Maj 10, 2003
PROTESTON "AMNESTY INTERNACIONAL"
ATHINË
Gazmend Kapllanit, drejtues i shoqatës së mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi, i është mohuar rinovimi i lejes së rregullt të qëndrimit nga autoritet greke. Gjithçka është motivuar me një procedurë burokratike, por, sipas të gjitha gjasave, kjo mund të ketë qenë një shenjë hakmarrjeje ndaj veprimtarisë antiraciste të Kapllanit. Në një deklaratë të djeshme të organizatës ndërkombëtare "Amnesty Internacional" u tërhiqet vërejtje autoriteteve shtetërore greke dhe veçanërisht ministrit të Brendshëm, Michalis Chryssohoidis, për këtë veprim. Protesta e organizatës ka këmbëngulur që "Athina të garantojë se mbrojtësit e të drejtave të njeriut të gëzojnë lirinë e shprehjes pa frikë dhe kërcënime". Gazmend Kapllani mësohet se jeton që prej vitit 1991 në Greqi dhe tashmë është duke ndjekur një bursë shtetërore për mbrojtjen e një teze në shkencat politike. Njëkohësisht ai punon edhe si gazetar i të përditshmes të partisë socialiste greke, "Ta Nea". Por pozita e kryetarit të shoqatës së emigrantëve shqiptarë në Greqi është rrezikuar seriozisht pasi në shkurt Ministria e Brendshme greke refuzoi t'i rinovonte lejen e qëndrimit. Shkak i këtij refuzimi, sipas autoriteteve policore, ishte shoqërimi në polici i Kapllanit, në marsin e kaluar, për shkak të mungesës së dokumentacionit të plotë të motorit me të cilin udhëtonte. I vetmi mëkat i kreut të emigrantëve shqiptarë kishte qenë fakti që në vitin 1997 ai nuk e kishte paguar siguracionin e motorit.
marrë nga balkanweb
------------------------------------------
Shihni se sa poshtë ka rënë Qeveria Greke. Mynyra më e poshtër për të çorganizuar lidhjen e Shqiptarëve të Greqisë.
drini.
Krijoni Kontakt