Kamerier nuk bėhesh me njė jelek e papijon
Uniformat e bukura tė kamerierėve kanė filluar tė shtohen nėpėr lokalet e kryeqytetit, por me njė jelek e njė papijon nuk bėhesh kamerier. Sė bashku me to, kanė njė pamje gjithnjė e mė tė mirė reklamat me neon, banakėt e gjithēka funksionale e dekorative.
Por nė kontrast me pamjen qė tė ofrojnė lokalet e denja pėr rrugėt e ēdo qyteti tė perėndimor, shėrbimi i kamerierėve lė shumė pėr tė dėshiruar. Kėtij lloj shėrbimi i ka mbetur ora prapa. Nėse para 90-tės ka pasur kualifikim tė kamerierėve, mė tė mirėt e tė cilėve i merrnin pikat turistike dhe tė paktat hotele, tani niveli i tyre lė shumė pėr tė dėshiruar.
Kėrkohet kamerier pa zanat
Kėrkohet kamerier/ e me moshė deri 22 vjeē.Kėrkesat e shumta tė punėsimit nė kėtė sektor privat, si tė vetmet kritere kanė moshėn dhe maksimumi, zotėrimin e njė gjuhe tė huaj, ndėrsa as qė bėhet fjalė pėr aftėsi profesionale. Por ēmund tė presėsh nga kamerierė 20-vjeēarė, tė cilėt nė rastin mė tė mirė dinė tė thonė: Urdhėroni ose Mirėdita? Nė Shqipėri puna e kamerierit nuk konsiderohet mirėfilli si profesion. Mė shpesh, kjo lloj pune merret pėrsipėr nga vetė pronarėt, nga tė afėrmit e tyre, ose nga studentė, tė cilėve u ofrohet njė 100 mijė lekėsh.
Ta lėsh klientin
tė thinjet
Bėn njė porosi tani, kamerieri tė thotė se ka shumė porosi ndaj duhet tė presėsh 20 minuta. Por 20 minutėshi bėhet 30 minuta, bėhet edhe 1orė e 30 minuta dhe pjatat nuk kanė mbėrritur ende. Diēka e tillė ngjan nė ditė tė veēanta si Shėn Valentini, Dita e Verės etj. Shėrbimi arrin maksimumin e vlerės kur mė sė fundi, njė kamerier tjetėr tė vjen e tė thotė: Porosinė nuk mund ta marrim pėrsipėr, sepse nuk na e pėrballon dot kuzhina. Ndėrkaq, mund tė shohėsh se si mbushet nė ēast tavolina, ku sapo kanė mbėrritur disa nga vipat e ekranit dhe politikės.
Kafja me ujė depozite
Dy meso-gra kanė zėnė njė tavolinė nė njė lokal paksa larg qendrės. Marrin nga njė kafe, por pa ujė. Kėrkojnė gotėn e ujit, se kafja si rregull jepet e shoqėruar me ujė, dhe marrin si pėrgjigjje: Uji ėshtė me lekė. Po deshėt blijeni! Ndonėse ėshtė orari kur ēezma rrjedh pa pushim, ata kanė porosi tė mos japin ujė ēezme, se lokali nuk ka bėrė xhiron e duhur tė bidonave tė amabalazhuar.
Nė mė tė shumtėn e rasteve u sjellin klientėve tė kėputur, ujė tė ngrohtė depozite e kundėrmues, nga ai qė lajnė gotat.
Tavolina paguhet me orė
Vėshtrimi i inatosuar i kamerieres ndonjėherė i qepet ndonjė tavoline. Ka gjė qė nuk shkon? Duhet tė ēohemi,- thotė njė nga tė moshuarit.- Kėtu nuk kanė qejf kur u zė tavolinėn dy orė me njė kafe. Nėse klientėt e bėjnė veshin shurdh, kamerierja, pa e kėrkuar njeri, vjen dhe tė pyet pėr sė dyti: Ēfarė do tė merrni tjetėr?. Dhe sėshtė e thėnė qė lokali tė jetė ding i mbushur. Nė ditė me shi, kur kalimtarėt hyjnė nė hapėsirėn e barit, tavolinat e tė cilit bien mbi trotuar, me maksimumin e diplomacisė kamerierja qė mund tė jetė vetė pronarja, shfren me zemėrim se, nėse nuk do tė uleni, dilni nga lokalise bezdisni klientėt.
Aty ku edhe uji vjen era bėrxollė
Gota tė krisura apo tė veshura me gjurmė gishtash tė lyrosur Ėshtė zor qė tė mos ketė rėnė rasti tė tė shėrbejnė me tė tilla. Ato vazhdojnė tė qarkullojnė dhe askush nga personeli apo pronarėt nuk e mendon se u ka mbaruar koha e pėrdorimit. Ndėrsa pėr gotat e palara apo me erė, nuk ėshtė e thėnė tė gjesh pardon-in e kamerierit qė ngre supet se ty tė bėjnė sytė apo hundėt! Nėse frekuenton lokale ku gatuhen gjėra tė shpejta, thuajse duhet ta kesh pranuar faktin qė bidoni i ujit apo shishja me lėng frutash duhet tė vijnė erėn e ndjenjur tė gatimeve. Nė njė kategori lokalesh si mėngjesore apo klube, pamja e atij qė shėrben pjatėn, e deguston klientin e kulturuar. Por njė tė tillė zor ta gjesh aty, ku drejtoria e Higjienės nuk ka vėnė kėmbė kurrė.
Shėrbim surrogato
Ke kėrkuar njė lėng frutash si IVI pjeshke dhe nė vend tė tij tė vjen njė gotė me copa akulli, e mbushur me suko dardhe. As kanaēe dhe as kuti frutash nuk tė zė syri nė tavolinė. Kėto punė kamerieri i ka mbaruar nė banak. Nuk ka nevojė pėr bakshish; bakshishin e ka marrė vetė duke shėnuar nė faturė ēmimin e pijes mė tė shtrenjtė. Po kėshtu, mund tė tė ndodhė qė akullorja e lokalit e zgjedhur me katalog, tė ketė prishur shijen nga ngrirje-shkrirjet e frigoriferit, por kamerieri nė rastin mė tė mirė, ta pranon me nėpėrdhėmbje sepse nuk duhet ta kishit hapur.
Pak restorante kanė shėrbim klas
Kanė parė dynja me sy dhe e dinė se lokali duhet tė ketė ambient tė kėndshėm, muzikė tė pranueshme pėr veshin e asaj pjese klientele qė synon, mundėsisht pak gjelbėrim dhe gjithēka mbaron kėtu. Kėta janė pronarėt e lokaleve nė Shqipėri. Tepėr rrallė kėrkojnė kamerierė me pėrvojė dhe kjo ndodh vetėm nė ndonjė restorant klas. Nėpėr lokalet e rangut tė dytė, kamerierėt nuk dinė as tė buzėqeshin, as tė tė sugjerojnė. Qė nė ecje duket si i tėrheqin kėpucėt zvarrė. Kur kanė tepėr punė, ngatėrrohen me veten e tyre dhe porosinė e njė tavoline ia ēojnė njė tjetre. Tabakatė duken tepėr tė rėnda nė duart e tyre sa nuk i vėrtisin dot, ndėrsa mali me pjata ėshtė njė kujtim i sė shkuarės. Asnjė kamerier nuk mban nga 8 apo 12 pjata Xhonglerėt e dikurshėm tė turizmeve janė zhdukur
"Ballkan"
Data e Publikimit: 04/11/2004
Krijoni Kontakt