraprake qė me siguri ka pėrfshire dhe do tė pėrfshijė tė gjithė aparatin shtetėror, deri nė miratimin e buxhetit pėr vitin 2005. Ndėr tė gjitha mrekullitė qė kemi dėgjuar deri tani dhe qė konferencat e shtypit tė ministrive tė interesuara nuk mungojnė tė na japin me doza tė mėdha pėr kėnaqėsinė e mediave dhe tė analistėve tė ndryshėm qė deri tani kanė qenė pesimistė, por qė nė tė ardhmen nuk do tė kenė arsye, ėshtė parashikimi i inflacionit dhe i prodhimit tė pėrgjithshėm bruto (PBB) pėr vitin qė vjen. Parashikimi ėshtė: inflacioni do tė jetė nga 2% deri nė 4% dhe PBB-ja do tė rritet nė masėn jo mė pak se 6%. Duke qenė se ėshtė njė parashikim i qeverisė, i shqiptuar nga vet titullari i Ministrisė sė Financave, pra ėshtė njė burim serioz dhe jo njė lajm i qarkulluar nė mjediset e medias shqiptare, njė vėzhgim dhe njė analizė pak mė e thellė meriton vėmendje.
    Niveli i inflacionit pėr vitin 2005 do tė jetė nga 2% deri nė 4%. Niveli shumė optimist 2% tregon njė ekonomi tė stabilizuar, tė shėndoshė, konkurrenciale, me nivele ēmimesh tė qėndrueshme. Niveli 4% ėshtė pothuajse pesimist dhe mė shumė i afrohet ekonomisė sonė qė do tė ishte pėrsėritja pak a shumė e pėrformancave tė dy viteve tė kaluara. Pra, maksimumi i parashikuar pėr inflacionin ėshtė dyfishi i minimumit, gjė qė nė vetvete nuk do tė ishte ndonjė faj i madh sikur minimumi tė mos ishte njė rezultat ekonomik krejt i kundėrt me maksimumin. Duke vazhduar nė kėtė mėnyrė nuk ėshtė ēudi qė parashikimet e tjera ekonomiko-financiare pėr vitin 2005 tė jenė tė tilla: rritja e sektorit tė transportit nga 5% deri nė 10%, rritja e industrisė sė ndėrtimit nga 10% deri nė 20%, rritja e vjeljes sė taksave nga 20% deri nė 40% mė shumė, rritja e invesimeve nė infrastrukturė nga 100 deri nė 200 milionė lekė, dhe kėshtu me radhė. Ėshtė e njėjta gjė sikur njė institut anketimi tė parashikonte pėr fushatėn e ardhshme elektorale tė Partisė Socialiste njė rezultat qė do tė shkonte nga 20% deri nė 40%, qė do tė thotė, nga njė humbje e sigurtė deri nė njė triumf elektoral. Natyrisht, konkluzioni qė qeveritarėt do tė arrinin pas njė parashikimi tė tillė do tė ishte se ky institut nuk ėshtė aspak serioz dhe nuk reflekton nė asnjė mėnyrė opinionin e qytetarėve.
    Tė gjithė operatorėt ekonomikė shqiptarė apo tė huaj qė veprojnė nė ekonominė shqiptare, BSH-ja, bankat private, investuesit ndėrkombėtarė, analistėt ekonomikė dhe financiarė, qė i japin votat ekonomisė dhe qeverisė, importuesit qė pėrdorin shpesh kreditė tregtare dhe duke pėrfunduar tek qytetari i thjeshtė qė pėr vitin 2005 mendon tė shkojė nė bankė pėr tė kėrkuar kredi pėr apartamentin e ri qė dėshiron tė blejė, janė tė interesuar tė njohin mirė parashikimet kryesore makroekonomike. Nė bazė tė tyre planifikojnė gjithė veprimtarinė e tyre ekonomike dhe bėjnė parashikimet pėr tė investuar apo jo, pėr tė hyre nė borxh apo jo. Nė fund tė fundit, nuk kėrkojnė shumė. Ja disa nga pyetjet qė ata i bėjnė qeverisė dhe pėr tė cilat do tė ishte mirė qė tė kishin njė pėrgjigje.
    E para. Me njė parashikim tė tillė tė inflacionit, cila do tė ishte rrjedha e formimit tė taksės sė interesit (REPO) qė Banka e Shqipėrisė do tė zbatonte pėr tė ashtuquajturėn skonto? Sipas praktikave tė ekonomisė moderne, formimi optimal i kėsaj takse tė interesit do tė ishte pak a shumė 1.5% deri nė 2% mė shumė se inflacioni real dhe nė bazė tė kėsaj logjike, pėr vitin e ardhshėm sipas parshikimeve do tė duhet tė kishim taksėn e interesit nga 3,5% deri nė 6%, njė diferencė e tillė nė tė njėjtėn kohė pohon dhe hedh poshtė ēdo lloj gjykimi pėr ecurinė e ekonomisė.
    E dyta. Cila ka pėr tė qenė pak a shumė ecuria e interesave pėr kreditė e reja bankare, qofshin kėto tregtare apo hipotekare? Do tė ulen apo do tė rriten? Pėr dy herė me radhė gjatė kėtij viti BSH-ja e ka ulur taksėn e interesit (REPO). Njė gjė tė tillė nuk e kanė bėrė bankat private, pėrkundrazi, interesat pėr kredi hipotekare janė nė rritje dhe kjo do tė thotė se janė dy gjėra. E para, qė bankat nuk po e pėrdorin skonton e ofruar nga BSH-ja dhe e dyta, qė ato preferojnė tė mos hyjnė hėpėrhė nė njė aventurė tė dhėnies sė kredive afatgjata. Me sa duket, parashikimet e tyre monetare dhe ekonomike pėr vitin qė vjen janė tė ndryshme, shumė mė pak optimiste.
    E treta. Pėr njė analist ekonomik apo financiar lindin pyetje tė tilla qė mund tė jenė dilema tė pazgjidhshme. Njė inflacion prej 2% do tė thotė, ndėr tė tjera, edhe ofertė mallrash qė i afrohet shumė kėrkesės. E kundėrta ndodh me njė inflacion prej 4%. Nė rastin e parė papunėsia mund tė jetė nė rritje dhe e kundėrta duhet tė ndodhė nė rastin e dytė. Ēfarė drejtimi do tė marrin tė ardhurat nga rrogat nė prezencėn e njė parashikimi tė tillė ku minimumi bėn qė tė ardhurat tė ulen dhe maksimumi bėn saktėsisht tė kundėrtėn? Pėr vitin e ardhshėm do tė kemi tė ardhura mė tė mėdha apo mė tė vogla? Tė gjitha kėto janė elemente qė u shėrbejnė analistėve pėr tė parashikuar dhe programuar investime nė tė ardhmen.
    Nė konsideratė tė fundit, druhemi se parashikimi i qeverisė pėr njė inflacion prej 2%, si minimumi i inflacionit pėr vitin e ardhshėm, ėshtė utopist. Parametrat akualė tė ekonomise shqiptare janė shumė larg nga ky rezultat. Do tė duhen shumė vite, reforma e njė politikė rigoroze, sidomos nė fushėn e konkurrencės, pėr tė arritur njė qėllim tė tillė.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Cilat janė shkaqet e falimentimit tė njė bisnezi..??
    Nga Zemrushja nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-05-2007, 08:12
  2. Disa tė dhėna mbi ekonominė e vėndeve ballkane
    Nga Tepelenas_nr_1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 11:09
  3. "rrofte Importi, Poshte Eksporti"
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-07-2005, 17:27
  4. Nga Cumcakizi tek dollari, inflacioni i mashtrimit per seks.
    Nga R2T nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 18:46
  5. Konvertim valute dhe kalkulator inflacioni
    Nga benseven11 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-07-2004, 17:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •