Ferma e kafsheve







KAPITULLI I



Atė natė, zoti Xhons i Fermės Menėr, i kishte mbyllur mirė kotecėt e pulave, ndonėse nuk mund tė pritej tė qe aq esėll sa tė mos harronte dritarėzat e ushqimit. E pėrshkoi oborrin si njė anije mes dallgėve, ndėrsa fasha e dritės sė fenerit i vallėzonte andej-kėndej nėpėr errėsirė. Pėrpalsi njė herė fort kėmbėt pėrpara derės sė mbrapme tė shtėpisė, rrėkėlleu njė gotė tė fundit birre nga fuēia qė mbante nė aneks dhe ia mbajti pėr nė shtrat, ku zonja Xhons gėrhiste prej kohėsh.
Me t’u fikur drita nė dhomėn e gjumit, njė trazirė dhe rrėmujė e pėrgjithshme u ndie nė mjediset e fermės. Gjatė ditės qe hapur fjala se Majori plak, hamshori me famė, fitues i disa ēmimeve nė Panaire, para njė nate kish parė njė ėndėrr tė cilėn dėshironte t’ua tregonte tė gjithėve. Ndaj edhe kafshėt e kishin bėrė me fjalė qė, me t’u hequr sysh zoti Xhons, tė mblidheshin te plevica e madhe. Majori plak (kėshtu i thėrrisnin tė gjithė, ndonėse emrin me tė cilin kishte ardhur nė kėtė botė e kishte Bukuroshi i Uillingtonit) gėzonte njė respekt aq tė madh nė fermė, saqė kushdo do tė sakrifikonte me kėnaqėsi njė orė gjumė qė ta dėgjonte ēfarė kish pėr t’u thėnė.
Majori qe rehatuar tashmė nė njė cep tė plevicės sė madhe, sipėr njė biēim platforme, ku qe sajuar edhe shtrati i tij prej kashte. Mbi tė, drejtpėrdrejt nga trarėt e ēatisė, varej njė fener. Ishte dymbėdhjetė vjeē dhe kohėt e fundit sikur po trashej, ama, qe derr, me njė pamje tė madhėrishme, qė s’ia dėmtonin aspak qimet e paprera ndonjėherė. S’vonoi shumė tė mblidheshin edhe kafshėt e tjera qė, secili sipas mėnyrės sė vet, zunė t’i bėnin vend vetes. Tė parėt mbėrritėn tre qentė, Blubeli, Xhesi, Pinēeri dhe, fill pas tyre, derrat qė zunė vend pėrpara, ngjitur me platformėn. Pulat u tulatėn nėpėr parvazėt e dritareve, pėllumbat fluturonin mbi trarėt e ēatisė, delet dhe lopėt u shtrinė pas derrave dhe ia nisėn ripėrtypjes sė ushqimit. Dy kuajt tėrheqės, Bokseri dhe Kloveri, erdhėn tok, duke ecur me ngadalė e duke i hedhur me kujdesin mė tė madh ato thundrat e tyre tė mėdha leshtore, nga frika se mos shkelnin ndonjė kafshėzė tė vogėl. Kloveri, njė pelė e shėndetshme, me pamjen e njė nėne qė po i afrohej mesit tė jetės, s’kishte ashur ende nė formė pas lindjes sė mėzit tė katėrt. Bokseri ishte njė kafshė gjigante, njė metėr e tetėdhjetė i lartė dhe me njė forcė sa pėr dy kuaj tė zakonshėm. Mes pėr mes hundės i kalonte njė pullė e bardhė, qė i jepte fytyrės sė tij pamjen e njė budallai, ndonėse edhe pa vėshtirėsi tė pretendohej pėr ndonjė inteligjencė tė veēnatä tek ai. Sidoqoftė, Bokseri gėzonte respektin e tė gjithėve nė sajė tė karakterit tė qėndrueshėm dhe fuqisė mahnitėse pėr tė punuar. Pas kuajve erdhėn Murieli, dhia e bardhė, dhe Beniamini, gomari. Beniamini ishte mė i vjetri nė fermė. Dhe mė nursėzi. Fliste shumė rrallė dhe vetėm sa pėr tė lėshuar ndonjė vėrejtje cinike; pėr shembul, mund tä thoshte se Zoti i kish falur njė bisht pėr tė dėbuar mizat, por atij do t’i pėlqente mė tepėr tė mos kishte as bishta e as miza. Ishte i vetmi, ndėr tė gjithė kafshėt e fermäs, qė nuk qeshte. Po ta pyesje pse, do tė pėrgjigjej se nuk shihte asgjė pėr tė qeshur. Megjithatė, ndonėse kurrė nuk kishte pranuar publikisht, ai ishte i dhėnė pas Bokserit; zakonisht, tė dielat i kalonin bashkė, te livadhi i vogėl prapa kopshttit, duke kullotur tė heshtur pranė njėri-tjetrit.
Kuajt s’kishin zėnė ende vend mirė, kur njė tufė rikash qė kishin humbur tė ėmėn, vėrshuan nė plevicė duke rikatur e duke u tundur sa mjatas djathtas. Tė shqetėsuara, kėrkonin njė vend ku tė mos i shkelnin. Kloveri formooi rreth tyre njė si mur me kėmbėt e saj tė gjata dhe rikat, me tė bėrė fole aty ia kėputėn gjumit. Nė fund, duke u spėrdredhur me njė petė sheqeri nė gojė, hyri Molli, pela bukuroshe e trushkulur, qė tėrhite dyrrotėshin e zotit Xhons. Zuri vend pėrpara dhe nisi tė ledhatojė krifėn e vet, e bindur se po tėrhiqte vėmendjen e tė tjerėve te kordelet e kuqe me tė cilat qe zbukuruar. E fundit fare erdhi macja. Si zakonisht, hapi sytė rreth e rrotull pėr tė gjetur vendin mė tė ngrohtė dhe, pa ē’pa, vajti e u rras midis Bokseri dhe Kloverit, ku ia mori me gjumė pėr shtatė palė qejfe gjatė gjithė kohės qė mbante fjalim. Majori, pa e vrarė mendjen tė dėgjonte asnjė fjalė.
Tani qenė mbledhur tė gjithė kafshėt me pėrjashtim tė Moisiut, korbit tė zbutur, i cili po flinte mbi njė kėrcu prapa derės sė pasme. Kur pa se u reahtuan tė gjithė dhe po prisnin tė vėmendshėm, Majori kruajti zėrin dhe ia nisi:
“Shokė, duhet tė keni dėgjuar tė gjithė pėr punėn e asaj ėndrrės sė cuditshm qė pashė mbrėmė. Po pėr tė do tė flas mė vonė. Hė pėr hė, dua t’ju them diēka tjetėr. Me ē’duken bathėt, shokė, s’besoj tė jem edhe pėr shumė kohė midis jush, ndaj para se tė vdes, e ndiej pėr detyrė t’ju lė trashėgim gjithė menēurinė e fituar gjatė jetės sime. Kam jetuar mjaft gjatė, e, meqė rrija i vetmuar nė stallė, mė ėshtė dhėnė rasti tė reflektoj dhe, tanim mund tė them pa frikė se e kuptoj mirė se ē’lloj jete ėshtė kjo qė bėjmė nė kėtė botė. Pėr kėtė e ndiej veten mė tė aftė se ēdo kafshė tjetėr e gjallė, ndaj dhe dua t’jua shpjegoj unė.
Atėherė, pra, shokė, ē’lloj jete bėjmė ne? Le ta shohim pa frikė realitetin nė sy: Njė jetė tė shkrutėr, tė mjerueshme dhe plot mundime. Lindim, na japin ushqim sa pėr tė mbajtur shpirtin gjallė, dhe kėso prej nesh qė ėshtė nė gjendje tė kryejė ndonjė punė, e detyrojnė tė punojė deir nė pikėn e fundit tė forcės, pastaj, me tė ardhur ēasti ku nuk mund tė japim mė, na masakrojnė nė mėnyrėn mė tė pamėshirshme. Nuk ka kafshė nė Angli qė, pas moshės, njė vjeē, tė dijė kuptimin e nocioneve ēlodhje dhe lumturi. Asnjė kafshė nė Angli nuk ėshtė e lirė. Pėr kafshėn, jeta ėshtė baraz me mjerim dhe skllavėri. Kjo ėshtė e vėrteta e thėnė copė.
Po a mund tė themi se kjo ėshtė thjesht njė ligjėsi e ntayrės.? A mund tė themi se kjo ndodh ngaqė toka jonė ėshtė e varfėr e nuk arrin t’u ofrojė njė jetesė tė denjė atyre qė e punojnė? Jo, shok! Njėmijė herė jo! Toka e Anglisė ėshtė pjellore dhe klima e mirė. Kjo tokė mund tė prodhojė ushqime me bollėk pėr njė numėr kafshėsh shumė herė mė tė madh nga sa banojnė sot mbi tė. Vetėm ferma jonė, ja kjo kėtu, ėshtė nė gjendje tė mbajė dymbėshjetė kuaj, njėzet lopė, qindra dele – dhe tė gjithė tė jetojnė me dinjitet e bollėk sa s’e merrni dot me mend. Lind pyetja: pse jetojmė nė kushte kaq tė mjerueshme? Sepse gati gjithė fryti i punės sonė vidhet nga qėniet njerėzore. Ja, pra, shokė, se ku qėndron pėrgjigja pėr tė gjitha problemet tona. Zgjidhja e tyre mund tė pėrmblidhet nė njė fjalė tė vetme: NJERI. I vetmi armik qė kemi, ėshtė Njeriu. Hiqni njeriun nga skena e historisė dhe keni zhdukur njė herė e mirė burimin e urisė e tė mjerimit.
Njeriu ėshtė e vetmja krijesė qė konsumon pa prodhuar. As qumėsht jep, as vezė bėn, as fuqi tė tėrheqė parmendėn ka, madje s’vrapon dot as sa tė kapė njė lepur. Megjithatė, ėshtė zot i tė gjithė kafshėve. I vė ato tė punojnė e si shpėrblim, jep njė minimum sa tė mos i lerlė tė vdesin urie – gjithēka tjetėr e mban pėr vete. Me energjinė tonė ne punojmė tokėn, me jashtėqitjen e plehėrojmė atė e, pėrsėri, asnjė prej nesh nuk arrin tė ketė diēka mė shumė se lėkurėn e vet. Flisni, o lopė, qė rrini kėtu para meje, sa qindra litra qumėsht keni dhėnė vetėm gjatė kėtij viti? E ē’ėshtė bėrė me tėrė atė qumėsht, qė fare miėr mund tė qe pėrdorur pėr tė ushqyer viēa tė shėndetshėm? Cdo pikė e tij ka shkuar nė gurmazet e armiqve tanė. Po ju, o pula, sa vezė keni bėrė kėtė vit? Dha sa prej tyre keni mundur tė ngrohni pėr tė nxjerrė zogj? Shumica kanė shkuar nė pazar pėr tė rritur fitimet e zotit Xhons dhe tė njerėzve qė i shėrbejnė. Po ti, o Klover, ku i ke katėr mėzat qė linde, tė cilėt do t’i kishe tani krahė dhe do tė ta ngrohnin zemrėn nė pleqėri? Qė tė katėr u shitėn sapo mbushėn vitin dhe ti s’ke pėr t’i aprė mė kurrė. E ēfarė more si shpėrblim pėr katėr pjellat e tua dhe gjithė atė punė tė mundimshme nė fushė, veē njė racioni qesharak nė stallė.
Por mė e keqaj ėshtė qė edhe kėtė jetė mizerabėl qė bėjmė, nuk na lenė ta ēojmė deri nė fund, sipas ligjeve tė natyrės. Unė pėr vete nuk qahem, se mund tė radhitem ndėr mė krijesat fatlume. Jam katėmbėdhjetė vjeē, dhe kam bėrė mbi katėrqind fėmijė. Mė tepėr se kaq, asnjė derr nuk mund tė kėrkojė njė jetė natyrale. Por asnjė kafshė tjetėr nuk arrin t’i shpėtojė fundit nga thika mizore. Ju, o gica tė vegjėl, qė mė rrini tė qetė aty pėrpara, dijeni se, pa mbushur mirė vitin, keni pėr t’ia lėshuar ulėrimės te kasapi sa t’ju shqyhet gurmazi. Ky fund i lemerishėm ju pret tė gjithėve – lopė, derra, pula, dele, tė gjithėve. Madje edhe kuajt, apo qentė nuk kanė ndonjė fat mė tė mirė se ne. Ja, ti Bokser, ditėn kur muskujt e tu tė mėdhenj tė lėshohen pa fuqi,a tė ditė Xhonsi do tė thėrresė ndonjė kasap pėr tė tė ngulur thikėn nė fyt, pėr t’ia shpėnė mishin tėnd tė zier zagarėve. Sa pėr qentė, kur plaken dhe u bien dhėmbėt, Xhonsi u lidh njė gur nė qafė dhe i flak nė pellgun mė tė afėrt.
A s’e keni tė qartė tani, shokė, si drita e diellit, se gjithė tė kėqijat e kėsaj bote na vijnė nga tirania e qėnieve njerėzore? Mjafton tė heqim qafe zgjedhėn e Njeriut dhe prodhimi i djersės sonė do tė jetė i tėri i yni. Vetėm kėshtu mund tė fitojmė lirinė dhe tė zhvillohemi. Atėherė ē’duhet bėrė? Thjesht: tė punojmė ditė enatė, me mish e me shpirt pėr pėrmbysjen e racės njerėzore. Ky, pra, ėshtė mesazhi im pėr ju, shokė: Kryengritje. Nuk e di se kur do tė mund tė realizohet kjo kryengritje, ndoshta pas njė jave, ndoshta pas njėqind vjetėsh. Por di tė them me siguri, si kjo fija e kashtės qė kam pėrpara, se herėt a vonė, drejtėsisa do tė vendoset. Pėrqėndroni kėtu forcat, shokė, gjatė gjithė asaj pjese tė shkurtėr tė jetės qė ju ka mbetur. Dhe, mbi tė gjitah, transmetojani edhe brezave qė do tė vijnė kėtė mesazh qė po ju jap, nė mėnyrė qė gjeneratat e ardhshme ta vazhdojnė luftėn deri nė fitoren e plotė.
Dhe kujdes shok! Tė jeni tė vendosur deri nė fund. Asgjė nuk duhet t’ju shmangė nga rruga e nisjes. Mos besoni kur tėju thonė se kafshėt dhe njerėzit kanė interesa tė pėrbashkėta, se mirėqenia e njėrit ėshtė mirėqenie edhe pėr tjetrin. Tė gjitha kėto janė mashtrime. Njeriu nuk i bėn hyzmet asnjė lloj interesi, veē pėrfitimit tė tij. Dhe le tė mbretėrojė midis nesh, kafshėve, njė unitet i plotė mendimi e veprimi, njė shoqėri e vėrtetė nė betejėn e pėrbashkėt. Tė gjithė njerėzit janė armiq, tė gjitha kafshėt janė shokė”.
Nė kėtė ēast shpėrtheu njė rrėmujė e madhe. Ndėrsa flitse Majori, nga vrima kishin dalė katė minj tė mėdhenj arash qė, tė ulur mbi kėmbėt e pasme, po dėgjonin me vėmendje. Qentė i kishin parė rastėsisht dhe, falė shpejtėsisė sė kėmbėve, minjtė mundėn tė futeshin pėrsėri vriamve e tė shpėtonin kokėn. Majori ngriti thundrėn pėr tė vendosur qetėsinė.
“Shokė, tha ai, kėtu ka diēka qė duhet ta vendosim sė bashku. Kafshėt e egra, si minjtė, lepujt, etj., do t’i kemi miq apo armiq? Le ta hedhim nė votė. Pyetjen po e shtroj kėshtu: a janė shokė minjtė?”
Votimi u bė nė ēast dhe, me shumicė votash u vendos qė minjtė tė ishin shokė. Pati vetėm katė vota kundra, tre qentė dhe macja, e cila, siē u zbulua mė pas kishte votuar nė tė dy krahėt. Majori vazhdoi:
“Nuk kam edhe shumė pėr tė thėnė. Dua vetėm tė pėrsėris: mos harroni detyrėn e luftės kundėr Njeriut dhe gjithēka qė ka lidhje me tė. Gjithēka ecėn me dy kėmbė ėshtė armik. Gjithēka ecėn me katėr kėmbė, ose ka krahė, ėshtė mik. Dhe. Mos harroni, gjithashtum se nuk po e kuftojmė Njeriun qė pastaj t’i ngjajmė atij. Edhe kur ta keni mposhtur, mos merrni huqet e tij. Asnjė kafshė nuk duhet tė jetojė nė shtėpi apo tė flerė nė shtrat, apo tė veshė rroba, apo tė pijė alokool, ose duhan, apo tė marrė para, apo tė merret me tregti. Tė gjitha sjelljet e njeriut janė tė kėqija. Dhe, mbi tė gjitha, asnjė kafshė nuk duhet tė tiranizojė tė tjerėt. Tė dobėt e tė fuqishėm, budallenj e tė zgjuar, ne tė tėrė jemi vėllezėr. Asnjė kafshė nuk duhet tė vrasė ndonjė kafshė tjetėr. Tė gjitha kafshėt janė tė barabarta.
Ndėrsa tani, shokė, dua t’ju tregoj atė ėndrrėn qė pashė mbrėmė. Gjithė ėndrrėn nuk arrij dot t’ua pėrshkruaj, ishte njė ėndėrr pėr tokėn, si do tė jetė ajo kur tė jetė zhdukur Njeriu. Por ajo mė kujtoi diēka qė e kisha harruar prej kohėsh. Shumė vjet mė parė kur ende isha njė gic i vogėl, nėnat dhe dosat e tjera kėndonin njė kėngė tė vjetėr, nga e cila dinin vetėm melodinė dhe tri fjalėt e para. E kisah mėsuar qė nė fėmijėri kėtė melodi, po prej kohėsh ajo mė kishte dalė nga mendja. Megjithatė mbrėmė m’u rikthyen edhe fjalėt e kėngės, fajlė qė, pėr kėtė jam mė se i sigurt, qenė kėnduar shumė e shumė kohė mė parė nga kafshėt dhe kishin humbur nė kujtesėn e brezave. Tani shokė, do t’ju kėndoj kėtė kėngė. Jam plak dhe zėrin e kam tė ngjirur, por apsi t’ua kem mėsuar melodinė, ju do tė dini ta kėndoni vetė mė bukur. Kėnga titullohet: “Kafshė tė Anglisė”.
Majori plak kruajti zėrin dhe ia nisi kėngės. Siē tha edhe vetė, zėrin e kishte pak tė ngjirur, por ama kėndonte bukur. Ishte njė melodi tepėr frymėzuese, diēka ndėrmjet “Klementinės” dhe “La Kukuraēės”. Ndėrsa fjalėt qenė:



KAFSHE TE ANGLISE

Kafshė tė Anglisė dhe Irlandės
Tė vuajturat kafshė an’e mbanė
Mabni vesh lajmin e gėzuar
Casti i fitores po na vjen pranė.

Nuk do t’jetė vonė ajo ditė fatlume
Njeri Tirani kur tė jetė zhdukur
Dhe pjelloret fusha tė Anglisė
Veēse me kafshė do tė rrinė mbushur

Kapistrat mizore do jenė hequr
Kamxhikė, samare tė urryera,
Fre dhe mamuze mė nuk do tė ketė
Veē kafshė tė lumtura e tė ushqyera

Gjithė tė mirat e kėsaj bote
Grurė, misėr, elb, tėrshėrė,
Mollė, fasule, fara luledielli
Prona jonė do tė jet’ e tėrė.

Do t’shkėlqejnė fushat e Anglisė
Dhe mė t’pastėr do jenė burimet
Pėrherė t’shėndetshme do tė fryjnė erėrat
Ditėn qė do t’na sjell gėzimet.

Pėr kėtė ditė duhet tė lodhemi
E arrijmė a s’e arrijmė
Lop, kuajm pata, qen
Tė derdhim djersėn pėr lirinė.

Kafshė tė Anglise, kafshė tė Irlandės,
Tė vuajturat kafshė anembanė,
Mbani vesh dhe pėrhapni lajmin
Pėr orėn e lumtur qė na vjen pranė.




Tek kėndonin kėngėn, kafshėt u eksituan si kurrė ndonjėherė. Para se tė mabronte sė kėnduari Majori, ato ia nisėn ta shoqėronin pėr qejf tė tyre. Edhe mė tė trashėt arritėn tė kapnin melodinė e tė mbanin mend nja dy fjalė. Sa pėr tė zgjuarit, si puna e derrave dhe qenve, ata e mėsuan tė gjithė kėngėn pėrmendėsh brenda disa minutave. U deshėn edhe disa prova paraprake para se e gjithė ferma tė shpėrthente nė “Kafshė tė Anglisė” me njė unison tė llahtarshėm. Lopėt e pėllisnin, patat e gagarisnin, qentė e lehnin, delet e blegėrinin, kuajt e hingėllinin. Iu hyri aq shumė nė zemėr, sa qė pesė herė me radhė e kėnduan fillim mabrim, dhe do tė kishin vazhduar tė kėndonin gjithė natėn, po tė mos i ndėrprisnin.
Pėr fat tė keq, gjithė kjo zallamahi zgjoi zotin Xhons, i cili kėrceu nga shtrati i sigurt se nė fermė kishte hyrė dhelpra. Rrėmbeu ēiften qė e mbante gjithmonė nė qoshe tė dhomės sė gjumit dhe lėshoi njė tė shtėnė nė errėsirė. Saēmet u shpėrndanė nė muret e plevicės dhe, sa hap e mbyll sytė, mbledhja u prish. Tė gjithė ia mbathėn pėr nė vendet e fjetjes. Zogjtė u strukėn nė kotece, kafshėt u tulatėn nė kashtė dhe, pa kaluar shumė kohė, e gjithė ferma u zhyt nė gjumė.