Close
Faqja 9 prej 20 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 197

Tema: Pirro Ēako

  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2011
    Postime
    192
    Pirro eshte i vetmi qe ia vlen te degjiohet viteve te fundit. Ka edhe pak tjera perjashtime

  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan fighterme pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    bsdev (03-03-2017),sirena_adria (19-05-2016)

  3. #82
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Kantautori i mirėnjohur, Pirro Ēako, publikon albumin e tij mė tė fundit “Ashensor”, tė shoqėruar me klipin me kėtė titull, njė fabul dashurie, ku Pirro flet pėr dashurinė e vėrtetė qė ėshtė duke jetuar. Nuk dihet ende sa doza tė vėrteta ka nga jeta e tij e momentit, ndėrkohė qė shtėpia diskografike “Supersonic” ka nxjerrė kėtė album nė tė gjitha pikat e shitjes sė CD-ve dhe tė gjitha dyqanet virtuale. Promovimin e albumit Pirro Ēako e ka bėrė nė studion e emisionit “E diela Shqiptare”, ku prezantoi dhe klipin.


  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar BOKE pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #83
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Permbajtja e albumit "Ashensor"

    1.Pirro Cako - Nusepashkja Ime

    2.Pirro Cako - Nuk Jam Superman

    3.Pirro Cako - Ashensor

    4.Pirro Cako - Je ilaē

    5.Pirro Cako - Dalldisa

    6.Pirro Cako - Pėr Dreq

    7.Pirro Cako & Vedat Ademi - Vetem Buje

    8.Pirro Cako - Lule Margarita

    9.Pirro Cako - Anjushka

    10.Elsa Lila & Pirro Cako - Diferenca Je Ti

    11.Pirro Cako Mirembrema, Si Je

    12.Pirro Cako, Eliza Hoxha & Rosela Gjylbegu - Nje Tjeter Jete
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [Perla] pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,123

    Pėr: Pirro Ēako

    Aty ku e kane startin gjithe sukseset e PIRRO-s ne rikthimin e tij DOMINUES ne Muziken e Lehte Shqipe !

    GENTELMAN me kete kenge ! E meriton nje BRAVO jo vec per kengen e mrekullueshme !




    " Nuk Jam Superman "

    Fare shpejt mė ndodhi,
    as vetė s'e kuptova,
    kur ti ishe larg,
    me njė tjetėr u njoha.

    S'mundet ta mohoja,
    se u dashurova,
    tė kėrkoj sot falje,
    gentleman unė s'u tregova,
    dhe zemrėn ta lėndova.

    Refreni:
    Nuk jam superman-m'beso,
    nuk jam as hero (hero),
    fati ėshtė i shkruar,
    ndaj mos e kėrko.
    Por njė gjė ta dish (ta dish),
    tė kam dashur fort (shumė fort),
    prapė si unė do gjesh nė botė.

    Ti po del me dhimbje,
    nga kjo histori,
    por mos qaj pėr mua,
    nuk ia vlen mė tani.

    Vendin tim do zerė,
    njė tjetėr njeri,
    prapė njė dashuri
    nė k'te jetė ti do ta gjesh
    e lumtur prapė do t'jesh.

    Refreni:
    Nuk jam superman-m'beso,
    nuk jam as hero (hero),
    fati ėshtė i shkruar,
    ndaj mos e kėrko.
    Por njė gjė ta dish (ta dish),
    tė kam dashur fort (shumė fort),
    prapė si unė do gjesh nė botė.

    Tė lutem mos qaj pėr mua,
    tė lutem mos qaj, mos vuaj,
    njė tjetėr dashuri prapė do vijė.

    Refreni:
    Nuk jam superman-m'beso,
    nuk jam as hero (hero),
    fati ėshtė i shkruar,
    ndaj mos e kėrko.
    Por njė gjė ta dish (ta dish),
    tė kam dashur fort (shumė fort),
    prapė si unė do gjesh nė botė.

    Web: http://www.teksteshqip.com/pirro-cak...#ixzz2HmoTgdnf
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 12-01-2013 mė 14:15

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,123

    Pėr: Pirro Ēako

    Rrėfehet Pirro Ēako: Me Invėn tani jemi miq

    Pirro Ēako mė nė fund foli. Foli dhe foli gjatė, nė njė bisedė tė ēlirėt me prezantuesin Adi Krasta. Duke filluar nga raporti i shumėpėrfolur me Sisin, 23- vjeēaren qė prej mė shumė se njė viti bashkėjeton me kantautorin, e deri tek marrėdhėnia qė ka sot me ish-gruan, sopranon e famshme Inva Mula. I biri Anthony dhe “Ashensori”, albumi i ri qė e kthehu Ēakon nė tregun diskografik... njė bashkėjetesė simpatike?

    Me kėtė vajzėn e re, a je ti i kėnaqur, a je i qetė? A ėshtė kjo njė bashkėjetesė simpatike?
    Po, unė jam shumė i qetė. Ndihem shumė mirė.

    A ke ti njė marrėdhėnie miqėsore me Inva Mulėn?
    Po, kam njė marrėdhėnie miqėsore me tė. Pse mos ta kem kėtė marrėdhėnie?! Kam njė djalė dhe kam shumė nevojė tė komunikoj me mamanė e djalit, sepse ėshtė pėr tė mirėn e tij. Ti je vetė prind, nuk je nė pozitat e mia dhe nuk mund ta kuptosh, por jam shumė i sigurt qė po tė ishe nė pozitat e mia, do kishe reaguar njėjtė. Sigurisht, fillimi ishte i vėshtirė; njerėzit ashpėrsohen, acarohen...

    Sepse ėshtė traumatik divorci nė njė kuptim?
    Po, ėshtė nė tė dyja palėt, por me kalimin e kohės gjėrat qetėsohen. Sot po falin njerėzit gjakun; shumė familje janė vrarė dhe vjen njė moment qė falin, e jo mė njė ēift qė u nda e qė nga martesa kanė lindur edhe njė fėmijė. Unė kam njė marrėdhėnie normale me Invėn dhe sa herė qė kemi nevojė tė diskutojmė rreth djalit, qė ai tė ketė njė ecuri tė mirė, qė tė jetė nėn kujdes, komunikojmė. Kjo ėshtė marrėdhėnia jonė, qė ua sugjeroj tė gjithė prindėrve qė janė nė kushtet e mia.

    Secili nga prindėrit nė kėtė familje ka njė jetė tė caktuar dhe ndėrkohė, djaloshi Ēako i ri ėshtė 18 vjeē, ėshtė i rritur, ėshtė indipendent dhe jeton nė Paris...
    Pas disa muajsh do tė jetė 18 vjeē.

    Ti ke ndenjur shumė me tė... Di qė keni qenė miq tė mirė, pėrveēse babė e bir. A vazhdoni ju tė jeni kėshtu?
    Me djalin kam njė adrenalinė tė ēuditshme, ėshtė pikėrisht ajo adrenalina qė ka prindi me fėmijėn. Unė jam shumė mirė me Anthonyn, kemi njė marrėdhėnie shumė tė fortė bashkė. Ishte pėr pushime kėtu dhe kaluam shumė mirė. Ai tashmė ėshtė i madh dhe ėshtė krenar pėr ne.

    Ka shprehur ai njė lloj shqetėsimi pėr kėtė histori?
    Jo, absolutisht. Pėr mendimin tim, atė e mėsoi jeta dhe ėshtė shumė i qartė pėr situatėn qė ka kaluar dhe do tė kalojė ndoshta edhe pėr pak kohė, sepse edhe ai njė ditė do tė krijojė familjen e tij dhe gjėrat pastaj do tė kalojnė nė njė tjetėr stad, por pėr momentin ėshtė i vetėdijshėm. Nuk i mungon asgjė. Ėshtė i rrethuar nga plot gjėra tė mira. E mira dhe e keqja thuhet qė nuk kanė fund, por unė jam shumė i kėnaqur pėr atė ēfarė atij i ka ofruar jeta. Pėrpiqemi tė dyja palėt t’i qėndrojmė sa mė afėr, aq sa ėshtė mundėsia, sepse tashmė ėshtė normale qė unė kam jetėn time. Ai nesėr pasnesėr, ndoshta do tė jetė nė pozitat e mia dhe do tė mė kuptojė sa herė jam dhe nuk jam pranė, qoftė edhe nga ana e mamasė sė tij. Mendoj se ai ka raporte shumė tė mira me prindėrit.

    Nga ajo qė kam kuptuar unė, ti je njė ndėr kėngėtarėt, artistėt mė tė kėrkuar, jo vetėm si kėngėtar... Fjala vjen, unė kam qenė nė sallė kur ti ke drejtuar festivalin me Elsa Lilėn. Ndėrkohė, kanė qenė shumė simpatike fitoret e rėndėsishme nė “Kėnga Magjike”. Si me thėnė, je rikthyer nė Pirro Ēakon e pėrhershėm, atė qė kemi njohur ne... E viteve kur ishim tė rinj akoma.
    Mė lejo tė tė komplimentoj pėr “Ashensorin”, me kėtė titullin interesant. Njė set i ri kėngėsh qė fillon me “Nusepashka ime”, “Nuk jam superman”, qė mė duket shumė e drejtė pėr tė gjithė ne... Shumė kėngė interesante. Ėshtė njė tjetėr tregim, Pirro?


    Ėshtė njė rrugėtim i kėtyre pesė viteve tė fundit do tė thoja. Unė nuk kam pasur shumė-shumė kohė tė punoj pėr vete. Qė nga rikthimi im nė vitet 2007-2008, fillova tė kompozoja pėr shumė kėngėtarė. Me ikjen time nga Shqipėria u ndėrpre edhe karriera si kantautor, ndaj nė rikthimin tim bėra kėngė pėr shumė artistė. Nuk jam fare pishman pėr kėtė. Shumė prej tyre u kam dhuruar kėngė shumė tė bukura me shumė dashuri dhe nė njė farė mėnyre kjo shėrbente edhe si mjet pėr tė fituar jetesėn. Mirėpo duke kompozuar pėr kėngėtarėt e tjerė, rifitova njė status, por humba njė tjetėr qė e kisha fituar vite mė vonė. Isha i dyzuar nė duhej tė vazhdoja apo jo, por nė fund vendosa qė tė sillja kėtė album, i cili ka edhe shtatė kompozime tė reja, veē atyre qė janė kthyer nė hite kėto pesė vitet e fundit. Ky mbetet njė ndėr albumet e mia, qė vlejnė shumė pėr tė medituar, pėr tė kuptuar tė mirėn dhe tė keqen, tė bukurėn dhe tė shėmtuarėn. Ka shumė gjėra aty...


    http://www.balkanweb.com/metropol/26...iq-116493.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 14-01-2013 mė 09:50

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #86
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Pirro Ēako


  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar BOKE pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #87
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Pirro Ēako


  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar BOKE pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #88
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694

    Pėr: Pirro Ēako

    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    Ne Jemi Si Dy Brigje - Pirro Cako



    Ne jemi si dy brigje, dy brigje te nje lumi
    ne endrra qajme e qeshim te dy bashke
    te flas pa fund gjithe diten,
    por ti nuk me pergjigjesh
    i rende na paska qene per ne ky fat

    Nje ure dua te ngre te lidhen brigjet tona
    me zemer dhe me endrra do ta mbaj
    te vij, te mbeshtes koken, mbi supin tend te fle
    pastaj te hesht, te qesh, te qaj

    (refreni)
    Ne jemi si dy brigje te nje lumi
    perjete perballe, perjete te ndare
    ndertojme ne endrra naten ne nje ure,
    ndersa diten mbetemi te huaj si me pare

    Nje dite po nuk me pe ne vendim tim ngujuar
    nje nate pa hene po sme dallove dot
    mos u beso shume fjaleve qe thone te kam harruar
    beso te une, me shume sesa ne zot

    (refreni)(2x)
    Ne jemi si dy brigje te nje lumi
    perjete perballe, perjete te ndare
    ndertojme ne endrra naten ne nje ure,
    ndersa diten mbetemi te huaj si me pare

    Nje dite po nuk me pe ne vendim tim ngujuar
    nje nate pa hene po sme dallove dot
    mos u beso shume fjaleve qe thone te kam harruar
    beso te une, me shume sesa ne zot

    Ne jemi si dy brigje te nje lumi
    perjete perballe, perjete te ndare
    ndertojme ne endrra naten ne nje ure,
    ndersa diten mbetemi te huaj si me pare

    Ps. Nqs dikush e ka si mp3 (as ne youtube nuk ishte) , ju lutem me beni te ditur
    Edhe une desha ta degjoja kete kenge sot , nuk qenka askund !!

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Foleja_ pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #89
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,123

    Pėr: Pirro Ēako

    Nje emision i bukur per PIRRON !




    Se shpejti me krijime te reja e te bukura, si gjithmone !

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,123

    Pėr: Pirro Ēako

    Ende ne pritje te krijimeve te reja ...... gjithsesi prane muzikes e talenteve te vegjel .


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 04-12-2014 mė 08:31

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 9 prej 20 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •