Ktu mund të shihni sesi janë klasat të ndara në fund të ndërtesës, dhe gjithashtu streha në anën e shikuesit është për skulptorët që të punojnë jasht, atyre u duhet një hapsirë e tillë.
Se harrova, majmuni mbi librin e 3DS Max j'u bën të fala ;)
Ktu mund të shihni sesi janë klasat të ndara në fund të ndërtesës, dhe gjithashtu streha në anën e shikuesit është për skulptorët që të punojnë jasht, atyre u duhet një hapsirë e tillë.
Se harrova, majmuni mbi librin e 3DS Max j'u bën të fala ;)
Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 01-06-2003 më 17:36
A futemi pak brënda ;)? Mirësevini në qëndrën e Artit :)
Po të ishim tek mbikalimi që shtova mbi trarë. Në fakt trarët i zëvëndësova me shina (I-Beams) në mynyrë që të mbanin peshën e mbikalimit. Përfytyroni nëse ka edhe çatinë, ajo do të të detyronte që të shihje posht nëpër anët se çfarë bëhet nëpër klasat e ndryshme, ndërsa... kur harrinë në Galerinë Qëndrore Çatia "Shpërthen" (është ai vëndi që janë këmbët e Pilivesës) dhe dyshemeja bie edhe më poshtë, siç mund ta shihni tek prerja e tërthortë. Mbikalimi bëhet rrjetë metali ku mund të shohësh posht këmbëve të tua, dhe ndaj në mbikalim je në qëndër të Galerisë, dhe posht mund të shohësh të gjithnjë punimet e ekzibuara. Nuk e di, por mua më pëlqen shumë :).
P.S. e Shihni Pilivesën tani nëse përfytyroni jeni duke ecur në mbikalim? Pikërisht je në qëndër të saj :)
Ja edhe pjesa e Galerisë, mund të shohësh sesi zbret posht korridori qëndror, dhe sesi të hedh në Galeri, kur hyn kalon në mes të dy mureve, zbret posht dhe çatia shpërthehn, është tamam celebrues :)
Nga ana tjetër, le të shpresojmë që kjo projekt-ide një ditë të bëhet realitet :)
Përshëndetje :)
ne kete forum hyj thjesht si adhuruese e arkitektures dhe ne pergjithesi artit.ajo qe vleresova jashte mase ishte studimi qe kishe bere mbi qytetin, historine etj si dhe lidhja qe ke bere me pilivesen. kush tha se arkitektet nuk jane mendimtare!;)
maketi me pelqeu, por nuk mundem te bej perfytyrimin e brendshem te nderteses.( kjo ndoshta nga mungesa e imagjinates vizuale).nje pyetje kam: kur je brenda a mund te besosh se je brenda nje insekti apo a mundesh te besosh se ky projekt nuk eshte nje rastesi, por nje studim me shume dashuri?
p.s. sa per dashurine qe ke derdhur , ajo duket tej per tej.
te pershendes per pasionin!
Buna të falemnderit për fjalët e mira. Në rradhë të parë thjeshtë desha të të thoja që mos ki ndrojtje të shkruash ose të japësh mendime përsa i përket Arkitekturës. Unë dhe Don Alda (më vonë mbase edhe të tjerë) do të postojmë edhe më shumë projekte që bëj në shkollat që jemi, ndaj rri mes nesh ;).
Një nga kritikat që morra gjatë zhvillimit të projektit (kritikat janë në çdo faz të ecurisë ku profesori/ja nxjerrin të pah çfarë duhet ndryshuar) ishte se ndërtesa s'kishte pse të dukesh 100% si një pilivesë. Në fakt po të dukesh si një pilivesë do të ishte shumë e mërzitshme sepse njerëzve do t'u humbte kurreshtja. Ndërsa po të ndryshohesh ngapak, secila pjesë të marrë forma të reja, ose të veçanta, kalimtarëve do t'i binte syri, dhe do të pyesinin: "çfarë është kjo ndërtesë?" Atë gjë u mundova të bëja në fasadë gjatë restaurimit dhe në fakt po të shikosh një nga skicat e para (kliko këtu) që bëra, dhe pikërisht atë që ka xhamat si sy pilivese, fillimisht unë isha në afrimin e formës plotësisht si pilivesë, por hoqa dorë, sepse ndërtesa duhet të ishte pak më misterioze. Potë shikosh foton tek posti #33, mund të shohësh mbikalimin, dhe pas tyre trarët prej hekuri që shkoj vertikalisht. Ato janë në pjesën e Galerisë, dhe kur hyn në atë pjesë mund të duket sikur je bërnda Pilivesës. Pjesa për të cilën flasë (poprap Galeria) është edhe në fotot e posteve #34 dhe 35 :)nje pyetje kam: kur je brenda a mund te besosh se je brenda nje insekti apo a mundesh te besosh se ky projekt nuk eshte nje rastesi, por nje studim me shume dashuri?
Megjithatë falemnderit Buna për të gjitha fjalët e mira :)
të përshëndes
sinqerisht
drini.
Kjo është diagrama që ndodhet në ekspozitë. Është që të kuptohet pse ndërtesa është kthyer në një mynyrë, dmth si në maketin.
Vajta në ekspozitë, hapa derën, dhe ngela i befasuar :). Projektin tim e kishin vënë ballorë me hyrjen :)
Pamje gjatë prezantimit bërballë Jurisë. Morra disa kritika shumë të vlefshme të cilat do mundohem t'i aplikoj. Modelin do mundohem ta rindërtoj në PC, dhe aty të vazhdoj ose të mbaroj ato çfarë më thanë kritikët. Por ideja dhe mynyra e përhapjes, konceptimi në tre dimensione, dhe sidomos mbikalimi mbi trarë u pëlqye shumë :)
Krijoni Kontakt