Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 47
  1. #21
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Versioni shumë pranë finales. Ky është edhe punimi që prezantova sot, dhe për të cilën ideja që shpjegova më sipër u pëlqye shumë nga profesori im :).
    Pamje (Elevations), Planimetri, lidhja me Pilivesën, etj:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #22
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Gjeometria e përgjithshme. "Krahët" që dalin jashtë prej ndërtesës janë të lidhur proporcionalisht me gjatësinë e Pilivesës dhe me gjatësinë e krahëve të saj kur janë në gjëndje të lëshuar (apo të çplodhur). Për gjatësi kam marrë atë mesataren e të dyve, pilivesave meshkuj dhe femër (ato femra janë edhe më të mëdhaja :)):
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #23
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Pas kritikave të sotçme ripunova planimetrinë e përgjithshme të ndërtesës, dhe e bëra pak më të thyer, dmth më misterjoz, dmth më interesant :). Është ART, dmth ndërtesa i dedikohet mësimit dhe kryerjes së artit, ndaj klasat dhe dhomat s'duhet të jenë "DREJTKËNDËSHA", por të thyera dhe të hapura hapsirishëm. Mbikalimi sipër TRARËVE është gjithnjë në vij të drejtë, por korridori në kat të parë është i thyer. Në hyrje janë edhe shkallët, gjathashtu në fund të ndërtesës janë edhe shkallët e tjera. Besoj se e keni kuptuar nga ilustrimi i mësipërm sesi është ndarë ndërtesa në katër kategori, dmth ato që propozohen nga skema ime.

    Në fasadë do të punoj prap, dhe nesër do të filloj të ndërtoj maketin përfundimtarë që është DUE të premten që vjen. Do jetë me e thjeshtë të vendos për fasadën gjatë ndërtimit të maketit, ndaj do ta bëj nesër :).

    Do jetë një prezantim shumë i bujshëm, "The Center for the Arts" i qytetit të Pico Riveras ka bërë dhe do të shpërndaj javën që vjen 1400 ftesa për "ekzibimin" e projekteve të klasës tonë. S'kam bërë ndonjë gjë të tillë më parë, dhe kjo është "ARKITEKTURË E VËRTETË".

    Shpresoj çdo gjë të shkoj siç është parashikuar :)
    drini.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e DonAlda
    Anëtarësuar
    23-03-2003
    Postime
    104
    DRINI NE LA, ME PELQEJNE MENDIMET E TUA RRETH PROJEKTIT TEND, GJITHASHTU DHE MENYRA SE SI MENDON. PAC FAT NE EKZIBIMIN E PROJEKTIT!

  5. #25
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Alda të falemnderit shumë :). Kjo është edhe Planimetria përfundimtare e ndërtesës. Me ngjyrë të kuqe kam lënë muret që i janë shtuar, dmth që ka qënë projektimi im, ndërsa ato të zezat janë muret ekzistuese. Në të vërtetë ato janë në të gjithë perimetrinë e ndërtesës, por aty ku s'janë i kam zëvëndësuar me mure xhami, dmth xham komplet. Që nga hyrja gjeri tek Galeria e Vogël (#4), dhe Dhoma e takimeve(#5) lartësia e dyshemesë është 2'-6", ndërsa që nga galeria qëndrore (#6) gjeri në fund është në rrafsh me tokën. Pas Galerisë qëndrore shtrova një "grid" (s'di sesi thuhet në Shqip) ku në fakt bazohen devijemet e mureve të klasave dhe të kirridoreve... është Art, dmth një ndërtesë ku mësohet Art, ndaj mendova se muret duhet të jenë të thyer dhe klasat jo drejtëkëndëshe.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #26
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Ky është plani ballor i ndërtesës. E kam zhveshur të tërë ktë plan nga muret ekzistueses, dhe në vënd të tyre kam vën xham. Çatinë gjithashtu e hoqa, dhe të renë e lartësova pak. Për ta kuptuar qartë duhet parë maketi që do postoj më tej. Struktura mbajtëse e hyrjes është me I-beams (hekura si shinat e trenit), dhe me metale të thjeshtë. Mund të shofësh sesi është modifikuar Galeria pas hyrjes. Anash janë strehat për skulptorët që punojnë jashtë, (majtas) dhe për recepsione poprap jasht (djathtas).
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 01-06-2003 më 04:55

  7. #27
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Plani lindor dhe prerje e tërthortë, prap nga ana lindore. Hyrja është majtas, siç mund të kuptohet tashmë, dhe në prerjen mund të shohësh për atë që po thoja për dyshemenë, dmth që hyrja është më e lartë sesa që nga Galeria qëndrorer, dhe më tej. Tani mund të shofësh edhe Galerinë Qëndrore dhe po prap I-beams që kam përdorur meqë e hoqa çatinë dhe zëvëndësova me kto metale. Galeria është e mbulurar me xham nga sipër, por muret nuk kan dritare, sepse sipërfaqja e mureve përdoret për ekzibim. Mund të shofësh edhe faqet e jashtme të Hyrjes dmth nga anët anësore, dhe sesi muri i vjetër ndërthuret me xhamin dhe I-beams-at e rinj. Pjesa e pasme është po prap e njëjtë, përveç dy mureve që janë hequr në tre trarët pas Galerisë Qëndrore. Më fal se pamjet duken të përthyera, por "fokal lenght-i" i aparatit s'më lejonte ta bëja foton sikur të skanuar.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #28
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    :) Suksese!

  9. #29
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Fiori të falemnderit shumë shumë :)

    Sapo çova projektin e përfunduar sot tek studioja e Artit të profesorit tim, dhe ndihem shumë i çliruar. Gjëja më e bukur që doli nga Projekti është maketi në vetvete :). Ndaj më e bukura për në fund. Në pamjet që do të postoj mund të shikoni edhe sesi ka marrë formë ndërtesa për të cilat janë fotot në fillim të temës.

    Shpersoj që të shijoni, unë me studentët dhe profesorin i shijuam të tërë projektet tek Galeria e tij me nga një gotë verë të bardhë :) Tashmë ato janë gati të shkojnë për ekzibim për dy javë në Galerinë e Artit të qytetit të Pico Rivera-s ku edhe do të rrinë për dy javë atje.

    Pamje ballore e Maketit, është shkallë 1/4' dhe gjatësia në truall është 171'-2". Në metra është rreth 1 metër e gjysëm.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #30
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Harrova të them, në Maket s'e kam vënë të tërë çatinë qëllimisht, sepse Mektetet në ekzibim do të jenë si lulja mos më prek, ne zakonisht në makete e bëjm çatinë që të hiqen në mynyrë që të shohim sesi është brënda, por meqë atje nuk do të lejohen t'i prekin unë, ashtu si edhe projektet e tjerë vendosëm të vinim vetëm një pjesë të vogël të çatisë thjeshtë për të treguar sesi është ajo, ndëra në tërësi nënkuptohet ;). Kështu mund të shofësh sesi është brënda.

    Ktu mund të shihni mbikalimin dhe sesi ngjithesh në të. Nga rruga mund të shohësh ngjitjen sepse fasada është xham.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Projekt në gjuhën C për fishat relative ose dosjet
    Nga Tupac4ever në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 10:02
  3. Rama: Një projekt që të rilidhë qytetarin me politikën
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 11-04-2005, 08:18
  4. Jeta pa fe eshte projekt pa garanci
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2004, 22:12
  5. Projekt meGa-VCD
    Nga Dr-DivX në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 04:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •