Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    projekt për një ristaurim ndërtese

    Mendova të postoj projektin në të cilin po punoj tani para se të jetë përfunduar. Meqë tani jemi disa që merremi me Arkitekturë (unë, DonAlda, Kaçaku1, dhe Kaçaku Basket) mendova që do të ishte interesant të shihja edhe mendimet tuaja, por edhe të kujt është i interesuar, gjatë zhvillimit të projektit. Ky është edhe shpjegimi:

    The Bughouse - Për të Strehuar Artet

    Qyteti i Pico Rivera është duke menduar që të zhvendos qëndrën e tyre për Artet në një vënd të ri të ashtu quajtur "Bughouse" (shtëpia e instekteve). Bughouse është një ndërtesë komerçiale e lënë pas dore që njëherë e një kohë funksiononte si një ndërtesë për Agrikulturë për rajonin që 90-70 vjet më parë ishte i pazhvilluar i Pico Riveras. Kështu që projekti konsiston në ristaurimin e ksaj ndërtese dhe në rikthimin e saj si një qëndër Arti për ktë qytet.

    Ndërsa është shumë e rëndësishme që të streohet "programi", kryebashkiaku ka pyetur përpikmërisht që ky projekt jo vetëm të tërheq vizitues lokalë, por edhe banorë të komunitetit të madh të Los Angeles-it. At'herë dizajnimi duhet të jetë bashkohor por në të njëjtën kohë të ruaj atributet historike të ndërtesës.

    Nga ndërtesa mund të bëhen shumë ndryshime, por struktura bazë duhet të ruhet e pa prekur, kjo nënkupton: kollonat mbajtëse, "rafters" (s'e di sesi thuhet në Shqip :() të çatisë, dhe pjesë të fasadave. Mund të bëhen ndërhyrje, të hiqen mure, të shtohen hapsira, por në një mas e cila mund të përkujtoj ndërtesën e vjetër.

    Programi bazë është ky:

    * Galeri Qëndrore - 1000-2000 sq. ft., lartësia e mureve 12ft, pa dritare
    * Qëndër më e vogël Galerie për Komunitetin 2-300 sq. ft.
    * Hapsirë për orendi të ndryshme
    * Studio Pikture/Vizatimi
    * Studio Qeramike
    * Hapsirë shumëfonskionale - për kompjutera, leksione, Filma, prezantime, etj
    * 2 Zyra
    * Qëndër e vogël Informimi për dy punonjës
    * Dyqan i vogël për të shitur sende për Artin
    * Magazinë e vogël
    * Hapsirë në oborr për çaste të veçanta
    * Banjo
    * Guzhinë
    * Dhomë e vogël për bashkbisedim
    * Hyrje mikpritëse
    * Hapsirë në oborr për të bërë Skulptura.

    ----------------------------------------------------

    Megjithëse kam kaluar në atë lagje dhe kam pyetur njërëz të ndryshëm, prap nuk e kam kuptuar pse e thërrasin "The Bughouse." Megjithatë ky projekt do të prezantohet në Bashkinë e Pico Riveras përballë Bashkiakut të qytetit, punonjësve të tanishëm në qëndrën e Artit në qytet, përballë disa Arkitektëve, dhe përballë disa nxënësve të shkollës së mesme në ktë qytet. Kjo ndërtesë është në pronësi të L.A. County-it, dhe mund t'u shitet shumë lirë qytetit të Pico Riveras. Projekti kur të prezantohet do të jetë veçse një ide se çfarë mund të bëhet me ktë godinë e lënë pas dore, por nëse një projekt nga ne studentët e klasës së dizajnimit pëlqehet vërtetë, ata (drejtuesit e qëndrës së Artit në Pico Rivera) mund të vendosin që të sjellin në jetë një prej projekteve tona. Gjithnjë varet sesa e kanë mundësinë me buxhetin e tyre.

    Është një projekt me të vërtetë frymëzues për mua :).

    Harta se ku ndodhet godina.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Pamje ajrore e godinës:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Pamje e Godinës nga trutuari:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #4
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Rruga që të çon brënda... dhe që unë kalova telat që të bëja fotografitë :) :
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Brënda truallit dhe tek fundi i ksaj rrugice në të. Ndërtesa është 171 ft e gjatë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #6
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Fasada e mbrapshtme; gjerësia e ndërtesës është 46 ft:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #7
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Pamje prespektive e saj:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #8
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Dritaret, kollonat, dhe çatia nga ana tjetër e rrugicës;
    Së shpejti do të mundohem të postoj edhe planet e godinës ekzisuese:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #9
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Struktura, ose "framing" e çatisë:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #10
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Skicime të mijat preliminare me "chorcles"; kam si ide që të ndërhy në mes të godinës me një strukturë të re. Ky është pakashumë ekspolirimi, por edhe i fasadës :):
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Projekt në gjuhën C për fishat relative ose dosjet
    Nga Tupac4ever në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 10:02
  3. Rama: Një projekt që të rilidhë qytetarin me politikën
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 11-04-2005, 08:18
  4. Jeta pa fe eshte projekt pa garanci
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2004, 22:12
  5. Projekt meGa-VCD
    Nga Dr-DivX në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 04:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •