Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    Greqi, dëbohet kreu i emigrantëve shqiptarë

    Maj 10, 2003
    PROTESTON "AMNESTY INTERNACIONAL"

    ATHINË
    Gazmend Kapllanit, drejtues i shoqatës së mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi, i është mohuar rinovimi i lejes së rregullt të qëndrimit nga autoritet greke. Gjithçka është motivuar me një procedurë burokratike, por, sipas të gjitha gjasave, kjo mund të ketë qenë një shenjë hakmarrjeje ndaj veprimtarisë antiraciste të Kapllanit. Në një deklaratë të djeshme të organizatës ndërkombëtare "Amnesty Internacional" u tërhiqet vërejtje autoriteteve shtetërore greke dhe veçanërisht ministrit të Brendshëm, Michalis Chryssohoidis, për këtë veprim. Protesta e organizatës ka këmbëngulur që "Athina të garantojë se mbrojtësit e të drejtave të njeriut të gëzojnë lirinë e shprehjes pa frikë dhe kërcënime". Gazmend Kapllani mësohet se jeton që prej vitit 1991 në Greqi dhe tashmë është duke ndjekur një bursë shtetërore për mbrojtjen e një teze në shkencat politike. Njëkohësisht ai punon edhe si gazetar i të përditshmes të partisë socialiste greke, "Ta Nea". Por pozita e kryetarit të shoqatës së emigrantëve shqiptarë në Greqi është rrezikuar seriozisht pasi në shkurt Ministria e Brendshme greke refuzoi t'i rinovonte lejen e qëndrimit. Shkak i këtij refuzimi, sipas autoriteteve policore, ishte shoqërimi në polici i Kapllanit, në marsin e kaluar, për shkak të mungesës së dokumentacionit të plotë të motorit me të cilin udhëtonte. I vetmi mëkat i kreut të emigrantëve shqiptarë kishte qenë fakti që në vitin 1997 ai nuk e kishte paguar siguracionin e motorit.
    marrë nga balkanweb
    ------------------------------------------
    Shihni se sa poshtë ka rënë Qeveria Greke. Mynyra më e poshtër për të çorganizuar lidhjen e Shqiptarëve të Greqisë.
    drini.

  2. #2
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    kam jetue ne greqi.shume here e kam pare gaz kapllanin te diskutoje problemet e shqiptareve ne tv greke.
    eshte me gjithe kuptimin e fjales cun bob.
    uroj qe me gjithe mend tia kene mohuar lejen e qendrimit se persona te tille nuk duhet te rrine ne ate vend.


    p.s. personalisht lejen greke te qendrimit e kam shfrytezuar vetem 7 dite per te nxjerre vizen amerikone dhe ia arrita qellimit. EVERYTHING BAD HAPPENS FOR THE BEST...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80
    Greket e poshter duan t'i presin kryet perfaqesimit te Shqipetareve ne Greqi duke eleminuar intelligjencen Shqiptare.
    Ç'e do qe vendi yne pesoi si pesoi dhe ne endemi neper bote si Izraelitet dhe per Shqiptaret me fatkeqe atyre i ka rene taksirati te rrine ne Greqi. Gjithmone e kam thene se edhe sikur te vdisja per buke ne greqi nuk kisha per te shkelur. Amerika eshte i vetmi vend per se mbari ku askush nuk te perbuz dhe ku merr respektin e shperblimin qe meriton. Une per vete ne token Greke as per pushime nuk do te shkoja keshtu si po na trajtone ne ato.
    O Zot te lutem na ndihmo ta rregullojme vendin tone e te gjithe ata emigrante ne Greqi te kthehen prapa. Sa per Gazmend Kapllanin jam e sigurt qe ashtu sic thua edhe ti "dordi1" e drejta e tij nuk ka per te rene poshte dhe do t'i dale njeqind here me mire. Po me vjen shume shume mire qe ai po e con kete ceshte ne instanca me te larta nderkombetare qe Greket te diskretitohen e te mos kene fytyre te na kerkojne ne te drejta per minoritetin Grek qe i ka gjithe te mirat e lirite qe asnje Çam e minoritet shqiptar ne Greqi nuk ka per t'i patur kurre.
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Une do ti beja thirrje presidentit tone, te terhiqte zoti Kapllani te rikthehej ne Shqiperi dhe ta votonte per kryeminister.
    Kam shume respekt per zotin Kapllani dhe uroj qe protesta e Amensty Internacional te degjohet nga presidenti yne.
    Zoti Kapllani ka luftuar gjithmone per te drejtat e emigranteve dhe emigrantet jane ndier te gezuar tek shihnin zotin Kapllani te mbronte me tere forcen qe i jep ligji te drejtat e tyre.
    Ai Kaplani i mbron me shume emigrantet shqiptare ne Greqi, ne Shqiperi, se sa ne Greqi dhe neqoftese presidenti yne do te dije te veproje me largpamesi, Kapllani do te dije te veproje ashtu sikur duhet dhe ashtu sikur e kerkon atdheu.
    Greqia nuk paraben veprime te tilla por ofendimi me i rende i presidentit tone Moisiu ndaj miqve tane greke solli kete gjendje.

  5. #5
    i/e larguar Maska e Fredi
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    55
    Me te bertet ishte nje akt shume i shemtuar ky i autoriteteve greke. Me te vertet Gazment Kapllani eshte nje njeri shume i zoti jo vetem miqte e tij ne Tirane, por aq me shume ata ne Greqi jane pezmuar nga kjo qe ndodh. Solidariteti s'ka vonuar. Duke qene bashkepunetor i rregullt i gazetes TANEA, dhe i disa gazetave britanike, drejtues emisionesh radiofonike ne Radion Publike te Athines, kandidat per pedagog ne Universitetin e Shkencave Politike te Ponteion-it ne Athine, te gjitha keto i kane dhuruar Gazit njohje dhe kontakte te shumta. Disa protesta i jane drejtuar Ministrise se Rendit. Nje nga drejtuesit e Universitetit te Ponteion-it ne nje artikull te posaqem tek Elefterotipia, botuar 5 dite me pare, denonte kercenimet ndaj Kapllanit per debim nga Greqia. Helsinki Grek ka reaguar duke kritikuar qeverine per qendrimet ndaj z. Gazmend Kapllani. Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Emigranteve ne Bruksel ka bere te njejten gje. Keto reagime ne mbrojtje te Gazmendit kane nje terren te drejte. Pas 12 vjeteve te qendrimit ne Athine, nderkohe qe sipas te gjitha ligjeve ne fuqi pret te marre te drejten e perhershme te qendrimit, Gazmend Kapllani rezulton se eshte kercenim per sigurine kombetare. Ah, po, policia i ka gjetur nje klecke. Motorri i Kapllanit eshte pare te shkel` semaforin diku nga fundi i vitit '95. Eshte qesharake kjo qe ndodh dhe ne te njejten kohe tragjike per te ardhmen e emigranteve shqipetare ne greqi.
    Me respekt Fredi.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-03-2003
    Vendndodhja
    NEW JERSEY
    Postime
    15
    Sfida a radhes per autoritet shteterore greke qe nuk lene rast pa shfrytezuar per depesonalizimin e shqiptareve te varfer por me personalitet.Ky shkrim ka vlera te jashtezakoneshme jo vetem per faktin se evidenton qendrimin konseguent te Amnesty International.por pasqyron edhe tendencen ne ritje te personalitetit te shqiptareve, ndonese ne dhe te huaj,ku sejcili nga ne qe jetojme jashte Shqiperise e dijme mire se sa mund duhet per ta arijtur kete konsiderate.
    BURRI KA QENE DIKUR
    SIMBOLI I TROJES
    POR TANI KA KATANDIS
    FSHESA E ZOJES!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Une nuk e njoh kapllanin por mendimi im eshte se ate nuk e ka perzen greqia por nanoistat, cilido kapllan do kishte qen te njejtin fat do ta kishte perjetu prandaj mend shqiptar se me grekun nuk pazar

    tung

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    NUK DO ME DUKET CUDI NJE MENGJES TE BUKUR VERE GREKET TE NA DEKLAROJNE SE DUHET TI MBLEDHIM LECKAT DHE TE SHPORREMI NGA GREQIA PASI 5 VJET ME PARE ISHIM PJESMARRES TE NJE DEMOSTRATE ANTIRACISTE.

    AMIN DHE KUR ?!

    ZOTIT KAPLLANI I BENE NDER DHE JO QEDER !
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Letersia Shqiptare
    Nga new-man në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  5. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •