Një italian që gjithmonë thotë të vërtetën, një shqiptar që herë gënjen e herë jo, dhe një grek që gjithmonë gënjen janë ulur bashkë duke pritur të fillojë ndeshja finale e botërorit Brazil-Francë.
Një anglez u afrohet dhe pyet personin në të majtë: "Nga është ky që keni në mes?"
- Nga Italia, - i përgjigjet personi në të majtë.
Pastaj pyet personin në mes: "Nga je ti?"
- Nga Shqipëria, - i përgjigjet personi në mes.
Së fundi pyet personin në të djathtë: "Nga është ky që keni në mes?"
- Nga Greqia, - i përgjigjet personi në të djathtë.
U bë lëmsh anglezi i shkretë se për një pyetje mori tre përgjigje të ndryshme.
Ndihmojeni mikun tonë anglez të gjejë kombësinë e personit në mes. I tregoni nga janë dhe dy të tjerët, që mos të lodhet më me pyetje.
Krijoni Kontakt