Eksplorime në hapsirë:
Eksplorime në hapsirë:
Tjetër eksplorim:
Ide për Planimetrinë. Pjesa qëndrore është edhe galeria. Vija e zezë në qëndër është mbikalimi për të cilin do flas më poshtë:
Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 10-05-2003 më 20:35
Skicimi që bëra dje. Ka si ide të bëj një mbikalim të varur në qëndër të secilës "rafter" (prap s'e di sesi ta them në Shqip :( ). Mbikalimi fillon që në hyrje dhe shkon gjeri në fund, duke i dhënë mundësinë kalimtarit që të shoh se çfarë ndodh në secilën klasë. Në qëndër do të jetë galeria dhe aty po punoj në definimin e një forme të re, dhe të një kalimi më të thyer organisht. Skica është një prospektivë ballore e çatisë por pa materialet mbuluese, veçse struktura e saj:
Pershendetje Drini ne LA,
Motoja ime rreth arkitektures eshte egzagjerimi (shpresoj qe kjo e fundit te jete nje fjale ne shqip se e kam harruar fare!!!).
Me pelqejne skicat e tua, jane nje fillim i mbare.
Nje ide qe me erdhi kur pashe skicat e tua (vizatimin e trete ne skicen epare, dhe skicen e fundit) mund te jete qe struktura e nderteses se vjeter te reflektohet dhe jashte duke e kthyher strukturen ne ca si kembe insektesh ne forma triangles me gjatesi te ndryshme qe projektojne ne drejtime te ndryshme. Ca prej tyre mund te mbajne (support) ndertesen e re dhe ca prej ketyre legeve mund te reflektohen jashte ndertesave per estetike.
Nuk e di se me sa qartesi po shpjegohem!
Hahaha...
A dini çka Drin e ti tjetra arkitekte...ju kujdesuni të bëheni arkitektë të mirë dhe të krenohemi me ju, kurse unë do të kujdesem të mos harroni shqipen...ok, a pajtoheni, hahaha.
Don Alda nuk ishte e sigurt për fjalën egzagjerim...po, kjo është medet një "barbarizëm" e përdoret në shqip...kurse sa për "rafter" që të "ka humbur" nga kujtesa, në shqip mund të thuash TRA, BINAR ...por në këtë rast fjala është për "tra"...
Ju përshëndes dhe merrini këto me një dozë të dyfishuar të humorit tim...
Suksese me projektet tuaja.
Rrapi i moçëm 100 vjet.;)
-----------------
hehe...edhe një sqarim, se nuk e pash më herët, jo "triangle" por trekëndësh...
hahahaha
Ndryshuar për herë të fundit nga Rrap Cungu : 13-05-2003 më 17:47
Don Alda të falemnderit për idenë. Edhe ty Rrap i moçëm, redaktor i fjalëve tona (p.s. humor i trefishëm :)).
Alda, ki kujdes me ekzagjerimin sepse nganjëherë mund të të godas si bomerang. Ndërtesat e ekzagjeruara nuk do të thotë që janë edhe më të mira, thjeshtësia nganjëherë është më e bukur, dhe gjithashtu ndërtesat e ekzagjeruara janë edhe më të vështira për t'u ndërtuar. Besoj se e ke fjalën për Deconstructionismin si psh Frank Ghery, etj etj.
Bëra një kërkim më të thellë që të gjeja një ide bazë ku të bazoj formën e re, dhe po citoj gjërat më të rëndësishme që mësova për qytetin ku ndodhet, pra për Pico Riveran:
1. Përpara se të vinin Spanjollët, dhe më pas Amerikanët në Kaliforni, kjo pjesë e Kalifornisë Jugore ka pas qënë banuar nga një fis Indian të quajtur "Awignas". Kur erdhën Spanjollët nga Meksika, ata besuan se me ktë rast ishte edhe fillimi i botës për ta, duke e thirrur "Sejat", e cila për ta është vëndi ku bletët gërrmojnë dhe brimojnë në tokë. Kjo është veçse një legjendë për atë zonë, por mua m'u duk shumë e rëndësishme për projektin tim.
2. Qyteti i Pico Rivera's u bashkua nga dy qytezat e vogla që ishin të ngjitura pranë: Qyteti i Pio Picos (guvernatori i fundit i Kalifornisë nën Meksikën), dhe qyteti i Riveras, për vetë arsyen sepse ishte midis dy lumenjve: Rio Hando, dhe San Gabriel (rivera do të thotë toka midis dy lumenëve). Dmth Pico + Rivera formoj qytetin e 61-të në L.A. county në vitin 1958 të quajtur Pico Rivera.
3. Ndërtesa që do rinovohet ishte një ndërtesë ku bëheshin pesticided kundra insekteve që hanin bimët e mbjelluar përreth zonës së Pico Rirveras. Kjo zonë, gjeri para luftës së dytë botërore ishte një zonë agrikulturike.
Nga të gjitha kto, dhe nga forma e trarëve (falemnderit Rrap :)) të strukturës së ndërtesës unë mendova pilivesën si qënien organike ku më së shumti do ta bazoj shtesën në ndërtesë për disa arsye shumë të qëlluara:
Pilivesa ka dy krahë në të dy anët:
- Qytezat :Pico + Rivera
- Lumenjtë:San Gabriel + Rio Hondo
Pilivesa ka tre këmbë në të dy anët:
- tre trarë në perëndim + tre trarë në lindje,
Pilivesa ka një bisht të gjatë:
-ky do jetë edhe mbikalimi nëpër trarët
Pilivesa ka tre pjesë të rëndësishme në anën organike:
- Kokën + kraharorin e gjelbër + bishtin = hyrja qëndrore + galeritë për të ekspozuar + klasat e Artit.
Pilivesa është një instekt që ha mizat, mushkonjat, etj etj, pra që ka një funksion pakashumë si pesticidi (pra si ndërtesa origjinale). Gjithashtu Pilivesa është një insekt që jeton pranë ujit të liqenit ose lumit, që në ktë rast qyteti ku bëhet fjalë është midis dy lumenjve.
Pakashumë nënkuptohet pse është Pilivesa besoj :).
Kjo është edhe hyrja e ndërtesës, e fotografuar nga një "study model" siç i themi në anglisht, dhe është ndërtesa vetëm me trarët. Siç mund të shihet në qëndër ka filluar ta zmadhoj, dhe është aty ku po eksperimentoj me formën. Mynyra sesi janë vënë trarët formon edhe këmbët e pilivesës :)
Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 16-05-2003 më 00:21
pamja qëndrore ku po mundohem të bëj formën dhe hapsirën e re, :)
Çfarë më shtyn ta mbaroj sa më shpejt projektin është edhe fakti se ksaj rradhe është pakashumë, projekt i "vërtetë", pra jo një e dhënë imagjinative si projektet e tjera. Duke kërkuar rastësisht në websitin e qytetit të Pico Riveras pash diçka që më la gojhapur në faqen e "upcomming events": kliko këtu për kurjozitet (është "a new center for the Arts, dmth klasa ime ;)).
Do vazhdoj edhe më tej, por ky është edhe "study model" në tërërsi:
Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 16-05-2003 më 03:48
Krijoni Kontakt