cruel gabon qe mendon ashtu.
ajo per njerzit i ka bere poezite.
shume mire qe joniani na dha rast te lexojme poezite e asaj ketu se neper librari spo shkon me njeri.
cruel gabon qe mendon ashtu.
ajo per njerzit i ka bere poezite.
shume mire qe joniani na dha rast te lexojme poezite e asaj ketu se neper librari spo shkon me njeri.
Jonian,
eshte gjynah qe ti nuk tregon emrin e shoqes tende, shpirtit qe ka shkruar keto mrekulli.
Nese ajo i ka botuar keto poezi ne nje vellim, te lutem sille ketu titullin e tij.
Vecoj DIALOG, se me preku me permendjen e DITEs
Dialog
Nata: - Une i bej te lumtur njerezit
Dita: - Sa keq. Tek une gjejne vec zhgenjim.
Nata: - Ne endrrat e mia ata realizoojne gjithcka.
Dita: - Ah. Ti qenke rrenja e zhgenjimit
Oh jo Brar, vetem kjo goce qe nuk shkruan per njerezit. Poezite behen per tu lexuar, keto poezi jane per tu shikuar. E shikoj ate me tere lakuriqsine e saj dhe dua ti nxjerr syte e mij njesoj si Edipi
Pse njerezit kujtojne se bukuria e tjetrit mund te jete dhe e tyrja. Epitet "e mrekullueshme, fantastike" jane thjesht primitive.
E kisha harruar kete teme fare. Megjithate tani qe e kujtova po vazhdoj me disa poezi te tjera. Fati e solli qe te bie prape ne kontakt me autoren para disa kohesh, megjithese jo nga forumi shqiptar. Emrin e ka Ina, dhe me sa di vazhdon te shkruaje akoma. Faleminderit te gjitheve per konsideratat si atyre qe i kane pelqyer poezite ashtu dhe atyre qe jane kritike ndaj tyre. Poezite qe jane shkruar ne postimin e pare jane marre nga nje fletore me poezi te cilen autorja ma kishte dhuruar para se te mbaronim shkollen e mesme. Ndersa poezite e tjera jane marre nga vellimi "Kembanat e zgjimit" i cili eshte pjese e librit "Diell Jonik", nje bashkepunim i fondacionit SOROS me shkollen e mesme ekonomike "Antoni Athanas" ne Sarande.
Per antonimin e jetes sime
Te shoh, por s'te ndiej.
Te degjoj, por s'te flas.
E di qe je kudo ku jam une:
ne cdo rruge, ne cdo kthine,
ne cdo rast te jetes sime,
me ke paralajmeruar, me ke thene:
Kujdes!
Por une s'njoh frike,
nese me do ne mbreterine tende
merrme sa me pare,
te iki nga kjo bote
me engjej hipokrite;
tek ti do te jem
tek djalli real.
*******
Koha ime ka mbetur.
Pranga te egra kujtimesh
e kane zene robinje.
E akuzojne per vrasje,
per gjakra te nxehte,
per gurre varresh te ftohte.
Pse?
Pse linda te jetoj ketu,
ne kete bote mjerane,
ku gjethi i trembet pemes,
dhe loti rreshqet mbi faqe.
Pse linda ketu?
Ku me epsh te paturpshem
njerezit te shohin ne sy,
dhe kur syte s'ua kthen,
te veshin mantelin e fjaleve,
mantelin e zi.
Dashuri ne infinit
e shtriva dashurine ne nje drejtez
deri ne infinit.
Pastaj,
Pastaj pluhuri i bardhe ra shtruar
Ne dysheme,
ne kujtim te saj.
Ketu
Une jetoj ketu
ne qytetin e fjaleve.
Here mbytem ne detin e tij
e here permendem prej nje dallge.
Une jetoj ketu,
ne boten e MOS-it,
ku njeriu vetekenaqet
me moralin idiot
prane pjates se kosit.
Kontradikte me veten
Zemra e degjoi dhe tha:
"Erdhi".
Syte e kerkuan dhe thane:
"Ku eshte ai?".
Truri urdheroi:
"S'duhet ta shihni!".
Do te jete...
Do te jete e hene kur njerezit
do te nisen per week-end.
Do te jete muaji i trembedhjete i vitit,
kur dielli te rrotullohet rreth tokes.
Do te jete mesdita e mesnates,
kur Antarktida do te shkrije me nje qiri.
Dhe te gjitha keto do te ndodhin,
kur bishen e urrejtjes
te mos e ushqeje asnjeri.
* * * * *
Era e mori lotin e gjethit
e shpuri kaltersive,
vala e mori kujtimin e bregut
e shpuri s'di se ku
harresa e mori puthjen e fundit,
e prishi folezen tek une.
Enderr e perhumbur
Fytyra jote,
-hije qe lodron ne humnerat e syve te mi,
e qeshura jote,
-jehon ende ne labirinthet e shpirtit tim.
Puthja jote,
njom kujtesen mbi buzet e thara;
ti, gjysme qiri i fikur shprese
perbri trupit tim.
Prag vjeshte
Ne trotuarin e mendimeve te mia
kujtimi yt si gjethe e zverdhur ra.
Valle kujt i erdhi vjeshta,
ty apo mua?
* * * * *
Dy sy.
Nje e qeshur
diku...
ra termet ne germadhat
e nje dashurie te vjeter.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jonian : 15-07-2003 mė 01:20
Trimi i mirė me shoqe shumė
Atje
Lotet e thare i lashe atje
dhe ndjenjat e rreshkura prej kohes.
Floket prere nxitimthi
i lashe atje serish.
Fjalet e lashta, te bukura,
i varrosa pergjithnje,
atje, ne token e bute,
ku per mua kishin rilindur,
ku per mua qajne pa ze.
Do te te pres
Do te te pres...
derisa era te shkunde shpresen prej pemeve
do te te pres...
derisa vala te njesohet me bregun,
do te te pres...
derisa dielli te keputet si portokall
i pjekur.
E ndjej
Do te mbytem ne detin e syve te tu,
do te mbytem ne aromen e kraharorit tend,
do te mbytem ne endrrat per veten dhe per ty,
do te mbytem ende pa arritur tek ty.
Miqve te mi
Ju humbas te gjitheve,
sic humbet dita
oret pa kthim.
Ju lashe aty,
Ju lashe atje,
mes gjuhezash te bardha flakesh,
mes gezhoja akujsh,
qe te vrasin ne shpirt.
Ju humba.
Sa do te doja te ishit me mua,
sa do te doja te isha mes jush.
* * * * *
Kam ftohte
Ndoshta nga nata e lagesht,
nga ndjenja e harruar,
se larg ju kam lene.
Kam ftohte
e hena e lakuriqte qesh me mua:
"Ke ftohte ti,
ti, veshur me gezof
dhe dorashka ne duar?"
Larg apo afer
S'e di nese dua te me qendrosh larg
a te me qendrosh afer, s'e di.
Cmenduri te te kem larg
te te kem prane- dyfish cmenduri.
Kaq shpejt
Qenkam plakur.
Kaq shpejt, kaq pa kuptuar,
megjithese syte i kam ende te bukur,
por fatkeqesisht pa jete.
Qenkam plakur.
Kjo plakje me vret.
Ndonese ondet ne floke
ende s'jane shuar.
Erdhi kjo e mallkuar pleqeri,
kjo pleqeri e mallkuar.
Oh jo, qenkam plake ne shpirt.
Krisur, therrmuar...
Dashuria ime
Qerpiket puthen lehte,
ti vjen e bukur,
fluide si zane.
Zgjas duart te te marr
e brenda meje lekundem si vale.
Por befas agimi ty te tremb,
e ti shkrihesh, behesh lot;
neper trup nis me rreshqet,
rend te te kap e s'te kap dot.
Kete nate
Heshtja m'i ka vjedhur fjalet
dhe, erresira syte m'i ka rrembyer,
teksa nje vale me njom kembet nga pas
dhe, heneza me pikon mbi floket e gjate.
Sonte paskam shume shoqe e shoke,
e mbyllur ne vetmine e shpirtit kerkoj,
kerkoj persosmerine e yjeve,
kur nje degez ulliri behet hi e lot.
Vere e lagur
Rete e kryqezuan diellin
dhe ai filloi te qaje.
Lotet e tij te kalter
toka i piu egersisht
dhe shtirej
si femije i pafaj.
Do te vij...
E putha valen dhe e dergova tek ti,
por s'arriti: U mbyt.
E putha eren dhe e dergova tek ti.
por s'arriti; U tret.
E putha endrren dhe e dergova tek ti,
por s'arriti; U be dite.
Prandaj u nisa vete.
Do te vij...
Gjer ne zbardhje, me prit.
--------------------------------------------------------------------------
Keto ishin poezite e fundit te vellimit "Kembanat e zgjimit".
Trimi i mirė me shoqe shumė
Krijoni Kontakt