Close
Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 197

Tema: Pirro Ēako

  1. #11
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Absolutisht e obsesionuar me albumin e Pirro Cakos.

    E dashur erdha me tekst te Teodor Kekos.


    E dashur, erdha! Pse vrenjtesh kot?
    Ti po mė prisje pėrsėri,
    mos u cudit, unė jam njė zog.

    Kur dashuroj bėhem si ajri,
    E ngre folenė aty ku dua!
    Do, s’do, tė futem nė kraharor,
    tė pushtoj si i marri.
    Po e mbylle ti derėn,
    une me forcė do ta hap,
    do ta copėtoj!

    Do bėsh sikur mė ke inat.
    Ndodhi e vjetėr, unė e di!
    S’jam buzėqumėsht, por esnaf,
    pėr dashuri di plot dredhi!
    Unė do tė puth, do tė pushtoj nė gji,
    dhe po ma mbylle deren ti.

    E dashur, erdha,nė prag ke dalė,
    ke hapur portėn dhe qesh nėn hundė.
    Sa pėrbetohesh me qindra fjalė,
    mė mire, eja, me puth!
    Kur dashuroj behem si ajri,
    e ngre folene aty ku dua!
    Do, s’do, tė futem nė kraharor,
    Tė pushtoj si i marri.
    Po e mbylle ti derėn,
    unė me forcė do ta hap,
    do ta copėtoj!

    E dashur, erdha! Pse vrenjtesh kot?
    Ti po mė prisje pėrsėri,
    Mos u cudit! Unė jam njė zog.
    Po e mbylle ti derėn,
    unė me forcė do ta hap,
    do ta copėtoj
    !


    Pa qene plotesisht ne dijeni nga kush ishte teksti kisha nje bindje qe ishte i Teodor Kekos. Karakteristike e shkrimeve te tij shpalosja e aftesive se miklimit.
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  2. #12
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Unė "Ai", ti "Ajo" tekst te Teodor Kekos

    Ja, ra mbrėmja. Ti s'je mė.
    Ku ke shkuar? Unė s'e di.
    Ne u prishėm pėr hiēgjė,
    edhe gjatė do mbajmė mėri.

    Do harrohen telefonat,
    nėpėr pellgje sytė do na thahen.
    Si prelud do bjerė nga qielli,
    njė dėborė... kristal i bardhė.

    Dhe kėshtu, gjersa njė ditė,
    tė na thotė jeta ne: Harro!
    Do tė mbesim anonimė,
    do tė jemi ne pėremra,
    Unė "Ai" dhe ti "Ajo".

    Mbi ne ra ndarja si njė dėborė,
    mbuloi gjithēka: puthjet dhe fjalėt.
    Dhe vitet shkuan dalngadalė,
    ujrat u ndotėt, lumejtė u thanė.

    Por, qaramanė, jo, s'do tė bėhemi,
    se na u thye ėndrra ty dhe mua.
    Ndonjė ditė nėpėr botė,
    sytė tanė kur tė takohen,
    s'do tė ketė urrejtje brenda
    .
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  3. #13
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Kuturu tekst i Timo Fllokos... mgjth duhet te them qe kjo kenge i shkon shume me teper A.Gjokes.

    Eci rrugės kot, kuturł,
    dhe s'di ku shkoj...
    Xurxull jam prapė unė... se ajo,
    njė bohem nuk e do.
    Sa tė desha, shpirt,
    s'mund ta dish.
    Tė vodhėn ty pabesisht,
    me pije mbys dhimbjen pa fund.

    Sa e lumtur je, unė s'e di,
    me atė qė jeton.
    Mund ta blejė ai pėr ty dhe botėn,
    vetėm zemrėn, jo!
    Mbeti shkretė tani streha jonė,
    nė luks je ngrirė... nė kyē, trishton,
    si nė muze... si njė Xhokondė.

    Ref.
    Unė nė jetė i pasur s'jam vėrtet,
    por nė ėndėrr e shoh veten mbret (!)
    Nėpėr pub-e tok me miqtė harxhoj,
    unė Hėnėn si monedhė.
    Ti po fle tani, Xhokonda ime,
    shiu si det mbi mua zbrazet,
    as rrufetė s'mė ngasin dot,
    sa ka njė Zot...!

    Eci rrugėve kot, mori fund,
    ky fati im - kuturł.
    Ty s'tė kam tani dhe nė shi,
    dehja po mė shkund.
    Se nė dashuri, kur tė dhemb,
    jo dehja s'del dhe aq lehtė.Tė desha, Xhokondė, ty... njė bohemė...!


    Teper ritmike si kenge!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KaLTerSi : 29-10-2004 mė 14:58
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  4. #14
    Citim Postuar mė parė nga KaLTerSi
    Kuturu tekst i Timo Fllokos... mgjth duhet te them qe kjo kenge i shkon shume me teper A.Gjokes.
    Edhe mua me pelqen me shume ne interpretimin e Aleksander Gjokes, por nuk e di nese kjo eshte sepse A. Gjoka e kendon me mire, apo sepse e degjova kengen per here te pare nga ai
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #15
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Taka Krak tekst i Timo Fllokos.

    S'mė merr gjumi...
    Prej sė largu
    vjen e shuhet ritmi i kėngės "Bailamos".
    Me sytė mbyllur si somnambul,
    hapat pak nga pak atje mė ēojnė

    Hyra brenda, syve s'ju besova,
    tė kish sjellė ty Zoti sonte veē pėr mua?
    Mikja ime, sa shumė tė kam kėrkuar,
    e vogėl ėshtė kjo botė pėr tu takuar.

    Ref.
    Kur ajo mė pa taka "krak", iu thye edhe ra,
    dhe ashtu e zbathur mu afrua.
    Sysh mė more! - tha...
    Unė nė gjumė rashė. Mė jep frymė i thashė,
    se jeta ėshtė vetėm njė ēast....
    Sikur tė ma falėsh trupin tėnd kėtė natė,
    ti s'bėn mėkat!

    Dot nuk pritėm,
    dritėn fikėm,
    ishim dy tė dashuruar, jo fajtorė...
    Rastėsi... je mbret i botės,
    vjen njė herė dhe ikėn pėrgjithmonė.

    Gjithė pasion m'u dha kur e pushtova,
    afshi i saj nė Qiell tė Shtatė mė ngjiti mua...
    Mikja ime, ti frymė mė dhe nga vetja,
    nė kėtė botė mė mbyt pa fund vetmia
    .


    Shigjeta - ne fakt une nga Cako e degjova per here te pare por Sandrit i shkon me teper me karakterin qe ka dhe zerin e tij natyrisht.
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  6. #16
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750

    Pirro Cako

    Pirro Ēako lindi nė Tiranė nė njė familje artistėsh. Tė dy prindėrit e tij ishin kėngėtarė, Gaqo dhe Luiza Ēako, njėri tenor dhe tjetra soprano. Ambjenti artistik familjar krioji traditėn qė ndoqi mė pas dhe Pirro... Por ai kish vendosur ndryshe, ėndrra e tij ish tė bėhej kompozitor e tė shkruante muzikė pėr tė prekur zemrat e mijėra njerėzve, ti bėnte ata tė gjenin nė kėtė muzikė njė ngjarje apo episod tė jetės. Njohuritė e para muzikore i merr nė moshen 6-vjecare, duke ndjekur degėn e pianos pranė shkollės "Kongresi i Pėrmetit", me mesuese Lali Gabecin. Nė moshėn 9 vjeēare ndjek kursin e parė tė kompozicionit qė u hap nė Pallatin e Pionerėve ne Tiranė, me inisiativen e kritikut tė njohur tė muzikės Spiro Kalemi. Me pėrfundimin e shkollės 8 vjeēare nė degėn e pianos Pirro vazhdon studimet nė liceun artistik "Jordan Misja" nė Tiranė, nė degėn e kantos, pasi prindėrit aspironin qė tė bėhej njė pasardhės i tyre nė kėtė fushė. Studimet nė lice, tė cilat zgjatėn 4 vjet, ridimensionuan formimin e tij artistik tė deri atėhershėm.

    Pas njė pėrgatitje dy vjecare me kompozitorin Aritistin e Popullit Ēesk Zadeja pėr degėn e kompozicionit dhe nga ana tjetėr me Artistin e Popullit dirigjentin Rifat Tejqa nė degėn e dirigjimit, ju dha e drejta pėr tė ndjekur Akademinė e Arteve nė degėn e dirigjimit, tė cilėn Pirro e kreu me sukses. Me mbarimin e studimeve tė larta emėrohet nė Radio Tirana, ku pėr 5 vjet me rradhė punon si redaktor muzike nė programin e dytė. Por ėndrra e tij ishte tė shkruante muzikė, prandaj, duke pėrfituar edhe nga pozicioni i favorshėm ku punonte, fillon tė shkruajė kėngėt e para nė anketat muzikore tė festivaleve pėr pionierė. Puna e tij krijuese jep frytet e saj hap pas hapi derisa nė vitin ’88 Pirro Ēako merr pjesė pėr herė tė parė nė Festivalin e Kėngės nė RTSH dhe ėshtė fitues me kėngėn "E duam lumturinė". Do tė pasojnė me rradhė Fest ’89 me kėngėn "Jemi zemrat e ēdo moshe", si fitues i ēmimit tė dytė; Fest ’90 me kėngėn "Veē njė herė jetojmė", fituese e ēmimit tė tretė dhe Fest ’91 me kėngėn "Horoskop ’92", gjithashtu fituese e ēmimit tė tretė.

    Karriera e tij premtuese ndėrpritet nga erėrerat e forta tė tranzicionit dhe ai, si mijėra bashkėatdhetarė, largohet nga Shqipėria drejt perėndimit, pėr njė jetė aq tė ėndėrruar dhe tė panjohur, pėr tu vendosur nė Paris. Me kalimin e viteve fillon tė ndjejė mungesėn e publikut shqiptar dhe bėn njė tentativė tė parė pėr tu rikthyer nė Dhjetorin e vitin ’94 ku merr pjesė nė Festivalin e RTSH me kėngėn "Njė tren drejt lindjes". Por situata nė Shqipėri nuk premtonte, kėshtu qė, me pėrmbushjen e kėsaj dėshire qė kish munguar prej kohėsh, rikthehet nė Paris pa ndonjė ide tė qartė mbi tė ardhmen.

    Viti ’95 pėr Pirron nuk ishte si gjithė tė tjerėt. Pėr herė tė parė bėhet baba dhe dėshira pėr ti qėndruar afėr tė birit, Anthony, dhe Invės, e cila ndėrkohe kishte filluar tė hidhte hapa gjigandė ne karrierėn e saj, e detyrojnė pėr disa vite tė qendrojė larg jetės artistike shqiptare. Gjatė kėsaj kohe njihet mė mirė me muzikėn variete franceze dhe e finalizon atė me marrjen e diplomės nė "Ecole Normale de Musique de Paris / Alfred Cortot" nė degėn e kompozicionit pėr muzikė filmi. Kjo kurorėzon dhe pasionin e tij pėr kompozicionin.

    Ana tjetėr e pasionit mbetej muzika e bukur dhe publiku qė i mungonte gjithnjė e mė shumė. Pas njė periudhe 7 vjeēare, Pirro vendos tė rikthehet jo si turist, por kėsaj rradhe si kantautor, ėndrra qė e kishte tunduar gjatė gjithė jetės. Ideja se ishte djali i njė kėngėtari tė madh dhe bashkėshorti i njė sopranoje po aq tė talentuar e kishin vėnė pėrpara njė pėrgjegjėsie artistike. Do tė shfaqej dhe ai si kėngėtar njė ditė vallė?. Ėndrra u bė realitet nė Tetor tė vitit 2000, kur Pirro Ēako bashkė me Rovena Dilon fitojnė ēmimin e parė nė Festivalin e Kėnges Magjike nė interpretimin e kėngės "Pėr njė ēast mė ndali zemra". Kjo i dha besimin nė vetvete dhe hapi portat pėr tė vazhduar karrierėn si kantautor. Po atė vit ai fiton ēmimin e tretė nė Festivalin e 40 nė RTSH me kėngėn "Antinostradamus", por kėsaj rradhe vetėm si kompozitor.

    Njė vit mė vonė sė bashku me Redon Makashin ėshtė fitues i ēmimit tė tretė me kėngėn "Falja njėrit dashurinė" nė Festivalin e Kėnges Magjike, ndersa nė vitin 2003 kėnga "Unė ai, Ti ajo" fiton ēmimin e kantautorit mė tė mirė po nė kėtė festival.

    Nė Qershor 2004 publikon albumin e tij tė parė tė titulluar "Herėt a vonė". Brenda tij gjenden 15 kėngėt mė tė mira qė ka kompozuar e kėnduar qė nga pranvera e vitit 2000, ku pjesa mė e madhe e tyre do tė dėgjohen pėr herė tė parė nga publiku shqiptar. Nė projektet e tij pas albumit zė vend kompozimi i njė komedie muzikale qė do tė ishte njė eksperiencė e re si pėr autorin ashtu edhe per auditorin shqiptar.

  7. #17
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    keto vitet e fundit jam njofte me shume me kenget e tija, dhe te them te drejten
    eshte nder te preferuarit e muzikes shqiptare per mua.
    Gjithe kenget e tija si ne tekst dhe muzike jane te plota dhe mjaft tingelluese.
    Nder kenget me te bukura per mua jane :

    Taka Krak
    Falja njerit dashurine
    Per nje cast me ndali zemra
    Kuturu
    Heret a vone....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #18
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Falja njėrit dashurinė
    Timo Flloko - P. Ēako

    Unė pėr ty i brodha rrugėt,
    pa fund nė Tiranė...
    Kujt ia fal, ti, pėrkėdheljet,
    dhe puthjet kėtė natė?!
    Dalngadalė po shuhen dritat,
    nė bulevard...
    Shirat nisėn prapė... zogjtė po ikin...
    dhe unė mbeta,
    si njė endacak!

    Sa ēudi kur ti mė thua:
    Nė zemėr tė kam...
    Unė e ndjej, ti e bėn enkas,
    me shpresė kot mė mban.
    Dhe pastaj sėrisht largohesh,
    nga syte mė humb,
    mallin tė ma shtosh.
    Pa ty, mbyllem thellė nė vete,
    Qytetit s'dal dot.

    Mos na bėj aq shumė tė vuajmė,
    hape zemrėn dhe na thuaj:
    Cilin do mė shumė nga ne?
    Me pang nė shpirt, ti, mos na lėr!
    Falja njėrit dashurinė,
    kurse tjetrit dėshpėrimin...
    Dhimbjen kush nuk e provon, zemra ime,
    nė kėtė botė!

    U bėnė netė qė s'po tė shohim,
    dhe blirėt janė tharė.
    Piano-baret, bulevardet,
    pa ty heshtin, qajnė...
    I mungon ti kėtij qyteti,
    nė ēdo skaj, nė ēdo sekondė...
    Hyri dimri pėrsėri,
    dhe zemra tu ftoh?!

    Pėr njė ēast mė ndali zemra
    Timo Flloko - P. Ēako

    Pėr njė ēast mė ndali zemra, s'ishe ti,
    shpirtin sonte ma trazove pėrsėri.
    Mė kujtohet sa shumė prisja,
    qė tė ndjeja erėn tėnde.
    Kthehu! Dhe njėherė unė tė Tė shihja.

    Ėndrra gjumin ma kėputi, e mė zgjoi,
    mbi nėnkresė tė ndjeva frymėn, ku je ti?
    Puthjet ende janė nxehta,
    s'na i ftoh dot largėsia.
    Eja, mos u fshih vetėm nė ėndrra!

    Ref.
    Unė dhe ti,
    lusnim natėn qė dhe pak tė zgjaste,
    tė mos kish agim.
    Edhe dielli fare tė mos lindte.
    Vetėm unė dhe ti,
    lusnim natėn qė pafund tė zgjaste,
    tė mos kish mbarim.
    Edhe dielli atė ditė tė shuhej,
    ndarje tė mos kish.
    Nėse mijėra kilometra sot na ndajnė,
    mos mė thuaj, humbi dashuria,
    mė tė madhe e bėn largėsia.
    Eja, zemėr, netėt t'i pėrcjellim si dikur.

    Dashuria nis me ty, mee ty mbaron.
    Je kuptimi qė merr dita sa fillon.
    Puthjet ende janė tė nxehta,
    s'na i ftoh dot largėsia.
    Eja, mos u fshih vetėm nė ėndrra!

    Eklipsi i dashurisė
    Timo Flloko - P. Ēako

    Nė Paris edhe pak po zbardh,
    nė New York mesnata bie...
    Dita mua sytė mi zgjon,
    nata ty qerpikėt t'i mbulon...

    Fletėt gris nė kalendar,
    ditėt, netėt, rrokullisen.
    Gjithė ky mall qė na mundon,
    pa mbarim e bėn kėtė pritjen tonė...

    Sa herė shohim lart nė qiell,
    vezullon pėr ne Ylli i Mėngjesit.
    Veē ai na sheh tė dy kur lind,
    ėshtė i fundit yll atje qė shuhet...!

    Pa ty nata ėshtė e gjatė,
    pa ty ditė nuk ka.
    Kur dielli lind tek unė,
    atje tek ty fillon tė perėndojė...
    Na ndan njė oqean.
    Sa larg... dhe pranė...

    Ky eklips dhe pak do zgjasė,
    kur errėsira tė largohet.
    Sytė e tu dhe sytė e mi,
    hėnėn, diellin pranė do ti afrojnė...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-04-2006 mė 21:47 Arsyeja: bashkim postimesh

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Te lumte Lonce...

    tash ke reputacione nga kushuriri i Piros Berti qe osht ne Amerike...LOL

    Pershendetje Berto...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #20
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Lol Xhuxho ta dinte Pirroja vete sa here degjohet ai ne shpine tone,
    do habitej dhe ai vete...

Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •