Minoritetet dhe tė drejtat e tyre
Jonuz Kuēuku
VIJON - Nė Shqipėri jetojnė pakica kombėtare qė pėrbėjnė rreth dy pėr qind tė popullsisė. Kėta janė tė kombėsive fqinje, greke, maqedone, serbe e malazeze, si dhe tė kombėsive tė tjera, tė cilat kanė ardhur e janė vendosur nė Shqipėri nė kohė e pėr arsye tė ndryshme. Sipas statistikės turke tė vitit 1908-1909, nė Shqipėri ishin 13.857 persona me kombėsi greke, nga tė cilėt 6.872 ishin vendosur nė fushėn e Dropullit tė Gjirokastrės dhe 6.983 ishin vendosur nė fushėn e Vurkut tė Delvinės. Kėta grekė ishin sjellė nga pronarėt vendės si bujq pėr punimin e tokave tė tyre nė kėto fusha, fakt ky qė ėshtė i njohur historikisht. Sipas statistikės sė vitit 1979, pakica me kombėsi greke nė Shqipėri pėrbėhej nga 37.282 banorė, kurse sipas regjistrimit tė fundit ishin 43.807 banorė. Sipas statistikės turke tė vitit 1908-1909 nė Shqipėri ishin 1.267 tė regjistruar me kombėsi bullgare, kurse sipas regjistrimit tė fundit janė tė regjistruar 5.097 maqedonė dhe 100 me kombėsi serbe e malazeze, si dhe 3.053 me kombėsi tė tjera. Kėshtu nė Shqipėri janė, sipas regjistrimit tė fundit, 51.557 qytetarė qė pėrfshihen nė kategorinė e pakicave kombėtare. Duhet theksuar gjithashtu fakti se, gjatė rreth 80 vjetėve, qė kur ėshtė bėrė regjistrimi i parė i popullsisė nga shteti shqiptar, gjer nė regjistrimin e fundit, janė rreth 13 mijė qytetarė tė pakicave qė kanė kombėsi tė kryqėzuar nga martesat me shtetas shqiptarė.
Qeveritė dhe populli shqiptar gjithmonė i kanė trajtuar minoritarėt me miqėsi e bujari dhe me tė drejta tė barabarta me vetė vendėsit. Ky ėshtė njė fakt i mirėnjohur. Kjo ėshtė njė cilėsi e shquar e popullit shqiptar, i cili i ka mirėpritur, dashur, ndihmuar e respektuar kurdoherė tė huajtė dhe kurrė nuk i ka shkuar nė mend tė hakmerret kundrejt minoritarėve pėr genocidin e pashembullt qė kanė kryer shtetet fqinje ndaj shqiptarėve qė jetojnė nė trojet e tyre.
Ėshtė njė e vėrtetė e njohur se minoritarėt grekė, qė banojnė nė fushėn e Dropullit e tė Vurkut janė pėrkujdesur nga shteti shqiptar pėr tė ushtruar tė gjitha tė drejtat dhe pėr tė pėrmirėsuar jetesėn e tyre mė mirė se zona tė tjera tė vendit. Kėshtu, pėr shembull, fshatrat e Dropullit u elektrifikuan dhe iu ēua uji i pijshėm nga njė distancė e largėt mė parė se zonave tė tjera thjesht shqiptare. Fusha e Vurkut dhe e Dropullit u bonifikuan duke krijuar ferma, vreshta etj. U ndėrtuan shkolla, kopshte, ēerdhe pėr fėmijė, nė gjuhėn e tyre amtare. U ngritėn ambulance e qendra shėndetėsore, shtėpi kulture, klube etj. Nė Universitetin e Gjirokastrės u ēel katedra e gjuhės greke, ku pėrgatiten mėsues pėr minoritarėt. Me bursėn e shtetit qindra djem e vajza minoritare kanė mbaruar dhe ndjekin arsimin e lartė nė degė tė ndryshme tė ekonomisė, kulturės, shkencės. Shumė prej tyre punojnė nė sektorė me rėndėsi, gjer ministra, zėvendėsministra, drejtorė, gjyqtarė, deputetė, etj. Nė mentalitetin e shqiptarėve nuk ekziston dallimi midis qytetarėve me kombėsi tė ndryshme. Prandaj, nė Shqipėri nuk ėshtė vėrtetuar nė asnjė periudhė dhe nė asnjė rast tė krijohen armiqėsi midis vendėsve shqiptarė dhe pakicave kombėtare. Fakti se midis tyre ka edhe mjaft lidhje martesore, tregon qartė harmoninė, dashurinė, respektin dhe mirėkuptimin qė ekziston nė Shqipėri midis qytetarėve me kombėsi tė ndryshme.Tė drejtat dhe liritė e pakicave kombėtare nė Shqipėri garantohen nga Kushtetuta e Republikės, nė nenin 20.
Kėto tė drejta e liri pėr pakicat kombėtare nė Shqipėri janė tė realizuara plotėsisht, prandaj ēdo pretendim qė mund tė bėhet nga grupe ose persona shoviniste tė shteteve fqinje, ėshtė krejt i pabazuar, provokativ dhe me qėllime politike tė nacionalizmit ekstrem.
Krejt ndryshe nga trajtimi miqėsor, dashamirės, duke u siguruar tė gjitha tė drejtat e pakicave kombėtare nė Shqipėri, shtetet fqinje i kanė persekutuar dhe u kanė mohuar tė drejtat shqiptarėve qė banojnė nė kėto shtete. Ėshtė i qartė ky problem pėr shqiptarėt e Kosovės e Maqedonisė, ku shkelja e ēdo tė drejte pėr shqiptarėt, provokoi luftėrat qė u zhvilluan nė kėto vende vitet e fundit. Por ėshtė problem shqetėsues pėr qindra-mijė shqiptarė tė zbuar nga vatrat e tyre nė Ēamėri e krahina tė tjera nga shteti grek. Qė nga 1913, kur shteti grek pushtoi trojet shqiptare, ushtroi genocide pėr ti detyruar shqiptarėt, veēanėrisht tė fesė muslimane, tė largohen nga vatrat e tyre. Kėtė fakt e thotė nė shkrimet e tij edhe gjenerali Teodor Pangallos, ish -kryekomandanti dhe kryetari i shtetit grek. Ai ka shkruar:
Menjėherė sapo erdha nė krye, nė qershor 1925, u gjenda para ēarjes sė vėrtetė tė marrėdhėnieve tona me Shqipėrinė pėr shkak tė Ēamėrisė. Autoritetet greke, me dhunė dhe nė kundėrshtim me traktatet, shpėrngulėn banorėt shqiptarė duke i dėrguar nėpėrmjet detit nė Azinė e Vogėl. Nė Epir po realizohej njė dramė e vėrtetė se fshatarėt, duke qarė vajtueshėm i shkėputėn nga vatrat e tyre, ku lindėn dhe rrojnė prej shekujsh dhe i hipnin nė anije, pėr nė Azi. Thirra menjėherė Drejtorin e Pėrgjithshėm kompetent, i cili, ēuditėrisht, mė tha: Formalisht kanė tė drejtė, por, pėr shkaqe tė nevojės dhe qėllimit, ėshtė ndėrmarrė shpėrngulja e shqiptarėve, qė tė zbrazen fshatrat pėr vendosjen e refugjatėve, bashkombėsve tanė. Nuk ia vlen tė angazhohemi pėr palo-shqiptarėt, zoti kryetar. U pėrmbajta dhe nuk e flaka pėrjashta me shqelma diplomatin me monokėl. Teodor Pangallos, me origjinė shqiptare, ishte njė ndėr udhėheqėsit e shumtė dhe tė shquar arbėreshė, tė cilėt kanė lozur rol tė rėndėsishėm dhe kanė dhėnė kontribut tė madh pėr pavarėsinė dhe zhvillimin e shtetit grek.
Ėshtė shumė kuptimplotė tė citojmė kėtu njė fragment tė njė letre tė njė bije tė nderuar ēame, znj.Tulla Stefanidhi, botuar nė librin e saj Margariti, ku thotė:Bashkudhėtar, qė kthehesh nga Shqipėria, mos ke mėsuar, vallė, pėr motrėn time, si ne, ēame, nga vendet tona? Asgjė nuk di pas kaqė shumė vitesh qė kanė kaluar. Bashkudhėtar, ti qė je kthyer para do kohe nga Shqipėria, mos vallė di nė se rron motra ime e dashur? Dhe kjo bijė ēame e mbyll letrėn e saj me kėtė thirrje: O zot, sa tė tmerrshėm, sa tė neveritshėm gjakatarėt, tiranė, paranoikė, qė vunė popujt tė vriten dhe nuk i lėnė tė rrojnė me dashurinė e zemrės pėr njėri-tjetrin.
Fjalėt prekėse tė znj.Tulla nuk janė vetėm tė saj, por tė njė populli tė tėrė tė qytetėruar, qė nuk pajtohet me barbarinė e kryer ndaj popujve tė tjerė. Popujt janė realistė dhe jo shovinistė, ata e duan njėri-tjetrin, se kanė bashkėjetuar gjatė shekujve si fqinjė tė mirė.
Krijoni Kontakt